Greva e pazakontë në zgafellat e minierës shkatrrojë Jugosllavinë e Titos !


Nga Flori Bruqi 


Greva historike e minatorëve të “Trepçës” e vitit 1989 qe shndërruar në rezistencë gjithë popullore demokratike e paqësore kundër presioneve të Serbisë për ta ripushtuar Kosovën.



Para 29 viteve minatorët e Trepçës kishin filluar grevën e urisë për të mbrojtur Kosovën nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, duke shënuar kështu zhbërjen e Jugosllavisë së Titos!

Ishin rreth 1,300 minatorë që kishin hyrë në këtë grevë për të mbrojtur ekzistencën e Kosovës dhe autonominë e saj.Greva historike e minatorëve të “Trepçës” e vitit 1989 qe shndërruar në rezistencë gjithë popullore demokratike e paqësore kundër presioneve të Serbisë për ta ripushtuar Kosovën. 

 Me rastin e këtij përvjetori Ndërmarrja Trepça organizon manifestimin tashmë tradicional “Java e Minatorëve” .





Kujtesa kolektive në Kosovë përbëhet nga mungesa e vëmendjes së marrëdhënieve klasore. Modelet ekzistuese të kujtesës institucionale në masë të madhe kanë shpërfillë bazat materiale të punës dhe marrëdhëniet e punës.

Si një qasje kritike ndaj kujtesës kolektive, kjo masterklasë përqendrohet në Grevën e Urisë së Minatorëve të Trepçës që filloi me 20 shkurt 1989 dhe vazhdoi për tetë ditë me radhë. Dhjetë kërkesat e minatorëve ishin kryesisht për të drejtat kushtetuese. Minatorët protestuan kundër heqjes së autonomisë së Kosovës si pjesë e Kushtetutës së vitit 1974 të Jugosllavisë Socialiste. Prandaj, lidhja e identitetit të minatorëve dhe vendit me momentin në kohë – Greva e Minatorëve të vitit 1989 – është e rëndësishme për të nxjerrë një kuptim më të mirë të kujtesës kolektive dhe memorializimit. Minatorët ishin figurë qendrore në ideologjinë e socializmit Jugosllav. Megjithatë, minatorët ishin subjekt i margjinalizuar shoqëror e politik.

Image result for TREPCA DHE GREVA E MINATOREVE

Çfarë e bën grevën të rëndësishme është konteksti i shpërbërjes së Jugosllavisë socialiste dhe ngritja e nacionalizmit në Serbi. Masterklasa shqyrton mënyrën se si greva është reprezentuar, interpretuar dhe kujtuar. Leximi bazohet në të dhënat e shkruara dhe kujtimet personale që rrjedhin nga arkiva, raportimet në media dhe dëshmitë e pjesëmarrësve. Ndërtekstualiteti i vendosur këtu si strategji për ndërtim-kuptim, do të gjurmojë jo vetëm atë që ka mbetur më pak e njohur dhe e pa treguar, por edhe ambiguitetin e vetë grevës. Për më tepër, leximi i Grevës së Urisë së Minatorëve të Trepçës në vitin 1989 do të zbulojë gjithashtu kufizimet e së kaluarës historike dhe historinë e punëtorëve.



Kanë kaluar 29 vjet që kur minatorët shqiptarë të Trepçës në Stan Tërg, nisën një grevë të pazakontë në zgafellat e minierës, një akt që shënoi një erë të re për Kosovën, në luftën e saj për liri, të drejta e pavarësi nga Serbia. Ajo ngjarje pati shumë bujë; dhe më e bujshmja brenda saj, ishte dhurimi i një lope që një mitrovicar ua bëri minatorëve grevistë.

Musa Berani, dhuruesi i lopës, akt që zuri vend dhe në mediat e huaja, sot është 66 vjeç. Edhe ai thotë se greva 8-ditëshe e minatorëve të Trepçës në Stan Tërg ishte themeli i shtetësisë së Kosovës, i bashkimit të shqiptarëve, i krijimit të UÇK-së dhe shkatërrimit të tërësishëm të Jugosllavisë së Titos.


download


Por si e kujton Berani aktin e dhurimit të lopës, që për të është një ndër përjetimet më të rralla dhe më të bukura te jetës së tij sa është gjallë.

“Lopën që dhurova unë nuk ishte asgjë, por bëri një jehonë të madhe në opinion, pasi që me sytë e mi kam para edhe gra të cilat në hyrje të minierës së Trepçës në Stan Tërg, kanë hequr nga fyti varëse të arit e stoli të tjera duke i dhuruar për minatorë, apo dhe persona që dhuronin para, marka dollarë, franga zvicerane”, thotë Berani.

Trepca miners remember the strike of 1989

Dhe vazhdon ai rrëfimin: “Nuk e di saktë datën, ka qenë 21 apo 22 shkurti i vitit 1989, por në atë mëngjes pasi që kisha mjelë lopët në ahurin tim, u ktheva në dhomë brenda ku babai qëndronte i shtrirë pasi që ishte shumë i sëmurë. Ishim duke shikuar lajmet në televizor dhe për një moment babai po më thotë: ‘lehtë është për ty është o Musoo, plotë ahurin e ke me lopë, po ata minatorët atje në Jamë (minierë), ata e kanë shumë të vështirë’, duke ma bëri me shenjë se unë duhesha ta dhurojë një lopë për minatorët. Të nesërmen në mëngjes, ka qenë ditë e shtunë kam shkuar në ahur ku kam zgjedhur lopën më të mirë të cilën e kam marrë dhe e kam dërguar në Stan Tërg”, tregon Berani.

Ai më pas sqaron se tërë rrugën, nga Mitrovica deri në Stan Tërg, rreth 7-8 km, e ka bërë në këmbë. “Kur mbërrita aty, lopën e kam lidhur për rrethojën e oborrit të minierës dhe rojës që ishte aty i thashë se këtë lopë e kam sjellë për minatorët. E di se lopën e kanë therur në minierë, porse mishin në vend që ta hanë jua kanë shpërndarë të varfërve”, sqaron Berani, i cili pra zbulon dhe këtë detaj tjetër kaq interesant të asaj ngjarjeje.

greva_e_minatoreve_te_trepces_

“Unë nuk kam punuar kurrë në minierë, por u solidarizova me minatorët pasi që ata po na mbronin me jetën e tyre nga terrori që po ushtronte Serbia me Millosheviqin mbi shqiptarë e Kosovës. Ka kaluar shumë kohë, pra 27 vite, nuk i kam ra pishman asaj pune, por jam i revoltuar me qeverinë dhe institucionet e tjera të Kosovës që deri më tani nuk kanë bërë gjë për të pasur një të ardhme më të mirë”, qahet ai duke gjykuar kështu mbi realitetin në të cilin ndodhet Kosova.

Ai ka shtuar se ato 8 ditë të grevës së minatorëve të Trepçës i ka përjetuar shumë keq, por se dhe ka qenë krenar pasiqë populli shqiptar jo vetëm në Kosovë, por në tërë Jugosllavinë ku ka jetuar, për herë të parë është bërë i gjithi bashkë, në një gojë.

“Por me lopët nuk më eci mirë”, thotë Berani duke qeshur, dhe shton se gjatë luftës policia dhe paramilitarët serbë ia kanë marrë 3 të tilla, ndërsa njërën ja kanë vrarë.

“Dhe kështu mbeta pa lopë”, shton ai.

Rasti i dhurimit të lopës për minatorët atë botë, bëri aq bujë sa Musa Berani thotë se policia serbe nisi ta kërkonte për ta burgosur.

“Pas dy ditëve, shkova prapë në Stan Tërg për t’u interesuar për gjendjen shëndetësore të minatorëve. Aty, disa policë serbë me rroba civile tentuan të më arrestonin, por disa minatorë e punëtorë të Trepçës reaguan dhe më shpëtuan nga policia duke më futur në një makinë e sjellë në Mitrovicë. Që nga ajo ditë dhe rreth 4 muaj, nuk kam fjetur në shtëpinë time, por tërë kohën e kam kaluar tek dajat e mi në fshatin Zhabar, tek kushërinjtë në fshatin Klinë të Skënderajt, si dhe tek miku i im Ibrahim Vidishiqi, dhe kështu policia nuk mundi të më arrestojë për këtë punë.”

Dhe merak të madh ka faktin se për atë ngjarje nuk ka asnjë fotografi, pra asnjë lloj kujtimi që sytë e brezave të mund ta shihnin.

Related image

“Nuk kam asnjë fotografi nga ajo ditë. Gjatë luftës e humba atë faqe të gazetës ‘Rilindja’, ku krahas një letre përkrahjeje që madhi Bekim Fehmiu iu kishte dërguar minatorëve, ka qenë edhe shkrimi për dhurimin e lopës nga ana ime”, shprehet i pezmatuar Berani.

Musa Berani tani jeton me gruan dhe tre fëmijët e tij në qendër të Mitrovicës, në pension  në kushte të vështira ekonomike. Por në zemër e ndërgjegje ka një pasuri të madhe, kujtimin e bukur të një akti njerëzor e kombëtar, dhurimin e një lope për minatorët grevistë në Stan Tërg.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)