Nga Përparim HysiAha,- shpotiti sa më pa, - të kishnjam kërkuar në qiell dhe ja tek të gjeta në tokë. Se e di si i thonë kësajta, për meselenë ta kishnjam fjalën, i thonë, or tynjatjeta: ja sheshi, ja mejdani, hidhu Muço Kapedani! Epo këtej nga ne, kur nxjerr fjalën, duhet t'i vësh dhe kokën. Se ja, ta zushë atë Muçon, me demek, Kapedan nuk qe fare,po, kur e ftojnë të dalë në mejdan, e kanë si me qesendi. Shkurt e qesndisin ( e tallin). Epo si çdo rop që ka shtëpinë e tij,edhe fjala do "konakun e saj" që të qindrojë, se, ndryshe, nëse nuk e vë në "konak", aha e merr era dhe humbi si sëpata pa bisht.
Që ta paç fjalën për atë Muçon, na vajti në dasëm. Por dhe në dasëm duhet të gjesh vendin tat që të ulesh. Muçoja na qe ulur pak jangllësh. I thonë:- Jo aty, se ai vend është për dajon e dhëndrrit. Aha,- tha Muçoja,- nuk jam nga ata që ndërroj vend una,se njëherë e hëngra atë"pshesh"(përshesh). Se ndrro këtu e ndërro atje dhe, që thuaj ti, të keqen Muçoja nja nëntëmbëdhjetë herë ky zanat. Kur u mbushti konaku plot (derexhe e madhe:gjithë ai konak),njëri nga dasmorët e pyet të zotin e dasmës:- Të madh e paske këtë konak,por sa metro katrore e ke?
Pyeti qyja dhe,pa e lënë të zotin e konakut të fliste, ia priti Muçua:
-Nja 19 bythë i numërova vet,shto dhe këtë dhe bëjnë 20 metro katrorë!
Të ftuarit ranë përmbys nga përgjigja e Muços. Ja,kështu, mor evlat!
* * *
I shkreti Muço: qe djegur nga qulli dhe po i frynte kosit. Bela e madhe. S'e hante më MUÇO-ziu atë koqe ulliri. Por dhe dajua donte vendin e rëndë,sipas terbieteve që kemi den babaden nga anët tona. Hall i madh. Si puna e atij filxhanit pa bisht: që ngado ta zëshë, të djegë dorën. Por, or dhaskal, unë jam që nga koha e turkut dhe këta, turqit, thonë:-S'ka iksan pa noksan! E kanë thënë si e kanë thënë, por u gjet dhe "ilaçi" për ta shkulur Muçon nga vendi. E kishte patur në xhep këtë "ilaç" njëri nga dasmorët që e njihte me dhëmbë e dhëmballë këtëna, Muçon.
Tek matej ta vazhdonte muhabetin, ia dha të qeshurit. Mua m'u duk se qeshi kot, por ky,xha Myrtja,nuk qe nga ata që qeshte kot. Dëgjo, dhaskal,e di si themi ne, në fshat:" Qenin që e rreh që kulish,edhe, kur rritet, ta ka frykën". Epo aty ta kam llafin. Ai,boti që e njihte Muçon mirë,e dinte që,qy Muçoja,kishte frykë veç nga Shabani. Dhe ç'bën firauni. Bën sikur del përjashta dhe,pasi u vonua pak, kur rihyri tek konaku, e lëshoi atë"ilaçin" që kishte fshehur në xhep.
- Hapini pak vend Shabanit,- tha. Muçua,sa dëgjoi emrin e Shabanit,frrap ia bëri nga vendi dhe frymën jashtë. E kish rrahur që kulish,dhaskal! Dhe shkoi e vajti: ia vunë atë paronomin: Muço Kapedani!* * *
E mblodhi pak veten dhe qe bërë pak si"gjak e dhjamë", kur i thonë fjalës apo shend e verë. Ëhë, trapita pak si larg, tha:- Nuk është kjo arsyeja që të kërkova në qiell, dhaskal! Këto që zbraza deri tani janë si ajo cerga e merimangës:e end dhe e merr era. Por llafin që do ta them imëni(tani),është pak i rëndë dhe pazarin e ka të shtrenjtë.Është nga ato fjalët që, edhe kur ta thonë në vesh, duhet t'i vësh kapak veshit që mos dalë. Se del fjala, por tak dhe vete i zoti i fjalës drejt në hapsanë të keqen xhixhai tyja.
Por bujku, që thuaj ti, dhaskal, zgjedh farën, pastaj mbjell arën. Unë vërtet jam nga koha e turkut,por qy,dushmani, nuk pyet as për moshë dhe as për Sulo-be. Por ti je i biri i atij burri (e kish fjalën për timatë) që m'i ka shokët të rrallë dhe ndaj po të llafos,ashtu si në vesh. Eh, që ta kamte fjalën, digjoj una atë cucën e timbiri që i thoshte së ëmës:- Moj mama i ke arritur partizanët tija?
Jo,- tha e jëma.Po pse pyet? Po ja sot,profesor Papi (jam unë) na tregoi që partizanët vetëm bukë me qepë e djathë hanin,ndyshe nga ballistët që nuk linin pulë në kotec. E digjova me këta veshë,por nuk u ndjeva unë. Se nuk merrem me çilimiqër una. U more me çilmiqër , epo është si të qethesh me shelegë.Të qethesh me shelegë,po zë gërshëra dhe, o burra,- thashë,- të gjej atë presorin se ia tregoj zanatin una.
Kujt ia tregon ato përralla ai? Po una i kam parë me këta sy partizanët: jo të ngrënë që bënin, po të gjenin,(se me forcë, pse do gavnjej, nuk merrnin gjë). Po ça ta njac, xhanëm! Do e them këtu dhe të mbesë këtu,se,sado që jam nga koha e murtatit, ky dushmani atje, në Tiranë, aha: i mbledh me dushk e lëpushkë. Imëni kurrizi im nuk mban më dajak,por dhe gavnjeshtra nuk duroj. Do të tregoj,ç'kam parë me sy,por ti nuk do ta bësh këmborë për fshatin.

Ka qenë kështu natëshëndreu. Errur, pa errur mirë. Aty nja pesë partizanë. Epo nga lufta vinin, s'është se kishin dalë për salltane. Erdhën dhe drejt e në shtëpinë e Sadushit. Sadushi qe më i kamuri i fshatit. Pse tek unë do vinin, që,po të binte miu, thyente kokën. Shkuan tek Sadushi, që thuaj ti, por dorën në zjarr nuk e vë dot, në i priti me dorë në zemër a nga zorbelaja. Se plaçkat e barkut tjatrit nuk ia sheh dot.Una po e kam huq: po nuk ma pa syu një gjë,aha nuk llafos për të.
I priti Sadushi dhe, kur e shoh që hapi lesën time dhe drejt e tek una. Dhe më thotë, o dhaskal :-Ore Myrte, dua një mëndje nga tyja una?
- Po fol e qesh, o Dushi,- i thashë. I pe ata partizanët që erdhën tek una ti? -I pashë,o Dushi, i pashë. Ore mirë i pe dhe në shtëpi i kamte,por nuk di si të bëj?
Po për çfarë më pyet,o DUSHI? E kam, hallin,- tha,- se nuk më ndodhet qepë në shtëpi dhe të ther gjelin,- vallë e hanë at,se,- thonë,- se vetëm bukë e qepë hanë? Dhe ndonjë sapllak me dhallë.
Qe njëçikë si me të ngecur,kjo punë e Sadushit, se jo vetëm e hëngrën atë gjelin, po bënë këmbë dhe nuk luajtën as të nesërmen. Epo gjetën shtëpinë e priftit,- kur thonë. Ja,kështu, ka qenë kudo:qoftë me partizanët, qoftë me ballin.
Epo nuk mbaron me kaq kjo mesele. Se i priti Sadushi, por se ku kish vajtur dhe paska thënë:- Qenë andej nga unë ata partizanët, por na mbushën me morra!
Kaq paska thënë Sadushi,por na i kish dëgjuar këto llafe një far Rexhepi. Ky,Rexhepi, nuk kish as shtëpi dhe as katandi,por veshët pipëz,pa dhe gjuhën të gjatë dhe këdo që shihte nga fshati, thoshte:- Qenë mbrëmë ata partizanët nga una,por më mbushën me morra! Hë këtu dhe hë atje, kur u vete fjala në vesh partizanëve. Që kështu e kështu një far Rexhepi që as shtëpi ka(një kasoqe sa nxinte dy ropë) dhe nuk ka as kokrrën e krypës, thotë poshtë e lart:-Na mbushën me morra! Një nga ata partizanët, më i madhi (nuk zotohem dot, në qe komisari a komandanti), paska urdhëruar dy partizanë:- Gjejeni dhe çojeni në shtab! Kjo "çojeni në shtab",paska qenë si parrullë aso kohe që, siç u morti vesh, do të thoshte: pushkatoheni! E më t'i venë, or dhaskal, aty afër asaj "kasoqes" dhe e thërresin me emër:- O Rexep dhe,sa doli nga kasollja, më t'ia mbajnë me nja dyplumba dum-dum drejt e në baliskët. Iku si sëpata pa bisht.
Ja,kështu është e vërteta, dhaskal! Tani dhe vet u ngriç dhe ç'thamë, e lëmë këtu. Më përqafo dhe tëtat! U përqafova me xha Myrten dhe me mendje më ravijëzohej e gjitha ç'më tregoi, një copëherë më dilte ai,fatkeqi,Rexhep, që kish ikur për dhjamëqeni. Veç tjetër,e stisa tani këtë tregim nën mbresat e një filmit tonë nga koha e luftës. Sikur ta kisha pranë atë xha Myrten, çfarë do më thoshte, vallë? Me siguri, që do revolothej dhe do thoshte:-Aha, vetëm gavnjeshtra nuk dua una...
* e kam shkruar sipas të folmes së zonës.
Tiranë, 11 shkurt 2018