2018-02-18

Shkruan Flori Bruqi : Rita Ora:Nuk do të doja të isha askund tjetër në botë. E nisëm bashkë këtë, pa ju nuk do të isha këtu



 Rita said she was proud to be back home


Kthimi triumfues i Rita Orës në vendlindje pas ikjes nga lufta


 Rita said she was honoured to perform in the city she was born in


Rita Ora: Jam e lumtur që do vij në Kosovë


 She flashed her bum to the crows in her tiny outfit


Rita Ora përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se është shumë e lumtur që do të vijë në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.



Rita Ora: Jam e lumtur që do vij në Kosovë


Rita madje ka dizajnuar një bluzë me rastin e kësaj feste.

Ajo ka shkruar:

“Pershendetje te gjitheve! Jam shume e lumtur qe do te jem me ju ne 10 vjetorin e Pavaresise se Kosoves ne Prishtine. Kjo eshte nje bluze te cilen e kam dizejnuar per kete rast dhe shpresoj te mbetet nje kujtim i mire per te gjith ne. Ju dua, Rita”

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka njoftuar se është nisur drejt Kosovës për koncertin që do ta mbajë në dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës


Rita niset drejt Kosovës


Krijuesja e shumë hiteve botërore pritet të performojë në koncertin që do të nisë sonte në orën 20:00.



Performanca e Rita Orës, mijëra qytetarë në pritje të saj


Koncerti i paralajmëruar për nder të Pavarësisë së Kosovës, ka filluar mbremë në orën 20:00 në Sheshin “Nëna Terezë”, me një këngë premierë dedikuar Kosovës, këngë kjo e realizuar nga një grup këngëtarësh kosovarë, e cila u shfaq në ekranet e vendosura në shesh.

Performanca e parë për sonte do të jetë nga këngëtari Ledri Vula, prej orës 21:00, për të vazhduar me Rita Orën.

300 mijë qytetarë morën pjesë në koncertin e Rita Orës


Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka deklaruar se i është thënë që rreth 300 mijë qytetarë morën pjesë në koncertin e saj në Prishtinë për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Rita Ora e ndez Prishtinën me “Vallen e Rugovës”

Në një postim në Instagram ajo ka falënderuar të gjithë që morën pjesë në koncert, ndërsa ka shtuar se është tejet e lumtur dhe krenare që është shqiptare.



“Sapo më kanë thënë që rreth 300 mijë njerëz ishin për të më parë sonte. Urime Dita e Pavarësisë. Nuk do të doja të isha askund tjetër në botë. E nisëm bashkë këtë, pa ju nuk do të isha këtu”, ka shkruar ajo në Instagram.

Performanca e Rita Orës përmes fotografive

Përformanca e Rita Orës e mbajtur sonte në Prishtinë në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ishte e jashtëzakonshme, për shkak të numrit të madh të qytetarëve që kishin shkuar ta dëgjojnë, veshjes së saj kuq e zi, këndimit me zemër, urimit të saj për Pavarësinë dhe ndezjes së fishekzjarrëve.



 Rita Ora flashed her bum as she leaned against a mirror

Befasia për publikun shqiptar nga Rita Ora ishte një miksim i “Valles së Shotës” me këngë të saj
Ajo gjithashtu edhe ka vallëzuar duke elektrizuar publikun në kryeqytetin e Kosovës për dhjetë vjetorin e Pavarësisë.
“I Will Never Let You Down” dhe “Shine Your Light”, ishin këngët hapëse të koncertit të Rita Orës.


Rita Ora do të dekorohet nga Presidenti


Pas performancës së jashtëzakonshme në Prishtinë, Rita Ora do të dekorohet nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Dekorimi i saj nga Presidenti pritet të bëhet në aeroportin “Adem Jashari”.

Mijëra qytetarë sot u mblodhën në sheshet e Prishtinës për të parë performancën e Rita Orës me rastin e dhjetë vjetorit të Pavarësisë.

Daily Mail: Kthimi triumfues i Rita Orës në vendlindje pas ikjes nga lufta
“Rita Ora kthehet në vendlindje, Kosovë, për të kremtuar 10 vjetorin e pavarësisë: Këngëtarja bën kthim triumfues vite pasi familja e saj u larguan”.

 The singer showed off her tan lines in her revealing costume

Është ky titulli të cilin i ka vënë “Daily Mail” shkrimit për ardhjen e Ritës në Prishtinë.

Këngëtarja Rita Ora u pa teksa aterroi në Kosovë sot para shfaqjes së saj që shënon 10 vjetorin e pavarësisë nga Serbia.

 Rita left little to the imagination as she took to the stage

Ylli – që ka lindur në Kosovë para se familja e saj të ikte nga atje – u takua me kryeministrin Ramush Haradinaj teksa po përgatitet për të ndezur një koncert në ambient të hapur në Prishtinë, shkruan britanikja e famshme “Daily Mail”.




Kosova po feston 10 vjetorin e pavarësisë nga Serbia në një kremtë dyditore që ka nisur sot në tërë vendin.


Ceremonia kryesore zhvillohet nesër, kur presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, të kthehen nga Konferenca e Sigurisë në Munih.

Një panel special për Kosovën pritet të mbahet në konferencën e Munihut.

 She has also been bust promoting her film, Fifty Shades Freed, from the Fifty Shades Of Grey franchise

Ndërsa ky medium shkruan se festime ka gjithandej Kosovës, tregon edhe se në Mitrovicë, pjesa veriore e së cilit është e dominuar nga popullata serbe, janë vendosur posterë me mbishkrimin “10 vjet okupim ë Kosovës e Metohisë”.

 The star looked sultry as she performed in the packed-out town square


Muret në qytet janë mbushur me grafite, me flamuj serbë dhe me mbishkrime në gjuhën serbe “Kosova është Serbi – Krimeja është Rusi”.

Një banor i Mitrovicës së veriut, Branislav Kërstiq, ka thënë: “Fatkeqësisht, komuniteti serb nuk e ka ndarë mendjen për këtë pavarësi. As Beogradi s’e di me siguri se si e sheh statusin e Kosovës”.


Hidhërohen serbët me Ritën: Për ne më nuk ekziston


Bukuroshja Rita Ora, e cila pritet pas pak minutash të zhvillojë koncertin e saj të madh në Prishtinë për nderë të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka zemëruar fansat e saj serbë.

Kjo ka ardhur pas publikimit në faqen e saj në Instagram të një bluze me logo të dizajnuar enkas për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Image
“Herët apo vonë do të humbni mbështetjen amerikane, e më pas do të merrni fund. Kosova – tokë e shenjtë serbe. Gjithmonë ka qenë ashtu, dhe gjithmonë do të mbetet kështu”, ka shkruar një komentues serb.


I am so excited to be joining all of you in Kosovo to celebrate the 10 year anniversary of Independence on Feb 17! To mark this occasion I have created this hoodie () so you can all have a memory of this night we will share together…See you soon. 🇽🇰

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...