2016-04-26

Luftë e “ashpër” ndërmjet Prof.Dr.Hajredin Kuçit dhe biznismenit Ramiz Kelmendit, për postin e zëvendëskryeministrit


Luftë e “ashpër” ndërmjet Kuçit dhe Kelmendit, për postin e zëvendëskryeministrit
Pak kohë pasi Hashim Thaçi dha dorëheqje nga posti i zëvendëskryeministrit të Kosovës, pasi u zgjodh president i shtetit, ka filluar një “luftë” e ashpër në mes Ministrit të Drejtësisë Hajredin Kuçi dhe deputetit të PDK-së Ramiz Kelmendi.
Kështu kanë thënë për media, burime të afërta me dyshen e PDK-së.
“Të dy po e duan postin e zëvendëskryeministrit, ka nisur një luftë e fortë midis tyre”, kanë potencuar këto burime.
Madje, emri i Hajredin Kuçit nuk po përmendet më as në Kryesinë e ngushtë të partisë, si kandidat i mundshëm për postin e zëvendëskryeminsitrit, duke i dhënë përparësi Ramiz Kelmendit.
Sipas tyre, ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, bashkë me deputetin Kelmendi, janë përafruar jashtëzakonisht shume.
“Kadri Veseli dhe Ramiz Kelmendi i kanë shpeshtuar mjaft shumë takimet dhe me aq sa shihet, Kelmendi do ta fitojë luftën ”, kanë theksuar burimet.
Kujtojmë se akoma pa u zgjedhur president Hashim Thaçi, PDK-ja i kishte caktuar me njëfarë forme pozitat në të cilat do të jepte dorëheqje Thaçi: Kadri Veseli për kryetar të PDK-së, kurse Hajredin Kuçi për postin e zëvendëskryeministrit.
Në anën tjetër, para pak javësh Ramiz Kelmendi kishte paralajmëruar dorëheqje na PDK, por që në momentet e fundit kishte vendosur që të qëndronte në parti. Ai ishte ankuar edhe publikisht, se në PDK kur kishte hyrë, ishte marrë vesh që ai do ta merrte postin e zëvendëskryeministrit.
Mirëpo, edhe Hajredin Kuçi para pak ditësh në një intervistë të dhënë për medie ka theksuar se ai do të largohet nga ministria e Drejtësisë, por që nuk e kishte theksuar publikisht që po e synonte postin e zëvendëskryeministrit.
Publikisht ndërkaq, askush nga PDK nuk ka pranuar të flasë për këtë çështje.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...