Shkrirja e akullnajave zbulon bazën e fshehtë bërthamore amerikane në Greenland
Një bazë e fshehtë bërthamore amerikane e braktisur ka të ngjarë të zbulohet nga shkrirja e akullnajave në ishullin e Greenland-ës, territor danez mes Atlantikut të Veriut dhe Oqeanit Arktik për shkak të ngrohjes globale, paralajmërojnë ekspertët.
Mbetjet toksike pritet të rrjedhin në det nëse akulli vazhdon të shkrihet përreth Cam Century, një strukturë kërkimore e ngritur nga ushtria amerikane në kulmin e Luftës së Ftohtë në vitin 1967.
Projekti “Iceworm” që kishte për qëllim ndezjen e raketave bërthamore përmes tuneleve të akullit në vendet e Bashkimit Sovjetik.
Sipas Guardian, ushtria amerikane kishte një plan sekret për të ndërtuar një rrjet të gjerë tunelesh, ku do të strehoheshin 600 raketa të afta për të sulmuar Moskën.
Por projekti “Iceworm” u braktis për shkak të paqëndrueshmërisë së akullit dhe Camp Century u mbyll, por rreth 9.200 ton mbetje kimike mendohen të jenë nën akull ende sot.
Hulumtuesit thonë se bifenilet e polikloruara(PCB) që shkaktojnë kancer tek njerëzit mund të rrjedhin në ujë.
Mbetjet janë të varrosura 35 metra nën akull, por një studim i revistës “Geophysical Research Letters” thotë se ngrohja globale mund të shkaktojë shkrirjen e plotë të akullit brenda 45 viteve.
Sa ngrihet niveli i deteve nëse shkrihen akullnajat?
Të gjithë dëgjojmë shumë gjëra rreth ngrohjes globale. Dhe sipas këtyre të dhënave temperatura e Tokës është ngritur me gjysmë grade. Kjo shifër ndoshta nuk mund të duket shumë alarmante por edhe një rritje kaq e vogël temperature ndikon mbi planetin tonë.

Në një lajm të publikuar në adresën “HowStuffWorks” bëhet e situr se sipas Organizatës amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit (EPA), niveli i detit është rritur me 15-20 cm gjatë 100 viteve të fundit, transmeton njoftimet Starti.
Temperaturat më të larta mund të bëhen shkak të shkrirjes së akullnajave por kjo nuk do të ndikojë në ngritjen e nivelit të oqeaneve. Akullnajat janë masa akulli të mëdha që notojnë. Për të notuar ato ndryshojnë vendin e ujit në masë të njëjtë me dendësinë e tyre. Edhe nëndetëset përdorin të njëjtin princip të ndryshimit të peshës për t’u zhytur apo për të dalë në sipërfaqe.
Akullnajat janë masa akulli të ngrira të shkëputura nga akullnaja më të mëdha të cilat më pas kalojnë në oqean. Temperaturat e larta mund të shkaktojnë më shumë thyerje akulli dhe krijimi të më shumë akullnajave të dobëta. Nëse numri i akullnajave të rëna në oqean shtohet, atëherë edhe niveli i tij mund të rritet pak.
Nëse temperaturat e larta ndikojnë tek akullnajat a rrezikohet Poli Verior nga shkrirja e akullnajave dhe a rritet niveli i oqeaneve? Kjo mund të ndodhë por askush nuk mund ta dijë se kur do të ndodhë.
Mesatarja e trashësisë së akujve të ndodhur në kontinentin e Antarktidës në Polin e Jugut është 2 133 metra. Nëse të gjithë akujt që ndodhen këtu do të shkriheshin, atëherë niveli i detit në të gjithë botën do të rritej me 61 metër. Por mesatarja e temperaturave në Antarktidë është -37 gradë. Prandaj nuk shihet ndonjë problem në lidhje me shkrirjen.
Ndërsa në polin tjetër të botës, akujt nuk janë aq të trashë sa në polin e Jugut. Akujt notojnë mbi Oqeanin Arktik. Nëse akujt shkrihen niveli i detit nuk preket nga kjo shkrirje.
Nëse shkrihen akujt në Greonlandë, atëherë niveli i ujit do të rritet me 7 meter. Sepse Groenlanda është më afër Ekuatorit se Antarktida. Për këtë arsye temperaturat këtu janë më të larta dhe akujt mund të shkrihen më shpejt.
Bashkë me shkrirjen e akullnajave një problem tjetër qëndron në rritjen e nxehtësisë së ujit.
Në Panelin ndërkombëtar te Ndryshimeve Klimaterike të organizuar në vitin 1995 është prezantuar një raport në lidhje me ndryshimet e detit deri në vitin 2100. Sipas këtij raporti niveli i detit do të rritet me 50 cm në parashikimin më të ulët dhe me 95 cm në parashikimin më të lartë. Kjo rritje do të lindë nga zgjerimi termal i oqeaneve dhe shkrirja e akullnajave. Edhe rritja me 50 cm nuk është një shifër për t’u nënvlerësuar veçanërisht për qytetet e shtrira buzë detit, sidomos për në raste stuhish.
Shkrirja e akujve në Arktik ka bërë që arinjtë polarë dalëngadalë të lëvizin drejt ishujve që ndodhen në veri të Kanadasë.
Sipas një studimi ri të publikuar në revistën "Plos One", shkak është bërë edhe ngrohja globale. Studimi është bazuar në ADN-në e marrë nga afro 2 800 arinjë polarë në vendet ku ata jetojnë, si: Shtetet e Bashkuara, Rusi, Kanada, Grenlandë dhe Norvegji.
Grupe të arinjëve nga zona lindore e Arktikut në Kanada, nga zona detare e Grenlandës lindore si dhe nga Siberia, sipas studimit, janë duke lëvizur drejt arqipelagut kanadez i njohur edhe si arqipelagu Arktik.
Sipas hulumtuesve, zona e akullit në Arktik, që nga viti 1979 deri më 2010, është zvogëluar për mbi 9 për qind çdo dekadë.
Norvegji – Shkrirja e akullnajave rrit ndjeshëm nivelin e detit
Një ekip shkencëtarësh ndërkombëtarë shpalosën edhe një tjetër herë përmasat e rrezikut përmes hulumtimeve të fundit në akullnajat e Norvegjisë.
Grupi akullnajor i quajtur “Kronebreen”, që shtrihet mbi një sipërfaqe rreth 400 km katrorë në veri të Norvegjisë, ka pësuar një shkrirje me rreth 1 km në 3 vitet e fundit.
Studimet e ekspertëve janë fokusuar mbi këto akullnaja.
Krahas metodave klasike, si pamjet satelitore, të dhënat e Sistemit të Pozicionimit Global (GPS) dhe matjet e temperaturave; shkencëtarët kanë përdorur edhe fotografitë e përshpejtuara.
Një seri fotografish, të shkrepura çdo një minutë, janë shfaqur në mënyrë të përshpejtuar dhe kanë mjaftuar për të demonstruar ndryshimin e frikshëm.
Hulumtimet tregojnë se shkaqet kryesore të shkrirjes janë uji i ngrohtë në bazën e akullnajave dhe temperaturat e larta të ajrit në atmosferë.
Shkrirja e akullnajave ka një rol madhor edhe në rritjen e nivelit të detit.
Sipas specialistëve, shkaku më i rëndësishëm i këtyre zhvillimeve është emetimi i karbonit.
Këto studime vënë në pah se një numër i madh qytetesh, mes tyre edhe disa nga më të rëndësishmit në botë, rrezikojnë të mbeten në ujë.
Një rritje me 2 gradë e temperaturës së ujit mund të shkaktojë stuhi rëre, që do të zhduknin bujqësinë në disa zona. Pasoja të tjera mund të jenë gjithashtu mungesa e ujit të pijshëm ose pamjaftueshmëria e tij, por edhe shkatërrimi i shkëmbinjve koralorë e rrjedhimisht i ekosistemeve të tyre aktualisht të pasura.
Realizimi i këtij skenari të zymtë do të nënkuptonte zhdukjen e rreth 30 për qind të gjallesave në planetin tonë
NASA: Shkrirja e akullnajave do të ndryshojë mënyrën se si Toka rrotullohet rreth boshtit të saj
Një studim i ri i NASA-s ka arritur në përfundimin se procesi i vazhdueshëm i shkrirjes së akullnajave po rrezikon ndryshimin e mënyrës sesi Toka rrotullohet rreth boshtit të saj.
Shkrirja e akullnajave, sidomos në Groenlandë, po ndryshon shpërndarjen e peshës së planetit. Kjo ka bërë që Poli i Veriut të pësojë tundje dhe lëvizje e të bëhet shkak për ndryshimin e të gjithë rregullit të baraspeshës në Tokë.
Shkencëtarët dhe vëzhguesit janë duke matur lëvizjet e Polit të Veriut që prej vitit 1899. Gjatë shekullit XX ata kanë raportuar se lëvizjet po shkojnë drejt Kanadasë, por viteve të fundit ka ndryshuar me hapa aq të shpejtë saqë lëvizjet po afrohen drejt Anglisë.
“Zhvendosja e fundit që prej shekullit XX është dramatike”, – ka thënë drejtuesi i projektit të vëzhgimit të akullnajave, Adhikari.
Nga ana tjetër, Jonathan Overpeck, profesor i gjeoshkencës në Universitetin e Arizonës, edhe pse nuk ishte pjesë e grupit të punës, ka ndjekur me interes këtë raportim dhe ka thënë: “Ky projekt tregon sesa e vërtetë dhe fatkeqësisht i madh është impakti i njerëzve në natyrë e në çdo dukuri të planetit…”.
Që prej vitit 2003, Groenlanda ka humbur 272 trilionë kilogramë akull në vit dhe kjo ka efekt të drejtpërdrejtë në lëvizjen e boshtit të Tokës. Kjo lëvizje ngjan shumë me lëvizjen e një patinatori kur rrëshqet në një vijë paralele e më pas devijon për të mos u rrëzuar e për të ruajtur disi balancën”, – ka thënë shkencëtari i NASA-s, Eirk Ivins.
Tjetër problem është se pjesa perëndimore e Antarktidës ka humbur 124 trilionë kilogramë akull ndërkohë që pjesa lindore ka shtuar 74 trilionë kilogramë akull në vit, duke e përkeqësuar balancimin e Tokës dhe rrjedhimisht lëvizjen e kësaj të fundit rreth boshtit të saj.
Megjithatë, ka qenë Juanli Chen, një kërkues shkencor në Universitetin e Teksasit, që ka shmangur panikun me deklaratën e tij: “Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, është thjesht një dukuri interesante dhe pa efekt të dëmshëm, që vjen si pasojë e ngrohjes globale”.