“Tortura” është lënda më e re e Prokurorisë Speciale, njoftoi në konferencë për shtyp prokurorja speciale, Katica Janeva, raporton Portalb.mk.
“Tortura” ka të bëj me arrestimin e kryetarit e partisë, “Të Bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovski, gjegjësisht për mënyrën e arrestimit të tij, që sipas Prokurorisë Speciale, ish-drejtori i DSK-së ka urdhëruar njësitin special “Alfa” që gjatë aktit të arrestimit të përdorë dhunë fizike dhe psiqike.
Ashtu siç njoftoi prokurorja ndihmëse e Janevës, Fatime Fetai, përfaqësuesit e njësitit special “Alfa” gjatë arrestimit, Boshkovskin e kanë sharë dhe i kanë shkaktuar dhimbje shpirtërore.
“Njësiti ka përdor dhunë fizike dhe psiqike ndaj Lube Boshkovskit, si dhe njëkohësisht ndaj personit në fjalë janë përdorur edhe fjalë të pista, gjegjësisht e kanë sharë”, tha prokurorja speciale, Fatime Fetai
Në bazë të dëshmive për shkelje të të drejtave të njeriut, PSP ka ngritur procedurë hetimore për 7 persona, në mesin e të cilëve është edhe ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov.
Për 6 persona, të punësuar në MPB, PSP ka ngritur edhe masë kujdesi, që do të thotë personat në fjalë janë të obliguar që të mos kryejnë akte të caktuara gjatë kryerjes së detyrës së tyre, raporton Portalb.mk.
PSP njoftoi se gjithashtu e ka marrë dokumentacionin e plotë nga Regjistri Qendror dhe ka konfirmuar se nuk ka pasur shkatërrim të dokumenteve. Nga Gjykata e Apelit PSP, ka kërkuar që ta merr rastin “Spiuni”, si dhe gjatë kësaj jave pritet ta merr rastin “Magjar Telekom”, rastin për “Zoran Verushevskin” dhe “Goran Verushevskin”.
Prokurorja speciale, Katica Janeva, njoftoi se strategjia e Prokurorisë Speciale që nga fillimi i punës së saj është në bazë të ligjin për Prokurorinë për ndjekjen e veprave penale që dalin nga bisedat e përgjimeve të paautorizuara në periudhën prej vitit 2008 deri në vitin 2015, ligj i cili ka dalë si rezultat i publikimit të Raportit të Pribesë.
“Ashtu siç e dimë, në raport është konstatuar shkelje e të drejtave themelore dhe është shkaktuar dëm serioz ndaj legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale, por edhe zbatimi i pabarabartë i ligjit. Raporti vë në dukje nevojën urgjente që institucionet të marrin përgjegjësi dhe të mos justifikohen”, tha Janeva.
PSP, gjithashtu bëri thirrje deri te organet kompetente të Republikës së Maqedonisë, dhe veçmas deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, por edhe deri te të gjithë trupat dhe institucionet tjera që ta marrin përgjegjësinë e tyre në bazë të mandatit të tyre dhe në praktikë të tregojnë gatishmëri për pranimin dhe respektimin e standardeve evropiane, në lidhje me mendimin e fundit të Komisionit të Venedikut.
“Nga këtu i citoj të gjitha rekomandimet në lidhje me mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale, por edhe të së drejtës për gjykim të paanshëm dhe të pavarur, që ka për qëllim që të publikohen të gjitha bisedat që janë në interes publik, përveç atyre që prekin dhënat private”, shtoi Janeva.
Zëdhënsja e PSP-së, Lençe Ristoska, për pyetjen e Portalbit, se çfarë po bëhet me rastin “Monstra”, u përgjigj se janë duke i dëgjuar hetimet dhe se ende nuk ka diçka të re.
“Nuk ka ende diçka të re, jemi duke i dëgjuar hetimet”, tha Ristoska.
Më 12 shkurt, Prokuroria Speciale në krye me Katica Janevën ka deklaruar se është e njohur me rastin “Monstra”.
“Edhe pse nga mbrojtja kanë parashtruar kërkesë që të merret në duar tona rasti “Monstra”, ne ende nuk kemi kërkuar nga Prokuroria për ti marrë materialet e kësaj lënde dhe më tej të ndërtojmë qëndrimin tonë për këtë lëndë.” tha Ristoska.
Në pyetjen e Portalb, se a është e vërtetë pohimi i avokatit se Prokuroria Speciale është mirë e njohur me rastin “Monstra”, ndihmësja e Janevës, Lençe Ristoska pranoi se janë të njohur me rastin por nuk kanë dërguar kërkesë zyrtare për ta marrë atë në duar.
“Jemi duke bërë disa kontrolle dhe shqyrtime dhe kur do të dorëzojmë kërkesë në Prokurori do t’ju tregojmë” tha Ristoska.
Hera e fundit kur PSP, ka mbajtur takim me gazetarët ka qenë në muajin shkurt, kur e zbardhi hapjen e rastit “Titanik”, për mashtrime zgjedhore.
Ku në mesin e të akuzuarve ishin, ish ministrja e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe ish ministrin për Transport dhe Lidhje Mile Janakievski dhe sekretari gjeneral i Qeverisë, Kirill Bozhinovski.
Për të gjith të akuzuarit PSP kërkoi paraburgim, megjithatë Gjykata e refuzoi këtë kërkesë.