2016-04-26

Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets :Shpresoj që shumë shpejt t’ju uroj për vizat

Ambasadorja gjermane: Shpresoj që shumë shpejt t’ju uroj për vizat
Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets sot ka marr pjesë në ceremoninë e themelimit të fondit kosovar për garanci kreditore.
Viets shfrytëzoi këtë rast që në fjalën e saj të flas edhe liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ajo para se të nis fjalimin e saj, tha se shpreson që shumë shpejt të jetë në atë pozitë ku do të uroj kosovarët për liberalizimin e vizave pasi që e din se kjo është tema më e rëndësishme për Kosovën aktualisht.
“Shpresoj që të vij këtu së shpejti dhe të ju uroj edhe për liberalizimin e vizave sepse e di që është në mendjen e secilit dhe çështja më e rëndësishme për Kosovën aktualisht”, ka thënë Viets.
Ndërkohë pikërisht sot kryeministri Mustafa do të udhëtoj për në Bruskel pasi që nesër do të takohet me presidentin e Komisionit Evropian, Juncker Jean-Claude Juncker e ku do të flitet edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...