Plaku dhe deti është një tregim për forcën dhe dinjitetin e shpirtit të njeriut. Me simbolikën e tij ai trajton pyetjen e madhe, se deri ku duhet të shkojë njeriu, deri ku duhet të guxojë. Për Heminguejin njeriu, edhe kur e di se do ta kapërcejë të zakonshmen, se po shkel përtej saj, në trevën e dyluftimit të pabarabartë, madje të vetë vdekjes, nuk ka përse të tërhiqet pa e provuar. Më mirë të kthehesh i mundur pasi e ke provuar ndeshjen, pasi e ke treguar se e ke guximin ta bësh, sesa të dështosh pa e bërë provën.
Në këtë kuptim, rrëfimi kishte forcë tërheqëse për një shkrimtar, si Kadareja, i cili jo një herë në veprën e vet shkon te kufiri i së pamundurës, madje te vetë kufiri midis jetës e vdekjes. Konstandini u ngrit nga varri për ta kapërcyer kufirin, se atij i pëlqenin idetë e reja, kapej me pasion, duke i çuar nganjëherë gjer në skaj. Për Stresin, Konstandini dhe Doruntina qenë përpjekur të thyenin ligjet që i mbajnë të mbërthyera qeniet e gjalla, qenë përpjekur të thyenin ligjet e vdekjes, të arrinin të pamundurën.
Plaku i Heminguejit shkon tepër larg që të tregojë se çfarë është i zoti të bëjë njeriu dhe çfarë mund të durojë. Në filozofinë e tij, njeriun mund ta asgjësosh, por jo ta mposhtësh. Njerëzit e zakonshëm nuk e vënë re që edhe në bisedën e tyre të përditshme bëjnë përkthim. Kur dikush pyet: Çfarë do të thuash ti me këtë? Ç’kuptim ka kjo? Ku ma hedh fjalën? Nuk po të marr vesh.
Ai kërkon t’i përkthehet ajo që sapo ka dëgjuar. Përveç përkthimit të jashtëm nga një gjuhë në një tjetër, ka edhe një përkthim të brendshëm, përbrenda po asaj gjuhe. Ismail Kadareja është mjeshtër i këtij përkthimi të brendshëm në veprën e vet. Jo vetëm në rastet kur drejpërdrejt shënon po në atë vend ese dhe trajtesë, proces dhe zhdrivillim, por edhe duke e shndërruar këtë në përftesë letrare.
Te “Ura me tri harqe” janë vënë pranë fjalët e katër gjuhëve: “Sonte është tamam aksham. Nuk është as mbrëmje, as soir, e aq më pak vjeçer, por është aksham”. Po në këtë vepër, nëpërmjet një stilizimi arkaizues, është ndërtuar togu autonomi me cak, që është në të vërtetë një “përkthim” i togut real, të përdorur nga udhëheqësit sovjetikë pas pushtimit të Çekosllovakisë: sovraniteti i kufizuar, e po kështu ka bërë me togun kompromisi historik duke u kthyer në lëshim i dyanshëm historik.
Madje, edhe sajesat e veta Kadareja i përkthen, siç e gjejmë një rast te po ajo vepër: Nulbytymin, që mund të përkthehej njëfarësoj me fjalën zerokrejti. Duke e ndjekur këtë vijë të menduari, do të bindemi se lidhjet e shkrimtarit me përkthimin janë më të thella sesa duken. Ai bën rregullisht përkthim, shpjegim, interpretim, ndërshkëmbim ose komutim.
Krijimtaria nuk është pasqyrim i realitetit, por një rishpjegim i tij, ajo nuk mund të gjykohet se sa besnike i qëndron historisë, por se sa na zbulon një mesazh artistik aty ku ne shohim e dëgjojmë, por pak kuptojmë; ne kemi nevojë për dragoman që ta rrokim kumtin dhe kjo është një fjalë mjaft e shpeshtë në veprën e Kadaresë. Në këtë kuptim, shkrimtari është kurdoherë për ne edhe një përkthyes, nga ligjërata e zakonshme në gjuhën artistike.
Më shumë se shkrimtar, ai është heroi i luftës, korrespondent i luftës, i çatdhesuar, gjuetari i luanëve, peshkatari legjendar, pijetari, figura tragjike, personaliteti imponues. Cytja e tij drejt jetës ishte një shqetësim që kurrë nuk pushoi së qeni, që e lidh atë me njerëzit e zakonshëm, të cilat gjallonin në romanet e tij më të famshme.
“Pothuajse çdo dhjetëvjeçar atë e gjen në një vendqëndrim të ri. Ka një grup krejt të ri miqsh dhe njëfarë numri lajkatarësh”, shprehet Dr. James Nagel, njëri prej studiuesve më të shquar të Heminguejit. Ndonjëherë është e vështirë të mësosh me saktësi ku e ka zanafillën jeta dhe legjenda e Heminguejit.
Që prej lindjes së tij në Oak Park, Ilinois, përgjatë romaneve që morën jetë nga vetë përvojat e tij e deri në vdekje, në moshën 62 vjeçare, jeta e Heminguejit ishte tërësisht e dokumentuar. Ende “s’ka çështje rreth tij që kurrë s’kanë marrë përgjigje dhe me gjasë kjo është arsyeja pse akoma vazhdojmë të flasim për të” thotë Red Griffin për Heminguejin. “Nëse mendja të mbetet e fiksuar pas Heminguejit, kjo gjë e dobëson aftësinë për ta kuptuar atë”, thotë Majkëll Rejnolds, “Ai është një pus i thellë: bie brenda e kurrë nuk del më.”
****
Kuba ka hapur arkivin elektronik, ku perfshihen mijera dokumenta qe i perkisnin shkrimtarit te famshem Ernest Heminguej.
Fituesi i cmimit Nobel ne Letersi, shkroi ne ishullin komunist disa prej kryeveprave te tij. Arkivi elektronik perfshin fotografi, letra dhe doreshkrime, si dhe epilogun e pabotuar te romanit “Per ke bien kembanat”.
Te gjithe dokumentet kane qendruar per dekada te tera ne kantinen e shtepise se tij ne Kube. “Behet fjale per 3194 faqe dokumentash, shume prej te cilave te dixhitalizuara, dhe qe per here te pare mund te shihen nga studentet dhe kerkuesit”, tha Ada Rosa Alfonso Rosales, qe drejton muzeun “Ernest Hemingway” ne Havana.
Kuratoret thane se arkivat ofrojne nje veshtrim te thelle ndaj 20 vjeteve te jetes, qe Heminguej kaloi ne ishull. Arkivi permban edhe mesazhe te koduara, qe shkrimtari i dergonte kur perdorte jahtin e tij per te kerkuar nendeteset gjermane qe vertiteshin prane ishullit.
Kopjet elektronike te dokumentave qe u interesojne, akademiket dhe kerkuesit duhet t’ia kerkojne Keshillit kubanez te Trashegimise. Arkivi pritet te hedhe drite mbi nje pjese te rendesishme te periudhes kubaneze, te panjohur nga biografet e Heminguej.
CD dhe mikrofilma me dokumenta jane derguar gjithashtu ne biblioteken “John F Kennedy” ne Boston dhe do te gjenden edhe ne internet.
Heminguej, Shkrimtari i dy Luftërave.
-Nga Flori Bruqi
http://www.gazetakritika.net/Forumi/index.php?itemid=1140
Ernest Heminguej (Cicero, Illinois,21 korrik 1899) i cili vrau tragjikisht vetën më 02 .07.1961, Ketchum, Idaho, kujtohet nga të gjitha qarqet nullartistike si një ndër shkrimtarët më në zë amerikanë të shekullit 20 dhe si përfaqësuesi kryesor i Brezit të Humbur. Ai përjetoi thellë tragjedinë e dy luftërave botërore, u gjend disa herë ballë për ballë me vdekjen dhe shkroi një letërsi ku dhunës njerëzore i kundërvihet dashuria, ndërsa kotësisë dhe zhgënjimit të jetës, përpjekja për të qëndruar me çdo çmim dhe me çdo kusht. Heminguej, i lindur në Oak Park Ilinois, më 21 korrik të vitit 1899, u rrit në një mjedis mbytës provincial, nën autoritetin e një nëne të rreptë, ndërsa vetëvrasja e të atit la gjurmë të pashlyera në zemrën e tij. Universiteti i parë për Heminguejin u bë Lufta e Parë Botërore. Ai shkoi vullnetar si sanitar në Itali, ku u njoh me tmerret e luftës, por edhe me burrërinë dhe vetëmohimin, që do të mbushin faqet e tregimeve dhe romaneve të tij të mëvonshme. Atë që mundi të shkruante, duke bashkuar llojin e gazetarisë me atë të letërsisë artistike, e mblodhi në vëllimin e parë "Në kohën tonë" dhe në vëllimin e dytë "Burra pa gra". Por në mbarë botën Heminguej u bë i njohur me romanin "Lamtumirë, armë", ku trajton një histori dashurie, që përfundon tragjikisht në një botë ku sundon ligji i luftës dhe ku njeriu vret njeriun. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Heminguej udhëtoi dhe mori pjesë në veprime luftarake si korrespondent. Në tregimet e kësaj kohe tingëllon e fuqishme ideja antifashiste kundër luftës. Heminguej u bë i famshëm me botimin e novelës "Plaku dhe deti" për të cilën u nderua me çmimin “Nobel”. Si për të vazhduar traditën familjare, Ernest Heminguej vrau veten, duke pasur frikë nga sëmundja, e cila e mundonte prej kohësh.
Ernest Hemingway (sqt. Ernest Heminguej) ishte një shkrimtar amerikan me renome. I përket shkrimtarëve të periudhës klasike të letërsisë amerikane. Ernest Heminguej në profilin e tij shkrimtaresk përfaqëson në menyrë të shkëlqyer realizmin letrar në ShBA.
I konsideruar nga shumëkush si strehë e brezit të humbur, Heminguej vazhdon të mbetet shkrimtari më i shquar amerikan. Proza e tij e gjallë shquhet për nga thjeshtësia mahnitëse, dialogu i thjeshtë plotë jetë. Personazhet kryesore të Heminguejit janë gjithnjë luftëtarë të paepur, me dinjitet krenar, toreador, përballë gjendjes së nderë që po përjetonte padrejtësisht brezi i humbur, brez në kurrizin e të cilit rëndoi më së shumti Lufta e Parë Botërore.
Ky shkrimtar kolosal amerikan është lauruar me shpërblime prestigjioze letrare, madje në vitin 1954 ky shkrimtar merr çmimin Pulitzer. Bëri vetëvrasje.
Në gjuhën shqipe janë përkthyer një varg romanesh, e vëllimesh me prozë tregimtare të këtij shkrimtari. Vlen të përmenden shqipërimet kolosale të Ismail Kadarese, Vedat Kokonës.
Vepra te Heminguejit ne shqip
* Plaku dhe deti
* Dëborërat e Kilimanxharos
* Për kë bien këmbanat
* Të kesh e të mos kesh
Plaku dhe Deti (origjinal: The Old Man and the Sea) është një nga romanët më të shitur (bestseller) të mbarë letërsisë amerikane, shkruar nga shkrimtari amerikan Ernest Hemingway. Tek kritikët letrarë ekziston mëdyshja në është roman apo novelë, por sidoqoftë "Plaku dhe deti" është margaritari më i ndritshëm amerikan që pushtoi mbarë botën. Që në fillim nga vete titulli kemi të bëjmë me dy kundërvënie të ndryshme: plakun në perëndim të jetës se tij dhe detin e paskajë, kjo fuqi e pambarueshme. Personazhi kult Santiago është plazmim i vetë ekzistencës njerëzore kundrejt dallgëve të shkumëzuara të jetës me përplot pusi e pabesi. Santiago përçapet me tërë fuqinë e tij të mplakur dhe për çudi të fatit ai del fitimtar. Kjo vepër është grishje e njëmendtë për rrugën e qarte të racës njerëzore: trazimi i përpjekjes për përvijimin e jetës në kushte sado të rënda.
Eshte nje lufte e pabarabarte ndermjet njeriut dhe natyres por qe gjithsesi i lejon njeriut te mase forcat e veta.Njeriu plaket ndersa natyra mbetet po e njejte, deti mbetet po i pamase dhe i pabese. Ne qender te vepres"Plaku dhe Deti" eshte plaku Santiago, nje peshkatar i zoti. Ka edhe disa personazhe te tjere por ato vetem sa skicohen ne veper sa per sfond. Dy miq-armiq te vjeter luftojne perballe njeri tjetrit, lufte qe jep edhe mesazhin e larte filozofik se njeriu nuk eshte krijuar per te pesuar humbje, te asgjesosh njeriun nuk do te thote qe e ke mposhtur ate. Duke krijuar personazhe te tille si plaku Santiago, E. Heminguej larteson figuren e njeriut qe tregohet dinjitoz perballe deshtimeve dhe sfidave ne jete. Eshte shkruar nga Heminguej me nje stil te drejtperdrejte,disi te ngjeshur dhe E. Heminguej ka perdorur parimin "ajsberg" dmth. flet pak por nenkupton shume. Personazhet parapelqejne me shume heshtjen, mbylljen ne vetvete cka e ben edhe me interesante e tronditese leximin e vepres. Ne pamje te pare ata duken te ftohte, indiferente por ne fakt cilesite e tyre qendrojne ne nentekstet e frazes. Vihet re edhe dialogimi me vetveten qe perben nje vecori tjeter te personazheve te ketij romani. Edhe nqs. personazhet ndiejne frike, gezim etj. Ato nuk jepen por nenkuptohen nga situatat e krijuara. Kjo mban gjalle emocionin gjate leximit te noveles.