2016-04-27

Tomë Gashi: Azem Syla ndodhet për pushim në Shqipëri por së shpejti do të kthehet në Kosovë

Tomë Gashi

Avokati i mirënjohur Tomë Gashi ka bërë të ditur se deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla, i cili po kërkohet nga Policia e Kosovës pasi për të është lëshuar fletarrest nën dyshimin për krim të organizuar, aktualisht është jashtë Kosovës. Ai ka treguar për mediet se pak më herët ka biseduar me Azem Sylën në telefon, ku edhe i ka thënë se shumë shpjet do të kthehet në Kosovë, për tu ballafaquar me akuzat. Tash për tash ai është në një pushim që është planifikuar kohë më parë dhe ka filluar që dje. Nuk qëndron fakti që ai po ikë nga Prokuroria qe 10 ditë sikur kanë raportuar disa medie të vendit.

Azem Syla
Reagimi i plotë i Azem Sylës me rastin e fillimit të ndjekjes nga EULEX-it dhe policia e Kosovës


Pasi ka marrë lajmin se Policia e EULEX-it dhe ajo e Kosovës i kanë bastisur shtëpinë dhe kanë kërkura ta arrestojë, Azem Syla përmes një afishimi ka deklaruar: Me shqetësim të thellë kam marrë lajmin për bastisjen e shtëpisë sime në orët e hershme të mëngjesit, nga policia e Eulexit dhe policia e Kosovës. Njoftoj opinionin e gjerë se unë deri ditën e djeshme kam qenë në Republikën e Kosovës, duke kryer te gjitha aktivitetet e mia publike si deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës.– Unë nuk kam pasur asnjë fletëthirrje nga organet shtetërore dhe nuk kam qenë në dijeni se ka qenë duke u zhvilluar ndonjë hetim ndaj meje.– Prandaj unë qysh dje pasdite kam lëvizur jashtë vendit me një agjendë time personale.– Vlen të theksohet se sot gjatë bastisjes së shtëpisë sime, unë kam qenë në kontakt përmes telefonit me organet kompetente që kanë marrë pjesë në bastisje, dhe kam shprehur gatishmërinë time për t’u kthyer në Kosovë dhe për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë, në çdo kohë kur ata e shohin të nevojshme.– Unë Azem Syla dua t’i garantoj familjarët e mi, miqtë, bashkëluftëtarët dhe të gjithë qytetaret e Republikës së Kosovës, se asnjë nga pretendimet e ngritura ndaj meje, nuk qëndrojnë, janë të pavërteta, tendencioze dhe qëllimkëqija. Unë absolutisht jam i pastër, dhe kjo pastërti do të dëshmohet shumë shpejt nga organet e drejtësisë.– Një jetë të tërë ja kam kushtuar krijimit dhe ndërtimit të shtetit të Republikës së Kosovës, prandaj jam i prirë fuqishëm të besoj në organet e drejtësisë së vendit tim.Me respekt! Azem Syla.


Policia e EULEX-i dhe Policia e Kosovës kanë filluar fushatën e arrestimeve e bastisjeve të ish-pjesëtarëve të UÇK-së

Policia e EULEX-i dhe Policia e Kosovës kanë bastisje dhe arrestime, në fushatën për sikur thuhet krim të organizuar. Po ndiqen për t u arrestuar 40 veta në 42 lokacione në tërë Kosovën. Prokuroria e ka konsideruar këtë grup të madh të organizuar kriminal, i cili paska qenë aktiv nga viti 2006 dhe tani pas 10 viteve është vënë në veprim. Në këtë fushatë kundër UÇK-së EULEXi po kërkon edhe deputetin e PDK-së, Azem Syla, ish-komandanti i Shtabit të përgjithshëm i UÇK-so i cili aktualisht ndodhet, në Shqipëri. Prokuroria e konsideron si të arratisur Sylën dhe ka thënë se nuk ka arritur ta gjejë vendndodhjen e tij. Grupi, në mesin e të cilëve ka ish-udhëheqës të Gjykatës, ish-zyrtarë komunalë të Prishtinës, zyrtarë të AKP-së, avokatë e të tjerë me vendime të jashtëligjshme ka shpronësuar prona shoqërore. Gjatë ditës, ndërkaq janë arrestuar vetëm 6 persona, në mesin e tyre edhe Nuhi Uka, ish-kryetar i Gjykatës Komunale të Prishtinës. Në këtë grup janë të përfshirë shumica e të dënuarve në rastin Bllaca.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...