2017-12-06

Disa të dhëna statistikore të popullsisë shqiptare në dekadat e para të shekullit XX dhe XXI

Nga Flori Bruqi 



Shqiptare ne Nju Jork

Shqiptarët janë komb kryesisht i vendosur në Gadishullin Ballkanik: në Shqipëri, ku përbën rreth 83% të popullsisë, në Kosovë rreth 93% dhe në Maqedoni rreth 25%.

Në numër më të vogël, shqiptarë ka në Serbi, Mal të Zi, Greqi, Itali, Turqi e Kroaci, si dhe në vende të ndryshme të mërgatës.

Flasin gjuhën shqipe, e cila i takon familjes së gjuhëve indo-evropiane. Sipas fesë, krysisht janë myslimanë ose të krishterë (ortodoksë ose katolikë).

Ata flasin gjuhën shqipe dhe e kanë origjinën në territoret antike të Ilirisë dhe Epirit në Ballkanin perëndimor (Evropë). Shqiptarët janë rreth 13 milionë , megjithëse sot më shumë se gjysma e shqiptarëve jetojnë jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, ndërkohë që pjesa dërrmuese e tyre jeton në Ballkan.

Ka komunitete historike shqiptarë në Itali (Arbëreshët), Greqi (Arvanitët), Mali i Zi, Ukrainë, Serbi, Turqi, Egjipt, Bullgari, Bosnja, Kroacia, Rumania, Sllovenia, Republika e Maqedonisë, dhe më shumë kohët e fundit në Evropë në Austria, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Suedia, Zvicra, dhe në Amerikë në Argjentina, Brazili, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara.

Në shtetin e Maqedonise, po ashtu edhe shtetet përreth Shqiperise dhe Kosoves, si Serbia, Greqia, dhe Mali i Zi, janë munduar që ta zvogëlojne numrin e banorëve Shqiptarë, dhe shumë prej tyre janë asimiluar dhe identifikohen si Turq, Boshnjak apo kombesi të tjera.Shkaku i ndaljes së shkollimit në gjuhën Shqipe në shtetet përreth Kosoves dhe Shqipërise.

Ne Maqedoni janë se paku 927,000 banorë Shqiptarë sipas një dhenie, dhe kjo do të thotë se numri me rreth 500,000 banorë në Maqedoni është genjeshter e madhe, kurse ne vitin 1981 janë regjistruar se paku 600,000 banore te etnis Shqiptare.

 Ne disa vende numri i Shqiptareve krejtesisht është shpallur mbi 15,000,000. Ne Turqi banojne se paku 1000,000 Shqiptare, po ashtu edhe ne Greqi, populli Arvanitas është mbi 2000,000 banore, dhe nuk kane asnje shkoll te fillore apo te mesme qe zhvillohen ne keto dy shtete për popullin Shqiptare (Arvanitasit). Po ashtu edhe ne Presheve, Bujanovc dhe Medvegje, qe janë pjese e Kosoves Lindore, ka banore me probleme te arsimit dhe te drejtave te tyre te barabarta, qe janë drejta njerëzore.

Pavarësisht regjistrimeve zyrtare të popullsisë që bëhen në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, asnjëherë nuk dihet sa shqiptarë ka në botë për shkak të shpërnguljeve të vazhdueshme ndër vite.

Megjithatë mund të thuhet se nuk ka vend në botë ku nuk jeton së paku një shqiptar. Besfort Axhanela kishte ideuar një projekt përmes të cilit synon të identifikojë të gjithë shqiptarët në botë, duke i mbledhur në një bazë të dhënash që quhet “Një Komb”.

 Projekti është një faqe interneti që “nje komb” ku për tre muaj janë regjistruar mbi 430 mijë shqiptarë.

Besfort Axhanela ka treguar për Top-Channel idenë e tij dhe synimin e projektit.

“Ideja për ta filluar këtë projekt ka ardhur si rezultat i faktit që jam i sigurt se mbi 95 për qind e shqiptarëve e kanë pasur në mendje që sa herë kanë shkuar diku jashtë kanë pyetur veten së paku njëherë: sa shqiptarë janë këtu?

Domethënë, krejt kjo ka ardhur si nismë e fillimit të këtij projekti. Projekti ynë njëkomb është projekt që synon të identifikojë të gjithë shqiptarët nëpër botë dhe ku ndodhen ata”, tregon ai.

Megjithatë sipas të dhënave të fundit, shqiptarët në shumë vende të botës janë me mijëra. Më poshtë ju sjellim në statistika përafërsisht se sa shqiptarë jetojnë nëpër botë.

Më poshtë janë disa statistika të përafërta rreth numrit të shqiptarëve që jetojnë nëpër botë dhe në vend:
Gjermani: 450 000
Zvicër: 300000
Suedi: 70000
Danimarkë: 12000
Belgjikë: 60000
Itali: 800000 – 1 000 000
Angli: 100 000
SHBA: 200 000 – 800 000 (1 000 000)
Siri: 10 000
Turqi: 5 000 000
Argjentinë: 50 000
Kanada: 35 000
Ukrainë: 50 000
Finlandë: 9 000
Rumani: 10 000
Hungari: 1 500
Bosnjë: 5 000
Bullgari: 300
Kroaci: 18 000
Slloveni: 8 000
Azerbajxhan: 10.000.
Serbi: 65 000
Mal i Zi: 32 000
Greqi: 1 200 000 (5 000 000)
Maqedoni: 800 000
Kosovë: 1 700 000
Shqipëri: 2 900 000


Në kontinentin e largët të Australisë jetojnë një numër i shqiptarësh të Shqipërisë dhe të Kosovës. Sipas rezultateve të vitit 1016 të Institutit Australian të Statistikave, rezulton se në Australi.

Një ndër pyetjet që formularin e censusit australian, ishte edhe “Çfarë gjuhë tjetër flisni përveç anglishtes”? Nga përgjigjet, rezulton se 9183 banorë të Australisë flasin shqip. Ata janë nga Shqipëria, Kosova dhe një pjesë nga Maqedonia.

Victoria 6,834

New South Wales 772

South Australia 579

Queensland 512


Western Australia 404

Australian Capital Territory 48

Northern Territory 20

Tasmania 14

Ndërkohë në tjetër tabelë tregon ndarjen e shqiptarëve sipas vendit të lindjes. Të dhënat i përkasin vetëm shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës, pasi Maqedonia është futur në kategorinë ish-republika jugosllave e Maqedonisë.

Gjithnje sipas të dhënave te Institutit Australian të Statistikave bazuar në regjistrimin e popullsisë në vitet e mëparshme, popullsia shqiptare në Australi është rritur gradualisht gjatë 20 viteve te fundit.

Faktorët që kanë ndikuar në këtë nivel rritje të popullsisë janë numri i lindjeve/vdekjeve dhe emigracioni.





Në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë, vilajetet osmane në Ballkan përftuan një rëndësi ndërkombëtare.

Duke qenë se Fuqitë e Mëdha kishin marrë rolin e protektorit për popullatat e krishtera në Turqinë evropiane, në këtë periudhë dolën në sipërfaqe të dhëna të ndryshme, shpesh edhe kontradiktore, mbi përbërjen etno-gjuhësore të vilajeteve në Ballkan.

Sado që regjistrimet e popullsisë nga administrata osmane prireshin të shpërfillnin kriterin etnik, vlerësime të ndryshme japin një pasqyrë interesante për realitetet demografike në vilajetet e banuara me shumicë shqiptare.


Studiuesja turke Hatixhe Bajraktar në një studim të saj sjell disa të dhëna të reja statistikore për viset shqiptare të përfshira në vilajetet e Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe Janinës.

Nga një përllogaritje e përgjithshme, shqiptarët përbënin pjesën dërrmuese të popullatës në vilajtetet e Kosovës, Shkodrës dhe Janinës, kurse një pjesë të numërt edhe të vilajetit të Manastirit.

Portali Konica.al sjell një përmbledhje të të dhënave nga studiuesja turke:

VILAJETI I KOSOVËS: popullata e përgjithshme 908.915 (turq myslimanë 89.350; bullgarë 251.000; bullgarë myslimanë 13.680; serbë ortodoksë 112.870; grekë ortodoksë 150; vllehë ortodoksë 910; shqiptarë myslimanë 417.250, të përzier 21.905).

VILAJETI I SHKODRËS: popullata e përgjithshme 322.000 (turq myslimanë 12.000; shqiptarë myslimanë 80.000; serbë, 30.000; shqiptarë katolikë 140.000; vllehë 10.000; serbë myslimanë 40.000; hebrenj 5.000; romë 5.000).

VILAJETI I JANINËS: popullata e përgjithshme 648.000 (turq myslimanë 10.000; shqiptarë myslimanë 180.000; shqiptarë katolikë 25.000; shqiptarë ortodoksë 110.000; bullgarë 20.000; grekë 110.000; vllehë 180.000; romë 7.000; hebrenj 6.000).

VILAJETI I MANASTIRIT: popullata e përgjithshme 846.495 (turq myslimanë 11.550; bullgarë 330.800; bullgarë myslimanë 23.900; grekë 61.930; vllehë ortodoksë 64.945; shqiptarë myslimanë 218.650; të tjerë 34.700).

****


Në dy dekadat e para të shek. XX në Kosovë, e cila deri në vitin 1912 kishte statusin administrativ të vilajetit me kryeqendër Shkupin, në kuadër të Perandorisë Osmane, u përpunuan statistika të popullsisë nga provenienca të ndryshme.

Pos organeve administrative osmane, që bënë regjistrimin e popullsisë së Vilajetit të Kosovës, edhe organet administrative serbe, malazeze, bullgare e austro-hungareze hartuan statistika të popullsisë së Kosovës në harkun kohor të viteve 1913-1918.

Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, i cili u formua më 1 maj të vitit 1918 në Shkodër, ishte një organizatë shqiptare në gjirin e së cilës u mblodhën intelektualë e prijës të shquar shqiptarë nga Kosova dhe vise të tjera shqiptare.

 Qëllimi i këtij Komiteti ishte çlirimi dhe bashkimi i Kosovës (Shkupit, Kumanovës, Preshevës, Tetovës, Gostivarit, Kaçanikut, Ferizajt, Gjilanit, Prishtinës, Vushtrrisë, Mitrovicës, Pazarit të Ri, Rozhajës, Pejës, Plavës, Gucisë, Gjakovës, Prizrenit) me Shqipërinë.

Me të përfunduar Lufta e Parë Botërore (nëntor 1918), në janar të vitit 1919 Fuqitë Aleate (SHBA, Britania e Madhe, Franca dhe Italia) u mblodhën në Paris për të vendosur mbi paqen në Evropë e rrjedhimisht edhe ndryshimin e kufijve të saj.

Gjatë kësaj kohe, Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” me kryetar Hoxhë Kadri Prishtinën, u tregua mjaft aktiv që Konferencës së Paqes në Paris t’i ofronte prova të pa kontestueshme për shqiptarësinë e Kosovës, mizoritë serbo-malazeze e bullgare, që ishin ushtruar ndaj shqiptarëve në vitet 1912-1918 si pasojë e vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve në Londër më 1913, të cilat copëtuan Kosovën dhe vise të tjera shqiptare në kurriz të monarkive pushtuese ballkanike. Në këtë kontekst, ky Komitet i dërgoi kësaj Konference edhe statistika të popullsisë, të cilat argumentonin se popullsia e përgjithshme e Kosovës dominohej nga shqiptarët. Sipas një statistike të popullsisë së Kosovës, të hartuar nga ky Komitet, e cila është e përafërt me regjistrimet e mëparshme dhe konsiderohet e besueshme, sepse tregon për zvogëlimin e popullsisë së përgjithshme të kësaj treve si pasojë e kolonizimit serb, vrasjeve dhe emigrimit të shqiptarëve e popujve të tjerë gjatë Luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore, Kosova kishte një popullsi të përgjithshme prej 1.065.960 banorë, nga e cila 881.989 (82.74%) ishin shqiptarë, 99.952 (9.37%) serbë, 47.781 (4.48%) bullgarë, 30.462 (2.85%) boshnjakë, 3.955 (0.37%) turq, 1.115 (0.10%) hebrenj, 650 (0.06%) grekë dhe 56 (0.005%) vlleh.

Në këtë statistikë të popullsisë, pos 18 qendrave administrative, përfshihej edhe numri i përgjithshëm i popullsisë së Kumanovës dhe rrethinës. Sipas kësaj statistike në Kumanovë dhe viset përreth kishte 47.506 banorë, prej të cilëve 33.126 frymë ose 69.73% ishin shqiptarë, 11.562 frymë ose 24.33% ishin bullgarë, 2.226 frymë ose 4.68% ishin serbë dhe 592 frymë ose 1.24% ishin turq.

Pra, në këtë qendër të Kosovës banonin vetëm katër komunitete kryesore etnike: shqiptarët, bullgarët, serbët dhe turqit. Duhet theksuar se statistika në fjalë u përdor nga Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, për t’i tërhequr vëmendjen Konferencës së Paqes në Paris mbi padrejtësitë e saj ndaj shqiptarëve të Kosovës e viseve të tjera shqiptare dhe për të bashkuar këtë trevë (Kumanovën) me Shqipërinë.

Shqiptarët janë grupi i dyte me i madh etnik në IRJM. Numri i përgjithshëm i shqiptarëve në IRJM është 509,083 banorë, që përfaqëson rreth 25% të popullsisë. Shqiptaret jetojne kryesisht në pjesët veriperëndimore dhe perëndimore të vendit. Numri më i madh i shqiptarëve jeton në komunat: Tetovë (70%), Gostivar (67%), Dibër (58%), Strugë (57%), Kërçovë (55%), Kumanovë (26%) dhe Shkup (20%).

Regjistrimi i popullsisë mbahet çdo 10 vjet, shqiptarët kan marrë pjesë me 19% të popullsisë së përgjithme në vitin 1953. Pjesëmarrja e popullsisë shqipetare ra në 13% në vitin 1961, përshkak të shpërnguljeve për Turqi. Ajo u rrit përsëri në vitin 1971 në 17%. Shqiptarët arritën deri 19,7% në 1981 dhe 21% në 1991 Vladimir Ortakovski (2001): Marrëdhëniet ndëretnike dhe pakicave në Republikën e Maqedonisë, Shën. Universiteti "Shën Cirili dhe Metodi", Shkup.

 Në regjistrimin e fundit në vitin 2002, popullsia shqiptare ishte në 25,2%. Etnologet në vitin 2002 vlerësojnë rreth 500.000 njerëz flasin gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë. Në dekadën që Republika e Maqedonisë shpalli pavarësinë nga Jugosllavia, kryesisht hulumtuesit shqiptarë kanë dhënë të dhëna në lodhjen me pjesmarrjen e popullsisë shqiptare - 30% .

Nga ana tjetër, maqedonasit etnikë thnin se shqiptarët kanë qenë mezi 20%. Megjithatë, numri i pranuar gjerësisht të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë është sipas regjistrimit të monitoruar nga ndërkombëtarët në vitin 2002.

Të dhënat e regjistrimit vlerësuan se shqiptarët përbëjnë rreth një të katërtën e popullsisë së përgjithshme. Në zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë , 2008 / 2008 , partitë politike shqiptare ka marrë 22,61% të votave, duke marrë 29 nga 120 vende.


*****

Popullata shqiptare në Mal të Zi është mpakur në mënyrë drastike në pesë dekadat e fundit.




Shqiptarët janë pakica më e madhe jo-sllave në Mal të Zi. Numri i përgjithshëm i shqiptarëve në Mal të Zi është 30,439 banorë, që përfaqëson rreth 5% të popullsisë. Pakica shqiptare jeton kryesisht në pjesët juglindore dhe lindore të vendit, gjëgjësisht në komunat: Ulqin (71%), Plavë (19%), Tivar (6%), Podgoricë (5%) dhe Rozhajë (5%).

Qyteti më i madh shqiptar në Mal të Zi është Ulqini, selia e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, institucionit më të lartë të vetë-qeverisjes së shqiptarëve në këtë vend.




Migrimi me përpjestime të frikshme, kryesisht në Shtetet e Bashkuara dhe Evropën Perëndimore, nataliteti përgjithësisht i zbehtë dhe asimilimi në boshnjakë ka bërë që numri aktual i shqiptarëve të pakësohet përtej çdo përfytyrimi.

Nga regjistrimi i fundit, i bërë më 2011, rezulton se përkatësinë etnike shqiptare e deklaruan 30 mijë e 439 persona (ose 4.91%).

Qyteti më i madh shqiptar në Mal të Zi është Ulqini, i cili bashkë me komunën, numëron 14 mijë e 076 shqiptarë.

Vendbanimi i dytë me shqiptarë është Podgorica, ku në kohën e regjistrimit përfshihej edhe komuna e Tuzit, me 9 mijë e 538 shqiptarë.

Komuna e tretë me përqëndrimin më të madh të shqiptarëve është Tivari me 2 mijë e 515 shqiptarë, i pasuar nga Plava me 2 mijë e 475 shqiptarë, dhe Rozhaja me 1 mijë e 158 shqiptarë.

Në komunat e tjera ka vetëm një prani miniskule të shqiptarëve si Berana (70 shqiptarë), Bello Polja (57 shqiptarë), Budva (100), Cetina (38), Danillovgradi (81), Kotori (102), Herceg novi (41), Nikshiç (73), Plevla (17) dhe Tivati (97).

Shprehur në përqindje, pjesëmarrja shqiptare në popullatën e përgjithshme të komunave është si vijon: Andrijevicë (0.02 %), Tivar (5.98%), Beranë (0.21%), Bello Pole (0.12%), Budvë (0.52), Cetinë (0.23%), Danilovgrad (0.44%), Herceg Nobi (0.13%), Kotor (0.45%), Nikshiç (0.10%), Plavë (18.88%), Plevle (0.06%), Podgoricë (5.13%), Rozhajë (5.04%), Tivat (0.69%), Ulqin (70.66%).

Ndërkaq, shqipen si gjuhë të parë e kanë deklaruar 32671 shqiptarë si vijon: Andrijevicë 5 persona (0.10%), Beranë 245 (0.72%), Bello Pole 48 (0.10%), Budvë 244 (1.27%), Cetinë 29 (0.17%), Danilovgrad 78 (0.42%), Herceg Novi 67 (0.22%), Kotor 163 (0.72%), Nikshiç 553 (0.76%), Plavë 2395 (18.27), Plevle 22 (0.07%), Podgoricë 10276 (5.53%), Rozhajë 1055 (4.59%), Tivat 401 (2.86%) dhe Ulqin 14352 (72.04%).

Bazuar në të dhënat zyrtare të regjistrimeve të popullsisë, të organizuara gjatë Mbretërisë Jugosllave, në vitin 1921 folës amtarë të gjuhës shqipe ishin 16,838 banorë (8.45% e popullsisë), ndërsa në vitin 1931 ishin 18,098 banorë (5,03%). Nga viti 1948 deri në vitin 2003, kur regjistrimet u organizuan nga RSF dhe RF Jugosllavia, u shtua dhe deklarimi i përkatësisë etnike.

Në vitin 1948 në Mal të Zi jetonin 19,425 shqiptarë (5.15% e popullsisë), 23,460 (5.58%) shqiptarë ishin në vitin 1953, 25,803 (5.47%) në vitin 1961, 35,671 (6.74%) në vitin 1971, 37,735 (6.46%) në vitin 1981, 40,415 (6,57%) në vitin 1991 dhe 31.163 (5.03%) në vitin 2003. Në regjistrimin e fundit të organizuar nga Mali i Zi në vitin 2011 numri i shqiptarëve ishte 30,439 (ose 4,91% e popullsisë).




Shqiptarët në Mal të Zi janë popullsi autoktone. Pas zgjerimit territorial të Malit të Zi kah territoreve të banuara me shqiptarë në vitin 1878, shqiptarët për herë të parë bëhen shtetas të atij vendi. Shqiptarët që kanë marrë shtetësi malazeze kanë qenë myslimanë dhe katolikë, ndërsa kanë jetuar në qytet Tivar dhe Ulqin me rrethinat e tyre, në bregun e lumit Buna dhe të Liqenit të Shkodrës, si dhe në Triesh.

Pas luftërave ballkanike, në përbërje të Malit të Zi kanë hyrë treva të reja të banuara me shqiptarë. Mali i Zi atëherë ka fituar një pjesë të Malësisë, gjëgjësisht Hotin dhe Grudën, me Tuzin si qendër, Anën e Malit, Plavën, Gucinë, Krajën, Rugovën, Pejën dhe Gjakovën. Në trevat e Plavës, Gucisë dhe Pejës, autoritetet vendore malazeze kanë kryer në muajt e parë të vitit 1913 krime të mëdha ndaj popullsisë shqiptare myslimane.

Me krijimin e Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, pas Luftës së Parë Botërore, shqiptarët në Mal të Zi kanë qenë të diskriminuar dhe të privuar nga të drejtat e tyre. Pozita e shqiptarëve do të përmirësohet disi në Jugosllavinë e Titos.

Në mesin e shekullit XX, në Mal të Zi kanë banaur rreth 20,000 shqiptarë, ndërsa numri i tyre do të rritet deri në fund të atij shekulli. Nga fundi i shekullit XX numri i shqiptarëve ka filluar të bie si pasojë e migrimeve.

Shqiptarët në Mal të Zi is located in Mali i Zi
Shqiptarët në Mal të Zi janë të përhapur në pjesët juglindore dhe lindore të vendit. Komuna e Ulqinit, e përbërë nga Ulqini me rrethinë dhe Ana Malit, është e vetmja komunë ku shqiptarët janë shumicë (71% e popullsisë).

Shqiptarët janë shumicë edhe në Malësi (ku bën pjesë Trieshi, Hoti, Gruda dhe Koja), sot pjesë e territorit të Komunës urbane të Tuzit, njësi e Komunës së Podgoricës, e cila vazhdimisht kërkon që të fitoj statusin e komunës, por pa sukses.

Gjithashtu një numër të madh i shqiptarëve jeton në trevat: Plavë e Guci (Komuna e Plavës, 19%), Tivar e Krajë (Komuna e Tivarit, 6%) dhe Rozhajë (Komuna e Rozhajës, 5%).Vendbanimi më i madh shqiptar është Ulqini, ndërsa pas vjen Tuzi.


*****
Lugina e Presheves


Qeveria e Serbisë ka filluar në heshtje një fushatë të spastrimit etnik për shpërnguljen e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës. Muajve të fundit, Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë është duke i fshirë nga regjistrimi i vendbanimit të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës që jetojnë në mërgim apo ata që punojnë në Republikën e Kosovës.

Dy ditë më parë Departamenti i Policisë së Vranjës ka fshirë nga regjistri civil 25 qytetarë nga komuna e Preshevës, shumica prej të cilëve kurë nuk kanë migruar jashtë komunës.

Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, tha se autoritetet e sigurisë nuk po i heqin nga regjistrimi vetëm shqiptarët që jetojnë në Kosovë, por edhe ata që janë në Luginë. Kjo, siç tha ai, është një shkelje ekstreme e të drejtave të njeriut, sepse askund nuk lejohet që qytetarin ta fshijë nga regjistrimi i vendbanimit.

“Qëllimi kryesor është që ta bëjnë një Medvegjë të dytë Bujanocin dhe lufta krejt është për Bujanocin. Tash në pamundësi që t’i largojnë shqiptarët nga Lugina me dhunë, tash po i përdorin mjetet kompjuterike”, tha Musliu...


******


Një krahasim i përgjithshëm i këtyre të dhënave zbulon një diferencë mes atyre që e deklarojnë përkatësinë shqiptare dhe atyre që e deklarojnë shqipen si gjuhë të parë.

Fjala bjen, në Podgoricë janë deklaruar 9538 shqiptarë, por shqipen atje e flasin 10276 persona.


*******

Shqipëria ka 2,893,005 banorë. 46% e shqiptarëve jetojnë nëpër fshatra. Mbas kohës së diktaturës ndodhi një ndryshim demografik. Me qindra shqiptarë kanë emigruar (të ligjshëm ose të paligjshëm) në Itali, Greqi, BE edhe në vendet e Amerikës Veriore.

Në 2004 shteti shqiptar shpalli një milion emigrantë në më pak se 15 vjet. Pavarësisht se njerëzit kanë emigruar, rritja e popullsisë në qytete si Tirana dhe Durrësi nuk u ndalua.

 Tirana, në vitin 1990 kishte 250,000 banorë edhe 20 vjet me vonë ka më shumë se 600,000 banorë, kjo është një rritje prej 140%.

 Në atë kohë njerëzit kanë lënë vendin dhe kanë shkuar nëpër vende të huaja ose njerëzit kanë lënë fshatin dhe kanë shkuar nëpër qytete.

 Kështu shumë fshatra në jug janë sot të lëna pas dore. Shqipëria ka disa pakica etnike-gjuhësore.

Midis tyre janë pakica greke (etnia më e madhe), vllahët (10,000), sllavët (3,000 serbë, boshnjakë, goranë dhe maqedonas, romë 9,000).

Rreth 25,000 grekë kanë banimet në zonat rurale në jug të Shqipërisë dhe kryesisht në zonat e pakicave gjuhësore në kufi me Greqinë të qarkut të Sarandës, të Gjirokastrës (Dropull, Pogon), të Delvinës, të Himarës, si dhe në qendrat e mëdha si Durrësi, Tirana.


Shqiptarët janë grupi etnik më i madh në Shqipëri, me 82.58%.

Shqiptarët ndahen në dy grupe mëdha gjuhësore: Gegët edhe Toskët, që përveç disa ndryshimeve në gjuhë dallojnë edhe në kulturë dhe në besimin fetar.

 Toskët shtrihen në Jug të vendit dhe ndahen në Myslimanë (Suni dhe Bektashi) dhe në të Krishterë Ortodoksë, kurse Gegët shtrihen në Veri dhe ndahen në Myslimanë (shumica dërrmuese Suni dhe pakica Bektashi) dhe në të Krishterë Katolikë. Gjithsesi dallimet midis dy grupimeve me rritjen e urbanizimit kanë ardhur duke u zhdukur.

Zyrtarisht Shqipëria ka rreth 8301 romë por burime të tjera thonë që jetonjë përafërsisht 120,000 romë në Shqipëri. Romët janë të përhapur në pjesën më të madhe të qendrave të banuara në Ulësirëm Perëndimore të Shqipërisë.

Mungesa e shifrave te sakta për regjistrimin e romeve ne Shqipëri ndodh sepse romet nuk kane aftësitë e duhura për te regjistruar fëmijët e porsalindur.

Vendbanimet e bashkësive vllah/arumun në Shqipëri datojnë qysh herët në histori. Ata kanë qenë për një kohë të gjatë të integruar në të gjitha pikëpamjet e jetës së vendit me popullatën e përgjithshme, duke dhënë ndihmën e tyre dhe duke promovuar vlerat e shoqërisë shqiptare.

Vllehët/arumunët zyrtarisht në Shqipëri janë të njohur si pakicë gjuhësore. Popullsia me origjinë vllahe/arumune kryesisht është vendosur në Shqipërinë Jugore dhe në Shqipërinë e Mesme. Vllahët kanë ruajtur zakonet dhe traditat e tyre.

 Në fillim të vitit 1999 ata kanë themeluar shoqatën kulturore, e cila organizon aktivitete artistike me pjesëmarrjen e grupeve folklorike. Bashkësia ka botuar në gjuhën arumune libra për historinë dhe literaturë tjetër.

Romet - minoritet fare i vogël jeton në veri të Shkodrës. Serbët kanë marrë gjendjen e minoritetit vitin e kaluar. Komiteti Shtetëror për Minoritetet është organizuar në mars të vitit 2005 dhe është vënë në vartësi të Qeverisë Shqiptare. Ky komitet ka në përbërjen e tij edhe një përfaqësues të komunitetit malazez.

Serbët votojnë për Partinë e të Drejtave të Njeriut, anëtarët e së cilës janë kryesisht qytetarë të minoritetit grek.

Kjo parti ka tre përfaqësues në Parlamentin e Shqipërisë dhe një ministër në qeveri. Milan Brojovic (serb) është zëvendës-kryetar i Partisë, dhe drejtor i Menaxhimit të Sportit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Malazezet janë të bashkuar në Shoqatën "Moraca-Rozafa", qendra e së cilës është në Shkodër.

Jetojnë në nëntë fshatra rreth liqenit të Prespës ne Korçë, si dhe në disa fshatra të tjera në rrethin e Dibrës. Numri i tyre në Shqipëri është 5512.

 Minoriteti maqedonas ndodhet i përqendruar në zonën e Prespës që shtrihet në verilindje të qytetit të Korçës, 30 km larg tij. Kjo zonë është e vendosur në skajin juglindor të territorit shqiptar në kufi me IRJ Maqedoninë dhe Greqinë.

Sipërfaqja e zones së Prespës është 213,9 km². Popullsia aktualisht përbëhet nga 418 banorë. Vija përgjatë liqenit të Prespës me kufirin shqiptar është 35 km. Gjatë kësaj vije shtrihen të 9 fshatrat minoritare të zonës së Prespës që janë: Liqenasi (Pustec), Lajthiza, Zaroshka, Cerja, Shulini, Gollombopi, Gorica e Vogël, Bezmishti dhe Gorica e Madhe.

 Nga pikëpamja administrative, të 9 fshatrat minoritare përbëjnë një komunë me emrin Komuna e Liqenasit sipas emrit të fshatit Liqenas që është më i madhi.

Ky fshat e ka pasur emrin Pustec, por më vonë emri i tij dhe emrat e fshatrave të tjerë janë shqipëruar. Në takim me banorët vendas, u kërkua që fshatrat të quhen me emrat e tyre në origjinsl: Pustec, Gollomboq, Bezmosht, etj. Drejtuesit e qeverisjes vendore u shprehën të gatshëm për ta pranuar këtë kërkesë.

Sipas të dhënave zyrëtare pakica kombëtare më e madhe që jeton në territorin e Republikës së Shqipërisë është pakica greke. Popullsia e saj, sipas të dhënave nga Regjistrimi i Përgjithshëm i Popullsisë dhe i Banesave i vitit 2011 është 24 242 banorë.

Sa banorë ka Shqipëria? Mospërputhje shifrash, INSTAT: 2.8 milion, Gjendja Civile: 4 milionë votues!
Pjesa dërrmuese e saj jeton në jug të vendit, në 40 fshatra të rrethit Gjirokastër, 35 fshatra të Sarandës, 16 fshatra të Delvinës dhe 3 fshatra të Përmetit.

gggg-655x356
 Pakica kombëtare greke është pakica e parë e njohur nga shteti shqiptar dhe mund të thuhet se çështja e pakicave kombëtare në Shqipëri ka qenë identifikuar për një kohë të gjatë me pakicën kombetare greke.


Prishtinë, 6.12.2017

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...