ILIRIDA
Pozita Gjeografike:
Ilirida gjendet ne qender te Gadishullit Ballkanit. Në veri, kufizohet me Kosovën dhe Serbinë, në lindje Bullgarinë, në jug Greqinë dhe në perendim Shqipërinë.
Sipërfaqja: 25,433 km2.
Kryeqytet: Shkupi.
Popullsia:
1 milion Shqipëtar jetojn në Maqedoni, pjesa me e madhe në pjesën perendimore, ishte me Shqipëri deri në vitin 1945. Në pjesen perendimore të Maqedonisë, Shqiptaret janë vendas.
Përberja Etnike:
Që nga, kur Maqedonia u nda nga Yugoslavia, slavet janë shumicë, Slav 50%. Shqiptaret 40% dhe te tjeret 10% Turq, Roma dhe Bullgaret.
Gjuha: Shqip.
Organizimi:
Shqiptaret reprezentohen ne Kuvendin Maqedon nga Partia e Prosperitetit Demokratik(PPD) dhe Partia Demokratike Popullore (PDP).
Ekonomia:
Agrikultur të mirë. Shumica e popullsisë, në veçanti Shqiptaret punojn jashtë. Vetem 3% Shqiptaret punojn në vende Shtetrore.
Situata e tanishme:
Qeveria Maqedone nuk njeh intersat Shqiptare. Shqiptaret vazhdojnë të bejnë perpjekjet qe te mos njihen si pakic. Shkollave Fillore ju mungojn sendet kryesore.
ILIRIA
Trevë në pjesën perëndimore të Ballkanit antik, e banuar nga ilirët. Përmendet për herë të parë në gjysmën e dytë të shek. IV p.e.r. nga demosteni si fqinjë perëndimore e Maqedonisë. Me formimin e mbretërisë Ilire emri Ilir mori edhe kuptimin e ngushtë politik. Në Veri kufizohej me Panoninë në Sava; në lindje me Mezinë, Dakinë e Trakinë në luginat e lumenjëve Timak (Ibër), Marg (Moravë) dhe Aks (Vardar); në Juglindje me Maqedoninë në rrjedhën e sipërme të Haliakmonit; në Jug me Epirin në malet e Akrokerauneve (malet e vetëtimes) dhe luginën e sipërme të Aosit (Vjosës). Ndahej në Ilirinë e Veriut dhe në të jugut në kufi me lumin Narone (Neretva). Kishte mjaft krahina, më kryesoret e të cilave ishin: Liburnia, Dalmatia, Autara, Dardania, Ardia, Labia, Partha, Penestia, Pajonia, Lynku, Dasaretia, Atintania etj. Në shek. IV-III p.e.r. pjesa më e madhe e saj përfshihej në shtetin ilir nën emrin Mbretëria ilire. Pas luftërave ilire-romake të viteve 229-28, 219 dhe 168 një pjesë e Ilirisë së Jugut u pushtua nga romakët dhe më 149 p.e.r. u fut në përbërjen e provincës së Maqedonisë. Pjesa Veriore me emrin Ilirik u krijua si provincë më vete nga Cezari dhe u vendos nën kontrollin e senatit që e qeveriste nëpërmjet konsujve. Gjat sundimit të Augustit kaloi nën kontrollin e drejtëpërdrjetë të perandorit dhe qeverisej nga një legat i tij. Pas kryengritjes së viteve 6-9 të e.r. Iliriku u riorganizua dhe u nda në dy provinca: të Dalmacisë dhe të Panonisë. E para përfshinte tokat në veri të Matit deri në lumin Arsia të Istries, e dyta tokat në veri të Dalmacisë e deri në Danub. Dardania u fut në fillim në provincën e Mëzisë së sipërme dhe pastaj u bë provincë më vete. Iliriku mori kuptim më të gjerë në kohën e sundimit të Dioklecianit, duke përfshirë tërë Ballkanin, me përjashtim të Trakisë me 7 provinca në përbërje të një prefekture. Në përdorim si emërtim administartiv Iliriku e humbet pak nga pak kuptimin etnik dhe pas shek. VI nuk përdoret si emër bashkëkohor. ILIRËT 1. Origjina dhe shtrirja gjeografike Ilirët ishin një popullsi e madhe e lashtë e pjesës perëndimore të Ballkanit, që shtriheshin nga Gadishulli i Istries, në në bregun e djathtë të lumit Sava, në luginat e sipërme të Margut ( Morava Jugore ) dhe Aksit ( Vardari ), malet Boion ( Pindi ) e gjirin e Ambrakisë ( gjiri i Artës ), deri në bregun e Adriatikut dhe të jonit. Ilirët u formuan në një proce4s të gjatë mbi bazat e popullsisë autoktone të epokës së eneolitit pas ardhjes së popullsisë indoevropiane në fund të mijëvejeçarit III p.e.r. Tiparet etnike të popullsisë së re që lind si rrjedhim i simbiozës dhe shkrirjes së tyre, ngjizen gjat periudhës së mesme të bronzit, si rrjedhim i zhvillimit ekonomik-shoqëror. Fiset e veçanta ilire, pajonët dhe tesprotët, përmenden në poemat "Iliada" dhe "Odisea". Emri i përbashkët ILIRË del vetëm në shek. V p.e.r. si përgjithësim i emrit të një fisi që banonte në shpinë të Dyrrahut, ku u krijua bërthama e parë e shtetit ilir.Fiset kryesore ilire ishin: histrët, liburnët, japodët, desidiatët, dalmatët, autarjatët, labeatët, dardanët, pajonët, ardiejt, parthinët, dasaretët, enkelejtë, taulantët, kaonët, tesprotët, molosët, albanët etj. Që nga shek. V p.e.r. me këta emra kuptohej një bashkim teritorial politik me qendër kryesore një qytet të madh, i qeverisur me nëpunës të zgjedhur çdo vit ( koinonet e bylinëve, amantëve, parthinëve, prasaibëve).
2. Rendi ekonomiko-shoqërorë Në fillimet e tij procesi i formimit të etnosit ilir u shoqërua me kalimin nga rendi gjinor matrarkal në shoqërinë fisnore patrarkale. Në periudhën e mesme të bronzit filloi diferencimi ekonomike shoqërorë tek Ilirët, ndërsa në bronzin e vonë ky diferencim mori përpjestime më të gjera. Dendësimi i këtyre dukurive gjat kohës së hekurit krijoi premisat për vendosjen e marëdhënjeve skllavopronare, në fillim në krahinat jugore dhe perëndimore më vonë në ato veriore dhe lindore të Ilirisë. Vendosja e plotë e rendit skllavopronarë në Ilirinë e Jugut, shënohet me formimin e qyteteve ilire në shek. V, dhe dhe veçanërisht në shek IV me urbanizimin edhe të krahinave lindore e veriore. Në shek. IV-III ky proces shtrihet edhe në Dardani e në Ilirinë e Veriut. Në burimet e shkruara shfrytëzimi i punës së njeriut përmendet që nga shek. IV me prospelatet e ardianëve dhe "dullët" e dardanëve. Gjat shek. III-II nevojat për skllevër përballoheshin nga luftërat, pirateria, skllavëria për borxhe. Skllevër të shumtë përmenden në qytetin ilir Pelion. Nga mbishkrimet e Butrintit, Bylisit dhe Klosit dëshmohet një legjislacion i rregullt mbi trajtimin e skllevërve në qytetet ilire. Forma private e pronës dëshmohet nga vulat e punishteve. Krahas saj ekzistonte prona skllavopronare shtetërore. prona private zotëronte edhe në bujqësi, ku zbatohej me qira e tokës nga pronarët e mëdhenjë. Qendra kryesore të prodhimit skllavopronar dhe të këmbimit ishin qytetet. Disa prej tyre prenë monedha bronzi për shkëmbimet në tregun krahinor. Gjat shek. IV-II p.e.r. , prodhimet e qyteteve ilire konkurruan mallrat helene në tregjet rreth tyre. Pushtimi romak solli rënien e qyteteve dhe të ekonomisë ilire në shek. II-I p.e.r. Nga shek. I p.e.r., filloi një lulëzim ekonomik i mbështetur kryesisht në bujqësinë. Në këtë periudhë krijohen qendra të mëdha qytetare edhe në viset veriore e lindore ilire si Narona, Salona, Skupi, Heraklea etj. Në tokat e grabitura u krijuan latifunde ku u zbatua gjerësisht puna e skllevërve. Që nga shek. II e.r.,pushtuesit romak e orientuan ekonominë ilire nga bujqësia, blegtoria dhe shfrytëzimi i minierave. Tregtia u orientua nga eksporti drejt romës. Rruga kryesore u bë ajo Egnatia. Klasa skllavopronare përveç vendësve përbëhej nga kolonë romak dhe të ardhur nga krahina të ndryshme të preandorisë. U shtua përdorimi i skllavërisë në ekonomi dhe në fshatra u thellua procesi i shpronësimit të fshatarëve të lirë dhe u zgjerua shtresa e mëditësve. Qëndresa e skllevërve dhe të varfërve mori formë të armatosur me lëvizjen e latronëve ( "kusarëve" ) në Dardani. Kriza e rendit skllavopronar dhe dyndjet e barbarëve u pasqyruan në ekonominë ilire me vendosjen e sistemit të kolonatit në shek. IV të e.r. Shekujt IV-VI të e.r. shënojnë një rënie të qyteteve dhe zotërim të ekonomisë bujqësore. Krahas dyndjeve barbare një goditje e fortë i dhanë rendit skllavopronar në Iliri kryengritjet e skamareve ( "kusarëve" ) në vitet 570-580 të e.r., duke përgatitur kalimin në rendin feudal.
3. Historia Krahas lindjes së marrëdhënieve skllavopronare, gjat shek. VI-V p.e.s. lind edhe shteti Ilir, si organ i sundimit klasor. Në shek. IV-II p.e.s. ai bëhet një faktor i rëndësishëm politik në Ballkan. Nga forma politike shteti ilir ishte një monarki e trashëguar ku sundonin përfaqësuesit e aristokracisë skllavopronare. Ndarjet administrative të tij kishin në qendër qytetet kryesore, ku qëndronte dinasti i caktuar nga mbreti. Brenda kuadrit monarkik të shtetit ilir qytetet dhe krahinat rreth tyre kishin një vetëqeverisje në formën e bashkësive me në krye një këshill ekzekutiv nëpunësish të zgjedhur çdo vit dhe një këshill legjeslativ. Në shek. V-VI p.e.r. shteti ilir formohet plotësisht si organ i sundimit klasor, i mbështetur në zhvillimin ekonomik e shoqërorë të Ilirisë. Mbreti më aktiv ishte Bardhyli, që thyen maqedonët dhe i vë në vartësi, besëlidhet me Dionisin e Sirakuzës (385) dhe ndeshet me Filipin II të Maqedonisë për rivendosjen e kufirit me lindje (359) Me mbretin Glaukia nis periudha e forcimit të shtetit ilir. Më 335 bëhen përpjekje për çlirimin e tokave lidore ilire, duke përkrahur kryengritjen e Klitit kundër Aleksandrit të Maqedonisë. Sigurohet aleanca me Epirin duke rrëzuar dinastinë promaqedone dhe duke vendosur në fron Pirron (309). Bashkohet Dyrrahu me shtetin ilir dhe çlirohet Apolonia nga zgjedha maqedone (312). Në kohën e pasardhësve të tij, Monunit dhe Mytilit shteti forcohet ekonomikisht, duke prerë monedha argjendi dhe bronzi dhe stabilizon kufijt me shtetin maqedon dhe epirot. Pas mesit të shek. III me Pleurian dhe Agronin nis periudha e lulzimit të shtetit ilir. Pas thyerjes së etol¨rvr në Medion (231) dhe aleancës me Epirin dhe Akarnaninë ilirët dalin si forca më e madhe politike në Ballkan. Rënia ndesh synimeve të Romës për hegjemoninë në Adriatik bëhet shkak për agresionin romak. Në parapritje nën udhëheqjen e Teutës ilirët sigurojnë bregdetin duke marrë Kërkyrën dhe duke rrethuar Apoloninë, Dyrrahun dhe Isën. Në dy luftërat e para me Romën (229-218 p.e.r. ) shteti ilir thyhet dhe kufizohet në veri të Matit. Me mbretin Gent (186-168) shteti ilir fillon përsëri politikën antiromake dhe futet në aleancë me Maqedoninë dhe Dardaninë. Me betejën e Shkodrës (168 p.e.r.) ushtritë ilire thyen dhe shteti ilir shkatërrohet. Më vonë ilirët bëjnë një radhë kryengritjesh kundër pushtimit romak më kryesorja e të cilave ishte Kryengritja Ilire e vitit 6-9 e.r. Ilirët vazhdojnë të përmenden deri në shek. VI e.r. si një popullsi me tipare të veçanta etnike. Nga rdhët e tyre dolën personalitete të shquara të perandorisë Romake e Bizantine, si gojëtari Asin Epikadi dhe juristi Prisku, perandorët e shek. III.IV e.r. Klaudi II, Aureljani, Diokleciani, Maksimin Daza, Konstanci, Konstantini I, Juliani, Justini, Justiniani etj.
4.Kultura Dallimi i tipareve kulturore të ilirëvebëhet gjithnjë më qartë gjat periudhës së mesme dhe sidomos në fund të kohës së bronzit. Qeramika si element tipik karakterizohet nga përdorimi i gjerë i formave me dy vegje të dala mbi buzë dhe zbukurimi me motive gjeometrike. Në këtë periudhë krijohen edhe vendbanimet e fortifikuara, të cilat karakterizohen nga ndarja e hapsirës së brendshme nga disa radhë muresh koncentrike.Metalurgjia vendase prodhon tipa të ndryshmëm armësh mbi bazën e prototipave egjean me një përpunim të formave. Veglat kryesore ishin sëpatat e tipave vendas "dalamto-shqiptare" dhe "shkodrane", si dhe tipi jugor i sëpatës dytehëshe. Uniteti shoqërorë i popullsisë ilire shprehet nga i njëjti rit varrimi me kodërvarre. Në kohën e hekurit theksohen tiparet e përbashkëta kulturore të popullsisë ilire dhe marrin një shtrirje më të gjerë. Për rajonet jugore qeramika mbështetet në forma dyvegjëshe dhe pikturimi bëhet veçori edhe për trevat të Epirit dhe Maqedonisë perëndimore. Për trevat veriore përdoreshin të njëjtat forma të qeramikës, por zbukurimi bëhej me inçizim, gërvishje ose reliev me motive gjeometrike. Vendbanimet e fortifikuara kthehen edhe në qendra ku prodhohet qeramika ose punohen metale për nevojat e bashkësisë fisnore dhe shkëmbim në natyrë. Një shfaqje të re të shek. VIII-VII p.e.r. përfaqësojnë parzmoret, kollçinjtë dhe përkrenaret e zbukuruara prej bronzi, që i takojnë shtresës së kalorësve aristokrat. Shtohen në këtë kohë armët prej hekuri, me një trajtim vendas, që zëvendësojnë plotësisht tipat prej bronzi. Që nga fundi i shek. VIIp.e.r. me krijimin e premisave për vendosjen e marëdhënjeve skllavopronare vihen re ndryshime në kulturën materiale të ilirëve. Krijohen qendrat e fortifikuara protourbane të rrethura me mure gurësh të punuar, si vendbanime të shtresave të reja shoqërore. prodhimi zejtar mbështetet në traditën e periudhës së hershme të hekurit duke përpunuar forma e veglave të punës, armëve, zbukurimeve dhe qeramikës. Pas mesit të shek. Vp.e.r. nga vendbanimet protourbane krijohen qytetet e mirëfillta. Qytetet më të rënfësishme ishin qendra prodhimi dhe këmbimi dhe njëkohësisht ishin qendra të teritoreve gjeografike të njohura me emrin fise, ku vepronin qendra më të vogla zejtare e bujqësore. Vendbanimet kryesore rrethoheshin me mure gurësh të punuar. Në urbanistikën e qendrave të mëdha në shek. IV-III zbatohet sistemi ortogonal. Brenda qytetit veçohet agoraja me godinat kryesore shoqërore: teatrin, stoan, tempullin, gimnazin. Banesat janë të tipit me koridor qendror për shtresat zejtare me hajat ose gjysmëkat për qendrat bujqësore ose peristil për klasat e pasura. Varrezat janë të sheshta dhe vendosen pran hyrjeve të qyteteve. prodhimi skllavopronar mbështetej në shkëmbimin mall-para. Përdoreshin monedhat e shtetit ilir, të Apollonisë, Dyrrahut, Skodrës, Lisit, Bylisit, Amantias etj. Fondi i veglave të punës u shtua krahas specializimit të degëve të zejtarisë. Poçeria prodhonte sipas kërkesave të tregut forma vendase ose të përpunuara sipas tipave helenë. Në shek. III.II p.e.r. punishtet shtetërore dhe private zotërojnë plotësisht tregun ilir dhe ngushtojnë importin helen. Mjeshtërit ilir përmenden si ndërtues të aftë të anijeve liburne. Veshja e burrave përbëhej nga këmisha e shkurtër mbi gjunjë dhe e mbërthyer në supi e djathtë, e lidhur në mes dhe rrallë nga tirqit. Mbi të lidhej një veshje e lehtë e tipit të gunës. Për gratë veshja bazë ishte këmisha me mëngë të shkurtëra dhe një linjë pa mëngë me prerje trekëndëshe në gjoks. Armatimi përbëhej nga përkrenarja me hapje katërkëndëshe për fytyrën, mburoja e rrumbullakët me rrathë e gjysmërrathë koncentrik, shpata, hanxhari, heshtat etj. Me shtetin ilir, format dhe taktitkat e luftimit u përpunuan në një art ushatrak ilir. Mjetet e shkrimit dhe mbishkrimet ndeshen edhe në qendrat e vogla. Si gjuhë kulture përdorej greqishtja dhe të gjitha mbishkrimet janë gjetur në këtë gjuhë. Arti u zhvillua lidhur me nevojat praktike. Skulptura e rrumbullakët dhe relievi u përdorën kryesisht në arkitekturë dhe varreza. Qendrat kryesore ishin Amantia, Bylisi, Dimali, Belshi. Besimi ia përshati perënditë e panteonit helen ideologjisë skllavopronare ilire, duke ruajtur format e lashta të kultit vendas.
5.Gjuha Gjuha ishte ilirishtja. Prej saj janë ruajtur pak glosa, si: sika-thika, peli-pleq (Epir), aspetos-i shpejt ( Epir ), sabaja-një lloj birre etj. Janë transmetuar nga autorët antikë një numër i madh emrash gjeografik e njerëzorë, disa prej të cilave shpjegohen me gjuhën shqipe, si Dardania me "dardhë", Dalmatia "delme, dele", Ulkin "ujk", Bardhyl me "bardhë", Balaj me "balë", Daz me "dash" etj. Në bazë të fjalëformimit , parashtresave e prapashtresave dhe ndryshimeve që kanë pësuar fjalët, ilirishtja është përcaktuar si një gjuhë indoevropiane.
Teoria mbi ilirët - sipas James Wm. Pandeli
Në librin 'Oh Albania, My Poor Albania' publikuesi me origjinë shqiptare James Pandeli, i cili ka studiuar historinë e popullit ilir, tregon se si në shumë raste grekërit e lashtë apo kronikanët e popujve të tjerë e kanë fshehur të vërtetën mbi çfarë ka pasur të bëjë me ilirët apo shqiptarët. Ndërsa studiuesit në përgjithësi , përveç se disa gjermanëve që vetëm sa kanë përmendur rëndësinë e të kuptuarit të ilirëve për të kuptuar botën e lashtë, nuk kanë bërë përpjekje të kuptojnë këtë botë të lashtë nga këndvështrimi "ilirian".
Kjo ka ndodhur pasi ata kanë qenë të drejtuar nga interesat e tyre dhe të atyre personave apo shkaqeve që i kanë shtyrë të shkruajnë.
Prandaj e vërteta mbi historinë e shqiptarëve apo ilirëve nuk mund të kërkohet në shkrimet e të lartpërmendurve, ashtu si fatkeqsisht kanë bërë edhe studiuesit shqiptarë. Shumë studiues mendojnë se pasiqë në fjalën "mediterranean" gjendet fjala "terra" që do të thotë "dhé" në latinisht atëherë fjala ka kuptimin Mesdhe.
Askush nuk ka përmendur kund se kuptimi i kësaj fjale mund të ishte Me-ditë-ra.
Fjala ra ishte shumë e rëndësishme në botën e lashtë. Në Ballkan pamja që ke përpara të jep përshtypjen se dukuritë nuk ndodhin por bien. Dukuria ra.
Aq më tepër kur kjo dukuri vështrohet me sytë e njeriut të shpellave të cilit i duket sikur qielli bien mbi dhé atje tej në largësi kur afron nata.
Brigjet e Ballkanit perëndimor dhe jugor e kanë shikimin e lirë për të parë perëndimin e diellit mbi detin ku Me-ditë-ranë (detin mediterranean).
"Me ditë ra". Bashkë me ditën ra mbi det edhe qielli.
Me-ditë-ra (perëndimi)
Atëherë britmat që dilnin nga goja e njeriut të lashtë ishin "Ou ra !" (Nga këto fjalë lindi më vonë emri Ouranos apo Uran ).
Kjo ishte koha e Krijuesit (Zotit) i cili do të vinte përsëri mbi dhé per të krijuar gjërat nga e para. Kështu Ou u bë më vonë një ndër perënditë e ilirëve.
Perëndia e parë fare ilire ishte nëna dhé, Ge, e cila ndërsa ishte akoma e virgjër solli në jetë perëndinë "Ou".
Vetitë e Ge iu dhanë më vonë në Bibël Mriës (Mariës) që po në të njëjtën mënyrë sjell në jetë Krishtin.
Vetë Ge është fjala rrënjë e njërit prej fiseve më të mëdha shqiptare,Gegë.
Fiset e tjera janë Toskë, Labë dhe Çamë.
Një libër i rëndësishëm mbi çështjen që po flasim i cili titullohet 'The Sacred Symbols of Mu' (Simbolet e Shenjta të Mu-së) është shkruar nga James Cherchward. Mu është një legjendë e ngjashme me atë të Atlantis. Prapa domethënies së disa fjalëve themelore të kësaj legjende mund të shohim pikërisht rrënjët e emrave të fiseve kryesore shqiptare të përmendura më sipër.
Vetë emri "Mu" mund të ketë të bëjë me përemrin pronor "Mua". Atlantis është Greqia në kohën përpara se të ndodhte përmbytja e madhe. Kjo ngjarje solli ardhjen e një vale të re perëndish si Zeusi që është perëndia e shiut. Edhe Bibla e përmend këtë përmbytje të madhe por askush nuk e kupton rëndësinë e kësaj përmbytjeje në kohën e lashtë.
Në vazhdim lindi fjala e përbërë Athene (Athinë) e cila rrodhi prej fjalëve ilire At enne apo në shqip at nëntë e cila ka lidhje me nëntë muzët e Atit (Zotit, Krijuesit) të letërsisë greke. Emrat e këtyre muzëve në të vërtetë janë historia e lënies së tokës greke nga iliriët - të cilët kishin qenë banorët e parë të saj - si pasojë e përmbytjes që ndodhi ku gjithçka u shkatërrua. Gjërat të tëra u prishën. Kjo haset tek fjala Terpsichore, tër-prishur-ë.
Gjërat u prishën pasi Krijuesi, Ati i kishte lënë. Atlantis, at-lan. Të bën përshtypje që në formën e një mallkimi shprehja do të merrte formën "Ati të lantë !" apo "A´t´lantë".
James Pandeli thotë se idetë e tija vetëm sa hedhin themelet e një këndvështrimi të ri mbi historinë e ilirivë dhe shqiptarëve. Këto ide duhen zhvilluar më tej dhe kjo gjë duhet bërë nga studiues shqiptarë dhe jo të huaj. Studiuesit duhet të jenë mendjehapur për të gjitha idetë që do të parashtroheshin.
"Askush nuk mund të jetë i plotëfuqishëm mbi sa i përket historisë shqiptare përveç vetë shqiptarëve."
Libri 'Oh Albania, My Poor Albania' ka 20 vjet që ndodhet i lënë mënjanë diku në dollapët e Universitetit të Tiranës pa u marrur ndonjëherë me seriozitet.
Afërdita - sipas James Wm. Pandeli
Perëndesha Afërdite
James Pandeli thotë se rëndësia e vërtetë e tezave të tij nuk qëndron në faktet që ka sjellur mbi prejardhjen e fjalëve por që ato janë të lidhura me diçka në histori si shkrimet e Hesiodit - pra diçka nga klasicizmi grek.
Akoma më e rëndësishme është mënyra se si është kryer deshifrimi përgjatë proçeseve të arsyetimit që ndiqte njeriu i lashtësisë - si mënyra si ai i kapte gjërat dhe lidhja me veçoritë e natyrës dhe emërtimet e vjetra të vendeve, lumejve etj.
Për njeriun që jetonte në pjesën perëndimore të Ballkanit vendi ku fillonte Bota ishte burimi i lumit Genusus (Shkumbin) dhe jo Kopshti i Eden-it sipas versionit të mëvonshëm grek dhe hebrej.
Atje bën dashuri dheu me qiellin.
Tek fjala "Genusus" - perëndia Ge, Dhéu është nuse "Ge-nus". Qielli është dhëndër - "Dhé-ndër" - i shpërndarë mbi (ndër) dhé duke e mbuluar atë.
Kështu një vepër e gjatë dashurie sipas mënyrës që njihej në lashtësi midis nënës Dhé, Ge, dhe Qiellit Ou-ra duke krijuar plot shkumë mbi lumin Shkumbin për të cilën kanë shkruar shpesh grekët e lashtë është e shoqëruar me lindjen e Diellit dhe ardhjen e ditës. Nga kjo dashuri rrjedh Afërdita. Ajo është simbol i dashurisë dhe mbarësimit.
Akti i parë i kësaj vepre dashurie solli lindjen e Afërditës së parë diku pranë lumit Shkumbin afër Elbasanit (emri i lashtë i vendbanimit ka qenë Scampa - S´kam pa ) për të cilën njeriu i lashtë arsyetonte se nuk e kishte parë tek lindte pasi ishte një çast afër dite por kur ishte akoma errësirë. Me lindjen e Afërditës u ndriçua edhe Bota.
Si tek rasti Me-ditë-ra (mediterranean) dhe tek Afër-dita, shikohet sesi njeriu i lashtë i shpjegonte këto dukuri duke iu referuar ditës.
Pandeli thotë se ka ndryshim të madh midis mënyrës sesi një shqiptar shpreh diçka dhe një ilir shprehte diçka. Por për të kuptuar vehten tënde duhet të kuptosh paraardhësit e tu dhe të marrësh prej tyre e jo prej asaj që sugjerojnë fetë e mëvonshme.
Gjendet një tempull ilir kushtuar Afërditës
Shumë larg nga vendbanimi më i afërt Nakova në nje vend plot çakenj në gadishullin Peljesac rreth 90 kilometra në veriperëndim të Dubrovnikut kishte qenë e zbuluar prej vitesh nga arkeologët kroatë një shpellë e cila kohët e fundit tërhoqi vëmendjen e një trupe tjetër arkeologësh kroatë, kanadezë e britanikë pasi shikoheshin lakuriqë nate të futeshin e të zhdukeshin brenda saj. Kështu arkeologët vendosën të zhvendosnin gurët e rënë nga sipër dhe dheun për të zbuluar në fillim një guvë të dytë e më pas një të tretë 50 metra në thellësi. Përpara arkeologëve ishte shfaqur në të vërtetë një vend i shenjtë i ilirëve dhe mendohet se në të nuk ka shkelur këmbë njeriu për rreth 2 mijë vjet. Ilirët duhet ta kenë mbyllur vetë këtë shpellë rreth shekullit të parë para erës sonë për ta mbrojtur nga legjionet romake që po përparonin gjithnjë e më tepër në Iliri. Një shtatore prej guri stalagmiti 60 cm e gjatë qe vendosur në qendër të dhomës së fundit në atë mënyrë që një tufë rrezesh dielli që vinin nga hyrja e shpellës binin mbi të vetëm në çaste të veçanta të vitit dhe kjo periudhë duhet të ketë qenë ajo e solsticit të diellit (periudhë e vitit kur dielli është më larg nga ekuatori). Përveç kësaj u gjetën në sasi të papara më parë, rreth 100 kg, dhe në një gjendje tepër të mirë me qindra copa poçesh, qypash, amforash nga Iliria, Roma, Athina, Egjypti në disa prej të cilave qe shënuar se i kushtoheshin Afërditës.
Nga gjetjet mirret vesh se njerëzit (duhet të kenë qenë një grup i zgjedhur njerëzish) mblidheshin për të kryer rituale të mistershme gostie dhe mbarësimi. Ky i fundit mund të jetë kryer në formën e orgjisë.
Të gjithë këto fakte të bëjnë të mendosh se kemi të bëjmë me një tempull i cili i kushtohej perëndeshës së dashurisë dhe mbarësimit Afërdite. Kjo perëndeshë njihet si të jetë greke, por disa historianë shqiptarë dhe të huaj janë të bindur se perëndesha ka qenë ilire por e huazuar nga grekët e vjetër. Emri i saj mendohet të ketë rrjedhur prej fjalëve "afër" dhe "dite" dhe ka lidhje edhe me yllin (planetin) Afërdite apo Venus (Venus quhej kjo perëndi në latinisht) i cili shihet qartë herët në mëngjes afër ditës.
Drejtuesi i projektit studiesi kanadez Tim Kaiser i cili punon për llogari të Muzeut Royal Ontari të Torontos thotë: "Ky është një monument seksualiteti, potence, burrërie dhe fuqie..."
Qeramikat më të vjetra datonin rreth 2500 vjet p.e.s, ndërsa më të rejat 400 vjet p.e.s. Gjetje të tjera datonin deri 6000 p.e.s. Kjo tregon që kjo shpellë ka pasur rëndësi të madhe për një mijëvjeçar të tërë. U gjetën gjithashtu eshtra fëmijësh dhe delesh, dhe copa karboni.
Kjo gjetje është shumë e rrallë, zbulohet për herë të parë një vend i shenjtë i ilirëve aq më tepër që është i paprekur për mijra vjet. Gjetja do të hedhë më tepër dritë mbi ilirët.
Ilirët kishin vendosur sundimin e tyre mbi lundrimet dhe tregtinë që bëhej mbi detin tepër të populluar Adriatik të asaj kohe i cili kishte një rëndësi të veçantë pasi lidhte Mesdheun me Europën Qendrore. Grekët bënin tregti me ilirët i shihnin këta të fundit si luftëtarë barbarë. Nuk dihet shumë mbi jetën e tyre të përditshme.
Mendohet se enët ose duhet t´u jetë dhënë ilirëve si një formë takse për të kaluar në ujrat e tyre ose u janë rrëmbyer anijeve që kanë kaluar andej përgjatë një akti piraterie.Enët qeramike nuk ishin të thyera nga koha apo dheu por mendohet të jenë përplasur e thyer me qëllim nga vetë njerëzit pas gostive.Do të mirren prova për të parë nëse poçet kishin mbajtur pije alkolike apo jo.
Kjo gjetje hedh dritë mbi perënditë e ilirëve, lashtësinë e këtyre perëndive, kontaktet e ilirëve me popujt e tjerë. Ajo përbën një mundësi për shqiptarët si pasardhësit e vetëm të ilirëve të studjojnë kulturën e stërgjyshërve të tyre prandaj shteti shqiptar duhet të kërkojë me gojën plot të dërgojë arkeologë shqiptarë që të marrin pjesë në gërmimet e mëtejshme dhe studimet e këtyre sendeve të gjetura.
Duhet theksuar se përveç gjermanes Spiegel, agjensitë e tjera të huaja të lajmeve jo vetëm që nuk e përmendin bashkë me këtë lajm lidhjen e ilirëve me shqiptarët, por i quanin ilirët si një popull i zhdukur pa lënë gjurmë.
Kjo e bën edhe më të domosdoshme formulimin e një pretendimi zyrtar nga ana e qeverisë shqiptare.
Mendohet se gërmimet do të vazhdojnë edhe për 2 vjet të tjera