I botuar nga “Jalifat Publishing”, autori që në fillim të librit ka pas kujdes që pikërisht duke u bazuar në atë se libri sjell kujtimet mbi këtë qytet të vjetër, atëherë ta kujtojë këtë qytet edhe me dedikimin mbi figura të njohura shqiptare që ka nxjerr pikërisht ky qytet, duke u nis prej atdhetarëve e deri te mendjet e ndritura që ka nxjerr Gjakova
Qyteti i Gjakovës i futur në shpirtin e Esad Dujakës rrjedhshëm vjen edhe deri te lexuesi, pikërisht nëpërmjet librit me kujtime “Libri i Gjakovës”, që është prezantuar më herët edhe nëpërmjet promovimit.I botuar nga “Jalifat Publishing”, autori që në fillim të librit ka pas kujdes që pikërisht duke u bazuar në atë se libri sjell kujtimet mbi këtë qytet të vjetër, atëherë ta kujtojë këtë qytet edhe me dedikimin mbi figura të njohura shqiptare që ka nxjerr pikërisht ky qytet, duke u nis prej atdhetarëve e deri te mendjet e ndritura që ka nxjerr Gjakova.
Nis me “Vitet e Rinisë”, ky libër i autorit Dujaka që ka një rrëfim të lehtë për ti bërë këto kujtime më të këndshme jo vetëm për qytetarët e Gjakovës, kapitull ky që më pas ka një shtrirje nëpërmjet rrëfimeve si në: “Efednija dhe Kaja”, “Protesta për Trieshtën”,”Varret e natës”, “Deva dhe Kraleva”, “Kënga dhe humori”, “Mazllomi dhe Kosara”, “Burgosja e Tekiut” ...
Libri “Libri i Gjakovës”, më pas vazhdon edhe me kapitullin “Vitet e Rilindjes”, që përfshin fillet e punës së autorit të këtij libri në gazetën “Zëri”, e deri te “24 Marsi- jetë e ndarë në dyshe”, për ta përmbyllë këtë libër kujtimesh me kapitullin e fundit”Jeta është luftë”, kapitull ky që përfshinë edhe përvojën e autorit me problemet shëndetësore, por jo vetëm të tij por edhe të bashkëshortes së tij.
Esad Dujaka ka lindur më 15 qershor të vitit 1945 në Gjakovë. Libri “Libri i Gjakovës”, është libri i tij i tretë.
No comments:
Post a Comment