2018-02-20

5 Kodet sekrete për telefonin tuaj si dhe ruajtja e sekreteve të Apple për telefonat iPhone



Mësoni disa kode sekrete për telefonin tuaj

Të gjithë kanë sot një smartphone, por jo të gjithë e dinë se çfarë mundësish mund t’ju ofroj kombinimi i duhur i numrave.

Kode sekrete për telefonin tuaj

Për android:
#31# – Fsheh numrin për thirrjet dalëse
*#06# – Tregon numrin IMEI të telefonit
*#*#4636#*#* – Tregon sinjalin e Wi-Fi, baterinë, statistikat e përdorimit, etj
*#*#7780#*#* – Kthim të telefonit në gjendje fillestare (fshin vetëm aplikacionet)
Për iPhone:
#31# – Fsheh numrin për thirrjet dalëse
*#06# – Tregon numrin IMEI të telefonit
*#30# – Fik dhe ndez identifikimin e numrit
*33*# – Bllokon thirrjet dalëse. Për të bllokuar funksionin shtyp #33*pin#
*3370# Ndez EFR, përmirëson kualiteti ne komunikimit dhe zgjat baterinë. Për ta çaktivizuar shtyp #3370#


Kur janë në pyetje informacionet e dala, siç janë fotografitë dhe specifikat e telefonave të ardhshëm iPhone, mund të themi se Apple është i njohur për nga sekretet.

Nëse pyetni se si Apple ruan sekretet, raporti i Business Insider na zbulon disa informacione.

Duke folur për Tech Insider, studenti i Nju Jorkut Dezhian Zeng ka zbuluar se ka punuar gjashtë muaj në fabrikën në Pegatron, ku nuk ishte i zbuluar në misionin e tij. Ai pohon se ka punuar në telefonin iPhone 6s, ndërkohë që Apple kishte infrastrukturën për modelin iPhone 7, por se gjithçka ishte e mbuluar me “perde të madhe”.

“Kemi zhveshtoren. Aty është vendi që të ndërrojmë rrobat, të vendosim telefonat, çelësat dhe gjithë metalin. Pastaj është e nevojshme të nxjerrim kartelën dhe të kalojmë përmes sistemit për njohjen e fytyrës. Pasi të hyjmë, duhet të presim në radhë që të kalojmë detektorin për metal”, ka bërë të ditur ai.

Për shkak të ndjeshmërisë së shtuar të detektorit ndaj metalit, ai mendon se kamera nuk do të mund të trafikohej brenda. Ai thotë se edhe menaxherët, të cilëve iu lejohet që të marrin telefona, duhet të dëshmojnë para sigurimit se nuk kanë tentuar që të kontrabandojnë prototipa ose komponentë nga fabrika


Iphone apo Samsung? Kompania Strategy Analytics ka publikuar informacionet e hulumtimeve për gjendjen në tregun e telefonave të mençur dhe shitjes, përkatësisht popullaritetit të pajisjeve mobile. Bëhet fjalë për të dhënat e çerekut të dytë të këtij viti, përkatësisht periudhës ndërmjet prillit dhe qershorit dhe nuk është vështirë të konkludohet se telefonat më të shitur në botë janë iPhone 7 dhe 7 Plus, si dhe Samsung S8 dhe S8+. Telefoni më i popullarizuar i Apple, iPhone 7 është shitur në 17 milionë njësi, duke zënë 4,7 për qind të tregut, derisa modeli tjetër iPhone 7 Plus në këtë periudhë është shitur në 15,1 milionë njësi, duke zënë 4,2 për qind të tregut. Telefoni Samsung Galaxy S8 është shitur në dhjetë milionë njësi, duke zënë 2,8 të tregut, derisa numri i dërgesave të modelit më të madh S8+ ka arritur në 9 milionë. Vendin e pestë në listë e zë Xiaomi Redmi 4A me 5,5 milionë njësi të shitura. Gjatë këtij tremujori janë shitur gjithsej 360 milionë telefona të mençur, ndërsa do të jetë interesante se si do të shkojë shitja në çerekun e tretë kur të fillojë shitja e modelit të ri Samsung Galaxy Note, iPhone 8, Nokia 8, LG V30 dhe Google Pixel 2.


Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...