Rita Ora: Të gjithë bashkë të bëjmë më të mirën për të prezantuar Kosovën
Disa orë përpara koncertit të mbrëmjes së sotme në kuadër të pavarësisë së Kosovës, Rita Ora ka dalë në një konferencë për mediat.
Pyetjes nëse do Kosova do të kishte ndonjëherë mundësinë që të shihte tre këngëtaret shqiptare, Ritën, Bebe Rexhën dhe Dua Lipën, në një koncert së bashku, bukuroshja u përgjigj: Kurrë mos thuaj kurrë.
Mëgjithatë në përgjigjen e saj Rita përmendi vetëm Bebe Rexhën si miken e saj më të mirë, ndërkohë që për këngëtaren tjetër, Dua Lipën, nuk bëri asnjë koment: “Ju e dini që ne jemi shumë të zëna. Takova Bebe Rexhën në New York, pasi ajo është mikja e më e mirë, dhe aktualisht është duke realizuar një tur muzikor në mbarë botën.
Por, si dihet nëse do të jemi bashkë në një koncert. Kurrë nuk duhet thënë kurrë”.
Por, si dihet nëse do të jemi bashkë në një koncert. Kurrë nuk duhet thënë kurrë”.
Dhe ai më tha: “Bëj atë që di të bësh më mirë. Bëhu krenare për vendin nga vjen”. Dhe unë gjithnjë do ta përmend Kosovën dhe vendin nga vi.
Unë kuptoj shumë mirë shqip, por nuk flas perfekt. Është më mirë se asgjë. Kam shumë përgjegjësi si përfaqësuese e vendit tim”.
Në fund të konferencës Rita u bëri një ftesë gazetarëve: “Faleminderit që ishit këtu, dhe shpresoj t’iu shoh të gjithve në koncertin e mbrëmjes së sotme”.
Rita Ora “tërbon” Kosovën me kostumin e saj kuqezi
Me një kostum kuqezi të ngushtë, 27-vjeçarja këndoi hitet e saj më të njohura dhe kërceu pa u lodhur për kënaqësinë e publikut të shumtë.