Niq Krasniqi
Dhe këtë nuk po e them vetëm për ne shqiptarët, në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e gjithandej nëpër Ballkan, mërgatë e diasporë, por për të gjithë ata artdashës dhe përkrahës të artit që lufton dhunën, luftën e krimet njerëzore, për të gjithë ata që përmes këtij filmi të punuar me aktorë të Kosovës, në Kosovë mu aty ku vite më parë ishin ushtruar masakra e gjenocid ndaj një populli duan t’i drejtohet një apel gjithë botws për t’u rreshtuar kundër dhunës e luftës, kundër nacionalizmave, urretjes rracore e fetare.
Aq më shumë që ky apel tejet njerëzor drejtohet e dërgohet nga një vend e një popull që sapo kishte tejkaluar një përballje me krimet njerëzore!
Prandaj në këtë kuptim s’ka se si i gëzohet kush dominimit të filmit “Shok”, nga filmi irlandez “Stutterer”, pos vet fituesve të çmimit Oscar dhe irlandezë që vlerësimin e bëjnë në bazë nacionale.
Natyrisht që dominimit të filmit kosovaro-britanik “Shok” nga filmi “Stutterer” i gëzohen edhe nacionalistë e shovenistë serbë, po kjo është një çështje tjetër dhe një problem i thellë shoqëror në Serbi.
Mirëpo këtë nuk po ta zë për të madhe Fatmir, se të njoh, edhe se si je i ngutshëm edhe shpesh emocional, prandaj këtë gaf e shoh si gabim në shtypje të shkronjave, apo edhe nga emocioni që ke pas për shkak të nominimit të filmit tonë “SHOK” për çmimin Oscar, çmimit më lartë dhe më të vlefshëm në Botë në fushën e kinematografisë, artit filmik e industrisë së filmit.
Shumë kush ishte i emocionuar në këtë natë, aktorë e regjisorë, kompozitorë e producentë, të nominuar e jasht konkurence, artistë e artdashës, shikues e adhurues, e sidomos shqiptarët të cilët kishin rastin e parë, që edhe në këtë nivelin më të lartë botëror të artit filmik, të kanë një film në konkurencën më të ngushtë për çmimin Oscar të vitit 2016, për film të shkurtë real. Të marrin vlerësimin e këtij niveli, të Akademisë OSCAR (Academy of Motion Picture Arts and Sciences), të gëzojnë këtë prezencë e vëmendje mediale, të fitojnë këtë vlerësim ndërkombëtar.
Që Kosova e pasluftës t’i flet gjithë Botës për tentimin që asaj t’i shfaroset populli dhe për këtë të vlerësohet me nominim për çmimin Oscar të vitit 2016!!
Prandaj e kuptueshme që edhe ti ke pas emocione, që të shtypish gabimisht, po edhe mos t‘a shohish për t’a përmirësuar, apo tërhjekur postimin, si të tillë!
Mirëpo këto emocione rasti, nuk mund të të bëjnë të shtypish gabim rreshta e mbash qëndrim të gabuar për filmin “Shok” si ‘Interpretim i dobët’?!
Interpretimin dhe vlerën artistike të filmit “Shok” e paraqet nominimi në rrethin e ngushtë prej 5 filmave më të mirë në Botë, në katëgorinë ‚film i shkurtë real‘ nga dhjetramijëra të tjerë të krijuar në vitin e fundit.
Dhe ky nominim për filmin “Shok” është tejet i lartë. Më i lartë se për të gjitha krijimet e deritashme filmike, jo vetëm nga Kosova e shqiptarët, por më i lartë se për të gjitha krijimet tjera filmike në këtë pjesë të Evropës, të mbiquajtur Ballkan.
Prandaj qëndrimi yt është plotësisht i gabuar, në disa drejtime; artistike, profesionale, emocionale e humaniste, pasiqë filmi “SHOK” nuk ishte i dobët. PËRKUNDRAZI.
AS intepretimin nuk e kishte të dobët!
Është çështje shije se a ishte “Stutterer”, “Shok”, apo një i tretë më i mirë, por film të dobët aty në konkurencë nuk kishte.
Kush prononcohet në këtë mënyrë, nuk tregon as për dobësi të filmit “Shok”, as të çmimit të Akademisë Oscar, por proklamon e shpërfaq dobësitë e veta, që nga padija profesionale e artistike deri tek dobësia ndaj temave.
Aq më shumë e me keq nëse për këtë qëndrim tregohet se nuk ishte dobësi momenti. Sic tregon ti në postimin tuaj.
Për më tepër, kjo më shumë se për qëndrim të gabuar flet për orientim të gabuar, që rrjedhimisht të sjell tek vlerësimet e gabuara.
NUK është hera e parë që nga Shqipëria shpërfaqen orientime të gabuara artistike, si nga nivele zyrtare, ashtu edhe nga publiku. Kjo është një tjetër në këtë drejtim.
Mirëpo derisa për disa tjera ky problem spostohej si çështje e shijes, duke mohuar anasjelltas kompetencat për vlerësim, kësaj rradhe mohimi i kompetencave të Akademisë Oscar për artin filmik del qesharak, e më shumë!
Pra nuk është çeshtje e shijes këtu.
Edhe pse edhe për shijen personale mund të diskutohet, që nga shkaqet e rrethanat që kanë ndikuar që ajo shije të krijohet, ashtu si shpërfaqet, respektivisht për kushtet e kushtëzimet, që kanë determinuar personalen, e deri tek interesat që e mbajnë atë të tillë.
Prandaj Fatmir, tërhjeke këtë postim e mos shpërfaq ‘dije’ përtej Oscarit, pikërisht me dhe për filmin ‘Shok’, së paku jo publikisht. Apo ruaje këtë ‘dije e kompetencë’ që ke për ndonjë rast tjetër, ose shpërfaqe në rrethe të mbyllura…
Si këshilltar i Kryeministrit të Shqipërisë të bënë mirë, ty e Kryeministrit, të gjeni, apo huazoni ndonjë fjalë të mirë për këtë arritje të veçantë të krijuesve filmik shqiptarë.
Edhe kur janë nga Kosova.
Në këtë drejtim uroj mbarësi. Edhe shëndet.
Këshilltari i Edi Ramës,Fatmir Velaj :
“Shok” nuk meritonte ‘Oscar’, interpretim i dobët
Ndryshe nga Kryeministri Rama që i uronte aktorëve të filmit “Shok” të fitonin Oscarin, Këshilltari i tij për Diplomacinë Kulturore e cilëson një interpretim të dobët.
Fate Velaj uron Di Caprion por thotë se e dinte që “Shok” nuk do të fitonte çmimin.
Ja çfarë shkruan Velaj:
“…më në fund, më i miri. Leo Di Caprio. Më gëzoi shumë dhe Mark Rylance -një super artist që më ka mrekulluar në disa filma”
“shok”? Kush ishte pranë meje kur e pashë filmin e mban mend që thashë se nuk fiton OSCAR. Interpretim i dobët. Përsëri quhet sukses i madh që u dominua”, shkruan Velaj në Facebook.