2018-02-04

Nga Flori Bruqi :Fjodor Mihajlloviç Dostojevski : Idioti



Fjodor Dostojevski ka lindur më 11 nëntor 1821, Moskë, Rusi. Jeta e autorit rus Fjodor Dostojevski, ndër figurat më të shquara të literaturës botërore, ishte dëshmi e kësaj lloj vuajtjeje. Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulozi; dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i ati, një alkoolist i dhunshëm, për të cilin besohet se u vra nga shërbëtorët e tij.

Në vitin 1849 Dostojevski dhe kolegët e tij në rrethin radikal politiko – letrar “Petrashevski”, arrestohen dhe burgosen. Më pas dënohen me vdekje më 16 nëntor 1849. I gjithë grupi u detyrua që të qëndronte në të ftohtin e acartë në pritje të skuadrës së pushkatimit. Në minutën e fundit vendimi u anulua. Cari Nikolaj, duke i konsideruar grupe të tilla si subversive dhe dëmtuese për pushtetin e tij, i vendoste të burgosurit përpara një ekzekutimi ritual simbolik, më pas e anullonte vendimin në momentin e fundit si shenjë e mëshirës së tij për të dënuarit.

Si rezultat, Dostojevski u burgos dhe u dënua me punë të rëndë për 4 vjet në një burg në Siberi dhe 4 vite të tjera me shërbim të detyruar në ushtrinë ruse. Vetëm pas 10 vjesh kthehet në Shën Peterburg. Fjodor Dostojevski është autori rus i shekullit të 19-të që ka shkruar novelat klasike si: “Krim dhe Ndëshkim” (1866) dhe “Vëllezërit Karamazov” (1880). Dostojevski iu kthye jetes së shkrimtarit si profesion pas një karriere të shkurtër ushtarake, ku në vitin 1846 publikoi novelën e tij të parë “Njerëz të varfër”.

Ai u bë i famshëm për krijimin e “heroit të rrugës”, një protagonist i mohuar nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit. Në novelat e tij ai eksploron temat e mëkatit, moralitetit dhe shpengimit të njeriut modern.



****


Analiza e personazheve kryesorë


1. Princi Lev Nikollajevic Mishkin


Heroi, protagonisti, dhe personazhi i “IDIOTIT”, princi Mishkin është një pasardhës i një familje të vjetër fisnikësh, dhe një i afërm i zonjës Epancin. Ai është biond sy blu epileptik rreth të 20-avë, i cili kthehet në Rusi pas 4 vjet qëndrimi në një senstorium të Zvicrës.

Nga paraqitja princi Mishkin dukët si një i huaj dhe vepron si një i jashtëm në shoqërinë Rusë : vishet si një i huaj dhe vepron sikur të ishte i papërgjegjshëm ndaj normave të aristokracisë Rusë. Madje ai është ndryshe nga aristokratët e tjerë Rusë në shumë aspekte.

Në radhe të parë Mishkini nuk ndjek rregullat e shoqërisë dhe nuk ka frikë nga sanksionet të cilat i dukë edhe qesharakë. Në pjësën e parë ai shkon të Nastasia Filipovna megjithëse nuk është ftuar. Ai mendonte së të ftuarit mund të qeshnin më të dhe më pas ta nxirrnin jashtë. Disa personazhe të tjerë siç është Ganja, për të cilin një turpërim i tillë do të ishte i tmerrshëm, për Mishkinin nuk ishte asgjë. Ai nuk e ka për gjë nqs përqeshet, madje kur të tjerët qeshin më të ai bashkohet më ta. Kur Mishkini viziton Epancinet vajzat e quajnë atë gomar ai qesh bashkë më to. Për më tepër mishkini është shumë i hapur dhe i sinqertë. Ai tregon në rrethanat e reja historinë e tij personalë (përfshirë edhe kohen kur ai ishte në sanatorium), më një saktësi të madhe. Ai nuk beson në thashethemesh, por preferon të flasë vetëm për gjëra që atij i interesojnë më tepër. P.sh. kur mishkini viziton Epancinet për herë të parë, ai menjëherë flet për ekzekutimin në publik dhe për Marinë.

Të darka e “fejesës” tek Epancinet ai diskuton për gjëra të mëdha si feja dhe e ardhmja e aristokracisë. Sidoqoftë Mishkini është naiv dhe konsiderohet si budalla nga shoqëria. Ai fiton shoqërinë e tyre vetëm nga pafajësia dhe ndjenjat e sinqerta. Mbase pafajësia e tij është arsyeja për afrimitetin që ka ndaj fëmijëve. Sidoqoftë bota e të rriturve për të është shumë sipërfaqësorë dhe e pakuptimtë. Mishkini nuk ofendohet nga askush sado i tmerrshëm të jetë veprimi që bëhet ndaj tij. Sipas Ganjës, Mishkini nuk e goditi prapa apo e sfidoi atë në një duel-një veprim i zakonshëm për atë kohë. Madje Mishkini i thotë Ganjes ti vijë turp nga vetja dhe largohet. Në përgjigje të gënjeshtrës të Burdovskit që ai është i biri i Pavlishevit, Mishkini jo vetëm që s’inatosët, por ai përsëri kërkon të mbështesë Burdovskun financiarisht. Edhe pasi Keleri shkruajti një artikull gojëlëshuar dhe ofendues për Mishkinin ai përsëri e bën Kelerin nun në martesën e tij. Lebedjevi e gënjen vazhdimisht Mishkinin dhe madje angazhohet për ta çuar në një azil të çmendurish ; kur Mishkini e merr vësh këtë ai thjesht qesh si përgjigje. Agllaja vazhdimisht e tall dhe e ofendon princin, por kjo vetëm sa e mërzit pak atë. Kur Agllaja shpreh ndonjë dëshirë për bashkëpunim Mishkini tregohet shumë i gëzuar. Më pak fjalë princi Mishkin nuk e ka më askënd, madje as më Rrogozhinin që tentoi ta vriste atë. Dukë u nisur mga ky naivitet i princit Mishkin, të gjithë personazhet në novelë e quajnë idiot. Princi Mishkin është mbase i Krishteri i fundit i idealit të Njeriut të poshtëruar që nuk është vetëm për vetë. Ai përpiqet për të ndihmuar këdo që takon dhe gjithmonë ve interesat e të tjerëve mbi ato të tijat. Në fund ai është gati për tu martuar më Nastasia Filipovna vetëm e vetëm për ta shpëtuar atë, megjithëse ai është i dashuruar pas Agllajes. Keqardhja e Mishkinit ndaj të tjerëve nuk njeh kufij. Ai është tepër i mirë në një botë të korruptuar nga paratë, epshi, dhe krenaria individualë. Si përfundim ai pa dashur vetshkaterohet.

2. Nastasia Filipovna Barashkov


C’nderimi i Nastasias nga Tocki bën që ajo të mbytët nga faji dhe të vërë në lëvizje tendencën e saj për vetshkaterim. Ajo është e aftë të sakrifikojë nga jeta e saj vetëm për ti shkaktuar dhimbje ofenduesit të saj. Në fund të pjësës1 Pticini tregon shembullin e një japonezeje që u vetëvra para ofenduesit të saj. Madje pikërisht kjo është psikologjia e Nastasia Filipovnes. Ajo është e aftë të shkatërrojë jetën e saj (dukë i kurme Rrogozhinin) për të treguar që ajo është një grua e paturpshme. Në fund ajo shkon më dëshirë drejt vdekjes sepse e di që atje do të gjëjë Rrogozhinin. Nastasia nuk mund ta fshehë mërinë dhe nëpërkëmbjen që i është bërë. Megjithëse prince Mishkin mundohet ta ndihmojë atë, dukë i ofruar dashuri pakufi, ajo e refuzon ndihmën e tij në fund. Ajo jo vetëm që e mendon vetën të padenjë për dashurinë e tij, por edhe vetën nuk e konsideron si një grua që të tjerët mund ti falin dashuri. Më pak fjalë, Nastasia Filipovna përfaqëson bukurinë dhe talentin që është shkatërruar nga bota e korruptuar.

3. Parfyon Semyonovich Rogozhin

Rogozhini flokëzi dhe syzi përfaqëson gjithë errësirën në botën e novelës e cila bën kontrast më dritën që sjell Princi Mishkin. Dashuria plot pasion e Rogozhinit për Nastasian e çon atë në fiksime plot xhelozi dhe dhunë. Ai e godet Nastasian dhe në fund e godet më thikë për ta vrarë. Rogozhini rrjedh nga një familje tregtarësh, dhe ka në trashëgimi njëpasuri më të çile kërkon të bindë Nastasian dukë i ofruar para. Lidhja e tij më paratë është një shenjë tjetër e degradimit të tij moral. Nqs princi Mishkin është engjëlli rus, Rogozhini është djalli rus. Madje emri i tij mbaron më “rog” që në rusisht do të thotë “bri”. Dostojevski i ve në kontrast këta të dy, për të nxjerrë në pah pasionin e Rogozhinit për të zhvatur, ndaj dhembshurisë së Mishkinit. Megjithëse mëshira e princit është më e madhe së dashuria e konsumuar e Rogozhinit, ai është i paaftë për ta shpëtuar Nastasian nga vdekja.

Temat, Motivet, Simbolet

1. Ideali i njerëzimit

Te “IDIOTI” Dostojevski kërkon të portretizojr njeriun ideal. Princi Mishkin përfaqëson të gjitha cilësitë të cilat Dostojevski mendon së janë më të mirat në qenien njerëzorë. Në radhe të parë ai është i sinqertë ; ndryshe nga njerëzit e tjerete shoqërisë të lartë si Ganja dhe gjenerali Epancin, Mishkini nuk i fsheh ndjenjat e tij të vërteta prapa një lustër të jashtme të një pseudomiqesie më qëllim që të fitojë diçka ose thjesht të dukët. Princi gjithmonë e thotë atë që e mendon, pavarësisht nëse ajo është perfektë apo jo për rregullat e shoqërisë. Princi Mishkin është gjithashtu mjaft i duruar. Ndryshe nga personazhet e tjerë (si p.sh. Ganja që e konsideron vetën dhe karrierën gjërat më të rëndësishme në jetë, apo Nastasia Filipovna, e cila murrët më tepër më cndererimin e saj sesa më lumturinë e Mishkinit dhe të Agllajes, apo Hipoliti që nuk e pranon vdekjen pa bërë disa pohime të paharrueshme) Mishkini nuk mendon farë për vetën. Ndryshe nga personazhet e tjerë që kërkojnë të mbrojnë vetvetën, Mishkini është shumë altruist. Ai është jo vetëm i poshtëruar, por edhe keqardhës ndaj të tjerëve. Këto trajtime perfektë të qenies njerëzorë, dukët sikur ndeshen më vrull më botën e korruptuar.

2. Mospërputhja mes së mirës dhe botës realë

Çfarë ndodh kur njeriu ideal vjen në botën realë ? Sipas pikëpamjes së Dostojevskit, njeriu ideal nuk sjell mirësi, por edhe mirësia e tij përmbysët dhe manipulohet, çka sjell shkatërrimin e vet njeriut ideal dhe idealit që ai përfaqëson. Bota net e cilën hyn Princi Mishkin është ajo e korrupsionit dhe e moralit të kalbur, ku paraja është gjëja më kryesorë. Në këtë botë paraja jo vetëm që e përmirëson qenien njerëzorë (Ganja p.sh. mendon së ajo shëron mediokritetin), por më të mund të marrësh dhe një nuse të bukur (mjaft njerëz ofrojnë para për Nastasia Filipovnen). Askush nuk e shikon princin Mishkin si një burrë të përshtatshëm për Agllajen, ndërsa të gjithë e konsiderojnë Pticinin (një emblemë e mediokritetit që është pasuruar më fajdetë) kandidatin “la plus respectable” (fr : më të respektueshëm) për martesë. Gratë e bukura dhe të zgjuara si Nastasia Filipovna çnderohen dhe vazhdimisht shkatërrohen. Bota e romanit është plot më të dehur (Lebedjevi, gjenerali Ivollgin, Ferdishenkoja, Rrogozhini dhe banda e tij) dhe më mashtruesa (Lebedjevi, Doktorenkoja, Kelleri, Ferdishenkoja dhe të tjerë). Praktikisht gjithë të tjerët si Ivollgini dhe Pticini janë njerëz të zakonshëm. Shoqëria e lartë është plot më cikërrima sipërfaqësorë (si p.sh. gjenerali Epancin) i cili sillet si servilë që të fitojë një post të lartë. Megjithëse Mishkini është superior në botën ku ai hyn, ndikimi i tij në këtë botë është pothuajse zëro (një përzierje e vlerave pozitive më ato negative). Megjithëse Mishkini mundohet ti ndihmojë njerëzit përreth tij, ai e shkatërron shumicën e tyre si p.sh. gjeneralin Ivollgin Nastasia Filipovnen, apo Agllajen. Dështimi I keqardhjes së Mishkinit për të shpëtuar at atë cilët ai i do më tepër, e çon atë në marrëzi.

3. Bukuria

Bukuria del në forma të ndryshme në novelë. Të gjithë mrekullohen pas bukurisë së Nastasia Filipovnes. Agllaja shquhet për bukurinë e saj. Vajzat Epancin e quajnë bukurinë fuqi. Mishkini vërën së bukuria është enigma. Gjatë festës të fejesës të Epancinet prince thekson së së bukuria gjendët të çdo krijesë e zotit. I gjithë romani është një lloj bukurie e cila shfaqët në shpirtin e princit dhe në dashurinë që ai u fal të tjerëve. Madje, kjo bukuri është një enigmë sepse është një ndjenjë dhe si e tillë është e pamundur për tu përkufizuar. Jo pa qëllim, në fund të romanit e gjithë bukuria, përfshirë Nastasian Agllajen dhe Mishkinin shkatërrohet.

4. Paraja

Paraja është një nga tundimet më të mëdha të njeriut ; në botën e korruptuar të romanit të gjithë përveç princit dhe Nastasia Filipovnes jepen pas lakmisë. Ganja është i gatshëm të bëjë gjithçka për pasionin e tij të parave, edhe të martohet më dikë që ai e përbuz dhe që familja e tij nuk e pranon. Gjenerali Ivollgin dëshiron para për të pirë dhe për të shkuar të e dashura e tij, zonja Terentjev. Lebedjevi ve dorën në zjarr vetëm e vetëm për të marrë 100.000 rubla nga Nastasia Filipovna. Asnjë njëri nuk e përfill Mishkinin të Nastasia Filipovna deri në momentin që ai flet për trashëgiminë tij dhe pas kësaj ai rrethohet nga pretendues që dëshirojnë pasurinë e tij. Ata e pëlqejnë Burdovskin dhe bandën e tij vetëm e vetëm që të marrin ndonjë lek nga prince. Në shoqërinë e gjithë romanit paraja jo vetëm sjell fat (psh të Pticini) por i sjell edhe një nuse. Oferta për Nastasia Filipovnen varion nga 75.000 rubla të 100.000 rubla. Paraja është një simbol i qartë i përkeqësimit të vlerave njerëzorë.

Lista e personazheve të tjerë

Agllaja Ivanovna Epancin

Është një vajzë e bukur 20-vjeçare dhe bija më e vogël e gjeneralit Epançin dhe Lizaveta Prokofjevnes. Ajo është kryelartë dhe si fëmijë në kapricot e saj, por është edhe romantikë dhe idealistë. Ajo bie në dashuri më princin Mishkin, por është e paftë të pranojë dashurinë e tij plot keqardhje për Nastasia Filipovnen. Agllaja përfundon më një kont polak i cili më pas e braktisë atë.

Gavril Ardaljonovic Ivollgin

Është një burrë i ri 28-vjëcar, i hollë, biond dhe i pashëm. Ai është mendjemadh dhe ambicioz. Megjithëse mishërim i mediokritetit, ai lufton për origjinalitet. Ai është i dashuruar më Agllajen, por do të martohet më Nastasian (të cilën ai e përbuz) vetëm për 75.000 rublat.

Ivan Fjodorovic Epanchin

Është prej 5-6 vitesh një gjeneral. Ai është i pasur dhe i respektuar nga gjithë shoqëria e Shën-Peterburgut. Në fillim të romanit atë e djeg epshi për Nastasia Filipovnen.

Lizaveta Prokofjevna

Është një e afërm e largët e princit Mishkin dhe gruaja e gjeneralit Epancin. Në kokëfortësinë dhe net e qenit e çuditshëm, Lizaveta është shumë e ngjashme më me Agllajen. Ankthi më i madh i saj në jetë është të gjeje burra të mirë për tre vajzat e saja.

Aleksandra Ivanovna Epancin

Është vajza e madhe e gjeneralit Epancin. Ajo është 25-vjëc dhe e pamartuar. Megjithëse prindërit e saj janë shumë të shqetësuar për martesën e saj, ajo ndihet e qetë. E shkolluar mjaft mirë ajo ka një talent të veçantë për muzikën.

Adelajda Ivanovna Epancina

Vajza e maeme e gjeneralit e Epancin, që është 23-vjët dhe që ashtu si motra e saj e madhe, është e kulturuar dhe e talentuar në pikturë. Ajo është e fejuar më princin Sh.

Hipolit Terentjev

Një djalë shtatëmbëdhjetë vjeçar që vuan nga tuberkulozi i mushkërive. Ai është i ndërgjegjshëm që po shkon drejt vdekjes dhe ndihet i përjashtuar nga natyra. Ai do të pohojë vetën dukë përkrahur mendimet e tij mbi jetën dhe moralin në “Testamentin” e tij dhe më pas bën një përpjekje të pasuksesshme për tu vetëvrare. Ai është i dashuruar më Agllajen, është shok i Koljes dhe i biri i zonjës Terentjev (e dashura e gjeneralit Ivollgin)

Athanas Ivanovic Tocki

Një aristokrat i pasur rreth të 50-avë, që mundohet të rregullojë martesën mes Nastasia Filipovnes dhe Ganjes për ta lëshuar nga duart e tij. Shumë kohë më parë Nastasia ka qënë e dashura e tij.

Eugjen Pavllovic Radomski

Një shoqërues elegant i Agllaja Epancines. Radomski tërhiqet nga ushtria përpara së të hyjë në rrjedhën e romanit. Si një njëri i arsyes ai e viziton shpesh princin Mishkin në sanatoriumin në Zvicër në fund të romanit.

Princi Sh

I fejuari i pashëm dhe inteligjent i Adelajda Epancines, qemë pas bëhet burri i saj. Prince Sh është punëtor, i ditur dhe shumë i pasur.

Lebedjevi

Një batakçi, gënjeshtar dhe së fundmi një burrë i ve në një familje të madhe. Në fillim të romanit, Lebedjevi është pjesë e bandës së Rrogozhinit. Ai i jep më qira një shtëpi verimi në Pavlosk princit Mishkin.

Ivan Pëtrovic Pticin

Një burrë i zakonshëm poshtë të tridhjëtave që arrin të vërë një pasuri të madhe dukë qënë një fajdëxhi. Ai është shoqëruësi dhe më pas burri I Varja Ivollginës.

Ardaljon Ivollgin

Babai I Ganjes dhe një ish-gjeneral. Ai I ka humbur shokët e tij në shoqërinë e lartpër shkak të pijes dhe gënjeshtrës.

Nina Aleksandrovna Ivollgin

Gruaja e gjeneralit Ivollgin. Një grua e denjë rreth të 50-avë, nëna e Varjas, Ganjas dhe Kolja Ivollginit. Megjithëse burri i saj gënjen dhe ka një të dashur, ajo ka mëshirë për të dhe madje e ndihmon Hipolitin.

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...