2016-10-04

Fjalë të rralla (A-Zh)


rmirdita

Kryeredaktor: R. Laçi – Bern
Redaktor&Webmaster: B. Saidi – Munchen
Fotofreskimi: A. Islami
Moderatore: L. Doda, Sherife Reka
Moderatorë të përkohshëm në:
Bern, Tiranë, Prishtinë, Tetovë, dhe Paris.

A

aht,-i m sh e (et) namë, haku i të drejtës së nëpërkëmbur; mosplotësimi i amanetit të parëve ose namë e lëshuar nga të parët
all,e i, e kuq,e
at,i (shum: atllarë), kalë shale, kalë vrapi

B

behane, person me ndonjë te metë te lindur ose të fituar, apo me ndonjë gabim tjetër në jetë; (2) shkas (postim: F.I)*
biroçe, karrocë luksi me dy rrota e tërhjekur nga një ose më tepër kuaj troku (postuar nga Pandeli Liço, Vlorë)
buthëtim,-i m. (f.kal.buthët/oj, ova, -uar) mugullim, bulbëzim, bimë apo fenomen tjetër që sapo nxjerr krye (huazuar pa nevojë nga frëngj: émergence=emergjent)

C

carrok,u, foshnjë

Ç

çanak,u,- enë argjili për tu ushquer; pjate argjili (F.I)*
çerep, i, – lloj ene nga argjili, e rrumbullakët si tepsi për të pjekur bukë etj. (F.I)*
çiler, i – dhomë e posaçme në shtëpi ku ruhet bylmeti (prodhimet nga qumshti) (F.I)*
çkunorëzim,i (shkunorëzim) prishja e kunorës, prishja e martesës ; divorc

D

dejkë,-a fa(t) (apus apus), shpend shtegtar që i ngjan dallëndyshes por më i madh, i njohur gjithashtu me fluturim të gjatë dhe të shpejtë f. sh.
dëndëne, 1. vegla muzikore; 2. muzikë, u bë dëndënja e madhe; merrni dëndënet çuna (instrumente muzikore)
digdil,-i sh. a(at); kalë vrapi ose i ushtruar për betejë, at (Postim: H.N, Zhelinë)

DH

dhjetëvjeçar,i, 1. moshë dhjetëvjeçare; 2. kohëzgjatje dhjetë vjetëshe; dekadë

E

eoniz/ëm,-mi m. perversion seksual (pa qenë homoseksual) që përbën nevojën e një mashkulli të adapton mënyrën e veshjes dhe të sjelljeve të cilat në shoqëri njihen si të femrave (këtë fjalë nuk e gjejmë në fjalorët shqip; këtu shënohet për herë të parë, 21 gusht 2011)
emërtim, caktim në një post, nominim

Ë

F

fak(ë)tim/ë,-a f. sh. -a (t) (sinonim: vetëtima) dritë e fortë zig-zage e shkaktuar nga shkarkime elektrike të reve si dhe shkëlqime ose xixëllima të tjera të forta; 2. Dhimbje me të therrura; 3. Rreze të befasishme (më së shpeshti e dëgjojmë si faktimë)
folé, ja (sh. të), çerdhe (simbolikë: shtëpi, kulm mbi kokë) (postim i Enisit nga Kaçaniku)
fanos, faros (shfaros)
fanoz/ë, vegël e posaçme nga shufra druri në formë mullari për të terur, kryesisht ndërresa të foshnjeve mbi tagar gjatë motit të ftoftë ose me shi.
farash,i, vegël druri me grykë të hapur për të mbledhur bërllogun (të fshirat)
fatkeqsi,a, ndodhi e padëshiruar e rastësishme, ndeshje, dëm; akcident
flitron, njeri që flet shum, ja jep shum hapur pa asnji mbulesë (F.I)*
flokëverdhë, verdhosh; blond-inë (bjond-inë)

G

galane, tirq me ngjyrë të zezë (Postuar nga Sylë Goçi – Junik)
galë, 1. dele e zëzë; 2. ngjyrë e zezë (Postuar nga Sylë Goçi – Junik)
garaz,-i m.sh. -e(t) 1. objekt, obligim ose detyrë e pranuar që mban në vete ngatërresa e pasoja të ndryshme të mundshme 2. problem (Shënoi: I. Jonuzi, Pollgjë, v. 1966)
gërtuk,-u (sh. gërtuq,-e) misër, bima dhe fryti (bukë e gërtukët) (postuar nga Nezir Hajdini, Zhubrinë, Kërçovë)
gërxhul/i m.sh ë (ët) (edhe si mbiemër) flliqan, njeri që len veten pas dore; 2. kafshë e dobët e papërmbajtur dhe e paushquer (Pollgjë, rmt)
govatë,a gotë zakonisht nga metali me sasi mesatare prej 2-3dc

GJ

H

habi, befasi, e papritur e këndshme; surprizë
hajhuje, 1. femër e lehtë, femër që ndërron mashkujtë 2. hutaqe 3. e pacipë
hariq, i përjashtuar nga pasuria, nga trashigimi familjar.
harlis,- (harlisem,- f.v.) hutim, humbje e koncentrimit (Postuar nga Ferik Imeti, Prizren)
hukubet,-i shum i madh, vigan (Postuar nga A. Abdullahu,Tetovë)
hulá f. sh –ja shpresa të pabaza, të kota, ëndërralla (nuk rrohet me hulaja), (“Me hulaja, vdes fukaraja!)

I

idhtar,-i, dashamir i dikujt o i diçkafit, adhurues; simpatizues, tifoz
irë,-a ndyrësi e madhe e rrënjosur nga gjatë kohë në tesha ose të trup; zhul që s’lahet.

J

jaz, prockë, lum i vogël (jaz mulliri, jaz fushe)

K

kablik, m. sh. kabliqe (në disa vise, kabliç) enë druri për krypë (postuar nga Sylë Goçi-Junik)
kaltër, ngjyrë qielli, mavi (turq), blu
kallashtër,a f. sh a(at) kallinë misri e shkoqitur (e shkokëluar); 2. trung i tharë duhani (Postim)
karvaj-ë f.sh-a(t) ( në disa vise përdoret vetëm në shumës), ditët kur bagëtia ngjitet në bjeshkë ndër stane. Nga këtu edhe “Nata (Netët) e Karvajave”, festë e daljes në bjeshkë kur edhe shtrohen darka të mëdha për familje e miqë (postuar nga Sylë Goçi-Junik)
kanatierë, 1. veshje e brendshme për pjesën e sipërme të trupit për mashkuj, 2. kostum banje
kasnec,-i sh. ë(ët) telall, lajmëtar në kohën otomane që sillte lajmet ose urdhërat nga më lartë (Postim: A. Laçi, Paris)
kedër,-i / (lat. cedrus), dru nga lloji i halorëve, i familjes se pishave me prejardhje nga Lindja e Mesme, Afrika Veriore dhe Himalajet. U përshtat më vonë në Europë.
kmesë, a, (kamesë)-lloj mjeti per prerje te drurit (për krasitje psh), ndryshe nga sopata (F.I)*
kërblik-ë, kukëz, krutë, baston (turq.)
kërr, tokë jopjellore, tokë e çveshur
kërsh,-a, shkëmbij, gurëz të mëdhenj, vise shkëmbore (nga Z Bajramaj – Kosovë)
kërrut,ë,-a f.sh-a(t) bastun, kërlik
(Poshtu: dhi ose dele me brirë të vegjël e të këthyer nga pas (FGjSh – 2006)
kërsh(ë)lla,-ja, ndërtesë madhe (me gurë), kështjellë; 2. kazermë (A.A. Tetovë)
kokoreç, zorë të thurrura të qengjit në formë bishtaleci dhe të garnuara me mëlçi e të fërgura në fëltere (gatitje shqiptare) (postuar nga Pandeli Liço – Vlorë)
kotar,-i, vend ku vendosen delet gjatë natës. Mund te jetë i thurur nga thupra / filiza të drurit të lejthisë ose të ahut, por mund të jetë i ngritur edhe me dërrasa, gurë etj.
kryeplak,u, i parë i një fshati, i një qyteti, prefekt
kryesi, a, pari, udhëheqësi, presidencë ose prezidencë
kryetar,i,e, ai që kryeson, president ose prezident
kumlak, u, fëmij i pasalindur e gjer në tre muajë. (F.I)*.
kupë, kupa, enë druri për të bartur ushqimin e ditës. Përdorej me shumicë nga barinj dhe bujq
kuvend,i, 1. bisedë e rëndësishme 2. organ demokratik, parlament
kuvendar, pjesëmarrës në kuvend, parlamentar

L

laper,-i, rrugaç i imë, njëri që sillet poshtë e lartë pa asnjë nevojë
lapër,a, 1. fletë, 2.gjeth, 3. pjesa e jashtme e veshit, lapra e veshit (postuar nga A.A. Tetovë)
langar,-i qen endacak dhe jo i vyeshëm (pezh: njeri që sillet rrugëve)
livere, njeri i veshur keq, i leckosur, leckaman (F.I)*.
lozë, bot. rricë, lozë të hardhisë, të kungullit, shalqinit, pjepërit (fig.lëshoi lozë, u vendos, u përhap)
lugaveshi (Forficula auricularia), insekt shum i uryer; (1-2cm,ngjyrë gështenje në të zezë) del më tepër natën për të kërkuar ushqim dhe është plotësisht i parrezikshëm për njeriun perkundër gojëdhanave se hyn në vesh dhe zë vend aty përgjithmonë dhe kështu dëmton dëgjimin.

LL

lladërvin/ë (krah.) f.sh.-a(t) 1. mbeturina të ngrënieve, që zakonisht përzihen në gjellën e kafshëve (pej. ngrënie që nuk pëlqehet)
llapush,i,e, njeri trupmadh por mendjevogël, kokëtrashë (fjalë fyese)

M

madhor,e, i ritur, që ka kaluar rininë e hershme, mazhor
mijëvjeçar,i, 1. periudhë kohore; 1.moshë, milenium
mitur (i,e)1. i vogël; 2. tepër i ri në moshë; 3. kalama, minor,e
munafik-u, (ar) poshtërsi; njeri ngaterrestar dhe rrenavec (latinizëm; hipokrizi, hipokrit)
murdar, mb. sh. (ë vetëvrasës, (pezhoratif) ai që vret vetveten pa marrë parasyshë kushtet, formën dhe mjetet (Tetovë,2010)

N

nomofobi/a ndjenjë frigë nga mungesa e telefonit celular 2. edhe si mbiemër: nomofob sh. ë (ët) [(ang., no mobile phone phobia) fjalë e re e përdorur për herë të parë në shqip në filolet]
ndjeshëm (i, e), sensibil,e
ngallmon, njeri që bartë fjalë, shtisë (F.I)*.
ngecje, ngadalsim, ecje pas, regres
ngjarje, ndodhi, eveniment

NJ

O

odë e zjarrmit, kthinë që përdoret vetëm për të gatuar (për magje)
ollog (ollogj), i mbetur në shtrat nga sëmundje e rëndë dhe e gjatë; invalid i rëndë (ka ra ollog)

P

palaré-ja, lloj tryeze e drurit, pa këmbë që shërben(te) kryesisht për të gatuar pite me miell misri
pakicë-a, në numër më të vogël se të tjerët, minoritet
përderës-i, lypës, (që lypë derë më derë), (Postuar nga Martin Mato – Tiranë; fjalë e dëgjuar nga prindi Jakup Mato, fshati Fterrë mbi Borsh në bregdetin ionian).
përparim-i, zhvillim , ecje përpara, prosperitet
pispilit, lakër e grirë dhe miell misri të erëzuara dhe të pjekura në furrë (P. Liço – Vlorë)
poliandri,-a f. etnogr. 1. formë e martesë me grupe, kur një grua ka shum burra. 2. veçori e disa bimëve që kanë më tepër etamine (shih. “…në këthimin e poliandrisë”)
poçe, vorbë e bërë enkas për zierje të groshës (Postuar nga Pandeli Liço – Vlorë)
poras/ë,-a (sh.-at) grip, rrufë, sëmundje stinore ngjitëse zakonisht jo e rrezikshme (shënuar në Gradec, 1968)
postatj/e,-a f.sh.-e(t) lodhje;
postat (kal), -a, -ur, ia pakson fuqinë dikujt, e lodh dikend
postatem (pës), lodhem
i/e postatur (mb), i/e lodhur (Shënuar në Pallçisht-Tetovë, 1981)
prani-a, prezencë,a
pupteshk/ë, f.sh.-a(t) (në disa vise: popteshka), lloj gërtuku (misri), gjithashtu fryti i saj i cili përdoret kryesisht për pupteshka (kokrra që gjatë pjekjes fryhen dhe pëlcasin) (këtërr, popcorn)
pusht-i, ngashnjues i pacipë (mashkull i paturp e i sëmurë pas seksit)

Q

qethëtar-ë, zejtar për qethje të dhenve, ai që qethë dhentë. (postuar nga Sylë Goçi-Junik)
qeshkek-u, ëmbëlsirë e përgatitur nga gruri i shtypur dhe e zier mirë me qumësht dhe e sheqerosur. Embëlsirë tradicionale dasme edhe në ditët e sotme në Opojë. Në disa vise quhet hashure (F.I. Prizren)*
qiler, i, oda e nuses dhe e dhëndërrit, gjerdek
qilur, i, pjesë e shtëpisë në tokë, bodrum
qindvjeçar,i, 1. periudhë kohore 2. moshë (shekull-or)
qyski, a, – profil i trash nga çeliku që përdoret si lloz (F.I)*

R

RR

rros/ë,-a – jetesa; mënyra se si jetojmë, përfshi kushtet familjare dhe materiale në tërësi (N.Hajdini – Kërçovë)

S

sallakoj, f. kal. (vet. sallakohem) mbështjell, rrethoj, bie rreth e rrotull
saktizmi m, dogmë religjioni indian sipas së cilës energjia krijuese e femrës është esenciale (e regj. për herë të parë 10.6 2010)
scrabble, lojë shoqërore e cila bazohet në formimin e fjalëve (në grilë) më të gjata të mundshme prej germave të tërhequra në mënyrë të rastësishme; 2. Markë e depozituar (për herë të parë në fjalorin shqip-shqip: rml)
sepet, i, – lloj shporte e rrumbullaket e thurur nga filizat e rinjë të drurit të rakitës dhe përdorej për ruajtjen e bukës , kurse në në disa vise edhe për bartjen e gjërave (pemë, perime etj) ushqimore nga tregu. (F.I)*
setre, pallto, pjesë e epërme e kostumit
skërkle,(m-f) (sh.-a), njeri me trup të gjatë dhe të hollë (që tejkalon dukshëm mesataren) e të kërrusur; në raste të shumta ka kuptim tejet përbuzëz (dëgjuar në Shkup, Prizren, Tetovë dhe Gostivar (shënoi: Filolet)
skure, (m.f) njeri me tipare e karakter negativ të skajshëm, (rrenc, i pamoral, hajn, egoist, i shpërfytyruar) (shënoi: Filolet)
strajcor,-i m sh. ë(t), (edhe si mb.) gjitarë makropodidë (kengurët) të cilët përpara barkut janë të pajisur me një organ në formë të strajcës (apo xhepit) ku mbajnë të vegjlit e tyre

SH

shana (fjalë e pandryshueshme), shumë të hollash e vënduar bast nga lojtar i tretë në bixhoz, duke parashikuar fitore ose humbje të njërit nga lojtarët aktif në atë moment
shpi e zjarrmit (shpizjarrmi),kthinë, kuzhinë verore, zakonisht e ndërtuar në oborr larg shtëpisë së banimit
shtazarak,e, njeri i mbrapsht, gjest i egër, i pamëshirë, bestial,e
shumicë,a, në numër më të madh se të tjerët, mazhorancë

T

talugë, a f. (shum. at) karrocë me katër rrota e tërhjekur nga kuaj apo qé (filolet) përdoret në Pollog)
takazát,-i m.sh. –e(t) brengë, telashe (pozitive ose negative) që nënkupton gjendje mendore të angazhuar në kërkim zgjidhjeje të një preokupimi shpirtëror apo material
tadaruç,-i msh. e(t)
furnizim me artikuj ushqimorë, rezerva ushqimore stinore, kryesisht për dimër; përgatitje për festa e kremtime të tjera
testi , a, -enë nga argjili për ruajtjen dhe pirjen e ujit, shtambë. (F.I)*
tërplot/ë f.sh. e(t) 1. lopatë; 2. vegël druri për shirje të drithit; poashtu përdoret edhe për pastrimin e borës etj.
tojë,-e, lidhëse për këpucë e openga (postuar nga A. Abdullahu – Tetovë)
tokmak,-u, ë(t) Çekiç i madh nga druri e që përdoret në stane (kasolle të deleve ) për rregullimin e torishtes. Kjo fjalë haset edhe si mbiemër cilësor fyes për ndonjë njeri kokë trashë e që nuk kupton. (F.I)*

U

udhëtar,-i, pasagjer

V

vaft,-i msh. e(t)
ngrënie, 2. më së shpeshti kështu quhet dreka e fundit e porositur para egzekutimit e kjo, sipas dëshirës së personit të dënuar me vdekje
vajgur,-i, petrol, naftë
veksh,-i, lloj vorbe me dy dorëza
vëzhgim,-i, përcjellje me sy e me tru, observacion
vëzhgues,-i,e, ai që përcjellë një diçka, që vëzhgon, observator
vendkalim,-i, pasazh
vrî-ja, fushë, rafshinë (postuar nga Sylë Goçi-Junik)
vrîtar, banor i rafshit; fushjan (postuar nga Sylë Goçi-Junik)

X

XH

xharr,-i, mantelë për femra, e gjatë e me ngjyrë të zezë, që bahej gjer në fillim të shek xx
xhoka, veshëmbathje të leshta (shajak) (Postuar nga Pandeli Liço – Vlorë)
xhokaxhi,-u, që qep xhoka, robaqepës (Postuar nga Pandeli Liço – Vlorë)

Y

Z

zavall,-i (shum. e(t), telashe, bela; fig. hall dashurije, i dashuruar (“më ka zënë zavalli…”) ndyrë, fëlliqur (për vend)
zdranc,-a (përdoret vetëm shumësi) totaliteti i organeve të tretjes te njeriu dhe te kafshët (Shënoi RM në Gradec, 1971)

ZH

zhyll, ndyrë, fëlliqur (për vend) (Postuar nga Sylë Goçi – Junik)
zhyllan,-i,e, i (e) ndyrë, fëlliqur, papastër (fjalë fyese) (Postuar nga Sylë Goçi – Junik)


(F.I)* Postime të Zotëri Ferik Imeti, punëtor arsimi nga Prizreni: “Fjalë të rralla nga thesari i madh kombëtar në trevat e Opojës dhe Prizrenit”.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...