Elena Kocaqi
Një nga studiueset më të veçanta në historiografinë shqiptare është dhe historiania Elena Kocaqi. Në librin e saj “Roli pellazgo-ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve evropiane” që është një nga librat e viteve të fundit, ka të dhëna shumë interesante që po të merreshin për bazë do të ndryshonin këndvështrimin e gjuhësisë dhe historisë shqipe.
Sipas autores faktorët që kanë bërë mos zbardhjen e të vërtetës ka qenë persekutimi i shqiptarëve në shekuj. Autorja ngul këmbë që shqiptarët e dikurshëm kanë krijuar historinë e njerëzimit por xhelozia mbi ta ka qenë e pashembullt dhe ajo e krahason historinë e shqiptarëve me atë të Izraelit. Sepse vjedhja që i kanë bërë historisë shqiptare ka qenë e pashembullt dhe ndarja territoriale që i kanë bërë në 6 copa e kanë kthyer në një koloni në zemër të Evropës.
Sipas historianes, fiset që kanë populluar Evropën nga periudha e Bronzit kanë qenë fise me etnitet Pellazgo-Ilir dhe flisnin një gjuhë të përbashkët. Të dhënat historike tregojnë se Pellazgët, Ilirët, Thrakët, Dakët, Skithët, Trojanët ishin fise të të njëjtit komb dhe shqiptarët janë pasardhës të tyre.
Nga emigrimet e këtyre fiseve u popullua edhe pjesa tjetër e Evropës. Këto fise ishin ato që krijuan edhe kombet antike moderne. Ky popull Pellazgo-Ilir ka krijuar qytetërimin e parë Evropian të Kretës, Mikenës, Trojës, qytetërimin Grek dhe Romak, dhe hodhën bazat e vlerave dhe qytetërimit perëndimor. Roli i Pellazgo-Ilirëve është i përmasave tepër të mëdha, madje gjigande dhe me qellim ky është copëtuar në disa mini qytetërime.
Në librin e Kocaqit të bëjnë përshtypje disa të dhëna antrophologjike, që sipas autores janë shumë të rëndësishme. Autorja thekson faktin se shqiptarët janë një popull brachycephhal me tregues qefailk nga më të lartat në Evropë. Që i shpjeguar më thjeshtë kanë lidhje të mëdha historike. Nga të dhënat antropologjike, popullsia e paleolitit të Evropës dhe të Mezolitit janë një popullsi ashtu siç janë shqiptarët pra brachycephalas. Popullsia Pellazgo-Ilire ka pasur këto përmasa koke. Dhe këto përmasa koke i kanë vetëm raca gjermanike dhe raca shqiptare. Këto fakte tregojnë se këto janë dy racat më të pastra në botë dhe nuk janë përzier me raca të tjera.
Historiania shqiptare duke u bazuar në tezat e shumë studiuesve të huaj pranon se nuk ka komb grek.
Edhe pse historia i ka dhënë një vlerësim të madh qytetërimit antik grek, historiania thotë se studiuesit helenë e anashkalojnë me dashje atë që thuhet për prejardhjen e antikitetit grek. Herodoti thotë se Jonët, Eolët, Etolët janë me origjinë pellazge.
Po Herodoti dhe Skilaksi tregojnë se Dorët që popullonin Peleponezin ishin me origjinë nga Iliria. Herodoti i quan Maqedon ndërsa Skilaksi thot se ata janë me origjinë nga fisi i Yllëve që ai e vendos pranë i Bylinëve që ndodlet në terriroret Ilire. Atëher kush janë Grekët? Nuk janë gjë tjetër veç Pellazgëve dhe Ilirëve të cilët ngritën qyterimin e Kretës atë të Mikenës dhe qytetërimin antik Grek.
Një fakt i fort që flet për mosekzistencën e një etnie Greke antike është edhe fakti se në shekullin e XII, kur Greqia del në histori pas një periudhe 6 shekullore, ku as për të as për Ilirët dhe as për Dakët nuk kemi të dhëna të shkruara, si pasojë e dyndjeve barabare sllave, atje nuk ka një popull që të flasi greqisht.
Të dhënat tregojnë se popullsia e atyre territoreve flasin shqip. Gjuhën Greke e përdorte vetëm kisha dhe administrata shtetërore Bizantine por jo populli. Kjo i shokoi të gjithë historianët, të cilët prisnin që në Greqi të gjenin Grekë por që gjetën vetëm shqiptarë, arvanitas që flisnin shqip. Historinët filluan të ngrinin teza dhe hipoteza se Grekët antikë na ishin zhdukur dhe nuk dihet se nga kishin shkuar.Ca mendojnë se i asimiluan sllavët, ca mendojnë se ikën në lindjen e mesme , ca mendojnë se grekët u asimiluan nga shqiptarët etj etj..
Historiania thotë se duke u mbështetur tek të dhënat antike dhe gjithë filozofët antikë qytetërimin grek e krijuan pellazgo-ilirët autoktonë. Qytetërimin grek e krijuan arvanitasit.
Arvanitasit që kanë folur shqip në Atik dhe Peloponez janë territoret antike të Greqisë antike. Ishte kisha ortodokse greke që krijoi grekun artificial. Formoi një gjuhë që u bë gjuha e shkollës dhe arriti t’ia imponojë dhe arvanitasve.
Gjuha e popullit të lashtë të Jonit ishte ilirishtja dhe pellazgjishtja dhe të gjitha mbishkrimet e vjetra që janë zbuluar në Greqi nuk i ndihmon dot as greqishtja e vjetër dhe as ajo e reja. Dhe kjo e ka një arsye. Gjuha e Herodotit, Platonit dhe Strabonit u shkruan në Jonisht dhe veprat e tyre u përkthyen në greqishten artificiale vetëm në shekullin II pasi ata i dinin të dyja gjuhët. Ky përbën dhe skandalin më të madh në historinë greke.
*****
Elena Kocaqi ka përfunduar studimet në fakultetin e Histori-Filologjisë në Tiranë për histori me Medalje të Artë. Ajo ka studiuar Drejtësi pranë Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë. Ka kryer studime pas-universitare, Mastër për Studime Historike dhe Mastër për Shkenca-Politike. Ajo zotëron disa gjuhë të huaja. Ka botuar librin "Albanët me famë në mijëvjeçar" që flet për shqiptarët me famë botërore, të cilët kanë themeluar dhe udhëhequr dinasti dhe shtete të famshme gjatë gjithë historisë së njerëzimit. Libri "Roli Pellazgo-Ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve Evropiane". Ai flet për kontributin Pellazgo-Ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve Evropiane antike dhe moderne.
Botime
Roli Pellazgo-Ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve Evropiane
Albanët me famë në mijëvjeçarë
Shqipja çelësi i gjuhëve indoevropiane
Albanët me famë në mijëvjeçarë libër me Autore Elena Kocaqi. Shtëpia botuese Globus R., Tiranë, 2006. Faqet e librit 253. ISBN 99943-36-32-0
Libri ndërtohet mbi studimin që autorja ka bërë në lidhje me rrënjët e shqiptarëve, të cilët kanë lënë gjurmë në historinë botërore. Ajo shqiptarët i shikon si krijuesit dhe drejtuesit e perandorive të mëdha, që nga Aleksandri i Madh, Perandoria e Romës, e Bizantit dhe Osmane. Këta perandori thotë autorja "janë në thelbin e tyre perandori të krijuara dhe qeverisura nga shqiptarët, apo nga paraardhësit e tyre, pellazgo-ilirët. Ata në rolin e qeveritarëve, i kanë dhënë botës zyrtarisht fenë njëzotëshe dhe janë arkitektët dhe financuesit e veprave të kultit më të vjetra dhe më të famshme të botës. Shqiptarët kanë dhënë kontributin e tyre për krijimin e disa shteteve moderne si të Egjiptit, Turqisë, Greqisë, Rumanisë, Italisë etj." "Shqiptarët janë gjyshërit e kombeve dhe gjuhëve të Europës si dhe krijuesit e qytetërimit më të lashtë etnik evropian dhe nuk meritojnë të trajtohen siç janë trajtuar, sidomos në shekullin e XX. Bota duhet të dijë të shfrytëzojë dhe të kanalizojë aftësitë e shqiptarëve në drejtimin e duhur, për të kontribuar për të mirën e njerëzimit dhe, për ta bërë këtë, ajo duhet të njohë historinë e vërtetë të këtij kombi"...
****
Roli Pellazgo-Ilir në krijimin e kombeve dhe gjuhëve Evropiane libër me Autore Elena Kocaqi.
Historianët flasin dhe shkruajnë për kulturat e krijuara nga popuj prehistorik dhe historik, por në lidhje me etnicitetin e popujve që krijuan këto qytetërime, ata flasin pak ose aspak. Me ose paqëllim ata e trajtojnë problemin e etnisë së këtyre popujve si çështje jo parësore. Duke lënë pas dore një temë të tillë, shpesh janë bërë edhe gabime trashanike në histori, pasi nuk janë studiuar kultura dhe gjuha e kombeve, që janë pasardhës direkt të këtyre popujve antik, me qëllim që të nxirret në pah e vërteta historike.
Kanë qënë historianët e huaj dhe veçanërisht austriakët, gjermanët dhe së fundmi amerikanët, që i kanë mëshuar me të drejtë rolit të etnisë më të vjetër evropiane. Kjo çështje fatkeqësisht nuk është parë fare nga historiografia shqiptare, pasi historianët shqiptarë janë marrë më tepër me vërtetësinë se shqiptarët janë pasardhësit e ilirëve, gjë që nuk diskutohet fare nga qarqet e historisë botërore, duke lënë pas dore shtrirjen dhe rolin etnik pellazgo-ilir dhe kulturën e tyre.
Historianët shqiptar duhet të jenë të parët që të shkruajnë, pasi një mangësi e historianëve të huaj është mosnjohja e gjuhës shqipe, e cila është çelësi i zbërthimit të kësaj historie. Edhe nëse ata do të dinin shqipen, nuk do njihnin dot dialektet dhe nëndialektet e saj të cilat edhe unë që jam shqiptare, nuk i njoh në nivelin e duhur.
Sigurisht që historianët dhe gjuhëtarët e huaj, nuk dinë se shqipja gjendet në të gjitha gjuhët e Evropës dhe në të dy gjuhët klasike antike, të cilat pa shqipen shpesh nuk kanë kuptim. Kjo gjetje e shqipes në këto gjuhë është justifikuar nga disa historianë që nuk dinë asnjë fjalë shqip, si huazim që ka bërë shqipja dhe në mënyrë tepër naive edhe gjuhëtarët e Shqipërisë, vazhdojnë t’u mbajnë këngën duke mos bërë asnjë studim serioz në lidhje me këtë çështje.
Fakti që shqipja, ndodhet në të gjitha gjuhët evropiane dhe në të gjitha gjuhët e quajtura nga studiuesit si indo-evropiane, tregon se është gjuha mëmë e tyre. Ajo gjendet kudo dhe ka rolin shpjegues të kuptimit të këtyre gjuhëve, të emrave të vendeve, maleve dhe lumenjve.
Të dhënat arkeologjike kanë treguar se kultura e bronzit në Evropë ka qënë uniforme. Varrimi me tuma dhe sëpata dytehëshe dhe shumë materiale arkeologjike, gjenden në të gjithë Evropën dhe Azinë Qëndrore, madje gjurmë të tyre janë gjetur deri në kontinentet Amerikane dhe Aziatike. Sipas të gjitha të dhënave historike, arkeologjike, gjuhësore dhe antropologjike, popullsia që krijoi këtë kulturë të bronzit ishte e etnicitetit pellazgo-ilir.
Edhe në Bibël thuhet për një popull që lundron të gjitha detet e botës dhe që lidhet me një popullsi të racës evropiane, e thënë më qartë atë pellazgo-ilire, që themeloi edhe kulturën më të vjetër evropiane. Pa frikë mund të thuhet se epoka e bronzit, ishte periudha e dominimit të kësaj popullsie në të gjithë territoret e zhvilluara të botës antike, nga Gjibraltari deri në Indi e ndoshta më tej. Ata janë krijuesit e qytetërimeve të para etnike evropiane si atij të Kretës, Trojës, Mikenës dhe Etrusk. Të dhënat tregojnë se janë ata që kanë themeluar dhe ngritur qytetërimet e para në Egjipt dhe Mesopotami, pasi antropologjia, arkeologjia dhe historia, tregojnë për praninë e kësaj popullsie në këto vende.
Pothuajse të gjitha kombet antike evropiane janë me origjinë nga substrakti pellazgo-ilir. Këtu, nuk bën përjashtim as Greqia e Roma, pasi të dhënat tregojnë se popullsia paragreke, por edhe ajo antike greke, ka qënë e një prejardhje pellazgo-ilire, po ashtu dhe ajo romake. Qytetërimi greko-romak, do ishte më drejtë që të quhej një nga fazat e zhvillimit të qytetërimit pellazgo-ilir. Ai nuk është gjë tjetër, veç fundi i këtij qytetërimi mijëravjeçar. Njihet qytetërimi antik, pasi ai ishte më afër historisë dhe kështu të gjitha mrekullitë e një kulture mijëra vjeçare etnike Evropiane, me pa të drejtë mbështillen në një epokë, në atë greko-romake.
Kombet antike evropiane, janë krijuar mbi bazën e këtij substrakti pellazgo-ilir, nga lëvizjet e fiseve të njëjta etnikisht brenda këtij territori, gjatë epokës së bronzit, por edhe të hekurit. Nga Atlantiku deri në Kaukaz, Evropa e bronzit ka folur një gjuhë pellazgo-ilire, nga trungu i së cilës do krijoheshin dialekte dhe më pas gjuhë dhe kombe.
Ky substrakt ka luajtur rol vendimtar në krijimin e kombeve moderne evropiane. Emigrimi në masë, i popullsisë ilire, drejt perëndimit, njihet në histori me emrin dyndjet gjermanike. Territoret që popullsia ilirike u detyrua të lë bosh, u mbushën nga dyndjet e popullsive iraniano-mongoliane, të cilat janë quajtur si avare, sllave, turke dhe që përfunduan në pjesën lindore të Evropës vetëm në shekujt XIII.
Ajo që kam trajtuar në këtë studim, është roli i ilirëve në krijimin e kombeve të Evropës, si dhe roli i gjuhës shqipe në lindjen e gjuhëve evropiane.
Pra katër janë tezat që kam si qëllim të vërtetoj:
1 – Substrakti pellazgo-ilir i Evropës prehistorike dhe antike.
2 – Origjina pellazgo-ilire e kombeve antike evropiane duke përfshirë atë romake dhe atë para-greke dhe antike-greke.
3 – Origjina ilire e shumë kombeve moderne evropiane.
4 – Shqipja apo dialektet e saj, ka qënë gjuha që ka folur ky substrakt evropian, nga u krijuan gjuhët moderne.
Për të vërtetuar këto teza kam shfrytëzuar të gjitha burimet historike që vijnë nga antikiteti si dhe kronikat mesjetare. Jam mbështetur dhe në të dhënat arkeologjike dhe antropologjike, për të nxjerrë ngjashmëritë kulturore dhe antropologjike. Risia e këtij studimi është fakti se kam analizuar edhe gjuhët më kryesore evropiane antike dhe moderne për të nxjerrë në pah, ngjashmëritë që ato kanë me shqipen dhe kam shpjeguar kuptimin e fjalëve të tyre me anë të shqipes.
Këto përkime dhe përkthime gjuhësore i kam realizuar nga gjuhët letrare aktuale të këtyre kombeve, se nëse do të njihja dialektet e tyre pa frikë mund të thuhej se nga ato mund të dilnin thesare. Siç do e shikojmë, shqipja luan rol kryesor në formimin e këtyre gjuhëve, pasi ajo është pasardhësja direkte e substraktit pellazgo-ilir të Evropës. Fal maleve dhe krenarisë së shqiptarit, sot bota ka të gjallë gjuhën substrakt, që mendon se është zhdukur, por që për shumë gjuhëtar dhe historianë, ashtu si dhe për mua, ajo është e gjallë dhe ruhet tek gjuha shqipe dhe atyre që dyshojnë iu themi ta mësojnë shqipen dhe pastaj të flasin.
Manjani e quan shqipen si: “... ajo gjuha e mrekullueshme që i përngjan një vendburimi të pasur, mbi të cilin mjafton të përkulesh dhe të mbledhësh kokrriza ari filologjik” (Z.Manjani, Fund i Misterit Etrusk, 1973, f.69)....
Përgatiti: Flori Bruqi