KËTU NUK VIJNË MË SHIRAT
Jashtë dhomës së gjumit
Kishte mbetur dora jote e shastisur.
Mbi gardhin e oborrit të shkollës
S’fluturojnë më tufa zogjsh të harlisur.
Çfarë të bëjë me mjegullat e grisura?
Këndej nuk vijnë më shirat.
Edhe sivjet s’mund t’i ujisim drurët.
Për çdo ditë nga pakë po thahen kopshtet.
Bari i fishkur nën pemët e ngrira
Ëndërron stinën që s’erdhi asnjëherë.
Nuk erdhën as mërgimtarët sivjet.
E tëra kjo ngjau për shkak të dyndjeve.
Kurrë nuk është vonuar pranvera kështu.
Dimri i rraskapitur, terr, ngjan me mbrëmjet.
Një zog i plagosur përpëlitet në baltë.
Nga majat e bjeshkëve bërlyken dhembjet.
SA HERE QË DOLËM NGA NJË QORRSOKAK
Mbrëmë dora jote e butë
Lëkurën time e prekte si fijet e barit.
Rrënjët e këputura të selvisë
Përgjakeshin flokëve të thinjur të tufanit.
Pranvera kurrë më larg se sivjet.
Dimri paska mbetur në rrah.
S’mund ta lëviz dorën e majtë,
Po ashtu edhe këmbën e djathtë.
Kopshtet qenkan mbuluar me shtrezë
Nga pikon acari i verbët.
Më duket se do thahen pemët sivjet
Po ikin edhe lejlekët në një atdhe tjetër.
Në shtrojerë paskan mbetur të lënduar
Vetëm zogjtë e përzhitur
Ky dimër i hëngri të gjitha frutat,
Pranvera ndoshta do vdes e uritur.
S’patëm si të bëjmë ndryshe…
Sa herë që u larguam nga dashuria,
Te cepi i rrugës na priste një qorrsokak tjetër,
Më i verbët se vet verbëria.
STINËT SIVJET I NDËRRUAN
VENDET
Ishte një ditë jo e zakonshme.
Nuk i ngjante ditëve të tjera.
Nga veriu frynte jugu,
Nga jugu i trentë perëndimi.
Mos ish çmendur vërtet pranvera!?
Në mungesë të dimrit,
Stinët sivjet
Herët i ndërruan vendet fjalëmekur.
Nga çatitë e vjetra të qytetit,
Si kardinalët ulen oxhaqet e heshtur.
Kështjellat me nostalgji kujtojnë të shkuarën.
Rrethohen nga vegime të ëndërruar.
Me hingëllimat e kuajve të luftës
Vdisnin
Luftëtarët e dashuruar.
Shiu nuk prante nëpër istikame.
Ende sot dëgjohet zëri i lashtë i fitores,
Me tam-tame…
Mbyll sytë e më shfaqen ushtarët të vdekur,
Çmendurisht mbi shala kuajsh të tretur.
NJË THËLLIM PREJ SHIU TË TURBULLT
Kur zgjohet mëngjesi me makthe,
Nuk prajmë së kënduari psalmet e Davidit.
Nëpër dhomat tona njëkatëshe
Na vijnë rrotull mjegullat e errëta të mitit.
Era i shalon kuajt e detit
Dhe kalëron deri në asgjësim.
Nga tryeza ime e punës
Dy flutura të djegura fërgëllojnë në fluturim.
Sërish si të çmendur çirren makthet.
Një dorë e padukshme i ndez qirinjtë.
Era i shkyçi të gjitha dritat në qytet.
Ulur mbi kreshtat e gjelit mëngjesi përshëndet.
Korbat pandërprerë trokasin,
Trokasin në mendjen time të ndrydhur.
Dritaret nuk hapen,
Eklipsi mbi xhamat e lagjes shtrydh terrin[
Një thëllim prej shiu të turbullt
Rrapëllon nëpër dritare xhamat e mbyllur.
Korbi i zi i natës sërish troket,
Troket te një pemë me mendje të shthurur.
AS QË DI KUSH
Sa herë që zgjohesha në mëngjes,
Një shpirt i keq ose i mirë
Ua ndërronte vendet sendeve intime,
Ndërsa heshtja heshtte në dhomën time.
Biblën e gjeja në një skutë,
Kurse në qoshen tjetër të dhomës,
Një dorë e padukshme prapa divanit
Shfletonte faqet e Kur-anit.
Dhoma, ku banoja, dukej si lama e thive.
Asgjë, asnjëherë nuk ishte në vendin e pare.
Sa herë që mu deshën librat e mi,
I gjeja në fund të shkallëve shpërndarë.
Kur i lija në fund të shkallëve,
Ata veç i gjeja të vendosur në bibliotekë.
Ndoshta këtij shpirti të padukshëm,
I pëlqente t’i zhvendoste gjërat sipas qejfit .
Druaj se një ditë
Edhe mua lart e poshtë do të më zvarrit.
Ky makth i trishtuar s’dihet si erdhi,
As që di kush se kah do të gjendem një ditë
*******
Adem Zaplluzha u lind në Prizren, më 1943. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa Akademinë Pedagogjike në Prishtinë. Një kohë punoi si mësues nëpër fshatrat Studençan të Therandës (ish Suharekës) dhe Hoça e qytetit, afër Prizrenit. Ndërkohë punësohet si përkthyes në Korporatën Energjetike të Kosovës.
Me shkrime filloi të merret kryesisht me poezi që nga mosha e fëmijërisë. Rrugën letrare e nisi me vjershën e parë për fëmijë të cilën e botoi në revistën “Pionieri”, më 1957. Si i punësuar në Korporatën Energjetike të Kosovës bashkë me shokët e punës dhe pendës themeloi grupin letrar “Lulëkuqet e Kosovës”.
Në Kuadër të punës së këtij grupi letrar qe botuar përmbledhja “Ngjyra e kohës”, në të cilën u përfshi një numër i konsideruar i poezive të tij.
Krahas krijimeve të publikuara në revistat për fëmijë, botoi edhe një serë shkrimesh nëpër gazetat e kohës që dilnin në Prishtinë dhe Shkup. Është anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës, prezent në disa antologji dhe në librin Kosova letrare të poeteshës Monica Mureshan.
Është prezantuar në Leksikonin e Shkrimtarëve Shqiptarë 1501-1990, nga Hasan Hasani, në Leksikonin Shkrimtarët Shqiptarë për fëmijë 1872 – 1995 nga Odhise K. Grillo, si dhe në librin Portrete Shkrimtarësh nga Demir Behluli, Prishtinë, 2002
Në maj të vitit 2013 Klubi i Artistëve dhe i shkrimtarëve të Durrësit ia ndau çmimin e karrierës për kontributin e dhënë në letrat shqipe. Jeton dhe krijon në Prishtinë ndërsa aktivitetin letrar e zhvillon në kuadrin e Klubit letrar “Fahri Fazliu”, në Kastriot.
*******
Adem Zaplluzha, one of the most prolific Kosovan Albanian poets was born in Prizren in 1943. He completed his primary and secondary education in his hometown and graduated from the School of Pedagogy at the University of Pristina.
He worked as a teacher for a while in several villages near Prizren and as a legal translator at the Kosovan Electricity Corporation after that until the end of his career. He started writing and publishing literature from his childhood with his first poem being published in 1957 in the Pionieri literary magazine.
At the Kosovan Electricity Corporation he co-founded the literary club 'Kosovan Poppies' which later published some of his works most notably in the 'Ngjyra e Kohës' ('The colour of time') anthology. His works were published in a wide variety of literary and non-literary publications in Kosovo, Albania, Macedonia and Romania.
In 2013 he was awarded the Lifetime Achievement Award by the Writers and Artists Club of Durrës, Albania. In the same year the Albanian literary critic Fatmir Minguli published a collection of critical essays on his body of work in a book entitled "Revoltë dhe meditim mbi poetikën e Adem Zaplluzhes". He is a member of the Kosovan Writers Society.
Some of his published works
“Ecjet e viteve të mëdha”, poezi, “Jeta e Re”, Prishtinë 1995
“Çamarrokët e Thepores”, poezi për fëmijë, “Shkëndija”,Prishtinë 1996
“Muret”, poezi, “Jeta e Re”, Prishtinë, 1997
“Morfologjia e dhembjes”, poezi, “Faik Konica”, Prishtinë, 2000
“Ai vjen nesër”, poezi, Qendra e Kulturës, Klubi letrar“Fahri Fazliu”, Kastriot, 2007
“Letër nga mërgimi”, poezi, Klubi letrar “Fahri Fazliu”Kastriot , 2007
“Letër nga mërgimi 2 “ poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar, “Fahri Fazliu”, Kastriot 2007
“Udhëndarja”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar, “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2008
“Thirrje e gjakut”, poezi,”Qendra e Kulturës”, Klubi letrar, “Fahri Fazliu”Kastriot 2008
“Asgjë sikur molla”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2009
“Vesa në lotin tim”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar “Fahri Fazliu”, 2009,
“Puthja e gozhduar”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar, “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2009
“Kashelasha në vargje”, poezi për fëmijë,” Qendra e kulturës, Kastriot, 2009
“Pema e bekuar”, E përkthyer, Rumani, 2010
“Bajraktarët e vatanit”, poezi satirike, Klubi letrar, ”Fahri Fazliu” Kastriot, 2010
“Hijet e ndryshkura”, poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot, 2010
”Stuhi në Kutulishte”, poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot, 2010
“Posa ikte nata”, poezi, “Qendra e kulturës “, Kastriot, 2010
“Loja e myshqeve”, poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot, 2010
”Lumëbardhi dhe gjëma”, poezi,”Qendra e kulturës”,Kastriot, 2010
“Metafora e heshtjes”, poezi, “Qendra e kulturës”,Kastriot, 2010
”Hyji në Prekaz”, poezi,”Qendra e Kulturës”, Kastriot, 2010
”Sinorët e hinores”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot 2010
”Don Kishoti dhe Rosinanti”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot, 2010
”Zjarri i dashurisë”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2010
”Kur likenet vallëzojnë”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2010
“Ditari në vargje”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2010
“Tingujt që nuk përfundojnë”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve –Kastriot, 2010
“Shtegu i mallit”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2010
”Korniza e thyer”’,Poezi, Shoqata e shkrimtarëve, -Kastriot, 2010
“Zgjimi i gjëmës”,Poezi, Shoqata e Shkrimtareve-Kastriot, 2010
“Vallja mistike”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2010
”Merre kodin”, Poezi për fëmijë, Shoqata e shkrimtarëve Kastriot, 2011
“Letër atdheut” poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2011
“Tejdukshmëria e shiut”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2011
“Përtej teje”,poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2011
“Sa afër e sa larg”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2011
“Vallja e zanoreve”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2011
“Ikja e eshtrave”, Poezi për të rritur, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2011
”Kalorësit e mjegullave”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2012
“Hingëllimat e shiut”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot 2012
“Kur pemët i ndërrojnë këmishët”. Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
“Mirëmëngjes Imzot”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve – Kastriot, 2012
“Kafshimi i mikut”, Poezi satirike, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
“Atje tej maleve”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve, Kastriot-2012
“Heshtja që del në shesh,” Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot -2012
“Portat e shpresës”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve, Kastriot-2012
“Në dhomën time gjysmë të errët”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
“Kinse Lojë Shahu”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
“Për çdo dekadë nga një baladë “, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2012
“Fusha e mëllenjave”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot, 2012
“E kujt është kjo vetmi”, Poezi, Shoqate e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
“Mos pyet për adresën e lumit”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2012
“Stoli në parkun vjetër” Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
“Urori i stralltë”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve –Kastriot, 2012
“Po të mos ishte fjala”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot, 2012
“Thyerja e urave”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve –Kastriot, 2012
“Trokëllimat në gjumin e dallgëve”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
“Në flokët e dëborës”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012
“Një grusht nostalgji”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012
“Kur filluan të flasin njerëzit”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot, 2012
“Kur stinët kapërcejnë fshehurazi”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2012
“ Lisi në rrënjët e veta”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot 2012
“Eca ecëm dhe do ecim”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2012
“Fëmijët e erës”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot 2012
“Çast në fund të stinës”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot-2012
“Si të flas me drurët”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012
“Më pëlqejnë mendimet e tua”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
”Andej dhe këndej kohës”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
“Zëri i heshtjes”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
“Kush i lexoi letrat prej erës”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012
“Fluturimi i korbave në netët pa hënë”, prozë poetike, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012
“Koha e ime dhe koha e jote”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012
”Diku te një baladë”, Poezi, Shoqate e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012
“Sonte çdo gjë po i përngjan lotëve”,Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012
“Ky def prej hëne”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012
“Pyesni zogjtë në ikje ”,Poezi, Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”- Kastriot 2013
“Fërfërimë gjethesh”, Poezi, Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”, Kastriot- 2013
“Refrene yjesh”, Poezi, Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2013
“Te delta e mjellmave”, Poezi, Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”, Kastriot- 2013
“Rinjohja”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2013
“Diku në fund të një fillimi”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2013
“Makthi i hijes”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-“ Fahri Fazliu”Kastriot, 2013
“Një zog prej uji”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot
"Druri i pikëlluar", Poezi,Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Asnjë fjalë nuk frymon", Poezi,Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Lëreni zërin tim", Poezi,Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Mbi flokët e ullukëve", Poezi,Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Sytë e gurtë të erës", Poezi,Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Zjarri i mallit tim", Poezi,Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Dëneste bashkë me erën", Poezi,Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Atdheu i paçmuar", Poezi,Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Nëpër gjymtyrët e mjegullave", Poezi,Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Kur era teshtin", Poezi,Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Ndjekësit e enigmave", Poezi,Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Një grusht dashuri", Poezi,Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Kur dehen perënditë", Poezi,Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Daullet e një nate", Poezi,Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Stina asnjanëse", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Shi në qytetin tim", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Psalm i harruar", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Krakëllimat e natës", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Menatë vijnë lejlekët", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Fjetëm njëqind shekuj", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Loti i gotës së dehur", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Për kë po bie moj kambanë", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Si trenat e verbër", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Mbi shpirtin e erës pagane", Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
”Ajo nuk erdhi sonte” Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”- Prishtinë, 2015
“Një hënë e zhveshur”,Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”– Prishtinë, 2015
“Nëpër plasaritjet e mureve”,Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”– Prishtinë, 2015
“Mes telave gjembor ”,Poezi, Shtëpia Botuese “TREND” – Prishtinë, 2015
“Të vizatosh një zog në mur”,Poezi, Shtëpia Botuese “TREND” – Prishtinë, 2015
”Nuk flenë as kuajt e dehur” Poezi, Shtëpia Botuese “TREND” – Prishtinë, 2015
”Fluturojnë zogjtë e verbër ” Poezi, Shtëpia Botuese “TREND” – Prishtinë, 2015
“Një shi prej bryme” , Poezi, Shtëpia Botuese “TREND” – Prishtinë, 2015
“Në prehrin e pemëve” Poezi,Shtëpia Botuese “TREND” – Prishtinë, 2015
“Zëri i largët i shiut ” , Poezi Shtëpia Botuese “TREND” – Prishtinë, 2015
“Yjet e ngrira të kujtesës ” , Poezi, Shtëpia Botuese “TREND” – Prishtinë, 2015
“Thirrmat e hijeve” , Poezi, Shtëpia Botuese”TREND” – Prishtinë, 2015
“Dritaret e verbëta ” , Poezi, Shtëpia Botuese”TREND” – Prishtinë, 2015
“Përtej portave të mbyllura” , Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2015
“Malli i etjes” Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016
“Kur qajnë pemët ”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016
“Të dielave në qytetin tim ”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016
“ Nëpër brigjet e kujtesës” Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016
“Rrugës qante një stërqok”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016
“Kali im prej bore” , Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016
“Përballë hijes së mollës ”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND “, Prishtinë, 2016
“Jehu i zërave”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016
“Në kujtesën e pemëve ”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND “, Prishtinë, 2016
“Më mirë një gjysmë ëndrre ”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND “, Prishtinë, 2016
“Një dry prej dylli ” Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016.
“ Në anën tjetër të mendjes”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016
“Sa shumë ethe pat dimri sivjet”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016
“Enigmat e kashelashave ”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016
“Nuk i them unë dot kësaj liri” , Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016
“Fluturat prej letre ”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016
“Fluturimi i gjinkallës”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016
“Kumritë prej deltine”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë. 2016
“Më pritni te baladat e gurit”, poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2017.
“Trenat këtu gjithmonë vonohen”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë. 2017
“Lulëzojnë gjethet e ullinjve”, poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2017
“Teatri antik i kujtesës”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë. 2017
“Portreti i lirisë”, poezi, Shtëpia Botuese TREND”, Prishtinë, 2017
“Një stinë delikate”, poezi, Shtëpia Botuese TREND”, Prishtinë, 2017
“Te ullishtat e vjetra ”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë. 2017
“Ishim të lumtur si gjinkallat”, poezi, Shtëpia Botuese TREND”, Prishtinë, 2017
“Pikëllimet e rrënjëve”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë. 2017
“Telat e shirave ” poezi, Shtëpia Botuese TREND”, Prishtinë, 2017
Etj.