2018-02-07

Letër nga Amerika: Akademik Prof.Dr. Eshref Ymeri

Përshëndetje Profesorë të Nderuar,
Njerëz të tipit Bahtir Hamza apo të Bajram Dokas, i cili i paska vënë vetes spaletat e "akademikgjeneralit", përfaqësojnë në vetvete botën e shpifografisë. Shpifografia është antivlera më e bastarduar që ndot mjediset tona në mbarë trojet etnike. Por ajo bëhet edhe më e shëmtuar, kur vihet në shërbim të grekosllavizmit, armikut të betuar të etnisë shqiptare, kundër figurave të nderuara të kombit shqiptarë. Shpifësit do të vazhdojnë zejen e tyre të fëlliqur - shpifjen, ne do të vazhdojmë zejen tonë të nderuar - çjerrjen e maskës dhe demaskimin e tyre. Profesor Skënderi, Profesor Flori dhe Profesor Mehdiu kanë dhënë një kontribut të çmuar për demaskimin e këtyre zejtarëve me paha të madhe në fushën e shpifografisë.  
Shkrimtari dhe dramaturgu anglez Henri Filding [Henry Fielding -1707-1754], i njohur për humorin e tij jetësor dhe mjeshtërinë artistike, i vlerësuar si themelues i romanit realist, u ka lënë brezave pasardhës një aforizëm të shkëlqyer për zejtarin e shpifografisë. Ai thotë:
“Vesi nuk ka skllav më të poshtër, shoqëria nuk pjell maskara më të neveritshëm dhe hileqari nuk ka mysafir më të merituar dhe më të përshtatshëm sesa shpifësi”.
E përshëndes përzemërsisht poetin dhe shkrimtarin e talentuar Përparim Hysi për shënimin që i ka dërguar Profesor Florit.
Ju uroj shëndet dhe mbarësi.

Eshref Ymeri

Santa Barbara, Kaliforni

07 shkurt 2018

2018-02-07 0:25 GMT-08:00 

****

On Wednesday, February 7, 2018, 7:45 AM, meditime-pershtypje <noreply-comment@blogger.com> wrote:
meditime-pershtypje has left a new comment on your post "TURPI NUK KA BRIRË?": 

I dashur FLORI! Atë qafirin alias Bahtir Hamza e kam njoh përmjet shkrimeve të pista për personalitete me pontencë no fushëne politikës dhe në atë të letëresisë dhe arteve. Ka qenë kritizer i sëmurë dhe shumë vanitoz. Kudo veç villte dhe jargavite sa të ngrinte nervat,kur e lexoje. Nëse e vërteta është se ka përfunduar në psiqiatri, ka shumë arsye me e gjykue si njeri me bjerrje të rëndë në formim dhe aq. Ai asht i ligu që kënaqetë në perversitetin e vet. Dhe sa për këtë "gjeneralin që i ia k vendosur vet spaletat",Bajramë Doko, së pari po dëgjoj për të dhe është mirë që TRUPA AKADEMIKE me ia vendos kurfirin bash tek "Molla e kuqe" dhe të përfundoj si një rrobë e hedhur që nuk i duhet kujt. Plagjiatët, grafomanët dhe të "vetquajturit akademikë,poetë, shkrimtarë e lloj-lloj profanish të tjerë,janë ushtria më e rrezikshme alla Donkishtojane kundër FRONTIT TË MADH TË DIJEVE dhe VLERAVE MBARKOMBËTARE!

Tiranë, 7 shkurt 2018.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...