Kryetari i SHISH Visho Ajazi Lika akuzohet se i dergon informacion ish-shefit tij, Sali Berisha krahas institucioneve për të cilat ka detyrim ligjor. Deklarata ka ardhur nga anëtari i Komisionit të Sigurisë Arben Çuko.
“Pakënaqësia është e tillë që unë besoj se, materialet që përgatit SHISH ndahet në më tepër degëzime sesa degëzimet ligjore që ka për detyrë ai, krahas institucioneve ligjore, pra Presidenti, Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm, ka edhe një degëzim tjetër të rrjedhjes së informacioneve, për tek ish shefi i tij”, thotë Çuko në Report Tv.
Lidhur me “21 janarin” 2011, ish-Komandanti i Gardës në kohën e 14 shtatorit 1998, e cilëson vrasjen e katër protestuesve ” një terrorizëm të pastër shtetëror të qeverisë së asaj kohe, nga Sali Berisha kryeministër i asaj kohe, te Lulzim Basha ministër i Brendshëm”.
Visho Ajazi Lika ishte një nga njerëzit më të besuar të Gazidedes. Ata kanë qenë bashkë pedagogë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe hyri në SHISH pas emërimit në krye të këtij institucioni, të Gazidedes. Lëvizja u shoqërua në atë kohë dhe me futjen në radhët e Shërbimit Sekret të shumë ish- studentëve të shkencave duke krijuar në këtë mënyrë një minikomunitet të shkencave egzakte në SHISH, pjesa më e madhe e të cilëve kanë qenë mëse të njohur për publikun ndër vite.“Pakënaqësia është e tillë që unë besoj se, materialet që përgatit SHISH ndahet në më tepër degëzime sesa degëzimet ligjore që ka për detyrë ai, krahas institucioneve ligjore, pra Presidenti, Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm, ka edhe një degëzim tjetër të rrjedhjes së informacioneve, për tek ish shefi i tij”, thotë Çuko në Report Tv.
Lidhur me “21 janarin” 2011, ish-Komandanti i Gardës në kohën e 14 shtatorit 1998, e cilëson vrasjen e katër protestuesve ” një terrorizëm të pastër shtetëror të qeverisë së asaj kohe, nga Sali Berisha kryeministër i asaj kohe, te Lulzim Basha ministër i Brendshëm”.
Në atë kohë Lika ka kryesuar për shumë vite Drejtorinë e Kundërzbulimit të huaj ose siç njihej ndryshe Drejtoria që ishte vendosur në katin e katër të Ministrisë së Jashtme. Duke shfrytëzuar pikërisht postin që kishte me zbulimin e kundërzbulimin, gazeta në print "Shqiptarja.com" shkruante sot se ai ka qenë dhe hartuesi kryesor i raportit të Gazidedes në Kuvend në 1997, si dhe përpilues i akuzave për planin grek për copëtimin e Shqipërisë dhe përfshirjen e SHBA-së në betejën kundër Berishës në 1996- 1997.
Pas arratisjes së Bashkim Gazidedes në Prill të 1997 Ajazi, (Lika) kryesoi realisht SHIK deri në dorëzimin e tij tek Arben Karkini. Disa muaj më vonë u largua në Kanada për tu rikthyer në 2005 dhe për tu punësuar si këshilltar pranë kryeministrit e së fundmi si zv. Ministër në Ministrinë e Inovacionit të Genc Pollos.