Konferenca e Londrës e vitit 1913, ishte padrejtësia e shekullit për Shqipërinë. Vendimet e Konferencës së Londrës, të datës 29 korrik 1913, ishin padrejtësia e shekullit kundër Shqipërisë dhe Dibrës. Kjo konferenca, sipas dokumenteve më të fundit të konsultuara, sidomos nga ditari i ministrit të Jashtëm të Anglkonferenca-londres-1912-13isë, Edward Grey, ishte një forum xhentëlmenësh, e cila mori po vendime prej xhentëlmenësh.
Asokohe, të 6 ministrat e 6 Fuqive të Mëdha, mblidheshin rregullisht çdo ditë në ora 18.00 dhe zhvillonin bisedime pa protokoll e pa procesverbal, me një lloj konsensusi, që bazohej në pazare të drejtpërdrejta “ti merr këtë e ti le atë”, për të vendosur një ekuilibër të ri forcash.
Por, pavarësisht kushteve dhe mënyrës se si u zhvillua, ajo konferencë përgjysmoi Dibrën, i mori Shqipërisë natyrale rreth 1 milion njerëz, i shkëputi qytetet e Dibrës, Prizrenit, Gjakovën, Prishtinën dhe Shkupin dhe i lanë Shqipërisë veriore malet dhe brigjet plot dushk dhe gurë, ndërsa qytetet e Jugut, krejtësisht shqiptare, si: Gjirokastra, Konica, Përmeti, Frashëri, Leskoviku e Kolonja i vuri në diskutim dhe i la të drejtë Komisionit Ndërkombëtar të Kufijve, që të vendoste se kujt do t’i mbetnin. Si rezultat i presionit nga Greqia dhe Serbia, konferenca mori vendime që prekën gjysmën e territorit të Shqipërisë së pavarur, të banuar kryesisht nga shqiptarë etnikë dhe rreth 40% e shqiptarëve mbetën larg kufijve të shtetit shqiptar të sapokrijuar,- 40% e popullsisë shqiptare u la jashtë kufijve të Principatës së Shqipërisë.
Ky komision punën e nisi nga Veriu për në Lindje. Pra, vendimet e padrejta të kësaj konference u zbatuan. Fakti që anëtari italian i Komisionit, kolonel Harofi, u vra pikërisht në Rrafshe të Korabit, nga anëtari francez i Komisionit, për shkak se italiani mendonte ta shtynte pak metra më tutje kufirin e sotëm shtetëror të Shqipërisë, sepse, sipas francezit, “ai na u paskësh dashur t’i merrte vetë ato toka e jo t’ia linte francezit”, flet shumë. Komisione të tilla kanë funksionuar edhe më 1921 dhe më 1923, edhe për kufijtë e jugut të Shqipërisë. Gjithashtu, dhe një komision special u ngarkua për të përcaktuar kufirin shqiptaro-grek. Duke qenë i pamundur studimi i hartave etnografike, vendimi që mori konferenca qe mbi argumente strategjike, ekonomike e politike.
Ky vendim i dhuroi Greqisë Epirin Jugor, një tokë e banuar historikisht nga shqiptarë etnikë. Për fat të keq, më 1923, përsëri anëtari italian e komisionit të Kufijve të Jugut me Greqinë, Gjeneral Telini, u vra pabesisht nga grekët, sepse ata donin të merrnin Çamërinë , ashtu si e morën. Edhe pse morën shumë toka të banuara nga shqiptarë, aleatët ballkanikë mbetën të pakënaqur nga kongresi, dhe menjëherë filluan Luftën e Dytë Ballkanike. komisioni-nderkombetar-i-kufijve-me-1913.
Që nga kjo kohë, viti 1923, kanë kaluar plotësisht 95 vjet. Për gjatë këtyre 25 vjetëve, kufiri shqiptar, si gjatë regjimit të Zogut, kur nuk ishte shpallur gjendja e Luftës nga ana e Greqisë, ashtu dhe gjatë regjimit të Hoxhës, këta kufij janë ruajtur me fanatizëm, pëllëmbë për pëllëmbë. Dhe kufijtë e Shqipërisë me Greqinë janë pikërisht këta kufi që janë mbrojtur 95 vjet. Tani, pas 95-vjetësh, përsëri grekët kërkojnë të vendosin kufij! Dhe shqiptarët pranojnë të diskutojnë kufij! Absurditet. Përse nuk mbrohen ato kufij që janë mbrojtur një shekull, por hapin diskutime pa asnjë arsye?!
Nga Kepi i Stillos, te piramida 79, në drejtim të Karaburunit janë 9 ishuj (Video, Katogol, Tetranik, Briketa, Kasiopi, Ekatrinas etj.). Në vitin 1913, komisioni ndërkombëtar i vendosjes së piramidave, ia ka lënë Shqipërisë këta ishuj se janë shumë afër me bregun shqiptar të Sarandës. Në këtë hapësirë detare kufiri është në mesovijën e matur midis çdo ishulli me Korfuzin. Por, në vitin 2009, një komision shtetëror shqiptar i dha padrejtësisht Greqisë 350 km katrore det.
Ishte Gjykata Kushtetuese, ajo të vuri drejtësi për shqiptarët, se për poltyikanët iku territori shqiptar. Tani, na del një qeveri tjetër, politikanë të tjerët, që duan t’i japin Greqisë, akoma më shumë se në vitin 2009, sikur kjo të ishte toka e baballarëve të tyre, ose mall pa të zot.
Sa keq, që për një karrige apo për një shumë parash interesat e Shqipërisë dalin në ankand, me “arsyetimin” se, gjoja, Greqia do të na heqka ligjin e luftës me Shqipërisë. Po, kurrë mos e heqtë ligjin e Luftës! Kujt po i hynë në punë ai ligj lufte, kur të dy vendet janë vende anëtare të NATO?!