Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/03/05

Festivali i Letërsisë në Nju Jork, mbi drogën e refugjatët


Shkrimtarët më të mirë të Meksikës dhe Kubës po ashtu do të jenë pjesë e festivalit, ndërsa Salman Rushdie – shkrimtari i famshëm i “Vargjeve Satanike” do të jetë në një natë të veçantë ku do t`u përgjigjet pyetjeve të lexuesve.
Me datë 25 prill e deri me 1 maj, në Nju Jork të Amerikës vjen Festivali i Letërsisë i organizuar nga PEN Qendra. Edicioni i 12-të vjen me një diversitet temash, që nisin në ditën e parë mbi diskutimin rreth drogës dhe substancave që individët e ndryshëm marrin për të krijuar, mes tjerash, dhe për të jetuar.
Shkrimtarët më të mirë të Meksikës dhe Kubës po ashtu do të jenë pjesë e festivalit, ndërsa Salman Rushdie – shkrimtari i famshëm i “Vargjeve Satanike” do të jetë në një natë të veçantë ku do t`u përgjigjet pyetjeve të lexuesve. Autoret femra do të kenë hapësirën e tyre të veçantë të diskutimit, sidomos mbi letërsinë evropiane dhe nocionet e ndryshme të realitetit.
PEN World Voices Festival of International Literature vit për vit mbledhë shkrimtarët më të mëdhenj nga e mbarë bota për një festival që ofron ligjërata, panele, promovime librash në diskutime të thella mbi tema që preokupojnë aktualisht njerëzimin. 

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...