NGA: FEHMI RAMA
Fehmi RamaPërpjekiet ruse për realizimin e interesave të tyre strategjike në Ballkanin Perëndimor
Në shtator të këtij viti presidenti rus Vladimir Putin është takuar në Moskë me presidentin e Republikës Serbe të Bosnjës Milorad Dodik, dy presidentet diskutuan për situatën në Ballkan dhe për marrëdhëniet dypalëshe. Serbet e BeH me 25 shtator organizuan referendum në të cilin është shtruar pyetja nëse dëshirohet që 9 janari të mbetet “Ditë e Shtetësisë”, nda ky referendum dual rezultati se 99.80 % të tyre janë pro. Ky veprim që bënë ata, bjen ndeshë me Marrëveshjen e Dejtonit si dhe me Kushtetutën e BeH. Nëntori ishte muaji në të cilin, në të cilin forcat serbe, ruse dhe bjelloruse kryen ushtrimet e përbashkëta ushtarake "Vëllazëria sllave 2016", në Serbi. Këto ushtrime besoj që nuk mund të shihen si strategjike por si përpjeke për të dërguar sinjale të vendet e NATO-së në krye me SHBA-në, se ruset kanë interesa strategjike në Ballkanin Perëndimor.
Orientimi serb është pro rus
Daçiq ka proklamuar diskursin e tyre se ndërmjet Rusisë dhe BE-së gjithmonë do të zgjidhet Rusia. Qeveria e Serbisë që disa kohë është në bisedime me zyrtar rus për për furnizim me raketa për mbrojtje kundërajrore vlera e të cilave arrin në 350 milion dollarë, si dhe për remontin e Migëve serbë por edhe për furnizim me gazin rus. Një sektor i veçantë i Ministrisë së Emergjancave të Federatës Ruse tash e sa vite është vendosur në Nish të Serbisë.
Vazhdimi i këtij diskursi të ndjekur nga elita politike serbe nuk do zgjatë pafundësisht. Shtetet me të cilat kufizohet Serbia janë anëtare të NATO-së, apo dhe kanë synim anëtarësimin si rasti i Maqedonia. Përpjekjet e Kremlinit për të realizuar interesat strategjike në Ballkanin Perëndimor janë të destinuara për dështim, ndikimi rus në rajon mund të jetë minimal dhe inferior.
Kosova përballë sfidave
Shqipëria dhe Mali i Zi tashmë e kanë transhuar rrugën e tyre në NATO, cenimi i sovranitetit dhe integritetit territorial të ndonjërit shtet anëtar të aleancës do të thotë cenim i gjitha shteteve anëtare. Kosova ka orientim të qartë pro perëndimor pro SHBA-ve, por sfera e interesave ruso/serbe lehtësisht mund të prek vendin, duke stimuluar provokim me ndonjë vend anëtar të NATO-së, tendencë e tillë e provokimit mund të jetë demarkacioni me Malin e Zi, por dhe probleme të tjera të cilat mund të shpiken nga të cilat Kosovën tentohet t’a mbajnë nën ethe të vazhdueshme, kurse shqiptaret me apo pa vetëdije mund të bien në kurthat e orkestruara nga kundershtaret e tyre.
Arritja e sigurisë afatgjatë mund të bëhet më dialog kuptimplotë, duke parandaluar mendësitë ekspansioniste. Ne kemi nevojë për dialog për të komunikuar në mënyrë të qartë për synimet tona, iniciativat dhe pritjet, fundja jemi fqinjë. Dialogu është i rëndësishëm për të komunikuar dhe për të forcuar parime të qarta dhe normat ndërkombëtare të sjelljes, si sovranitetin e shteteve dhe shenjtërinë e kufijve të njohur ndërkombëtarisht. Ky është themeli i sigurisë për Ballkanin Perëndimor por dhe me gjerë. Rivitalizimi i urës mbi lumin Iber e cila ishte simbol i ndarjës së qytetit të Mitrovicës, është gur i provës për ndërtimin e besimit si dhe për të përmisuar sigurinë dhe bashkëjetesën mes qytetarëve.
Nevojitet forcim kolektiv dhe mbrojtës, interes i përbashkët është parandalimi i konflikteve dhe jo provokimi. Thelbësore është forcimi i mbrojtjes, që mund të arrihet duke u formuar ushtria e Kosovës. Shqiptaret nuk kanë kërkuar kurrë konfrontim e as qe kanë bërë garë armatimesh, prandaj ushtria e Kosovës do jetë e karakterit mbrojtës.