
Akademik Prof.Dr. Mehdi HYSENI
Kur ta lutësh shqiptarin e keq, je i vdekur për së gjalli !
***- Megjithatë, qysh në shekullin XX, këtë konstatim, më saktësisht e ka përkufizuar Rilindësi dhe patrioti ynë i shquar, Faik Konica: “Armiku i shqiptarit është vetë shqiptari”.
*** Kur alla-akademikët dhe liderët politikë diletantë “bashkojnë mejtet dhe punën” e tyre “politiko-shkencore” për ta misitifkuar dhe blozuar të vërtetën dhe drejtësinë, duke gjetur gjuhë të përbashkët, janë të paparashikueshëm dhe me rrezik të madh për interesin nacional dhe shtetëror të Shqipërisë Etnike. Me të tillët, mos u takofshim as në drekë, as në dekë e as në varr! –Ata janë armiq të shqiptarizmit dhe të SHQIPËRISË ETNIKE!
Mirëpo, për ta vënë jashtë loje dhe, për ta paralizuar këtë aleancë të rrezikshme me primesa të brendshme armiqësore dhe destruktive, nevojitet sine qua non të vijë në shprehje pragmatizmi, vizioni dhe Misioni i intelektualëve të vërtetë patriotë me Akademikun dhe me Rilindësin e mirënjohur shqiptar REXHEP QOSJA në krye për mbrojtjen e vlerave shkencore dhe kombëtare shqiptare.
Kjo është detyra jonë, kjo është e vërteta dhe drejtësia jonë, jo politizimi, komercializimi, korrupsioni, frikësimi, prepotenca, arroganca dhe diktati politik represiv për t’i nënshtruar dhe për t’i mbajtur nën kontroll të tjerët, që mendojnë dhe veprojnë kombëtarisht dhe politikisht ndryshe, duke mbështetur parimin, të vërtetën dhe drejtësinë për të mirën e kombit, të atdheut, të përparimit dhe të diturisë. Kjo është detyra dhe përgjegjësia parësore e një akademiku të mirëfilltë.
Asimetria që na dallon nga Evropa demokratike dhe e civilizuar dhe nga Albert Einstein
Nobelisti i famshëm botëror, Albert Einstein denoncoi aktin terrorist kundër albanologut të shquar kroat Milan Shuflaj, i cili vritet nga shërbimi sekret serb në Zagreb në vitin 1931, duke kërkuar nga Lidhja Ndërkombëtare për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut në Paris, që ta ndëshkonte atë akt barbar terrorist, të kryer ndaj shkencëtarit të mirënjohur kroat, Milan Shuflaj.
Ja, një fragment nga letra origjinale e Ajnshtajnit dhe e shkrimtarit Hajnrih Man, drejtuar Lidhjes Ndërkombëtare për të Drejtat e Nejriut në Paris: "Albert Einstein and Heinrich Mann sent a letter to the International League for Human Rights in Paris appealing to the global cultural public to protest against the murder of Milan Šufflay appealing for protection of Croat scientists from the Yugoslavian regime. “ (The New York Times, May 6, 1931).
Ndërkaq, sot, në dekadën e dytë shekullit XXI, kur mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut është fundamenti kryesor i së drejtës humanitare ndërkombëtare, i Kartës së OKB-së, i Aktit Përfundimtar të Helsinkit (1975) dhe i Kartës së Parisit (1990) etj., alla-akademikët e politizuar dhe të komercializuar shqiptarë (emrat e të cilëve nuk ka nevojë të përmenden, as sot e as kurrë) nuk pranuan ofertën vëllazërore dhe miqësore, që postmortem të kërkojnë drejtësi për heronjtë e vrarë të Kosovës në Shqipëri (në Tiranë dhe në Tropojë, më 1998).
Pikërisht, kjo është ASIMETRIA që na dallon nga humanisti dhe nga shkencëtari Albert Einstein; që na dallon nga vlerat universale evro-perëndimore (etika, humanizmi, drejtësia dhe demokracia).
Prandaj, nuk habit fare papërgjegjësia dhe mentaliteti i tillë alla-akademik ballkanik aversiv ndaj dejtësisë, humanizmit, altruizmit dhe vlerave universale të Evropës Perëndimore.
Mirëpo, as mua, as dëshmorët, që postmortem po kërkojnë drejtësi për të zbardhur “enigmën”, e cila ua shkurtoi jetët e tyre, në asnjë mënyrë, alla-akademikët nuk mund të na poshtërojnë, por, vetëm se e kanë zbuluar maskën e tyre anuese dhe politizuese sipas “vijave të kuqe” ndërpartiake , ideologjike, mafioze dhe tregtare të padronëve dhe të diktatorëve të tyre politikë dhe shtetërorë, duke mos guxuar, që t’i bashkohen Apelit për të denoncuar krimin e terrorizmit politik 20-vjeçar (1998-2018), që mori jetët e heronjve të Kosovës, ILIR KONUSHEVCI, HAZIR MALA DHE AHMET KRASNIQI, të cilët flijuan jetët e tyre për lirinë e Kosovës, të cilën, fatkeqësisht, qe 19 vjet po e “kulltosin” dhe po e shkretojnë së bashku me kriminelët, me urdhëruesit dhe me sponzorët e krimeve të terrorizmit politik.
Patriot, revolucionar dhe shkencëtar i vërtetë është ai që e pohon, e shkruan dhe e mbron të vërtetën dhe drejtësinë
Virtyt i çdo intelektuali të mirëfilltë, është korrektësia, modestia, etika, humanizmi, parimësia dhe objektiviteti, jo mashtrimi, gënjeshtra, tradhtia, hipokrizia, oportunizmi, shantazhi, egocentrizmi, subjektivizmi dhe prepotenca, duke i përçmuar dhe injoruar të tjerët kinse në emër të patriotizmit, të akademizmit dhe të demokracisë së rreme dhe të shpërfytyruar.
Si mund të jenë akademikë ata, që refuzojnë të pohojnë dhe të mbrojnë të vërtetën dhe drejtësinë, në çdo rrethanë, madje, edhe në burg. Akademikë nuk janë ata, që shantazhohen, korruptohen dhe shndërrohen në hyzmeqarë vasalë të atyre liderëve politikë, të cilët për interesa të tyre karrieriste, latifundiste dhe të luftës për pushtet (deri në vrasjen e oponentëve politikë dhe ushtarakë për të sunduar me dekada dhe për t'u pasuruar më çdo kusht, në format me kriminale) i abuzojnë akademikët demagogë dhe poltronë deri në atë shkallë të përuljes dhe të varësisë, duke i frikësuar, duke i pasivizuar dhe duke i disiplinuar, që të mos e pohojnë dhe të mos shkruajnë të vërtetën, e cila është alfa dhe omega e shkencës, e etikës, e ndërgjegjës njerëzore, e humanizmit dhe e drejtësisë.
Ky lloj bashkëdyzimi i panatyrshëm dhe iracional hibrid (akademik+drjetues të shtetit) përbën tragjedinë dhe katastrofën më të madhe për kombin dhe për shtetin.
Këta eksponentë të “elitës” politiko-akademike janë dëshmuar si përçarës të rrezikshëm, hileqarë, dinakë, përfidë, hipokritë, demagogë, mashtrues, të korruptuar, të pandërgjegjshëm dhe të zhveshur nga çdo parim njerëzor, etik, human, patriotik dhe shkencor...etj., sepse popullin e kanë përçarë deri në palcë mbi baza grupore, ideologjike, partiake, mafioze, mahallore, krahinariste, miqësore, nepotiste dhe sektariste (1990-2018).
Kjo formë e bashkëpunimit (diktat-heshtje-nënshtrim-sabotim) dhe e arritjes së gjuhës së përbashkët ka ndikuar në mënyrë fatale në rrënimin dhe në shkretimin e vlerave të njëmendta njerëzore, humane, shkencore, kombëtare, politike dhe progresive e demokratike shqiptare.
Ky është "kontributi" i përbashket e i tyre në "shpëtimin" e lirisë dhe të drejtësisë (1990-2018).
Kjo është fitorja me e madhe historike dhe politike e këtij "binomi" famëkeq, sepse bashkërisht ia arritën, që ta shkatërrojnë në themel bërthamen e mirëfilltë të elitës intelektuale dhe patriotike shqiptare, duke e braktisur në rrugë, duke e shndërruar në lypësarë, hyzmeqarë, varfnjakë, të papunë, të pastrehë dhe duke e lënë ne "mëshiren" e tyre tiranike, antihumane dhe mizore, ashtu sikurse dikur sundimet e huaja, të egra pushtuese gjenocidale serbo-greko-sllave obskurantiste, abc-ja e të cilave
ishte likudimi i kokave të ditura, të arsimuara intelektuale të Kombit Shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, siç ishin AVNI RRUSTEMI, BAJRAM CURRI, HASAN PRISHTINA, ISMAIL QEMALI, LUIGJ GRAKUQI... , qindra e mijëra të tjerë, që luftonin për të drejtat dhe liritë e kombit dhe të atdheut shqiptar.
Kjo amalgamë e dëgjenruar bajraktariste, fisnore dhe feudale "akademiko-politike", edhe në prag të luftës (vetëm për t’i përmbushur objektivat e saj të ndyra për pushtet, për krim dhe për plaçkë masive sikurse Serbia e Milosheviqit) dhe pas luftës në paqe (1999-2018) ia arriti që ta ndryshojë historinë e vërtetë të luftës çlirimtare kombëtare të UÇK-së, ku mafiozët, hajnat, kriminlët dhe vrastarët i bënë heronj, kryeminisra, ministra, diplomatë e "shkencetarë të argjiltë".
Ndërkaq, AKADEMIKËT E VËRTETË ME TË FAMSHMIN RILINDËS PROF.DR. REXHEP QOSJA në krye, pa fije turpi, pa fije mendjeje, pa asnjë dhimbje dhe, pa asnjë ndërgjegje njerëzore, i braktisën, i izoluan, ashtu sikurse dikur Serbia e Milosheviqit, duke i diferencuar dhe duke i lënë pa bukë, pa vende pune dhe pa kurrfarë mjetesh të jetesës, duke i detyruar që përgjithmonë të “kalben” në mëgrim me familjet e tyre. Kjo është “merita historike” e tradhtarëve “demokratë” dhe e satrapëve të kohës së sotme (1990-2018), të cilët Kosovën dhe Shqipërinë i shndërruan në feudet e veta private çifligaro-fisnore-mafioze dhe borgjeze.
Kjo është historia e dhimbshme e Kosovë së sotme (1999-2018), të cilën e shkruan dhe e "vizatuan", ashtu si deshën "luanët e xhunglës", jo si deshi dhe si e meritoi POPULLI dhe DREJTËSIA mbi bazën e së drejtës historike dhe të së drejtës së vetëvendosjës, të cilat iu mohuan me imponimin e Republikës se Ahtisarit dhe të grupeve të ndryshme te decentralizimit të Kosovës.
-Akademikë dhe burra shteti të pavdekshëm, janë ata, që u martirizuan për lirinë dhe për pavarësinë e Kosovës, jo horrat dhe maskarenjtë, që sot, në kohë paqeje po e “kullosin” dhe po e shkretojnë Kosovën (1999-2018).
-HERONJTË DHE DËSHMORET E KOSOVËS, QË U FLIJUAN PËR KOSOVËN E LIRË NGA THEMBRA E HEKURT KOLONIAISTE SHEKULLORE E SERBISË, I KANË MERITAT KRYESORE DHE TË PAPREKURA, QË KOSOVA SOT PO MERR FRYMË LIRISHT NGA SERBIA GJENOCIDALE, jo hajnat, kriminelët, mafiozët, që edhe në kohë lufte, dhe në kohë paqeje kanë vrarë bijtë dhe bijat më të mira të Kosovës, vetëm për ta sunduar dhe për ta plaçkitur Kosovën.
- ATA DËSHMORË DHE HERONJ SI ILIR KONUSHEVCI, HAZIR MALA DHE AHMET KRASNIQI ME LEGJENDEN HISTORIKE KOMBËTARE DHE PATRIOTIKE SHQIPTARE ADEM JASHARI NË KRYE, JANË AKADEMIKË DHE BURRA SHTETI E KOMBI TË VËRTETË, JO ATA LAHPUZA, QË PËR QËLLIME E INTERESA TË TYRE MESKINE, KARRIERISTRE, KOLLTUKOFAGE DHE MAFIOZE SIPAS VIJAVE PARTIAKE IDEOLOGJIKE I MOHOJNË, I FALSIFIKOJNË DHE I ANATEMOJNË KËTO VLERA SUBLIME TË PAVDEKSHME TË KOMBIT SHQIPTAR DHE TË SHQIPËRISË ETNIKE.
AKADEMIKËT E SERBISë, GUXUAN TË SHKRUAJNË MEMORANDUMIN (1986) PËR TA SHKATËRRUAR JUGOSLLAVINË, KURSE ALLA-AKADEMIKËT SHQIPTARË NUK KANË GUXIMIN TA MROJNË TË VËRTETËN DHE DREJTËSINË PËR DËSHMORËT DHE HERONJTË E UÇK-së DHE TË KOSOVËS, TË VRARË NGA PLUMBAT E TRADHTISË SË TERRORIZMIT POLITIK NË SHQIPËRI (ILIR KONUSHEVCI, HAZIR MALA DHE AHMET KRASNIQI) NË VITIN 1998.
Sa turp, hipokrizi, antihumanizëm, antidrejtësi dhe antikombëtarizëm, të heshtesh para së keqes, para padrejtësisë, duke harruar se moskërkesa për dënimin e terrorizmit politik, lë të hapur varrin, edhe sot, edhe në të ardhmen, që patriotët e kombit, të vriten si “qeni në rrush”, e të mos e ngrejë zërin askush, të mos përgjigjet askush, madje as vet shteti !?
Kjo indiferencë dhe kjo shpërfillje e parimit të humanizimit dhe të drejtësisë, është e papranueshme dhe e pajustifikueshme në mbarë botën e kulturuar dhe të qytetëruar akademike dhe politike, kombëtare dhe ndërkombëtare.
No comments:
Post a Comment