2016-04-26

Dënohet denstisti i horrorit, kënaqej duke u bërë dëm pacientëve

Gjykata franceze e ka dënuar me tetë vite burgim dhe 10 mijë e 500 euro gjobë dentistin Jacobus van Nierop, i cili njihej edhe si ‘dentisti i horrorit’.

Prokurori tha se 51-vjeçari u kishte shkaktuar dëme të konsiderueshme afro 120 pacientëve për shkak se një gjë e tillë i jepte ndjesi kënaqësie.

dentisti
Nierop fillimisht i jepte klientëve të tij një mbi-dozë qetësuesi, e më pas u shkaktonte atyre dëme nga më të ndryshmet. Në sallën e gjyqit u thirrën për të dëshmuar disa prej qytetarëve të dhunuar.

Ata u shprehën se ishin dëmtuar në mënyra nga më të ndryshmet përfshirë thyerjen e nofullave, heqjen e dhëmbëve pa kërkesën e tyre, etj.

Prokurorja Lusill Zhaillon-Bru, tha se dentisti kishte kryer procedura të dhimbshme dhe se kishte rrezikuar seriozisht shëndetin e pacientëve.

Ndërkohë, një grua 65 vjeçare tha se Nierop i kishte hequr tetë dhëmbë pa arsye, në kohën që ajo ishte nën efektin e qetësuesit. Ajo shtoi se kishte patur gjakderdhje për tre ditë me radhë. Dentisti famëkeq u shpall në kërkim kur numri i ank esave për të u rrit ndjeshëm.

Ai u arratis në drejtim të Kanadasë në vitin 2013 ku edhe u arrestua një vit më pas. Van Nierop u ekstradua më pas drejt Francës dhe së fundmi mori dënimin nga gjykata.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...