Flas shqipen me zemër(Cikël poetik nga Shukrije Dedinca-Borovci)


Shukrije Dedinca-Borovci, lindi me 5.07.1964.Në Kastriot  (ish Obiliqit)  kreu shkollen fillore, ndërsa  Gjimnazin ne ,,Sami Frasheri” Prishtine.

 Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë ndërsa  specializimin nga Pediatria e kreu  ne Kliniken e Pediatrise ne Prishtinë.

Ajo si nxënëse ka treguar talentin e saj me shkrime dhe si pjesemarrese ne recitale.

Një numër të madh shkrimesh ajo  i ka botuar në revista të kohës , por një numër i madh i tyre i janë djegur gjatë luftës së fundit.

Ajo  është e martuar dhe ka dy  fëmijë  -Petritit dhe Natyrën ,që janë student të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë.

Dr.Shukrije Dedinca-Borovci,  ka përjetuar  përiudhen e demostratave të viteve të  tetëdhjeta. Inspirimet për të shkruar i gjente gjithënjë nga jeta reale, gjendja e popullit përgjate viteve të ndryshme dhe jeta shoqërore.

Ne ketë moshë tani sikur don ti kthehet ambicjeve të saja për të shkruar për përshtypjet e saja nga përditshmëria e jetës. Ne shkrimet e saja  njihet me pseudonimin ,,Shuki′′.


JAM UNË

E lindur e rritur në Kosovë
Kosovare më thonë
Flas shqipen me zemër
prej kur me vën këtë emër,
Të gjithë kemi një gjak e një gjuhë
Besimet e ndryshme
S, na perqajnë kurrë
Kemi një atdhe e një flamur.

Si andej e si këndej kufirit
Rrënjet tona
Janë të shpërndara njësoj
Ideali për bashkim
Është ai që na afron
Të tillë vërtetë jemi ne
Por janë dhe të tjerët
Që digjen për të njëjtin atdhe.

Stërgjysherit e mi nuk i harroj
Edhe pse armiku shekullor
Me dhunë e gjenocid na largoj….
Që nga ,,Molla e Kuqe,,
Prej Nishi, Toplice, Kurshumlie,
Preshevë e Bujanovc,
Janë varrezat e të parëve atje,
Që nga mendja nuk na ikën
Edhe pse kombi ynë pë rjetoi
Tmerrin e frikën…

Përreth nesh kemi të tjerët
Motra e vëllezer në Mal të Zi
Ulqin, Tivar e Gusi
Aty kemi një te madhe shqiptari….
Që njihen në histori.

Kemi dhe shumë në Maqedoni
Me vite populli në robëri,
U desh te derdhej gjak për pakëz liri
Vendet më të mira, armiku i zgjodhi
Askush atëherë në Evropë
nuk shifte se me ne qfarë ndodhi...

Në jug më poshtë, në Greqi
Kemi vëllezer e kushëri,
Nuk e harruam kurrë
Motrën Qamëri…….
Me vite të tëra ëndërron për liri...

Po të vijë dita ndonjëherë
Të gjithë të behemi një,
Le të jetë mësim për ne
Armiku shekullor,
Që deshi rrënjët me na i pre…



FIGURË E RRALLË

Prej kur e mbaj në mend
Ngado që kam shkuar shumëherë,
Kam parë figura të ndryshme
Ato te kombit tim i dalloja menjëherë.

Posa u vëreja ftëyrën
Në vendet ku ishim shpesh,
Vëreja mimiken e tyre te mvrenjtur
U mungonte sharmi që buzëqesh..

Kisha rastin ndonjëherë
Në vendet sllave fati na takonte,
Ata sigurisht vuajtja e halli i tyre
Ne ato vende i dërgonte.

Fëtyra të virgjëra vëllazërore
Të mbushur plotë mllef nga jeta,
Dyerve të armikut ata i qonte
Sëmundja dhe e keqja….

S′kishin nga t′ia mbanim atëherë
Ne si popull ishim të ndarë,
Shteteve sllave kërkonim
Shërimin e dritën për të parë.

Ishin këto fëtyra të lodhura
Që tregonin për peripetitë në jetë,
Të ndrojtur e inferior në vend të huaj
Kërkonin mjekim për familjarët e vetë.

Më se vështiri e kishin ata
Që nuk e dinin gjuhën që kërkohej,
Të tjerë na merrnin neve
Në bazë te pamjes secili vlerësohej.

Shumë kemi vuajtur si popull
Dyerve të shteteve sllave,
Të kërkonim shërim nga ta
Ti nënshtrohemi politikës barbare.

Sot, është krejt ndryshe
Janë të hapur kufijt shqiptar,
Edhe po të mos kemi shërim
Kënaqemi duke folur në gjuhën amë….

Ti harrojmë njëherë e përgjithmonë
Të afrohemi si vëllezër e motra,
Të bashkuar të ndjejmë njëri tjetrin
Plagët ndoshta na i shëron koha…..


GERMADHE



Qëndroj vetëm këtu, diçka më tërheq
Pranë kësaj gërmadhe të heshtur,
Mozaik jetërash të kaluara
Oqean kujtimesh që kanë mbetur.
Sillem rreth e rrotull saj
Lartë oxhaqet e saj me sy i ndjek,
Gërmadhë e ashpër themeli
Vepër e shëmtuar e armikut serb.
Mos i rrënoni u them
Lërini këto themele të gjalla,
Le ti mbijetojnë kohës
Le të duken si nëpër përralla.
Këto themele të djegura
Rrëmuje e kësaj votre,
Janë djepi i kujtimeve tona
Vepër përmbledhjesh e kësaj bote.
Ulur në një gurë, rri mendueshëm
Në heshtje e qetësi,
I kthehem jetës prapa
Këtu kalova timen rini.
Këtu, ku na lidhte shpirti
Buka e tokës sonë, mjaltë ishte
Djersët e trupit tonë na freskonin
Shpirtit e punës me nderë i përkiste.
Këtu edhe dielli buzëqeshte
Shiu ëmbël rigonte,
Aq shumë e ndjenim jetën bashkë,
Gjithë jeta më e ëmbël na takonte.
Vrëtet, gërmadhe kujtimesh
E mbetur nga lufta e fundit,
Më duket se e shoh pranë
Ku qëndronte dhe djepi i drurit.
Këtu e ndjej, e shoh
Nënën time me duar në brum,
Atëherë, kur të gjithë bashkë ishim
Kur nëna jonë për ne bënte lum.
Mos i rrënoni, mos i humbisni
Serbi me këtë deshi të na shfaroste,
Të na hedhë në rrugë te pakthim
Nuk e besoi se ndjenja jonë kështu do të jetonte.
Serbi, armiku më gjakpirës
Deshi të zhduk dhe insektet e tokës
Jo vetëm njerëzit e votrat
Me këtë ia tregoi fëtyrë n e vërtetë botës.


Poeti i ndjer, Lasgush Poradeci, njëherë kishte thënë:

,,Do të vijë një kohë kur do vemë në dasmë e do urojmë. Mos e pifshim këtë gotë, po të mos bashkohemi me Kosovën”

KOHA JONE 

Kur ne shkojm në Shqipëri
Ndjehemi si tjetër njeri,
Na frymëzojne takimet e punës
Ndjehemi si në shtëpi.

Andaj, nuk është çudi
Nëse krijojm dhe ndonjë poezi,
Na afron malli e etja shekullore
Te bashkohemi e të bëhemi një.

Një komb i regjur ndër shekuj
Gjaku ynë shumë herë i atakuar,
Nga virus, bakterje e mbeturina barbare
Nga ndeshjet me ta, ne vetëm imunitet kemi fituar.

Një trup i shëndosh s′mund të jetoj pa gjak
Le të kemi të gjithe nje burim energjie,
Nje aorte të përbashkët e të fortë
Askush s′mund të na pengojë në këtë botë.

Kemi një qiell të përbashkët e një diell na ngrohë
Një trung vëllazëror që nuk çrrënjoset kurrë,
Vëllezerit dhe motrat përreth do ti bashkojmë
Të gjithë duhet të kemi një flamur.

Ne nuk mund të qëndrojmë të ndarë
Një nënë na ka rritë e ushqyer,
Kush e kupton, kjo është koha për ne
Një ditë duhet të behemi të përkryer.
Pse, të na turbullojnë mendjen
Ndërrimet e kohës, varfëria e politika e radhës,
Mos të harrojmë se kush ishim
Të ndarë e të larguar i përngjajmë vetëm skamjes.

Të flakim robërinë e shpirtit
Që me shekuj na ka ngelë,
Pse të formojmë vetëm zingjirë të mendjes
Apo kemi harruar se çfare liria na sjellë.

Të ndjejmë valët e jetës që janë për ne
Rrahjet e zemrave që janë për një ide,
Nuk ka hekur e as zjarr që mund të shkrijë
Fjalët e thirrjet për një atdhe.

Shqipëri, Kosovë e Qamëri
Shqiptar në Serbi, Maqedoni e Mal të Zi,
Me kufij apo pa kufij
Ne e ndjenim gjithënjë se afrimi nje ditë do te vijë.


SHPESH 

Në përditëshmeritë tona
Neve shpesh ankohemi,
Në njerëzit e popullin tonë
Nga lodhjet e përditëshme shfryhemi.

Ky popull nuk na ka faj
Pjesëtar të tij jemi edhe ne,
Të mirë apo të keqinjë
Ne të ligave duhet rrugën me u pre.

Vërtetë populli nuk ka faj
Vuajtja e rezistenca e tij në histori
Sa herë me kend jemi atakuar
Populli gjithënjë të drejtës i ka pri.

Ai që e ndjen me kurriz
Çdo kohë e vështirësi,
Gjithënjë është vetë populli
U hap sytë të tjerëve që bien në agoni.

I vuajturi, i varfëri e i shtypuri
S′ka çfarë të humb në jetë,
Nuk i dhimbset jeta e tij
Të ngre zërin e të kërkoj çfarë i përket.

I pasuri, i ngopuri, superior e egoist
Nuk i prish vetes rehatinë,
Luksin e tij e ruan
Proceseve avash u prin.

Ankohemi se na bejnë presion
Sjelljet e tyre shpesh i qortojmë,
Por ne jemi ata që duhet më parë
Gjendjen e tyre ta kuptojm.

Të diturit, intelektualit e të ngriturit
Ky popull ua besoi punën e vet,
Në duhet me parë ti bindim
Ndërgjegja duhet të na vret.

I arsimuari e i çmuari
Të jetë shembull e jo vetëm për vete,
Atë që nuk ka sjellje e nuk kupton
Bindshëm e me humanizëm duhet ta afron.

Tek e fundit te gjithë jemi një popull
Kemi një gjen e një histori,
Progresit e kulturës,
Të ngriturit duhet me u pri.


RRUGËVE TË BOTËS

(Kushtuar migrimit masiv të popullatës)

Vaj halli për ne
kështu ç′po na gjen,
duke u larguar një nga një
kujt po ia len mëmëdhenë.

Dikur iknim nga gjenocidi
sot po thuhet për jetë më të mirë ,
po ku do shkoni or të mjerë
mendoni se atje do jeni më të lirë.

Ne e dijmë se ç′është varfëria
me këtë gjithënjë na sprovoi robëria,
por votrën e njëri tjetrin nuk e lenim
prisnim te na vije liria.

Mbaheshim me copa buke bashkë
njëri tjetrin e ndihmonim,
dikush nga jashtë e dikush nga brenda
veshtirësitë bashkë i kalonim.

Kjo punë vërtetë do një studim
se çfarë po ndodh kështu me ne,
çfarëdo që të vuash o popull
vendin tënd kurrë mos e le.

Ku janë kreu e qeveria
a nuk u bënë përshtypje fare,
radhë njerëzish turren vetëm jashtë
athua që të gjithë kërkojnë ndonjë çare.

Qeveri moj qeveri
votat e tyre i ke mbledhur ti,
po tani çfarë mendon
si do të mbajsh pushtetin pa popull e pa rini?

Qeverinë e mban populli
po tani, ti ku je,
mos rri duarkryq
bëj diçka për këtë popull që ke!

Po ju o të mjerë
ne e dijm se si e ku jemi,
por vendin tuaj si e leni
athua në vete jeni?

Dikur thoshim
edhe po te vdesim te gjithë,
do i rezistojmë armikut e kohës
po tani ç′bëni, athua do ia leni Serbise?

Ju kuptoj fare mirë
ndjenjat tuaja të skamjes e mjerimit,
po ku u mbeti dinjiteti vallë
mos do ta gjeni rrugëve të mërgimit?

O ju që jeni më lartë
fleni e hani me pak,
mendoni për këtë popull
e mos të zbrazet Kosova pak e nga pak!




ATY 



Aty ku flitet gjuhë e nënës
Ku përkundet djepi i lashtë
Aty ku bien fyelli e qiftelia
Ku mbahet besa
E rritet djalëria
Ku nënat percjellin gurbetçar
Presin të tjerët duke ardhë
Aty ku ende dëgjohet
Zëri ynë shqip
Eh, aty, atje përsëri
Armiku vjell zjarr
Breshëri plumbash
E flakë shtëpish
Tërheqje zvarrë
E hedhje në rrugë
Nëna e baballarë
Fëmijë e pleq duke qarë
Po ku jemi ne o shqiptar
Rreth e rrotull jemi rrethue
Armiku i vjetër nuk flen
Varrin tonë don me gërmue
Çfarë na duhet
Me pa më shumë
Për tu bërë bashkë
E robërisë shekullore
Me i dhënë fund.

MOTIVI IM 

Motivi im
Për jetë e mot
Të kujtoj të kaluarën
Që të ndjej
E të kuptoj
Të tashmen.
Motivi im
Të mos harroj të parët
Të rënët e të gjallët
Shekuj me radhë.
Për mua është
Një qëllim
Të njoh e të dij
Të gjitha për kombin tim.
Pellazgët e Ilirët
Arbëreshët e Qamët
Shqiptarët sot
Përreth Kosovës time
Kosovë Lindore
Mal të Zi e Maqedoni
Të gjithë gjakun
E gjenin tonë
Kudo që janë
Me traditë, besim e fe
Të gjithë bashkë
Ne kemi një atdhe.
Sot, ne çdo hap që bëjmë
Çdo lëvizje e thirrje
Le të jetë për unifikim
E për bashkim
Popull i shpërndarë
Mos ta qojm kohën kot
Të bëhemi një
Në çdo kohë
Kështu do jemi më të fortë.


PORTRET

Ai kishte shpirt revolucionar
i mblodhi të gjithë të tjerët,
ata që donin lirinë
dhe të gjithë të mjerët.
Të gjithëve u bëri strehim
u dha ujë e bukë,
ndonjërit i mjekoi dhe plagët
ngrohtë, qetë dhe butë.
Trupi i tij si vigan
fëtyra e tij që shprehte besim,
zemër butë e si luan
të gjitha i bëri për një qëllim.
Erdhi koha në front për të dal
edhe aty ishte i paparë,
bindshem e me vetëbesim
se liria një ditë ka me ardhë.
Kaloi furtuna e luftës
falenderime shumë kishte,
por njerëzit shpejtë harruan
grabisnin pasurinë që s′u përkiste.
Si ndryshuan kaq shpejtë
harruan armikun barbar,
nxitonin në pasuri për vete
donin në pushtet për të ardhë.
Po tani,
vuan i urti e i vobegti,
se të tjerët egoist
punojnë vetëm për veti.
Ku do na çoje vallë
kjo marrëzi,
për komb e atdhe
nuk është e lehtë të krijosh histori.


O JU


O ju që hiqeni për të mençur
Të fortë e kurreshtar,
Mos harroni se të gjithë si ju
Në këtë botë kanë ardhë.

Nuk jeni ju më të veçantë
Të qëndroni mbi të tjerët,
Pse jeni më të fortë
S`keni të drejtë gjithëherë.

Pse në jetë juve dikush u ngriti
Me vlera ka dhe të tjerë,
Drejtësia, sinqeriteti e arsyeja
Le të prijnë përherë.

Të duash vetëm veten
Nuk të sjell askud,
Me përbuzjen tënde një ditë
Do të biesh në pus të pafund.

Njeriu jetën e shijon
Për të qenë të bashkuar e në liri,
Me presione e padrejtësi
Nuk mund të gëzoje asnjë shoqëri.


ISHTE VJESHTË 


Ishte vjeshtë atëherë
Kur gjethet e rëna për tokë
Na shoqëronin,
Kur dielli buzëvarur
Nuk na ngrohte
Por ne kishim
Njëri tjetrin
Dhe zemrën
Që na afronte.
Atë vjeshtë të vrerët
Ne e permbyllëm ngrohtësisht
Me pragun dimëror
Për të lulzuar në pranverë

MALL


Mall për jetën
Për kohën
Diellin
E ylberin
Shiun e borën.
Mall,
Për votrën
Këngën
E përrallën
Djepin e pragun
Malĺ,
Për dorën
E përqafimin
Hidhërimin
Por dhe gëzimin.
Mall për çdo gjë
Që kishte emrin
E që kishte kuptimin.
Mall,
Për mbrëmjen
Sofrën e zjarrin
Për të gjitha ato
Që të heqin mallin.


PELLUMB I BARDHE 

Do të ishte mirë
të isha një pëllumb,
pëllumb i bardhë,
që sjellë fat e lumturi.
Të fluturoja shtëpi për shtëpi
dritare më dritare,
të vështrojë tinëz,
njerëzit e mi....
Ata që më duan e i dua,
ti shoh pakëz a qajnë, a vuajnë.

Ti shikoj a janë mirë
a janë qetë
apo rropaten me mërzinë.
Nëse mundem
me shpirtin tim
me një kengë,
t′ju sjell paqe e gëzim....

Nëse unë
mbrenda s′mund të hyj,
tu ofroj atë që mund,
një këngë, një ngazëllim
pak ngrohtësi e rehahti.
Po të isha mbrenda
do i doja, do i zgjoja
e me shpirt do u përkushtoja.
Do u flisja që për jetën
me dashuri e drejtësi të luftojnë,
njëri tjeterin ta ndihmojnë
tu jepja forcë e moral,
tu jepja frymë e dashuri
vetëm që të mbijetojë,
e sinqerta dashuri...


NE BARKË 


Sa do doja të jem në një barkë
Në mes detit të pafund,
Në qetësi të ndjej luhatjet
Si fëmijë barka të më përkund.

Në mes detit të qetë
Valet e lehta rreth meje të takohen,
Unë me fëtyrë kah djelli
Në praninë e tyre do ngushllohem.

Me mendje e shpirt
Të shëtisë tërë botën,
Atë që dua të kërkojë
Ku dua unë të ndal kohën.

Kohë e re i thonë
Në shekullin njëzetenjë jemi,
Por ca gjëra do të donim
Dhe nga e kaluara ti kemi.

Sikur të mundesha
Nga të gjithë shekujt të mbledh
Atë që çmoj më shumë
Ta kemi dhe sot përherë.

Në qoftë jeta si i thonë
Se prej një jete në tjetrën kalojmë,
Ndoshta kam diçka nga e kaluara
Që e ndjej ta kemi e ta kujtojmë.

Dikush do thoshte është fantazi
Mos mendo gjëra të kota,
Unë shpesh ndalem s′mund të vazhdojë
E ndjej sikur diçka më mungon që s′ ka bota.

Njerëzit botën e gjallërojnë
Me sojin e tyre ndonjëherë nuk përkojnë,
Pa ta bota vërtetë s′ka kuptim
Po sikur shumë gjëra në të mirë të ndryshojnë.


LOTI 


Dy pika loti rrodhën
Prindit të gjorë,
Ofshama të njëpasnjëshme,
Shtangur në vend
Nga lajmi i hidhur
Per të birin.

Ne orvateshim,
Cili ti japim lajmin,
Ishte rënde për ne,
Bëme të gjitha per të
Por kot,
Sëmundja e kishte mundur.

U shua ngadalë
Një shpirt i gjorë
Vetëm dymbëdhjetë pranvera ishte,
Në sytë e tij
Nuk kishte shpresë,
Edhe vet e kuptonte
Se do vdes,
Na paralajmëronte,
Mosni , me lini rehat,
Nuk mundem më.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)

Legjenda e Mujit dhe Halilit