Edward Joseph Snowden (i lindur më 21 qershor 1983) është një ish-kontraktor teknik amerikan, i cili punonte për Agjencinë e Sigurimit Kombëtar (NSA) dhe Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA).
Snowden në qershor 2013 zbuloi në media materiale sekrete të SHBA dhe Britanisë së Madhe në lidhje me programet e tyre përgjuese të qytetarëve në mbarë botën.
Publikimet rreth programeve Prism dhe Tempora
The Guardian botoi një pjesë të materialeve dhe informacioneve të Snowden në qershor 2013 duke përfshirë detaje mbi një shumëllojshmëri dokumentesh sekrete në lidhje me metodat e përgjimit të individëve amerikanë dhe evropianë si biseda telefonike, komunikime në shërbimet internetike si dhe informacione mbi programin PRISM dhe Tempora.
Snowden tha se materiali i dhëne prej tij ishte vetëm një përpjekje "për të informuar publikun për atë që është bërë në emër të tij dhe kundër tij".
Akuzat nga prokurora Amerikane
Më 14 qershor 2013, prokurorët federalë amerikanë paraqitën një dosje, te bërë publike më 21 qershor, e cila akuzon Snowden për vjedhje të pronës qeveritare, komunikim të paautorizuar të informacionit kombëtar të mbrojtjes, dhe komunikimit me paramendim të materialeve të shërbimit sekret; dy akuzat e fundit janë bazuar në aktin anti-spiunazh të ShBA.
Vlerësime
Informacionet e shpërndara nga Snowden konsiderohen si më seriozet dhe të rëndësishmet në historinë e NSA-së. Matthew M. Aid, një historian dhe studiues i shërbimeve sekrete, deklaroi që dhënia e informacioneve të zbuluara nga Snowden "kanë konfirmuar dyshimet e vazhueshme në lidhje me përgjimet masive të NSA-së".
http://www.ibtimes.co.uk/edward-snowden-scandal-cia-nsa-hired-warning-513190
https://www.theguardian.com/world/video/2013/jun/09/nsa-whistleblower-edward-snowden-interview-video
https://www.washingtonpost.com/world/national-security/us-charges-snowden-with-espionage/2013/06/21/507497d8-dab1-11e2-a016-92547bf094cc_story.html
https://commons.wikimedia.org/wiki/Category:Edward_Snowden
https://commons.wikimedia.org/wiki/File:Edward_Snowden_speaks_about_dangers_to_democracy_at_Sam_Adams_award_presentation_in_Moscow.webm
Pasi postoi një kod me 64 karaktere, që besohet të jenë një çelës për transkriptim, mediat ndërkombëtare shkruajnë se zbuluesi i famshëm, Eduard Snouden mund të jetë vrarë ose kapur.
Informatori i famshëm Snouden, postoi të premten në “Twitter” një kod me 64 karaktere, mes të cilave shkronja dhe numra, por mesazhi u fshi shumë shpejt.
Ky reagim, së bashku me një paralajmërim misterioz gjatë kësaj javë, ku thuhej, "Është koha", ka bërë që të nisin spekulimet se, mund të bëhet fjalë për një çelës transkriptimi për një rrjedhje të madhe dokumentesh.
Ish-agjenti i CIA-s e ka pranuar se ai u ka shpërndarë fotografi të koduara të gazetarëve dhe bashkëpunëtorëve të cilat ende nuk janë publikuar.
Kus ishte Eduard Snouden?
Amerikani Eduard Snouden i cili mori përgjegjësinë për ekspozimin e programeve kryesore të survejimit, duket se nuk ka mundur të përfundojë shkollën e mesme, por është futur dhe ka përparuar me shpejtësi në qarqet e zbulimit të Shteteve të Bashkuara. Edward Snowden u rrit në shtetin e Karolinës së Veriut dhe në Maryland.
Në një intervistë për gazetën britanike “The Guardian”, ai thonte se ai nuk e kishte përfunduar kurrë shkollën e mesme, por kishte marrë klasa kompjuteri në kolegjin e Marylandit dhe se kishte marrë diplomën e arsimit të përgjithshëm. Gazeta “The Guardian” citon ushtrinë amerikane të ketë thënë se Snowden u regjistrua në forcat rezerviste, si pjesëtar i forcave speciale në maj të vitit 2004, por nuk e përfundoi trajnimin dhe u shkarkua nga radhët e ushtrisë 4 muaj më vonë. Snowden i tha gazetës se e ndërpreu karrierën e tij ushtarake pasi theu të dyja këmbët një aksident gjatë stërvitjes.
Gazeta thotë se Snowden filloi për herë të parë punën si roje sigurie për agjencinë e sigurimit kombëtar NSA, që e caktoi atë në një objekt zbulimi në Universitetin e Marylandit. Po sipas gazetës, talenti që kishte për shkencën kompjuterike e ndihmoi atë të gjente punë në CIA, si specialist i sigurisë së teknologjisë së informacionit, se CIA e kishte emëruar atë në misione zbulimi diplomatik në Gjenevë dhe Zvicër, por agjencia e zbulimit refuzon të konfirmojë, ose mohojë që Snowden të ketë qenë punonjës i saj.