Prokurorja speciale, Katica Janeva, sot e hapi lëndën më të re “Fortesa”, që ka të bëjë me përgjimet e paautorizuara dhe të paligjshme, raporton Portalb.
Janeva gjithashtu ka njoftuar se po merren me shumë procedura parahetimore edhe në lëndën konkrete; kush dhe si ka përgjuar në Republikën e Maqedonisë nga 2008-2015.
“Për çfarëdo pyetje mund të na drejtoheni edhe nëpërmes e-mailit tonë zyrtarë dhe do të ju përgjigjemi kur të gjejmë kohë, sepse jemi të angazhuar në punën tonë primare, e ajo është vërtetojmë se kush çfarë krimi ka bërë, në raport me përgjimet e paautorizuar në Republikën e Maqedonisë.”, ka sqaruar prokurorja speciale Janeva.
Në vitin 2015, pas vendimit të Gjykatës Themelore i dyshuari i parë, me qëllim që t’i mbulojë veprat e personave tjerë ka dhënë urdhër gojor që të shkatërrohen mjetet dhe sistemet me të cilat është bërë përgjimi.
Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Lençe Ristoska me anë të një grafikoni e elaboroi rastin në detaje se si ka ardhur deri te shkatërrimi i mjeteve për përgjim dhe dy sistemeve më të cilën është përgjuar.
Ristovska ka njoftuar se në këtë lëndë janë përfshirë 5 persona zyrtarë në mesin e tyre edhe ish ministra e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska dhe dy kryeshefë në DSK, të cilët kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke shkatërruat pajisjet me te cilët kanë përgjuar në mënyrë të paligjshme.
“Bëhet fjalë për rast të komplikuar. Në këtë lëndë të janë pesë persona të dyshuar, dy kryeshefa në DSK dhe ish ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska që në gjysmën e parë të viti të 2015 duke i tejkaluar kompetencat zyrtare, të ndihmuar nga një ish shef, i kanë shkatërruar mjetet për përgjime që njëkohësisht kanë i kanë shkaktuar dëm shtetit dhe buxhetit të R.M.-së 10 milionë euro. Pajisja është dërguar në depo ku është shkatërruar dhe mbikëqyrur. Prej atje, copat janë dërguar në depo tjetër dhe janë shkatërruar për herë të dytë, dhe më pas janë kthyer në depo të dytë.”, tha zëdhënësja e PSP-së, Lençe Ristoska.
Edhe për këtë lëndë kemi një numër të madh të fakteve; si materiale ashtu edhe verbale. Kështu është përgjigjur Lençe Ristovska, zëdhënësja e PSP-së në pyetjen e gazetarëve se me çfarë fakte e argumentojnë lëndën në fjalë, raporton Portalb.
Siç shkruajnë mediat, PSP është vënë në gjurmën e kryeshefit të DSK-së, Goran Grujoski ndërsa përgatiten edhe akuza për gjashtë persona që ngarkohen për veprën penale përgjim të paautorizuar dhe regjistrim tonik.
Prokurorja speciale, Katica Janeva gjatë mbajtjes së konferencës për shtyp, ka njoftuar se, Gjykata Themelore nëpërmjet telefonit e ka njoftuar se, i dyshuari i parë i rastit “Fortesa”, kryeshefi i Dretorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Goran Grujoski, do të paraqitet në Gjykatë për bisedë në ora 13.
I dyshuari i parë ka kryer vepra penale:
  • Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit nga neni 353,
  • Falsifikim të dokumenteve zyrtare
I dyshuari i dytë ka kryer vepra penale
  • Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit
  • Falsifikim të dokumenteve zyrtare
E dyshuara e tretë ka kryer vepra penale
  • Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit
I dyshuari i katërt ka kryer vepra penale
  • Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit
  • Falsifikim të dokumenteve zyrtare
E dyshuara e pestë ka kryer vepra penale”
  • 6 Vepra penale – falsifikim të dokumenteve zyrtare
Ashtu siç tha zëdhënësja e PSP-së, Lençe Ristoska, të dyshuarit në bazë të veprave penale sipas Kodit Penal, mund të dënohen nga 5 deri më 20 vjet burg.
Zëdhënësja e PSP-së, theksoi se për të akuzuarën e pestë është duke u procesuar procedurë e shkurtër dhe dënimi për veprat penale që dyshohet t’i ketë bërë është deri në 5 vjet burg.
Për të gjithë të akuzuarit e tjerë, keqpërdorimi i detyrës zyrtare dhe autorizim nga neni 353 i Kodit Penal, parasheh burg nga 5 deri në 20 vjet burg.
Tortura” ka të bëj me arrestimin e kryetarit e partisë, “Të Bashkuar për Maqedoninë”, Lube Boshkovski, gjegjësisht për mënyrën e arrestimit të tij, që sipas Prokurorisë Speciale, ish-drejtori i DSK-së ka urdhëruar njësitin special “Alfa” që gjatë aktit të arrestimit të përdorë dhunë fizike dhe psiqike.
Ashtu siç njoftoi prokurorja ndihmëse e Janevës, Fatime Fetai, përfaqësuesit e njësitit special “Alfa” gjatë arrestimit, Boshkovskin e kanë sharë dhe i kanë shkaktuar dhimbje shpirtërore.
Në bazë të dëshmive për shkelje të të drejtave të njeriut, PSP ka ngritur procedurë hetimore për 7 persona, në mesin e të cilëve është edhe ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov.