2018-02-20 9:04 GMT+01:00 Perparim Hysi <perparimh@gmail.com>:
Jorgjie!
In memoriam,Jorgjie Dhimitër Prifti (Sota)
TregimNga Përparim Hysi
Mësuesi është si puna e prindit. Çdo prind dëshiron që ta lërë këtë botë,gjithmonë para fëmijëve të tij. Kjo"sindromë" është dhe për mësuesin: asnjë prej mësuesëve nuk dëshiron që,qoftë dhe një nxënës i vetëm, të iki para tij. Mirëpo nga anët tona ka dy kute për të"matur" vdekjen: merr një të moshuar që lëngon gjatë dhe quhet "hankovdekje" dhe,kur merr një që nuk e ka kohën,quhet vdekje e zezë.
Vdekje e zezë është dhe kjo që mori,para kohe, një nga nxënëset e mia nga më të mirat që kam nxjerrë në dyzet një vjet dhe jo vetëm nxënëse e mirë,por një mësuese shumë e mirë për gjuhën e letërsinë shqipe: mori JORGJIE DHIMITËR PRIFTIN (SOTA) nga Fieri. Ky tregim imi është si një homazh për të dhe familjarët e saj. Mund ta quaja dhe homazh,por është më shumë se kaq: kam qenë"nuni" që e bëra mësuese dhe në një homazh nuk ke se si i thuaj të tëra. Ikja e saj kaq papritur, ta them hapur: më stresoi! Kurrë nuk e prisja dhe, kur djali i saj- dhe ky mësues shumë i mirë- lajmëroi në fejsbukun e tij, gati u hodha përpjetë nga dhimbja. Natyrisht,ngushëllova me dy-tri strofa atje në faqen e tij,por unë mendoj se JORGJIA meriton më shumë se aq.* * *
Unë e kam filluar punën si mësues në shkollën 7-vjeçare më 1 gusht të vitit 1959. Më emëruan në fshatin Ndërnënas,pothuaj 15 km nga Libofsha dhe,po t'i shtoje dhe kilometrat që bëja nga shtëpia ime,bëheshin rrumbullak 25 -km. 25- km,por në atë kohë nuk kishte as xhade dhe as makina. Vetëm në këmbë dhe,natyrshëm, flija në fshat.
7-vjeçarja kish nga një klasë për çdo rend dhe ne, mësuesët,që jepnim mësim qemë vetëm tre. Të tre me shkollë të mesme dhe,nga të tre,vetëm unë kisha mbaruar ditën dhe isha i freskët në dije.Dy të tjerët kishin kohë që kishin mbaruar me korrespodencë dhe ishin nga ata që në arsim i quanin: pellazgë (për arsye moshe). Një nga"pellazgët" qe drejtor dhe ishte me normë të kufizuar,kështu që unë,i freskëti, jo vetëm punoja me mbingarkesë,por jepja në të tria klasat,pothuaj,lëndët kryesore:edhe gjuhë,por edhe mathematikë,edhe kimi dhe,si djathëtësi, fiskukturë dhe muzikë. Vetëm vizatim nuk dhashë se kam qenë,pothuaj mbetës në këtë lëndë. Aq nuk ia thosha për vizatim, sa,kur pashë në televizor ca vite më vonë një numër estrade që vinte në lojë një mësues të paaftë vizatimi "që niste të vizatonte një zok dhe dilte një maçok", brenda shpotisë thosha:- Mos e kanë patur për mua? Kjo mbingarkesë imja vazhdoi tërë semestrin e parë të vitit shkollor 1959-1960. Kur filloi semestri i dytë, në fund të janarit,u shtua dhe një mësues. Ky qe shoku im i klasës, Ismet Hoxha nga Luari i Roskovecit. Ismeti (të më ndjejë atje ku prehet) më hoqi gjithë matematikën dhe bronket e mia u mbushën me"ozon".
* * *
Jorgjia,kur fillova unë punë,ishte në klasën e gjashtë. Klasa e shtatë (më kujtohet si sot),kish gjithësej 14 nxënës dhe gjysma e tyre qenë për në fillore. Me një"shoshë të rëndë":qenë 50% me 50%. Sidoqoftë,unë e kisha me pasion dhe ata që qenë për në fillore i atashova si"të kombëtares". Shkelja mbi programin vetëm e vetëm për të mos i konsideruar:si të"njerkës". 50% cilësorë,pothuajse që të shtatë u bënë mësues,se shkuan në pedagogjike. Ata,të tjerët, në rezervat 2-vjeçare dhe,për çudi, u ngulën me shtëpi në qytet se punonin në naftë.Cilësorët në fshat. Sakën se i afroheshin qytetit si"shterpari" i Naimit që nuk i qasej stanit.* * *
Në vitin shkolor 1960-1961 Jorgjia qe në klasën e shtatë. Klasa e shtatë kish 25 nxënës dhe në dyzet e një vite të mia në arsim, kurrë nuk kam hasur një klasë me një përparim të tillë. Klasa kthehej në një "kantier" ku nxënësit ta merrnin fjalën nga goja dhe mësuesi (padyshim dhe unë), ishte në hall kujt t'i vinte katër e kujt t'i vinte pesë. Flitet kur nota më e mirë qe pesa. Jorgjia qe me pesa,por me pesa qenë mbi dhjetë nxënës. Jorgjia,e pasionuar pas letërsisë, dhe më kërkonte për të lexuar libra. E mbaruan po me nota shumë të mira dhe,pothuaj shumica e tyre, prisnin të vazhdonin shkollën e mesme. Atëherë kish bursa me shumicë dhe, në atë kohë,bursat i ndante drejtoria e shkollës duke u bazuar tek përparimi i tyre. Shkresa që shoqëronte bursat nga rrethi,porosiste që të bënim kujdes që bursistët mos kishin cene në biografi dhe,ca më pak, të kufizuara për bijtë e klerikëve. Pra,Jorgjia, sipas shkresës qe gati e privuar.
Unë jo vetëm ngulmova që t'i jepej bursë, po bëra çmos që ta bindë drejtorin e shkollës, ANDON GJERAZI nga Libofsha, që, pse mos ta them: ka qenë burrë zotëri. E binda atë dhe,pasi e mora shkresën në xhep, fillova "negociatat" me të atin: At DHIMITRIN!* * *
At DHIMITËR PRIFTI qe nga Libofsha dhe,ngaqë detyra ia kërkonte të ishte pranë idhujtarëve të tij,ish vendosur në fshatin Ndërnënas. Jorgjia qe fëmija i parë. At Dhimitri qe nga ai lloj klerikësh që nuk ia hante qeni shkopin dhe,krahasuar me fshatarët e tjerë, rronte ku e ku më mirë. Nuk ishte nga ata që bëhej me të tërë. Jo.Shërbente në kishën e fshatit dhe, më tutje, shikonte punët e tij si familjar dhe s'para se të bënte mik kollaj. Epo nuk të bënte mik, po do më bënte mua,se do i rregulloja Jorgjien për mësuese. Më thotë një vendas i vjetër,kur e pyeta:- Aha,- më tha ai,- s'para bie në kular për mik Papu, ama , në hyre në konak të tij,pritje më të ngrohtë nuk gjen. Me këtë "informacion" në xhep dhe"asin nën mëngë"(bursën e Jorgjies),thashë unë:-Do të hyj në konak! Pa tjetër. Fillova që ta testoja At Dhimitrin ashtu larg e larg.
Papu,- i thashë një ditë prej ditësh,- sikur ta rregulloj Jorgjien për mësuese unë, e shtron një drekë apo darkë?
Në vend,- më tha.
Ika me mendje të mbledhur dhe e lashë pak që "të ftohej pilafi" dhe,një mbasdite (kishim filluar pushimet e verës), thirra para portës së shtëpisë. Doli dhe, pasi u përshëndetëm, nxora nga xhepi vendimin për bursën. Tek e mori,veç buzëqeshi dhe, tek mendoja që do më merrte në krahë për të më futur brenda, më tha:- Epo tynjatjeta!!! Unë që"kisha prehur dhëmbët me limë" për darkën si tek At Dhimitri e nuk ka tjetër, mbeta i zhgënjyer. I zhgënjyer,por gojën gjithmonë e kam patur brisk:- Ore,-protestova,- unë bëra gjithë këtë mundim dhe ta rregullova çupën për mësuese dhe ti vete dhe më mbyll portën?!
Ti,- ma priti me shpoti ai,- mos ke ngritur ndonjë "fambrikë" aty në Mbrostar ku rri dhe fambrikon"bursa". Ti je veç "kaçator" (korrier apo lajmës), pa bursën ma ka dhënë partia dhe pushteti popullor, muana,- tha duke e shtuar bishtin e hostenit. Shkurt: më bëri për ujë të ftohtë apo gjete kishë ku të falesh. At Dhimitri kish një zgjuarësi natyrale që t'i lexonte teskeretë nga xhepi. Epo kot nuk thonë,ty nuk të qasin në fshat dhe vete kërkon shtëpinë e priftit.
Zhgënjimin tim e ndava me Xha Zarikun. Ia numërova të tëra dhe, pasi më dëgjoi, tha:- Kush e di se si e ka patur punën, por do ta shlyejë shakanë, digjo këtë xhixhanë këtuja.
* * *
Qe meskorriku dhe,sado që isha me pushimet e verës, isha rikthyer në Ndërnënas se të nesërmen do zhvillonim ndeshje futbolli me kooperativën e fshatit "Agim". Në perëndim qe dielli dhe tek po shkoja për te dhoma ku flija, prapa portës pashë Papun: At Dhimitrin! I fola.Erdhi më takoi dhe,pasi pyeta mbarë e prapë, i thashë:- Epo natën e mirë,Papu! Ai,ashtu si nëpër gojë:- Po pse nuk vjen këtej nga unë sonte? Ai, si nëpër gojë, po unë veshët i kisha brisk dhe i thashë- Ja, ku erdha?
- Ku do vesh?- shpotiti ai.
-Po, brenda në shtëpi.
- Në shtëpi, bëri sikur pyeti ai, por unë do nisem për SHËN KOZMA!
-Daç për SHËN KOZMA,daç për SHËN THOMA,... dhe hyra brenda. Hyra brenda dhe,tek zura një qoshe pranë oxhakut të shtëpisë, pashë Papun që erdhi më tha:-Mirëse erdhe! Kjo "mirëse erdhe" qe e një zoti shtëpie që i hanin brirët për miq,por,kur vërente ndonjë "shaka të rëndë" si ajo e një"kaçatori" si puna ime,dinte mirë si i priste drutë. Darkën e shtroi me gjithë të mirat dhe doli fjala e xha Zarikut:- At Dhimitri ishte nga ata që qe gati ta mbante mikun në krah,se dhe mua,"kaçatorin" në krahë më mbajti.
* * *
Jorgjia mbaroi pedagogjiken dhe doli mësuese dhe kurrë as Papu dhe as Jorgjia nuk e harron"nunin" made in "kaçator". Ajo u bë një mësuese e mirë jo vetëm në zonë,por dhe në rreth.
* * *
Në vitet kur erdh demokracia unë u emërova inspektor për gjuhën e letërsinë në Drejtorinë Arsimore Fier.Dhe krahas zonës së Mbrostar-Ura, mbuloja dhe zonën e Libofshës. Unë,"kaçatori", ngjaja me nëdetësen 105 tek "Ballë për ballë" që po kthehesha në"bazën e nisjes". Frymën në Ndërnënas dhe,krahas shumë dashamirësve dhe ish- nxënësve të mi,kërkova dhe AT Dhimitrin që,mjerisht,kish ndërruar jetë. Mësuese Jorgjien e gjeta në shkollën e fshatit"Agim" ku kish krijuar familjen. Unë i hoqa "spaletat" e inspektorit tek shihja ish-nxënsen time tek shpejgonte me pasion. Ky raport inspektor- mësuese vazhdoi për katër vjet dhe në vitin 2000 unë ika në Amerikë. Në Amerikë qëndrova gati 12-vjet dhe duhet të ketë qenë 15 gushti i vitit 2011,kur ata nxënësit e asaj klasës aq të mirë,kishin vendosur të festonin 50-vjetorin që kishin marrë dëftesën e lirimit dhe isha i vetmi nga kolegët e mi,që mora pjesë në festë. Pa dyshim,këtu ritakova të gjithë ata që ishin gati për të dalë në pension, Takova dhe Jorgjien. Sa m'u bë qejfi, që,tek më fliste për fëmijtë e saj, më tregoi që i biri,YLLI SOTA, si pema që bie nën pemë, kishte dalë mësues. Jo vetëm kaq: YLLI SOTA, djali i Jorgjies, u bë për disa vite drejtor i asaj shkolle "THanas Laska" ku kish mësuar mamaja e tij. Ylli Sota ka dhe ky, karizmën e tij: iu fut punës me përkushtim për të bërë historikun e shkollës dhe,në vitin 2016,kur shkolla bëri 100-vjetorin, YLLI SOTA dhe mësuesja pasionante DRITA DOMI (ardhur nga Divjaka si nuse në Ndërnënas, e martuar me ish-nxënësin tim të ndjerë,agronomin MITI JANI DOMI), botuan librin monografi për shkollën e Ndërnënasit. Me kohë, unë isha vendosur në Tiranë dhe Jorgjia me familjen e saj,kishin zënë qytetin e Fierit.
Dje, YLLI SOTA, djali i JORGJIES dha "alarmin" për ndarjen nga jeta të mamasë së tij. Unë jo vetëm u befasova,por u traumatizova. Iku para kohe. Dhe nuk e di a do besoni: tërë natës jam marrë me këto impresione. Jam tip"virusal": më zë e keqja e tjetrit. Kjo e keqe i shtrin përmasat e saj,kur ndjej dhimbje. Po. Ndjeva dhimbje dhe goja nuk më thotë që t'i them lamturmirë JORGJIES aq të mirë. Fatkeqësisht, e vërteta është e rëndë! Prehu e qetë, o shpirt i brishtë dhe i bukur! Ti rron jo vetën në zemrat e familjarëve të tu, të kolegëvë që të njihnin dhe tek qindra e qindra nxënësve që kanë dalë nga dora jote e ngrohtë! Të qoftë dheu i lehtë! Amen...

Tiranë, 20 shkurt 2018