Të pata thënë
Të pata thënë moj
Sëmurë më kanë
Ethet e fjalës
Në pluhurin e harresës
Ti e sfidoje
Buzëqeshjen hyjnore
Unë i krisur
Ti mëlmesë
Je për mua
Këngë e shpresë
Epitaf
Nëse vdes
Vdes me mall
Syrin e lë hapur
Të djegur qepallë…
Shpirtkitarë(Jusuf Gërvallës)
Aromë trandëfilash
Gjaku yt kundërmon
Në truallin e stërgjyshërve…
Rilindje agimesh
Për fisin tënd
Fjalët pëllumbishte
I lë në altar
Kanjushverdhi ynë
Shpirtkitarë
Rreze diell
Ismet Qorraj - hero- (1968-1989)
Tokë Kosova djep që t'rriti
të ushqej me dashuri
për t'luftuar si shkabë mali
O flamur në lartësi
Lëgjendë gjallë trim me fletë
Qarrabregas luleborë
yll i ndritur shtatëlartë
ishe mbret me kurorë
Pavdeksinë e firmose
me thurime këngë epike
hallall gjiri i nënëlokës
jo për nam as për karrigë
Kënga pak është për Ty
Hero yni kapedan
T'i ke hyrë në histori
ne zemër të popullit vigan
je simbol i dritë henës
gjakë pastër diellor
luftëtari i lirisë
trim hero - madhështor!....
Frikë nga fjalët
Guximin e fjalës ende s’e kam marrë,
kam frikë se ajo po më vret,
sigurinë s’e kam kur duhet vare,
herë- herë më rri urtë e më shumë më flet.
Një fjalë mund të më shpojë si halë
e shumë të tjera më tresin si lumi,
s’e di ku duhet të ndalem,
do të jem i mjerë apo ai, fatlumi.
Mendimet më kanë fashitur fare,
mbi vargje eci, si nëpër teh shpate,
këmbësor jam dhe shihem si n’dritare,
udhë më udhë, i valerësuar fare.
Sikur ta dija për ku jam nisur,
falë i kisha, falë, të gjitha fjalët
dhe do të rrija me shpirtin tim të molisur,
po lulja s’është lule, po s’i pati petalet
Ah, të kurorëzohem me trimërinë,
fjala të flatërojë, mbyllur po më vret,
ta them atë që brenda po më ngrin
e unë pastaj ta shpall veten mbret…!
Poezi
Sa herë mbushesha me të keqen,
tek ti zbrazesha, poezia ime,
sikur ndjehesha më mirë,
si zog kaltërsive n’fluturime,
mike më mbete, e dashur intime,
nuk të ngarkova me stërkeqen,
as njerëz nuk përfola kurrë,
me fluturat zihesha si i vogël,
me diell e hënë tash si burrë.
Lulet i kam pjesë jete gjithmonë,
kryefjalë i kam në vargënim,
tregues është e bukura e dheut
me kurorë mbretëreshe në kokë,
me fustane të bardha si bora,e imja,
flokëzeza, syshqiponja, belholla.
Mat e ç’mat fjalët, m’ikin netët.
Eh, sa netë më ikin për një poezi!
E di për ku jam nisur,
udhën marr për të dalë malit,
kur pikë i vë zbrazjeve të mia,
lirohem nga një ankth i rëndë,
gëzohem për një lindje të re,
si nëna që gji i jep djalit …!
Korrespondencë
Asnjëherë në jetë,
edhe në tatëpjetë
nuk kam dyshuar për dashurinë,
se zemër e shpirt t’i fala
për këtë jetë.
Vështrimi i syve të tu
më bën me krahë jete
n’fluturim pandalur jepem
zëri yt, burim për suksese!
ndjenja na lidhi që të dy
në Prishtinë,
në një kafeteri,
kur u pamë sy më sy…!
Lotët e zemrës
Dhembja është sinonim i zemrës
ku s’ka dhembje kurrë,
por digjet zjarri i dashurisë,
s’mund fluturojnë shqiponjat,
përleshjet e shpirtit përplasen
hullive të ballit tonë,
mosha jonë është moshë murgu,
në trutë tona ka çelsa burgu,
në male është rinia e blertë,
në gjokset tona një det,
e detarët me valët kanë miqësi,
me dhjetra e qindra vjet,
fytafyt me përbindësha vetmie,
me vëllezër e miq e shokë,
të pandashëm as sot as kurrë,
ata të ofrojnë pakëz diell shprese,
por asnjë kokërr grurë…!
Këngët ne i rrahëm me thupër thane,-
më pati thënë një mik dikur,
që atëherë shumë ujë ka kaluar nën urë,
se një fjalë nga mërgata ‘e fola shqip
as unë, as nënëmadhja e lumnueme,
unë, të gjithë ata që u rrahën me kamzhik,
i ruaj në zemër,
i marr në mbrojtje, si më i miri mik…!
Të pata thënë
Më pak se katër vite
të njoha, s’të harrova dot,
unë, mesoburrë i thinjur,
s’të ujita gjer më sot.
Freskinë e ke ruajtur,
nurhijshmja e parreshkur,
në zemër e shpirt
thellë më je ngjeshur.
Sa të dua nuk ta them,
e ëmbla, mjellmë moj,
metaforë e vargëzimit,
kam frikë mos të lëndoj.
Herët ta vura kurorën
e të shkova në sy,
kur ta shtrëngova dorën,
e gjithë bota ishte aty.
Të gjitha gjuhët i fliste dashuria,
të pata thënë mike: Ditën më je diell,
natën hënë, mbreëreshë në qiell,
ti, më je fanar i rrugëtimeve të mia..!
MALLI MË MORI
Malli më mori
për ty, Kristinë,
për ty, Rozafë.
Kalaja më thërret.
Bedenat e saj
si hullitë në ballë,
e shkallët e mermerit
nuk pushtohen gjallë,
se yjet e qiellit ndriçojnë
me shekuj me radhë.
Malli më mori
për ty, Kristinë,
për ty, Rozafë.
Kalaja më thërret,
më mbledh në gji,
Shkodra plot diell
na ngroh në kaltërsi.
DËSHIRAT SI DËSHIRAT
Pas luftës lindën shumë dëshira
për t’i puthur në ballë të rënët,
takime gëzimi me të kthyerit
nga burgjet e gjyqeve të pista.
Mikpritjen e të zhdukurve në mal,
ledhatimin e fëmijëve bonjakë
në tonin konak.
Në çdo derë t’invalidëve të luftës
shumë dëshira për një dëshirë,
në truallin tonë të lirë.
Një të jemi për jetë e mot,
në botën e rilindur, pa re,
filizat të rriten të lire,
dëshira më e madhe për ne.
Pas luftës së gjatë
në paqe jemi sot,
qielli ndrin si ar,
zemrat mbushur gaz plot.
Për botën tonë,
paqja dritë e nur,
shqiponjës i jep krahë
në të gjaktin flamur…!
ANKTHE ZENE
-Teatrit Istref Begolli, Pejë –
Luleborë qëndron buzë lumit,
bukuri përrallore kokëlartë,
fole e artistëve, miqve të kulturës,
ti, tempull i fjalës së artë.
Eh, sa lojëra me vajin e burrit
u luajtën me zell te ti
për ngjyrat e flamurit.
Pa kur fëmijët performonin
me buzëqeshje fëminore gjithë pranverë,
skenës sate i dhanë hare
e tinguj emocionesh flatruan në erë.
Gjithçka këto vite ke përjetuar,
ndaj prite, prite këtë motmot,
frymën e zënë për ta çliruar,
pas kaq e kaq gjak e lot.
Këtu s’ka vend errësira,
intelektualë,artiste, poetë,
protestën e kanë mbushur me jetë.
Kjo do të shpërthejë si vullkan,
i lirë është teatri anembanë.
Obobo, m’u në zemër të Europës
po sytë ç’na panë?
Shporru prej këtu, uniformë e zezë
e mos ia ndal diellit atë rreze…!
E DJESHMJA SOT NESËR (Eqerem Çabejt)
Fjala fjalës etimonin i kërkon,
për Vjosën, Shkëlzenin a Valbonën,
Sinjalgjelbërti, Eqerem!
Mjeshtria e mjeshtri, dallojnë pak,
leksikografia, pedagogjia, historia,
skalitja, gdhendja,latimi.
Planetyni birin e vet pret,
këtë e dinë lulet n’pelerinë,
burrat presin burrat,
emër e mbiemër krenarie,
dritë qiriri, festë dollie.
Poetit, çfarë i mbetet?
Çdo shkronjë e fjalë
ligjërojnë çabejançe
kalojnë hapësira të pamata,
luginat, malet, qiejt e detet.
Fol një fjalë,
sot, he, burrë,
në gjurmime albanologjike
mos rri strukur.
Por dhe heshtja flet shumë,
prej teje fjalët i mësuam
nga lindën e si udhëtuan.
DISIDENTI
E lanë pa konak e oxhak,
si çunak e rrahën me dajak.
Edhe kur u bë plak,
pak e nga pak
gjysmën e trupit
ia skuqën gjak.
Edhe pse asht e lëkurë,
kurrë nuk u bë urë.
Kapërceu çdo krizë,
për të mbetur flamur në shtizë.
Dhe pak e nga pak,
sot e kësaj dite thonë,
ata që në sy s’kanë kapak:
-Rrahjen e pati hak!
Emri
|
Esat
Loshaj
|
|||
Adresa
|
Asllan
Qeshme, nr. 6, 30000, Pejë, Kosovë
|
|||
Numri i telefonit
|
044/328-719
|
|||
E-mail
|
e.loshaj@hotmail.com
|
|||
Shtetësia
|
Shqiptar i Kosovës
|
|||
Data e lindjes
|
03.10.1954
|
Përvoja e punës
dhe aktivitetet
|
• Data (prej – deri)
|
1990 –
|
|
• Lloji i biznesit, organizatës
apo sektorit
|
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës për Tregti, Hotelieri
dhe Turizëm
|
|
• Pozita
|
Kryetar i Degës
|
|
• Aktivitetet dhe përgjegjësitë
kryesore
|
Mbrojtja e lirive sindikale dhe mbrojtja e punëtorëve në punë në këto
tri fushëveprimtari
|
• Data (prej – deri)
|
1994 – 1996
|
|
• Lloji i biznesit, organizatës
apo sektorit
|
Ansambli teatror dramatik “Ndrekë Luca”, Pejë
|
|
• Pozita
|
Themelues dhe kryetar
|
|
• Aktivitetet dhe përgjegjësitë
kryesore
|
Menaxhimi i trupës teatrore dhe aktiviteteve të këtij ansambli
|
|
• Data (prej – deri)
|
2001 –
|
|
• Lloji i biznesit, organizatës
apo sektorit
|
Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës
|
|
• Pozita
|
Anëtar
|
|
• Aktivitetet dhe përgjegjësitë
kryesore
|
Pjesëmarrës në simpoziume, kongrese dhe aktivitete tjera të natyrës
letrare e artistike
|
• Data (prej – deri)
|
2003 – 2005
|
|
• Lloji i biznesit, organizatës
apo sektorit
|
Shoqata e punonjësve të artit dhe cultures “Harmonia”, Pejë
|
|
• Pozita
|
Themelues dhe kryetar
|
|
• Aktivitetet dhe përgjegjësitë
kryesore
|
Organizimi dhe implementimi i aktiviteteve të artit dhe kulturës
|
• Data (prej – deri)
|
2003 – 2005
|
|
• Lloji i biznesit, organizatës
apo sektorit
|
Kompania ndërtimore “Iliria”, Pejë
|
|
• Pozita
|
Drejtor general
|
|
• Aktivitetet dhe përgjegjësitë
kryesore
|
Menaxhimi i punonjësve dhe aktiviteteve të kompanisë
|
• Data (prej – deri)
|
2008 –
|
|
• Lloji i biznesit apo sektorit
|
Asociacioni ndërkombëtar i poetëve, shkrimtarëve dhe artistëve “Pegasi”
– Kosovë dhe Shqipëri
|
|
• Pozita
|
Anëtar
|
|
• Aktivitetet dhe përgjegjësitë
kryesore
|
Pjesëmarrës në simpoziume, kongrese dhe aktivitete tjera të shoqatës
|
• Data (prej – deri)
|
2009 –
|
|
• Lloji i biznesit apo sektorit
|
Shoqata e Shkrimtarëve të Pejës
|
|
• Pozita
|
Kryetar
|
|
• Aktivitetet dhe përgjegjësitë
kryesore
|
Menaxhimi dhe organizimi i aktiviteteve të shumta, si: orë letrare,
promovime librash, organizimi çdo vit i takimeve letrare tradicionale
mbarëkombëtare “Peja poetike” (2011 - ), organizimi tradicional letrar “Flaka
e janarit”, kontaktet me organizatat simotra në të gjitha trevat shqiptare,
etj.
|
Jam marrë prej 40 vitesh me
gazetari, eseistikë, kritikë letrare, recensione librash, redakturë, aktrim dhe
regji. Në vitin 1995 kam bërë regjinë e dramës “Takimi i ores 9 të mbrëmjes” të
Ernest Koliqit. Shfaqja ka marrë pjesë në festivalin e teatrove amatore në
Prishtinë në po të njëjtin vit dhe është shpërblyer me mirënjohje, si dhe ka
marrë çmimin për aktoren më të mire në rolin kryesor (çmimin e ka marrë aktorja
Rudina Zhara, e cila tashmë prej vitesh është aktore profesioniste).
Krahas aktiviteteve të shumta,
vlenë të theksohet iniciativa ime për peticionin e vitit 2000 për lirimin e
Teatrit të Qytetit të Pejës, i cili ka qenë i uzurpuar nga KFOR-i spanjoll. Me
mbi 100 nënshkrime të mbledhura të njerëzve të artit dhe kulturës kam arritur
që ta liroj teatrin e qytetit. Teatri profesionist i qytetit “Istref Begolli”
në vitin 2008 më ka ndarë mirënjohje për kontributin e dhënë në zhvillimin dhe
afirmimin e teatrit të Pejës.
Rregullisht kam marrë pjesë në
takimet e teatrove amatore në nivel të Kosovës, të mbajtura në Ferizaj dhe
Prizren. Jam mik i të gjitha teatrove profesioniste në hapësirat shqiptare dhe
më gjerë.
Shpërblimet dhe mirënjohjet që
kam marrë janë të shumta, prej nivelit komunal, regjional, kombëtar dhe
ndërkombëtar.
Jam autor i katër veprave
letrare me poezi: “Qëndresë”, botuar nga Lidhja e Shkrimtarëve, Tiranë (1993),
“Me diellin në duar”, Medaur, Tiranë (1999), “Sytë e ditës”, Rilindja,
Prishtinë (2000) dhe “Lisnaja e gurit”, SHSHP, Pejë (2013).
Shkollimi dhe trajnimet
|
• Data
(prej – deri)
|
Shtator, 1968 – Qershor, 1972
|
|
• Emri dhe lloji
i organizatës ky është kryer shkollimi dhe trajnimi
|
Shkolla e Mesme “Vëllezërit Frashëri”, Deçan
|
|
• Drejtimi
|
Gjimnaz i përgjithshëm
|
|
• Titulli i
kualifikimit
|
Diplomë e shkollës së mesme
|
|
• Data
(prej – deri)
|
Shtator, 1972 – Qershor, 1976
|
|
• Emri dhe
lloji i organizatës ky është kryer shkollimi dhe trajnimi
|
Shkolla e Mesme e Ndërtimtarisë “Shtjefën Gjeçovi”, Prishtinë
|
|
• Drejtimi
|
Teknik i ndërtimit të lartë
|
|
• Titulli i
kualifikimit
|
Diplomë e shkollës së mesme
|
• Data
(prej – deri)
|
Tetor, 1979 – Qershor, 1982
|
|
• Emri dhe
lloji i organizatës ky është kryer shkollimi dhe trajnimi
|
Universiteti i Prishtinës
|
|
• Drejtimi
|
Gjuhë dhe letërsi shqipe
|
|
• Titulli i
kualifikimit
|
Bachelor
|
Shkathtësitë dhe kompetencat personale
|
Gjuha amtare
|
Shqipe
|
Gjuhët tjera
|
Serbe
|
||
• Në të lexuar
|
Shkëlqyeshëm
|
|
•
Në të shkruar
|
Shkëlqyeshëm
|
|
• Në të folur
|
Shkëlqyeshëm
|
Shkathtësitë dhe kompetencat sociale e organizative
|
Shkathtësi të shkëlqyeshme në komunikim dhe
organizim. i gatshëm për punë në mënyrë të pavarur dhe në ekip. Aftësi për të
komunikuar informata në mënyrë efektive dhe të saktë, verbalisht dhe me
shkrim, marrë parasysh përvojën në fushëveprimtari ku komunikimi është me
rëndesi të veçantë. Gjithashtu kam
shkathtësi të shkëlqyeshme në menaxhim, pasiqë kam pasur dhe aktualisht kam
pozitë udhëheqëse dhe menaxheriale.
|
Shkathtësitë dhe kompetencat teknike
.
|
Shkathtësi të shkëlqyeshme në përdorimin e
kompjuterit, në Microsoft Office (Word, Excel, Power Point), dhe Internet.
|
|
Shkathtësitë dhe kompetencat tjera
|
Vetëmotivimi dhe vetëiniciativa në punë.
|