2016-03-05

Hasanbegovic, ministër kulture e fashist i radhëve të Ustashëve kroatë

Partia në fjalë, Croatian Liberation Movement (HOP), është ende aktive në Kroaci dhe statistikat e fundit tregojnë për rreth 650 anëtarë. Edhe pse kryeministri i Kroacisë – Orešković, thotë se Hasanbegovic nuk është fashist, duket se zhvillimet e fundit mund të qojnë deri në shkarkimin e këtij personi si Ministër Kulture.

Me datë 22 janar Tihomir Orešković e zgjodhi Zlatko Hasanbegovic si Ministër të Kulturës. Që nga ajo ditë, janë të shpeshta kritikat që merr kroati dhe vetë kryeministri për këtë pozicionim, duke marrë parasysh të kaluarën e Hasanbegovic.
Portal Novosti ka publikuar në anglisht një shkrim ku tregohet mbështetja që Hasanbegovic i ka dhënë Ustashas, Lëvizjes ultranacionaliste, fashiste dhe terroriste kroate e cila funksionoi aktivisht mes viteve 1929 – 1945. Pjesëtarët e saj ishin kryesisht katolikë, nacionalistë kroatë.
Hasanbegovic në vitet e hershme shihet duke përkrahur dukshëm lëvizjen e Ustashëve, duke i quajtur ata heronj dhe martirë, me qëllimin e krijimit të Kroacisë së Madhe, siç ka thënë Ante Pavelic. Ministri aktual i kulturës thotë se të gjitha deklaratat e tij po nxirren nga konteksti, por madje gazetat kroate kanë publikuar fotografi ku Hasanbegovic shihet me kapelën me simbolin “U” për Ustash, lëvizja naziste e Kroacisë në Luftën e Dytë Botërore. Vetë Hasanbegovic i kundërshton këta zëra.
Partia në fjalë, Croatian Liberation Movement (HOP), është ende aktive në Kroaci dhe statistikat e fundit tregojnë për rreth 650 anëtarë. Edhe pse kryeministri i Kroacisë – Orešković, thotë se Hasanbegovic nuk është fashist, duket se zhvillimet e fundit mund të qojnë deri në shkarkimin e këtij personi si Ministër Kulture. Hasanbegovic është historian. 

No comments:

Post a Comment

“Opozita serbe është një mjet në duart e shërbimeve sekrete kriminale dhe të huaja. Këta të rinj pak a shumë po përdoren prej tyre”, tha kryetari i Serbis1% Aleksander Vuçiç

                     Kërko brenda në imazh                              Nga Flori Bruqi p residenti serb Aleksandar Vuçiç ka akuzuar opozitë...