2017-04-04

XHELATI NUK BËHET ALEAT!




AKADEMIK PROF.DR.ABDULLA MEHMETI

(Autori është kryetar i Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve, me seli në Shkup)

1.

NEVOJA PËR DEBAT TË HAPUR DHE KONSTRUKTIV NË NIVEL KOMBËTAR



(Ide për inicim të debatit në lidhje me çështjen e pazgjidhur shqiptare) 



 Duke marrë parasysh se, për çështjet madhore të kombit nuk duhet të lejohet përhapja e ideve dhe ndërmarrja e veprimeve nga individë dhe grupe të caktuara, pavarësisht nga qëllimet ndoshta të mira e fisnike, të cilat mund të sjellin dëme të parashikueshme për të sotmen dhe të ardhmen e kombit shqiptar, do të ishte tepër e dobishme që të hapet debat i gjerë institucional mes shqiptarëve, në nivel kombëtar, për t’u dhënë fund disa manipulimeve dhe veprimeve të papërgjegjshme, të cilat përhapen në emër të atdhetarizmit dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë, ku mund të implikohen edhe subjekte të caktuara politike, pa edhe institucionet e shtetit dhe faktori ndërkombëtar.

Nga ky debat duhet të dalin përfundime të qarta se, cili është mendimi i dijetarëve, studiuesve, strategëve, politikanëve, veprimtarëve, analistëve dhe qytetarëve shqiptarë, si dhe mendimi i institucioneve më relevante shkencore e kombëtare, në lidhje me çështjen e pazgjidhur shqiptare në Gadishullin Ilirik, si dhe për vizionin, opsionet, mundësitë dhe perspektivën e kombit shqiptar në kontekst rajonal, evropian dhe botëror, sot dhe në të ardhmen?


I. A duhet shqiptarët ta mbështesin dhe të punojnë për idenë e bashkimin kombëtar, në rrethanat aktuale, kur shqiptarët vazhdojnë të jetojnë të ndarë në 6 shtete (të pavarura, sovrane, disa janë anëtare të OKB-së, BE dhe NATO-s), në formën klasike të kësaj ideje, të parealizuar deri më sot, si projekt i Lëvizjes së Rilindjes Kombëtare dhe sidomos i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, me bashkimin e të gjitha trojeve të banuara me shqiptarë, një pjesë e madhe e të cilave janë zbrazur nga elementi shqiptar pas pushtimit dhe sundimit mase njëshekullor nga shtetet fqinje; apo

II. Shqiptarët duhet të punojnë e veprojnë në mbështetje të idesë për bashkimin e shteteve në të cilat ata jetojnë, përmes integrimit në bazë të projekteve të strategëve botërorë, siç është projekti ,,Ballkani Perëndimor” i Bashkimit Evropian, Karta e Adriatikut (A5) i NATO-s (si dhe projekte të tjera në perspektivë), ku bëjnë pjesë Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedoni, Bosnje e Hercegovina dhe Kroacia, shtete etnike shqiptare, shtete me shumicë të konsiderueshme shqiptare dhe shtete me popullsi që e pranojnë etnogjenezën e tyre nga paraardhësit ilirë?

III. Ideja e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën, në kushtet aktuale, kur Kosova ende nuk është anëtare e OKB-së, BE-së dhe NATO-s, kur nuk dihet ende fati i krahinave të Kosovës të mbetura nën Serbi, Lugina e Preshevës dhe Sanxhaku, a është ide e shëndoshë, praktike dhe e dobishme; ide e ngutshme për përfitime praktike të politikës ditore; ide naive dhe nacional-romantike e folklorike e disa qarqeve të caktuara politike dhe intelektuale pa shtrirje të gjerë ndikimi; apo është ide e nxitur nga armiqtë e kombit shqiptar, me qëllim të minimizimit dhe komprometimit të idesë reale dhe aspiratave për bashkim kombëtar të shqiptarëve?

Krahas përgjigjeve nga ky debat, në të cilin duhet të marrin pjesë studiues, politikanë, diplomatë, ekspertë të sigurisë kombëtare dhe institucionet relevante shkencore dhe kombëtare, duhet të trajtohen edhe disa nga çështjet më të ngutshme aktuale, siç janë: nevoja, mundësia dhe perspektiva e shqiptarëve në integrimet euroatlantike; rrugët, mundësitë dhe potenciali i shqiptarëve për realizimin e opsioneve për njësimin dhe bashkëveprimin e shqiptarëve në nivel kombi; përparësitë dhe mangësitë e këtyre opsioneve, dhe, a kanë nevojë shqiptarët për krijimin e një opsioni të ri për realizimin e interesave strategjike kombëtare?

2.
BOTA SLLAVE U KA SHUMË BORXH SHQIPTARËVE


 Bota sllave, e pranojnë ose jo, u ka shumë borxh shqiptarëve (ilirëve), prej të cilëve e ka marrë bazën e kulturës, besimit dhe gjuhës, përmes alfabetit ilirik (c-irilik), me të cilin ka filluar ta shkruaj gjuhën, popullore dhe kishtare, si dhe ta krijojë e dokumentojë kulturën materiale dhe shpirtërore sllave përmes këtij alfabeti, i cili e ka djepin në trojet ilire-shqiptare dhe njihet si vlerë që qytetërimi i sotëm, sidomos bota sllave, e ka trashëguar nga ilirët, paraardhësit e shqiptarëve.

Cili studiues mund ta kontestojë se: krijuesit e alfabetit ilirik (c-irilik), Kirili dhe Metodi, të cilët njihen edhe për shenjtorë të krishterimit (ortodoksisë), nuk kanë pasur emra të tjerë personal, jo Kirili dhe Metodi; se këta emra i kanë mbajtur si emra të koduar (pseudonime) nga kisha bizantine (ilire) e atëhershme; ndërsa shumë qartë deshifrohen vetëm përmes gjuhës së sotme shqipe (duke i lexuar mbrapshtë, siç ka qenë një nga metodat e kësaj kishte).

KIRILI – ILIRIK

METODI – IDOTEM

MISIONARË ILIRË (TË ILIRIKUT)

Ky është alfabeti ILIRIK, jo C-IRILIK, me të cilin është krijuar dhe ruajtur edhe kultura, feja dhe gjuha e botës sllave dhe jo vetëm. A ka më qartë se kjo?




3.


XHELATI NUK BËHET ALEAT!


(Bashkëfajësia e subjekteve politike të shqiptarëve në Maqedoni dhe rishqyrtimi i partneritetit me subjektet politike joshqiptare me të kaluar kriminale)

Të jesh aleat dhe partner në qeveri, me një subjekt politik përfaqësuesit e të cilit janë fajtorët kryesorë për degradimin e statusit juridik-kushtetues të shqiptarëve, nga populli shtetformues sipas Kushtetutës së mëparshme të vitit 1974, në pakicë kombëtare, me Kushtetutën e Maqedonisë, të vitit 1991 dhe ndryshimet kushtetuese të vitit 2001, prej nga burojnë të gjitha fatkeqësitë, ligjet dhe aktet tjera ligjore e nënligjore diskriminuese ndaj shqiptarëve në këtë shtet;

Të jesh aleat dhe partner në qeveri, duke besuar në ndërtimin e pushtetit demokratik, shtetit ligjor, shoqërisë shumetnike, me subjektin politik, udhëheqësit e të cilit organizuan protestat antishqiptare të vitit 1997, në Shkup dhe qytete të tjera të vendit, kundër arsimit të lartë në gjuhën shqipe, kundër Universitetit shqiptar të Tetovës, kundër gjuhës shqipe, arsimimit dhe përparimit të shqiptarëve;

Të jesh aleat dhe partner në qeveri, me ideatorët, nxitësit dhe organizatorët kryesorë të protestave më antishqiptare në historinë e këtij shteti, përfshirë edhe periudhën e regjimit komunist, me kreatorët e afisheve, nxitësit dhe aktorët më të zëshëm të britmave kundër shqiptarëve: ,,Dhoma gazi për shqiptarët”, ,,Vdekje shqiptarëve”, ,,Shqiptar i mirë vetëm shqiptari i vdekur”, ,,Shqiptarët, jashtë kufirit”, ,,Gjuhë shqipe në Shqipëri, jo në Maqedoni” etj., në protestat antishqiptare të vitit 1997 dhe më vonë;

Të jesh aleat dhe partner në qeveri, me nxitësit, frymëzuesit dhe organizatorët e Referendumit shtetëror-partiak të vitit 2004, kundër Ligjit për ndarjen territoriale të shtetit, vetëm pse përmes tij u korrigjuan disa padrejtësi ndaj shqiptarëve në nivel të pushtetit lokal, me ndarjen disi më të drejtë të komunave të reja, ku shqiptarët përbëjnë shumicën e banorëve në krahasim me të tjerët;

Të jesh aleat dhe partner në qeveri, me forcat më antishqiptare që mbollën terror, grasatuan, shkatërruan dhe dogjën vendbanime të tëra shqiptare gjatë konfliktit të vitit 2001, vranë qytetarë të pafajshëm, gra dhe fëmijë;

Të jesh aleat dhe partner në qeveri, me një subjekt politik që nxiti, frymëzoi dhe realizoi projektin më antishqiptar në historinë e këtij shteti, projektin ,,Shkupi 2014”, për ndryshimin e identitetit të Shkupit, kryeqytetit historik të shqiptarëve;

Të jesh aleat dhe partner në qeveri, me forcat politike armiqësore që nxitën, frymëzuan, përgatitën, realizuan dhe publikuan Enciklopedinë antishqiptare, në frymën e Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve dhe të Elaborateve serbe për shpërnguljen dhe shfarosjen e shqiptarëve nga trojet e veta etnike, me përmbajtje tepër shoviniste, armiqësore dhe poshtëruese ndaj shqiptarëve në Maqedoni dhe kombin shqiptar në përgjithësi;

Të jesh aleat dhe partner në qeveri, me projektuesit e idesë për ndarjen e Maqedonisë sipas konceptit të Akademisë dhe Elaborateve serbe, për shkëputjen nga shteti të dy-tri komunave me shumicë shqiptare dhe ngritjen e murrit ndarës mes trojeve etnike shqiptare, rajoneve, qyteteve dhe katundeve, historikisht të banuara nga shqiptarët autoktonë;

Të jesh aleat dhe partner në qeveri, me nxitësit, frymëzuesit dhe realizuesit e akteve më barbare ndaj objekteve fetare, historike e kulturore, djegien dhe rrënimin e kishave, manastireve, xhamive, teqeve, objekteve e monumenteve të tjera kulturore dhe historike të shqiptarëve;

Të jesh aleat dhe partner në qeveri, me nxitësit dhe organizatorët e përdhosjes, shkatërrimit, vandalizmit dhe djegies së monumentit më të shenjtë të historisë, kulturës dhe gjuhës shqipe, objektit të Kongresit të Manastirit, në ditën e festës kombëtare të Alfabetit të gjuhës shqipe;

Të jesh aleat dhe partner në qeveri, me një subjekt politik me të kaluar kriminale dhe terroriste, pa e shqyrtuar të kaluarën e atij subjekti, me të cilin duhet të qeverisësh shtetin dhe ndërtosh ardhmërinë e vendit, pa e kushtëzuar këtë subjekt të distancohet nga e kaluara e vet kriminale dhe t’i kërkojë falje publike popullit shqiptar, për të gjitha ofendimet, falsifikimet, krimet dhe fatkeqësitë që i ka sjellë në të kaluarën, sidomos nga pavarësimi i Maqedonisë e deri më sot, ky nuk është gabim politik, por krim ndaj popullit shqiptar, ndaj historisë, kulturë dhe gjuhës shqipe; kjo është më tepër se pjesëmarrje në krim, kur armikut të hapur të popullit tënd dhe të qytetarëve që të mbështesin dhe votojnë, xhelatit të shqiptarëve, ua mbreh thikat e shpatat që të bien më fortë e pamëshirshëm mbi shqiptarët!

4.

LËVIZJA POLITIKE SHQIPTARE DHE RRJETA E MERRIMANGËS SË ZEZË RUSE-ARABE


A janë të vetëdijshëm disa politikanë të ri shqiptarë në Maqedoni, sa të vegjël, të pafuqishëm dhe të manipuluar janë karshi Merimangës së zezë antishqiptare, të cilës i janë futur në rrjetë, me formimin e lëvizjeve politike dhe fetare (të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me besimin islam, aq më pak me çështjen shqiptare, duke u bërë pjesë e internacionales socialiste pan-arabe me frymëzim sllavo-ortodoks, me BAAS partitë e tyre të njohura), përmes së cilës aleancat e disa shteteve satelite të pansllavizmit kanë për qëllim (pretendojnë) ta vendosin nën kontroll lëvizjen politike shqiptare në të ardhmen, si kombinim i elementeve të strategjisë së tyre, pas goditjeve të mëparshme përmes klaneve mafioze dhe rrjeteve të spiunazhit serb, rus dhe grek, kryesisht me ideologji marksiste-leniniste dhe në emër të patriotizmit të rrejshëm, si në Kosovë, Maqedoni dhe vise të tjera, por edhe në Shqipëri, me qëllim të krijimit të bazave të tyre të fuqishme për ndërhyrje në politikat globale dhe gjeostrategjike evropiane, sidomos dëmtimin e interesave amerikane në rajon dhe më gjerë.

Lëvizja politike e partive me akronimin BAAS (Partia socialiste e përlindjes arabe) është formuar në Siri, në vitet ’40-ta (zyrtarisht është legalizuar në vitin 1947), kinse në frymën e reaksionit kundër kolonializmit në botën arabe, që në fakt atë e orientoi në drejtim të ndikimit rus. Sipas disa historianëve të krishterë, kjo lëvizje është inspiruar nga ideologjia fashiste, duke premtuar reforma të gjera sociale dhe ekonomike në shtetet arabe, gjatë dhe pas periudhës së kolonializmit, por e vërteta qëndron në të se, kjo lëvizje u kontrollua dhe u vu në shërbim të plotë të interesave politike, ekonomike dhe strategjike ruse.



Themelues dhe ideolog kryesor i kësaj lëvizje ka qenë filozofi dhe dijetari i krishterë (ortodoks) nga Damasku i Sirisë, Michel Aflak, i cili supozohet se ka qenë agjent i dyfishtë, rus dhe francez (jetën e ka përfunduar në Paris).

Qëllimi kryesor i kësaj lëvizje ka qenë formimi i një shteti të përbashkët arab, nga shtetet dhe tokat e copëtuara arabe nga ana e kolonizatorëve, pas rënies së Perandorisë Osmane, me emrin Shtetet e Bashkuara Arabe, nën udhëheqjen e Gamal Abdel Naser, njërit nga themeluesit e Bllokut të tretë, Vendeve të Painkuadruara, së bashku me Josip Broz Titon e Jugosllavisë dhe Jawaharlal Nehru të Indisë, si lëvizje politike, ekonomike dhe ushtarake me përmasa ndërkombëtare, satelite e Bashkimit Sovjetik (Rusisë), gjatë Luftës së Ftohtë mes Paktit të Varshavës dhe NATO-s.

Regjimi i ish Jugosllavisë, i kontrolluar kryesisht nga politika shoviniste serbe në dëm të popujve të tjerë, sidomos ndaj shqiptarëve, përmes kësaj politike me interesa të ndërthurura ruse-arabe-jugosllave, e ka dëmtuar rëndë çështjen shqiptare në arenën ndërkombëtare, duke ndikuar tepër negativisht edhe në forcimin dhe zgjerimin e lëvizjes për çlirimin e Kosovës. Kjo mund të shihet edhe sot, me faktin që nga ky ndikim shumica e shteteve arabe ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, shpërbërjes së paktit të Varshavës dhe përfundimit të Luftës së Ftohtë, u forcua dukshëm ndikimi rus në shtetet arabe dhe jo vetëm, me qëllim të parandalimit dhe dobësimit të ndikimit amerikan dhe evropian në këto shtete. Në shtetet ku ende vazhdon kjo përplasje ekonomike, politike dhe ushtarake edhe aktualisht, aktualisht zhvillohen 10 luftëra të përgjakshme dhe nga më shkatërruesit që njeh historia, të cilat zhvillohen me dekada të tëra dhe shtrihen në një brez të gjerë mes dy kontinenteve, nga Libia deri në Pakistan, ndikimi i të cilave përjetohet ndjeshëm edhe në Evropë.

Lëvizja e madhe e kapitalit dhe njerëzve nga këto regjione të krizës, si dhe shpëlarja e madhe e parave nga qeveritë e këtyre shteteve, sidomos nga tregtia e paligjshme me naftë, drogë dhe armë, aktualisht paraqesin shqetësimin më të madh të civilizimit bashkëkohor, lëvizje në të cilën nuk guxojnë të implikohen shqiptarët, së paku për motive politike dhe fetare.

Në një të ardhme shumë të afërt do të dëshmohet se këto lëvizje jo vetëm që janë të motivuara nga interesat materiale e financiare, duke shfrytëzuar besimin fetar si armën e tyre më të fuqishme, por edhe në interes të politikave ditore në disa shtete të rajonit, sidomos në Maqedoni, ku penjtë e kontrollit mbi ta i mbajnë në duar disa oficerë të lartë të ish sigurimit shtetëror jugosllav dhe rus, disa klane politike-mafioze nga vendi dhe rajoni, të etshme për pushtet dhe kapital, si dhe rrjete të tjera spiunazhi, të cilat i shfrytëzojnë maksimalisht krizat politike gjithandej në vendet e ndryshme të botës.

Këto lëvizje politike dhe fetare haptas shfaqin pretendime për marrjen e pushtetit, dhe si të tilla, përveç argumenteve që ua japin serbëve, grekëve dhe armiqve të tjerë të popullit shqiptar, për t’i akuzuar shqiptarët për fundamentalizëm karshi botës perëndimore, ashtu siç nuk janë shqiptarët dhe nuk kanë qenë asnjëherë, ka rrezik potencial që këto lëvizje të shndërrohen në çerdhe të grupeve mercenare, ekstremiste e terroriste, në shërbim të agjendave të huaja në trojet shqiptare dhe në rajonin më të gjerë, siç është dëshmuar tanimë me rekrutimin e mercenarëve nga këto hapësira për frontet e luftës në Siri, Irak, Afganistan e gjetiu, si dhe me zbulimin e aferave të ndryshme financiare të këtyre lëvizjeve, nga qeveri, organizata dhe fondacione të dyshuara për shpëlarje të parave, krim të organizuar dhe terrorizëm ndërkombëtar.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...