Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, rrëfen dijeninë dhe pranon ndihmën institucionale të kërkuar prej tij nga familjarët e Alda Canajt.
Marjan Frroku siç dihet tashmë punonte pranë këtij institucioni dhe ndërhyrja ishte për të zgjidhur një marrëdhënie konfliktuale midis çiftit.
Klosi thotë se për ndërmjetësim mes palëve ka pas qenë caktuar një punonjëse e vjetër.
Klosi shpreh habinë e tij në lidhje me vazhdimësinë e ngjarjes. Marjani sipas tij ishte njeri i kultivuar dhe me kulturë, që nuk do ta zgjidhte një konflikt me forcë.
Klosi tregon se letra e familjes së Aldës i ka shkuar institucionit që ai drejtonte.
“Ky shqetësim ka ardhur dhe ne kemi vendosur një punonjësen tonë që të merrej ekskluzivisht me këtë shqetësim. Vrasja që bëri Marjani nuk ishte një shpërthim që erdhi nga hiçi, ishte një histori e trazuar, një marrëdhënie problematike mes dy të rinjve”- thotë ai.
Sipas ish-kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror lidhja e çiftit dihej nga të gjithë, siç dihej dhe nga ai.
“Nuk e di a bashkëjetonin apo jo, por ishte një marrëdhënie që kishte zgjatur dhe në një moment ai u çmend, i doli vetja nga kontrolli dhe përfundoi në vrasjen e dy personave”- thotë Klosi.
*****