Agjencioni floripress.blogspot.com

2016/03/05

Botohet në frëngjisht një nga tregimet e romanit "Angelus Novus" të Bashkim Shehut

Është libri i katërt i botuar në Francë nga ky autor.
Një tregim brenda romanit "Angelus Novus" të Bashkim Shehut, përkthyer në frëngjisht nga Élisabeth Chabuel, botohet si libër më vete në Francë, me titullin “Gracka”, nga Shtëpia Botuese "Éditions Imprévues", e cila ka interes të veçantë për letërsinë shqipe.
Është libri i katërt i botuar në Francë nga ky autor. 
Personazhi i gjithëpranishëm i këtij romani është Historia, e cila me fuqinë e saj të përbindshme e të verbër, sjell shkatërrimin e jetëve të panumërta. Përballë Historisë, pohohet tragjikisht vlera e papërsëritshme e çdo historie të veçantë njerëzore. Është një nga temat e parapëlqyera të këtij autori, dhe në romanin "Angelus Novus" gjejmë një trajtim më të thelluar të saj.
Shkrimtari Bashkim Shehu, i cili jeton në Spanjë, por në kohë të fundit është gjithnjë e më shpesh në Tiranë, është autor edhe i një vistër veprash të tjera: Rrethi, roman, 2002, Orfeu në Zululandën e Re, roman, 2003, Udhëkryqi dhe humnerat, roman, 2003, Mulliri që gëlltiste shpirtra, novela, 2004, Gjarpri dhe heronj të tjerë, roman, 2004, Angelus novus, roman, 2005, Hija e gurit, tregime të zgjedhura, 2006, Mozart, me vonesë, roman, 2009, Loja, shembja e qiellit, roman, 2013. 

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...