Nga Flori Bruqi
Vetëvrasjet në Shqipëri numër rekord krahasuar me vrasjet
Problemet sociale dhe psikologjike kanë shtuar vitet e fundit numrin e vetëvrasjeve në vend. Statistikat janë kokëforta kur bëhet krahsimi mes vrasjeve dhe vetëvrasjeve, këto të fundit mbajnë rekordin.
Në 2016 sipas të dhënave të INSTAT personat e vrarë nga të tjerët ishin 85, ndërsa personat që kishin vrarë veten ishin 235. Kryesisht vetëvrasje më shumë rezultojnë të kenë kryer femrat. Alarmi është dhe më i lartë kur vetëvrasjet ndodhin tek grupmoshat e reja. Vajza adoleshente që vendosin ti japin fund jetës përmes preparative helmuese për shkaqe deri dhe më banalet si dashuritë e dështuara.
Një alarm për këtë çështje ka ngritur dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë në 2015 kur u raportuan 5.3 vetëvrasje për 100 mijë banorë më 2015. Po dhe pse më shumë çrregullime mendore janë raportuar për meshkujt 5 në 100 mijë banorë dhe 2.3 për 100,000 banorë për femrat, vetëvrasje më shumë kanë kryer gratë apo vajzat.
Opinioni publik në Republikën e Shqipërisë është mësuar të konsiderojë vdekje nga vrasjet rastet kur personat marrin jetën e njëri- tjetrit, por pak kujt ja merrte mendja se numri i vetëvrasjeve është trefish më i lartë se numri i vrasjeve.
Vendet e tjera në Europë kur raportojnë statistikat e krimeve njoftojnë si numrin e vrasjeve dhe atë të vetëvrasjeve, por në Shqipëri nuk ekziston kjo praktike. Treguesit u zbardhen në mënyrë indirekte kur INSTAT raportoi një ditë më parë shkaqet e vdekjeve në Shqipëri.
Ministria e Brendshme raporton vetëm vrasjet që për vitin 2016 ishin rreth 80 të tilla (5 me pak se INSTAT), por për vetëvrasjet nuk ka burim të dhënash. Deri më 2010 INSTAT i publikonte statistikat e vetëvrasjeve te shkaqet e vdekjeve në publikimin vjetor femra meshkuj, por kjo e dhënë pushoi se raportuari deri dje kur INSTAT rinisi publikimin.
Organizata Botërore e Shëndetit pohoi se numri i vetëvrasjeve në Shqipëri ishte 5.3 për 100 mijë banorë më 2015.
Në Serbi, Rumani dhe Bosnjë ky numër është me i lartë edhe për shkak të traumave që kane lënë luftërat e pas viteve 1990 në shumicën e këtyre vendeve.
Sipas portalit më të madh global mbi statistikat e shëndetit, “Healthdata” në vendin tonë, niveli i vdekshmërisë nga çrregullimet mendore dhe të sjelljes në vitin 2010 ishte 5.3 për 100,000 banorë te meshkujt dhe 2.3 për 100,000 banorë te femrat. Te të dy gjinitë niveli i vdekjeve nga këto çrregullime u rrit gradualisht nga viti 1990 në 2010, sidomos te meshkujt, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik.
***
Viti 2015, është mbyllur me 54 të vrarë nga të cilët asnjë i vrarë për gjakmarrje. 11500 janë arrestuar, prej tyre 2900 persona të kapur që ishin në kërkim, 100 policë janë larguar nga puna për vepra të ndryshme penale, 60 prej tyre janë arrestuar për korrupsion dhe 36 milionë euro sekuestrim pasurie të personave të përfshirë në krimin e organizuar.
Megjithahë shqetësim mbetet aksidentet rrugore. 268 të vrarë në aksidente automobilistike tregon se jo vetëm masat drastike të policisë në qarkullimin rrugor nuk kanë dhënë efektet e pritura por për të mënjanuar këtë plagë tashmë të shoqërisë shqiptare duhet të vihen në funskion edhe masa të tjera që lidhen me sigurinë në rrugë por edhe me angazhimin edhe të hallkave të tjera të shtetit.
VRASJET QË KANË NDODHUR NË 25 VJET NË SHQIPËRI
VITI 1990/129 të vrarë
VITI 1991/205 të vrarë
VITI 1992/251 të vrarë
VITI 1993/268 të vrarë
VITI 1994/265 të vrarë
VITI 1995/210 të vrarë
VITI 1996/248 të vrarë
VITI 1997/1542 të vrarë
VITI 1998/573 të vrarë
VITI 1999/496 të vrarë
VITI 2000/275 të vrarë
VITI 2001/208 të vrarë
VITI 2002/179 të vrarë
VITI 2003/144 të vrarë
VITI 2004/119 të vrarë
VITI 2005/131 të vrarë
VITI 2006/87 të vrarë
VITI 2007/103 të vrarë
VITI 2008/88 të vrarë
VITI 2009/82 të vrarë
VITI 2010/118 të vrarë
VITI 2011/124 të vrarë
VITI 2012/126 të vrarë
VITI 2013/107 të vrarë
VITI 2014/98 të vrarë
VITI 2015/54 të vrarë
*****
Qendra për Çështjet Europiane dhe të Sigurisë (CESA) publikoi raportin për tendencat e krimit në Shqipëri për vitin 2012. Sipas këtij raporti, gjatë vitit 2012, në Shqipëri mesatarisht një vrasje në 72 orë, një plagosje e lehtë me dashje çdo 6 orë dhe një vjedhje çdo 90 minuta.
Krimet kundër pronës dhe vjedhjet e ndryshme shënuan pikun e tyre në tre mujorin e parë të vitit. Duke analizuar të dhënat zyrtare të Policisë së Shtetit mbi kriminalitetin përgjatë vitit të shkuar në vitin 2012 janë evidentuar 14,030 vepra penale, ku pjesën dërrmuese të tyre, rreth 96% e zënë vjedhjet e ndryshme, kanosjet, armëmbajtjet pa leje, plagosjet dhe veprat penale kundër pronës.
“Mesatarisht, gjatë vitit 2012 në çdo 40 minuta ka ndodhur një krim. Më konkretisht, organet e Policisë së Shtetit kanë evidentuar: Vjedhje në çdo 90 minuta; Plagosje e lehtë me dashje në çdo 6 orë; Vjedhje banese në çdo 7 orë; Vjedhje lokal tregëtie në çdo 8 orë; Dëmtime të tjera me dashje në çdo 8 orë; Kanosje në çdo 8.5 orë; Armëmbajtje pa leje në çdo 9.5 orë; Vjedhje automjeti në çdo 13 orë; Krime kundër jetës thuajse në; çdo 24 orë; Vjedhje me dhunë ose me armë në çdo 27 orë; Vrasje e mbetur në tentative në çdo 36 orë; Vrasje në çdo 72 orë”,-thuhet në studim. Organet e Policisë së Shtetit kanë zbuluar autorët e thuajse 2/3 (ose më saktë 76.8%) të veprave penale të regjistruara vitin e shkuar”.
Sipas studimit zbulueshmëria më e ulët (midis 26%-52%) sipas të dhënave zyrtare shënohet në rastet e vjedhjeve dhe shkatërrimit të pronës. Krimet kundër pronës dhe vjedhjet e ndryshme shënojnë pikun e tyre në tre mujorin e parë të vitit (periudha Janar-Mars), vijon studimi.
Sipas studimit vrasjet janë në rritje prej vitit 2010. Këto krime kanë kapur një shifër prej 354 veprash të tilla penale në vi tin që lamë pas. “Krimet kundër jetës kanë shënuar shifrën më të lartë për 3-mujor të pesë viteve të fundit me 111 vepra penale për periudhën Korrik-Shtator 2012. Pjesën më të madhe të kësaj kategorie e zënë veprat penale të “Vrasje e mbetur në tentativë dhe “Vrasje”.
Vetëm 2 raste janë kategorizuar si vepër penale “Kanosje serioze për hakmarrje ose gjakmarrje” për të cilën kodi penal parashikon dënime më të ashpra. Vjedhjet e ndryshme përbëjnë thuajse 40% të totalit të veprave penale të regjistruara nga organet e Policisë së Shtetit në vitin 2012 dhe njëkohësisht shfaqin shkallën më të ulët të zbulueshmërisë (nga 26%-52% të rasteve). “
Vjedhje banese” dhe “Vjedhje automjeti” kanë shënuar një rritje prej 26% dhe 11% përkatësisht krahasuar me një vit më parë (2011). “Vjedhjet me armë” dhe “vjedhjet me dhunë” gjithashtu janë në rritje të pandërprerë prej 5 vitesh. Studimi thekson se përveç trendit në rritje për këto vepra penale, një tjetër fakt shqetësues përbën edhe shkalla e zbulueshmërisë së tyre.
Më konkretisht gjatë vitit 2012 organet e Policisë së Shtetit kanë zbuluar autorët e rreth 50% të rasteve të vjedhjeve me armë apo vjedhjeve me dhunë. Synimi i këtij studimi është të krijonte sensibilitetin e duhur tek publiku, institucionet shtetërore, opinion bërësit dhe aktorët vendim-marrës mbi gjendjen e sigurisë publike në vend.
****
Vetëm 4 mujorin e parë të vitit 2017 rezulton se kanë ndodhur 17 ngjarje të rënda, ku si pasojë e armës, thikës dhe dhunës fizike kanë gjetur vdekjen 21 persona.
Statistikat e policisë në krahasim me vitin e kaluar, janë në rënie, por që vrasjet pa autor mbetën një shqetësim.
17 ngjarje të rënda me pasojë vrasjen e 21 personave, kanë ndodhur për 4 muajt e parë të këtij viti në Shqipëri.
Sipas njoftimeve të policisë së shtetit, nga 1 janari deri më 4 maj të këtij viti në Shqipëri kanë ndodhur 17 ngjarje të rënda, ku si pasojë e shkrepjes së armëve të zjarrit dhe dhunës fizike kanë gjetur vdekjen 21 persona.
Referuar këtyre statistikave, rezulton se gjatë muajit janar kanë ndodhur 2 vrasje, një me armë zjarri dhe një tjetër si pasojë e sherrit me thika, por që kanë një të përbashkët, kanë ndodhur në qytetin e Vlorës.
Muaji shkurt, sipas policisë, ka qenë më i qetë por me dy ngjarje të rënda, pasioni. Ku në Fier, Drini Derveni vrau të dashurën në makinë dhe më pas qëlloi edhe veten. E njëjta skemë, ka ndodhur edhe në Pogradec, ku Fatbardha Tore ka qëlluar me dru bashkëshortin duke i shkaktuar vdekjen dhe më pas nga gjendja e rënduar psikike ka helmuar vetën.
Ngjarje të rënda janë regjistruar edhe gjatë muajit mars, ku policia ka evidentuar 4 vrasje, dy prej të cilave si pasojë e dhunës së ushtruar gjatë grabitjes, një viktimë është vrarë me thikë dhe një tjetër me armë zjarri.
Nga ana tjetër muaji prill ka qenë më i përgjakshmi, 7 ngjarje të rënda me 9 viktima si pasojë e vrasjeve me armë zjarri, me thikë e dhunë fizike. Fillimisht në Durrës, Ersid Curri i sapo dalë nga burgu ka ekzekutuar gjyshen dhe më pas në gjendje të rëndë psikike ka vrarë vetën. Kjo ngjarje pasoi me vrasjen mafioze të ish-drejtuesit të policisë, Artan Cuku, në hyrje të pallatit të tij në Tiranë.
Një ditë pas këtij krimi të rëndë për policinë e shtetit, në Vlorë ekzekutohet në qendër të qytetit me breshëri automatiku shtetasi Elidon Mehmeti. Për të vazhduar me ngjarjen e datës 11 prill në Durrës, ku si pasojë e dhunës dhe goditjes me thikë ka gjetur vdekjen shtetasi Agim Arapi. Pak ditë më pas, në Vlorë në një lokal qëllohet për vdekje Ergys Gjioveshaj dhe plagosen tre persona të tjerë.
Këtyre vrasjeve, ju shtuan edhe dy viktimat e autostradës Tiranë-Durrës, Ervin Dalipaj dhe Juxhin Dautaj, që u ekzekutuan brenda në makinë me breshëri kallashnikovi gjatë lëvizjes. Vrasje për të cilën ende nuk kemi ndonjë të dyshuar konkret nga policia e shtetit. Dy ditë pas kësaj ngjarje, në Mamurras vritet me armë zjarri Zef Toma brenda oborrit të shtëpisë, vrasje për të cilën dyshohet se e ka kryer fqinji i tij.
Kjo vrasje mbyll edhe muajin prill, për të nisur me ekzekutimin mafioz të Dashmir Zeneli në Himarë, i cili u gjet i vrarë në një përrua buzë rrugës. Por dy ditë më pas, më 3 maj në Kurbin, vjehrri ka sulmuar dhe vrarë me mjete të forta nusen e djalit, 41 vjeçaren Vera Tota.
Ndërkohë sipas statistikave të policisë, krahasuar me 4 mujorin e parë të 2016, numri i vrasjeve dhe viktimave në vitin 2017 është shumë më i vogël.
****
Gazetari i kronikës Spartak Koka, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në “News 24” duke iu referuar edhe statistikave ka treguar se viti 2017-të mbyllet me një bilanc me 54 të vrarë në 45 ngjarje.
Sipas tij, situata paraqitet pak me e lehtë krahasur me vitet e tjera. Koka ka zbardhur edhe vrasjet sipas muajve si dhe qytetet ku kanë ndodhur, duke veçuar muajin Maj si më negativin. Në muajin maj janë regjistruar 10 vrasje.
“Në shumicën e vrasjeve dominojnë krimi në familje dhe ato për motive të dobëta”.
Në janar kemi dy të vrarë në dy ngjarje: Të dyja në Vlorë
Në shkurt dy të vrarë në një ngjarje
Në mars tre të vrarë në tre ngjarje: Në Këlcyrë, Tiranë, Devoll
Në prill 7 të vrarë në shtatë ngjarje
Maj 10 të vrarë në 8 ngjajre: Në Vlorë, Kurbin, Kamëz, Shkodër, Burrel, Durrës, Vlorë dhe Elbasan
Qershori me 4 viktima në tre ngjarje: Borsh, Vlorë, Durrës
Korrik me 5 të vrarë në katër ngjarje: Shkodër, Durrës, Kamëz, Sarandë
Gushti 6 të vrarë në 5 ngjarje: Në Tiranë 2, Kamza 2, Lushnja, Saranda
Shtatori me 3 të vrarë në tre ngjajre: Shkodër, Dibër, Pogradec
Tetori me katër të vrarë në 2 ngjarje: Lushnje, Gjirokastër
Nëntori 3 të vrarë në 3 ngjarje: Shkodër, Kukës, Kavajë
Dhetori 5 të vrarë në 5 vrasje: Lezha, Shkodra, Dibra dhe Tirana
Si ka qenë 2017-ta për kronikën?
Ka qenë një vit i cili krahasuar me vitet e tjera ka qënë më i lehtë për shkak se ka pasur më pak ngjarje kriminale vrasje, grabitje dhe vjedhje. Ka pasur një situatë të ngarkuar përsa i përket ngjarjeve të bujshme ku vrasja e ish-drejtuesit të policisë, Artan Cuku kishte një rol shumë të rëndësishme në raport me çfarë ndodhte me grupet kriminale, histori të vjetra hakmarrjeje dhe larje hesapesh por gjithsesi unë dua të theksoj me aq sa kam nxjerrë nga statistikat janë 54 vrarë nga 45 ngjarje, por bilanci është i tillë. Besoj se është viti më i mirë statistikor për sa i përket vrasjeve.
Bandat kriminale bosët e krimit që fitonin epërsi, është një situatë e trashëguar në vite apo ka pasur edhe elementë rishtaz?
Situata është e trashëguar, krimi i organizuar është sofistikuar edhe vitet e fundit, por për sa i përket mënyrës si është qasur, shteti shqiptar ka pasur shumë pak punë të bërë nga këto institucione. Ndryshimi i kupolës së policisë së shtetit dhe drejtuesve të Ministrisë së Brendshme dha një rezultat të prekshëm në drejtim të goditjes së krimit. Kemi një premtim të dhënë të ministrit Xhafaj për ngritjen e strukturës “Forca e ligjit” që po vijon me rekrutimin e stafit më profesionist në polici në mënyrë që. Muajt janar shkuart mars të bëhet goditja më e thellë e grupeve kriminale, por goditje rrënjësore tek pasuria e vënë si pasojë e aktivitetit kriminal në Shqiëpri apo vende të tjera në BE.
Ka pasur çedime brenda radhëve të policisë?
Sigurisht, përditë po dalin raporte ku ish-drejtues të policisë në katër vitet e shkuara janë përmendur në raportet e SHISH. Ish-drejtori i Vlorës është akuzuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për implikim në grup të strukturuar kriminal, kultivim të lëndëve narkotike. Është hera e parë që një drejtues i tillë të akuzohet zyrtarisht nga policia. Dosja e Habilajve që erdhi nga Prokuroria e Katanias na zbërtheu një skemë të mënyrës se si favorizohen grupet kriminale në Shqipëri dhe se si ato janë të prekshme nga forca e ligjit apo institucionet dhe se si punonjës policie rekrutohen për t;i ndihmuar në aktivitete të paligjshme.
****
“Në dhjetor të vitit të kaluar, një grua, Liljana Zhezha, nënë e dy fëmijëve, u flak nga dritarja e shtëpisë prej burrit të saj. Asokohe i kërkova nga Ministrit të Drejtësisë, Ministrit të Brendshëm, Prokurorit të Përgjithshëm edhe Presidentit të Republikës, zbardhjen e plotë të ngjarjes, e cila niste me papërgjegjshmërinë e zvarritjes së urdhërit të mbrojtjes deri tek absurditeti i jetesës së viktimës dhe vrasësit të saj në të njëjtin apartament.
(Në fakt, kështu e parashikon Ligji për Masat Parandaluese të Dhunës në Familje, i cili duhet ndryshuar me urgjencë). Gjykata thoshte se kishte lëshuar Urdhër Mbrojtje;
policia thoshte se nuk e kishte marrë; pushteti vendor nuk dinte gjë.
I kërkova edhe Kryetarit të Bashkisë Fier, të ndihmonte dajën e fëmijëve të Liljanës, pasi i mori të dy jetimet e vegjël në shtëpinë e tij. Pas Liljanes kanë humbur jetën edhe dy gra të tjera, deri tek rasti i gjyqtares Fildez Hafizi.
Por çfarë ndodh sot.
Nga dhjetori 2016 janë zhvilluar 6 seanca gjyqësore kundër burrit që flaku nënën e fëmijëve nga dritarja. Këto, pranë Gjykatës së Krimeve të Renda Vlorë.
4 seanca janë shtyrë me sebepe gjykatash; 2 prej tyre sepse vrasësi thoshte se ishte sëmurë; 1 se mungonte avokati dhe 1 se mungonte prokurori.
Ne seancën e dyte vrasësi ka kërkuar gjykim të shkurtuar dhe gjykata e ka pranuar. Sot ne seancen e 6-te, prokurori kërkon qe denimi nga i përjetshëm te jete 35 vjet dhe shkak per kete eshte pranimi i gjykimit te shkurtuar nga vrasesi.
Ndërkohë qe nuk eshte shqyrtuar kerkesa per heqjen e prinderimit sipas padisë se bere nga kujdestari i tanishëm i fëmijëve(daja). Kodi i familjes edhe për heqjen e prinderimit ne te tilla raste te dhunës ne familje, sidomos kur gjema ndodh ne prani te fëmijëve nuk është i qarte.
Kater pyetje me lindin tani:
Çfare duhet te ndodhe me, qe një burrë qe vret gruan, gjakftohte, ne kushtet e urdherit mbrojtes, ne rastin e Fierit edhe ne prani te fëmijëve te mitur, te vuaje denimin maksimal qe njeh ligji, burgim te perjetshem?!( neni 79 /c i kodit penal)
2. Neni 228 i Kodit te Familjes thotë qe “përgjegjësia prindërore hiqet kur prindi shperdoron pergjegjesine prindërore ose tregon PAKUJDESI te rende ne ushtrimin e saj”. Po t’i vrasesh nenen femijeve çfare quhet?!
3.Edhe sa seanca do duhen ne rastin e mesiperm per te marre nje vendim?!
4. A ka njeri qe nuk mendon se dhuna ndaj grave dhe vrasja e tyre eshte krim qe duhet zbutur apo amnistuar?
Nese nuk ka, atehere le te nisim nje levizje kombetare per te tundur e shkundur çdo zyrtar, gjyqtar, prokuror, avokat, gazetar, OJF, dhe jo vetem te ketij vendi, qe te kuptojne e veprojne, pasi dhuna dhe vrasja e grave nuk eshte ÇESHTJE KULTURE E ZAKONI, por eshte KRIM kunder JETES qe po merr permasa TERRRORIZMI!”.