2016-10-05

Përkthyesi serb i “Kurbanit”: Si e arrita dakordësinë me kryeministrin Edi Rama për ndryshimin e titullit

Përkthyesi serb i “Kurbanit”: Si e arrita dakordësinë me kryeministrin Edi Rama për ndryshimin e titullit

Përkthyesi serb i “Kurbanit”: Si e arrita dakordësinë me kryeministrin Edi Rama për ndryshimin e titullit


Një punë e Mrdjan Bajic (Mergjan Bajic) një skulptor nga Beogradi, mik i Edi Ramës që nga vitet e Parisit zë vend në ballë të kopertinës ku me “shkrim dore” shkruhet në serbisht “Flijim”.

 Është kopertina në gjuhën serbe e librit “Kurban” të kryeministrit, libër që u shkrua pasi ai humbi Tiranën si kryebashkiak. Ballina, paraqet poshtë emrit të tij, një”kukull” të rrëzuar mbi një tryezë pune. Të dhënat për veprën në kopertinë janë këto: Mrdjan Bajic, titulli “Daddy’s Gift”, 2013. Materiale të përziera, përmasat 15 x 17 x 10 cm. Galerie RX, Paris. Përtej ballinës, brendia flet në një gjuhë tjetër realitetin shqiptar, që për çudi duket se ndër vite pak ka lëvizur. “Kur shkruaj në gjuhën shqipe, unë emrin e tim e shqiptoj Gjorgje Bozhoviq”.

Kjo është fjalia hyrëse që shoqëron intervistën e përkthyesit Djordje Bozovic, intervistë, pyetjet e së cilës kanë pritur gjatë në postën e tij, ndërsa Gjorgje i jepte jetë në gjuhën serbe “Kurbanit” të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Ndërsa libri do të promovohet në mestetor në Beograd, Bozhoviq vjen në një intervistë ekskluzive për “Gazeta Shqiptare” ku tregon si është lexuar libri atje, cilat janë ngjashmëritë mes serbëve e shqiptarëve, ku ka pasur vështirësi në përkthim, si u vendos titulli “Flijim” nga vetë Rama.

Image result for edi rama kurbani


“Kurbani’ duhet të lexohet në Serbi jo për shkak të dallimeve që ekzistojnë, natyrisht midis Serbisë dhe Shqipërisë si vende të ndryshme, por në radhë të parë për shkak të ngjashmërive që s’janë të rralla”, thotë Bozhoviq, mbasi ka treguar se e ka mësuar shqipen në Degën e Albanologjisë në Beograd, ku tanimë është asistent ligjërues. “Nuk është aspak e lehtë”, thotë ai për përkthimin e Ramës, “më shumë për shkak të vetë gjuhës dhe të stilit që Rama përdor, i cili është mjaft elokuent e poetik, gjoja barok, fjalitë janë jashtëzakonisht të gjata e shumë të përbëra, ka dhe mjaft neologjizma dhe metafora. Por detyra e përkthyesit është t’u përgjigjet sfidave të tilla”.
rama-beograd
Si tingëllon për ju të përktheni librin e kryeministrit?

Unë e shoh si privilegj të qenit i pari që mund ta lexojë dhe t’ia transmetojë publikut në Serbi. Si me çdo përkthim tjetër, unë kënaqem me faktin se librat janë duke u përkthyer, sidomos, sepse me sa duket, në letërsi ekzistojnë sot të vetmet lidhje dhe bashkëpunimi kulturor mes dy popujve tanë.

– Cilat janë pritshmëritë tuaja mbi këtë libër në Beograd?

Edi Rama njihet atje, sepse ka qenë në një takim me kryeministrin tuaj dhe më pas pati një debat të gjerë për ndeshjen e futbollit. Si do të lexohet libri atje? A mendoni se ka njerëz që nuk e duan në serbisht librin e tij? Dua të them, a do të ndërhyjë nacionalizmi në fatin e librit?

Mendoj se, fatkeqësisht, ndërhyrja e nacionalizmit është e pashmangshme në kontekstin politik që kemi sot, por “Kurbani” i Edi Ramës nuk duhet lexuar dot në atë kontekst. Ky libër është në radhë të parë një dëshmi individuale për një periudhë të trazuar të historisë së Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, pavarësisht se autori i tij është një politikan dhe kryeministri aktual, por në këtë libër ai paraqitet më shumë si një artist-shkrimtar, si dhe një luftëtar i devotshëm për mirëqenien e një qyteti ku jeton dhe krijon. Nga ky këndvështrim ai mund të lexohet edhe në Serbi si dhe kudo në botë.

– A është e vështirë ta përkthesh atë, ajo çfarë në Shqipëri mund të tingëllojë e qartë, në serbisht mund të dojë shpjegime. Çfarë mendoni për stilin e tij të të shkruarit? A është i zakonshëm për një politikan?

Po, nuk është aspak e lehtë, më shumë për shkak të vetë gjuhës dhe të stilit që Rama përdor, i cili është mjaft elokuent e poetik, gjoja barok, fjalitë janë jashtëzakonisht të gjata e shume të përbëra, ka dhe mjaft neologjizma dhe metafora. Por detyra e përkthyesit është t’u përgjigjet sfidave të tilla.

– Ku keni pasur vështirësi (në përkthim)?

Për shembull, edhe titulli vetë doli si vështirësi për t’u përkthyer saktë, për të cilin kishim edhe një debat të frytshëm me botuesin beogradas të librit, Veran Matiqin, si dhe me përkthyesin e njohur dhe me përvojë, Shkëlzen Maliqin. Fjala “kurban” ka shumë nuanca të ndryshme kuptimore, që medoemos humben sido të përkthehet në serbisht, pasi në gjuhën serbe nuk ekziston një fjalë e tillë. Më në fund, vetë Rama e propozoi që titulli serb i librit të tij të jetë “flijimi”, domethënë me kuptim vepror të emrit.

– Si e ke mësuar shqipen?

E kam studiuar gjuhësinë e përgjithshme me gjuhën shqipe në Universitetin e Beogradit, ku jam duke punuar tani si asistentligjërues. Dega e Albanologjisë e këtij Universiteti është njëra ndër më të vjetrat në botë, e cila ka një traditë gati njëshekullore, pasi u themelua në vitet e 1920-ta. Çdo vit këtu regjistrohen rreth 15 studentë të rinj, dhe në mesin e tyre ka edhe shqiptarë prej Shqipërisë, natyrisht dhe ata prej Serbisë, me origjinë kosovare, por shumica janë serbë.

– Cili është imazhi i Shqipërisë përmes librit?

Po vetë autori? Dua të them se ju e kishit një imazh për Shqipërinë dhe kryeministrin tonë. Tani, pasi keni lexuar këtë libër, a ka ndryshuar ai mendim? A keni ndryshuar mendim mbi të dhe mbi vendin tonë?

 Pse duhet ta lexojnë serbët këtë libër, cilat janë këshillat tuaja?

Kjo është më e rëndësishmja. “Kurbani” duhet të lexohet në Serbi jo për shkak të dallimeve që ekzistojnë, natyrisht midis Serbisë dhe Shqipërisë si vende të ndryshme, por në radhë të parë për shkak të ngjashmërive që s’janë të rralla.

Manipulimet politike dhe mediatike, tensionet partiake, kufizimet e lirive, shpenzimet dhe shpërdorimet e të mirave publike, ndotja e mjedisit, vjedhja e votës së popullit dhe të gjitha çoroditë, rrëmujat e marrëzitë që përshkruhen nga Rama përjetohen sot edhe në Serbi, sikur të ekzistonte një model i unifikuar sipas të cilit u mësuan të sillen, të flasin e të punojnë të gjithë politikanët tanë. Madje bëhesh i vetëdijshëm për shumëçka që s’kishe konstatuar më parë vetëm kur të lexosh se si bëhet e njëjta gjë në fqinjësi. Mendoj se këtu gjendet edhe vlera më e madhe e “Kurbanit” të Ramës për publikun në Serbi.




Ky libër që duket sikur është shkruar për të kaluarën e Edi Ramës si Kryetar i Bashkisë së Tiranës, në të vërtetë i drejtohet së ardhmes. Tek riprodhon një Shqipëri që degradon çdo ditë e më shumë, që shëmtohet çdo ditë e më shumë, që korruptohet çdo ditë e më shumë, ai e godet mu në zemër vuajtjen tonë dhe duket sikur thotë: unë s’do ta bëja kështu. Edi qoftë që e ka këtë guxim, ne librin e lexojmë si program politik dhe vlerat e vërteta do mund t’ia masim vetëm në të ardhmen.

Adrian Klosi

Një rrëfim i shkruar me një frymë për Shqipërinë reale dhe Shqipërinë e mundshme, në traditën më të çmuar të publicistikës shqiptare, nga pena e një njeriu të cilin dëshira për të sjellë shumëçka të re e gozhdoi në kufirin midis të dyjave; një manual i qytetarisë shqiptare post-komuniste, sot të rrezikuar si kurrë më parë nga vërshimi i kaosit, halldupërisë dhe maskarallëkut.

Ardian Vehbiu

“Ky është rrëfimi i Edi Ramës për rrugëtimin e tij njëmbëdhjetëvjeçar si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Por, jo vetëm kaq. Me një qasje krej origjinale, Edi Rama na sjell reflektimet e tij për të sotmen, dhe, në njëfarë mënyre, vizionin e tij për të ardhmen, duke e kthyer padyshim këtë libër në një formë mjaft interesante të komunikimit politik”.


Image result for edi rama kurbani
EDI RAMA/ Kurbani, personazhet pozitive, negative dhe ata që ndreqen


Nëse i bën bashkë të gjithë artikujt e shkruar mbi librin e ri të Edi Ramës, Kurban, pro apo kundër, vëllimi i tyre ia kalon në faqe e fjalë vetë tekstit për të cilin flitet. Kjo bojë, miratim apo kundërshtim, e derdhur me shumicë, është bashkuar megjithatë në një pikë: atë se stili publicistik i Edi Ramës është i pashoq dhe i rrallë për letrat shqipe. Daut Gumeni, në një shkrim panegjirik në të përditshmen ‘Shqip’, ka shkuar më tej duke i rreshtuar edhe nja 40 neologjizma (fjalë të reja) të shqipes, megjithëse të paktën njëri prej tyre (i ububushëm) i përket, në fakt, Ismail Kadaresë.

Teksti i Edi Ramës nuk i ka shpëtuar megjithatë banaliteteve. Të paktën në dy raste. Njëri është kur ai quan ‘gazetar të madh’ Filip Çakulin, drejtorin e emisionit parodiko-problemor ‘Fiks Fare’. Edhe pse cilësimin e tij ia kundërvë një epiteti të përdorur nga kryeministri Berisha (çakalli i medias), kjo nuk e bën më pak të… ububushëm, epitetin e Ramës për Çakulin. Shumë vetë në media do të kishin probleme me dy elementet përbërës të togfjalëshit si ‘gazetar’ ashtu dhe ‘i madh’. (Është një teknikë e përdorur së fundmi edhe nga kryeministri Berisha kur, në një dhomë plot me njerëz të medias, evidentoi gazetarinë e Ardit Gjebresë. Si në rastin e Ramës, ashtu dhe të Berishës, bëhet përpjekja për të evidentuar si ‘kalorës të gazetarisë’ personazhe mediatikë afër tyre. Të dy i lejojnë vetes arrogancën e ‘ekspertizës’ në gazetari ose bëjnë diversion të panevojshëm.)

Tjetër moment i prezantuar ligsht dhe që stonon me ritmin e përgjithshëm të tekstit të Ramës së Kurbanit vjen kur ai quan bashkëshorten e tij, Lindën ‘gjysma ime më e mirë”. C’mon!! Përveçse është e stërpërsëritur, fraza do të rrinte ngushtë në fjalorin vuajtës të një rioshi, por në diskursin politiko-intim të kryetarit të gjatë e në moshë të opozitës së një vendi i cili ka kulm të aksionit të tij kredon për t’u bërë kryeministër i vendit, kryen atentat ndaj qëllimit për të cilin është përdorur. Nuk i shkon dikujt që, për të perifrazuar Gumenin, ka futur 40 neologjizma në trupin e shqipes. Mund t’i shkonte, m’anë tjetër, për të perifrazuar vetë z. Rama, Robert Çamçakëzit.

A është më shumë se e guximshme dhe ndoshta pretencioze të etiketosh si banalitet diçka që përndryshe, fare mirë, mund të ishte vetëm një rrëfim ‘me zemër të hapur’ i z. Rama? Në rast se ngjarjet dhe personazhet, të sjella siç janë sjellë nën trusninë e penës së Ramës, nuk do të ishin pjesë e peizazhit publik shqiptar, po. Por pjesa më e mirë e tyre janë dhe lexuesit e ‘Kurbanit’, atyre që e lexojnë tekstin pa u zhveshur nga kujtesa kolektive e gjërave, individëve dhe ngjarjeve, i dinë raportet në kohë të Edi Ramës me personazhet e Kurbanit të tij.

Këtij lloj lexuesi nuk i duhet ndërmjetësimi i Edi Ramës për të lexuar raportet e Edi Ramës me Mero Bazen, Fatos Lubonjën, Fatos Nanon, Ilir Metën e kështu me radhë. Megjithatë, duke qenë se te kujtimet, siç shkruan Ardian Vehbiu për librin e Ramës, ndikojnë edhe përthyerjet e kohës, shkruesit të tyre i lejohet hapësira që e ndan përthyerjen nga ajo që Fatos Lubonja në një shkrim te ‘Panorama’ e quan kulturë të simulim-manipulimit.

Përtej saj kujtimet shndërrohen në rivendikime ose shfrytëzohen për të mbajtur gjallë një kulturë tjetër, atë të qokave. Krijohen kështu dy palë ose dy lloje karakteresh që të kujtojnë tekstet socrealiste me personazhe të këqij, të mirë dhe ata që ndreqen. Për këta të fundit nuk është kursyer pudra dhe as penelatat dashamirëse, por të gjithë e dimë, ashtu si grija socialiste poshtë furçave bojëshuma të pallateve të Tiranës rri, i ftohtë dhe pritës, zemërimi dhe përbuzja e kahershme.

Galeria e personazheve që ndreqen nën penën e Ramës janë edhe banaliteti kryesor i tekstit të tij. Më shumë se ‘gjysma ime më e mirë’ apo ‘gazetari i madh filan fistek’. Sigurisht kjo mund të mbulohet dhe të rrëshqasë nën vetë një prej emërtimeve të gjetura për gjininë e Kurbanit, ‘refleksione’. Kjo si për të thënë se si autori, si personazhet, me kohë e pas ngjarjeve, kanë reflektuar e të gjithë bashkë janë pjesë e këtij refleksioni të madh e të përgjithshëm që quhet rrugëtim në politikë. Ose thënë më shkurt e qartë: Inkoherencë.

E kujt i duhet koherenca…A nuk është edhe ajo një banalitet?





Libri “Kurban”, i kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama përkthehet edhe në gjuhën turke.

Me këtë rast, kryesocialisti Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët ku ka shprehur kënaqësinë që krijimi i tij sot lexohet edhe në dy gjuhë të tjera ndërsa ka rrëfyer se libri “Kurban” është e vërteta e jetës së tij.
“Kam qenë i vërtetë me njerëzit me veten, të vërtetën njerëz të ndryshëm e tregojnë ndryshe , dhe kjo është e vërteta ime, për të tjerë ka një të vërtetë tjetër por unë flas të vërtetën time” tha Rama.

Rama për koalicionin me LSI-në

Ndërsa i është përgjigjur gazetarëve në lidhje me fushatën zgjedhore, Rama ka deklaruar se nuk ka asnjë mungesë bashkëpunimi mes PS-së dhe LSI-së

“Kemi dalë bashkë të gjithë ku kemi bërë një konventë pikërisht për koalicionin por mënyra se si është i ndërtuar sistemi në Shqipëri është i tillë që nuk e kërkon fushatën e përbashkët por atë të ndarë që të gjitha forcat marrin të gjitha votat më vete por të gjitha ato shkojnë në të njëjtën anë. Kjo është një strategji e hartuar bashkarisht dhe sipas saj ne jemi secili në pjesën e vetë” tha Rama.

Hetimi për foton me Obamën, Rama: Strategji për të përbaltur opozitën

I pyetur në lidhje me nisjen e një hetimi në kongresin amerikan për foton e tij me presidentin Barack Obama, Rama është shprehur se kjo është një strategji për të përbaltur opozitën.

“Këto janë paratë e shqiptarëve që shpenzohen për të kundërtën e arsyes që përse është firmosur kontrata e qeverisë me agjensitë e lobimit. Është një strategji shumë e ndryrë për të përbaltuar opozitën.

Të takohesh me presidentin e Amerikës nuk është si të takoshesh më këdoqoftë dhe nuk është si kryeministri i cili takon Nastradinin. Pyeteni Saliun se kush është Nastradini, ai i vërteti jo i përrallave” tha Rama.

(Flori Bruqi)

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...