2018-02-06

BIJE NJË KASHTË E DALIN GJASHTË !



Related image


Nje sugjerim Akademik 



From:kosova.atdhe@yahoo.com
To:floribruqi@yahoo.com; dr.kodra@yahoo.com; eymeri@yahoo.com
Date:Tuesday, 6 February 2018, 16:57:04 CET

Të nderuar akademikë z.Kodra, z.Eshref dhe z.Flori,


Me qëllim që t'i mënjanojmë të të gjitha tendecat negative dhe të dëmshme (qofshin të brendshme a të jashtme) të infiltrimit dhe të përzierjes së armiqve të ndryshëm, me qëllim të komprmetimit dhe të shkatërrimit të veprimtarisë shkencore të Akademisë Shqipatro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve në Nju-Jork, kam këtë propozim:

- Të gjithë ata që nuk kanë gradën shkencore Ph.D. dhe nuk kanë asnjë vepër të botuar, si dhe asnjë punim të publikuar varësisht nga profili i fushës së specializuar, nuk mund të jenë anëtarë të Akademisë. Ky është standard dhe rregull e të gjitha akademive shkencore në tërë botën.

Ky është propozimi im, sepse Akademia nuk është kurrfarë enti social, shoqatë, klub muzikor , e as filialë e asnjë partie politike.

-Ata që e financojnë Akademinë në çfarëdo forme qoftë, është kontribut i tyre human dhe kombëtar, që ndihmojnë zhvillimin dhe përparimin e shkencës, të artit dhe të kulturës shqoiptare. Mirëpo, në asnjë mënyrë nuk mund t'u njihet titulli akademik, as t'u jepet kurrfarë Diplome përkatëse si anëtarë të Akademisë mbase grada e akademikkut, si grada më e lartë shkencore njihet vetëm në bazë të veprave shkencore dhe në bazë të arsimimit paraprak të lartë shekencor PH.D, si dhe në bazë të kredibilitetit njerëzor dhe të statusit të gëzuar të merituar si brenda, si brenda, ashtu eshe jashtë sfondit kombëtar.

Kjo strategji është e domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë shkencore të Akademisë dhe, njëherai është ALFA dhe OMEGA e suksesit, e afirmimit, e prestegjit dhe e emrit të saj si në kuptimin e brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar.
Ndryshe, ekziston rreziku potencial, që të "përbaltemi" dhe të jemi objekt i halabakëve dhe injrantëve të ndryshëm.

-Akademikë të mirëfilltë dhe të merituar janë ata, që botojnë vepra shkencore me vlerë kombëtare dhe ndërkombëtare universale; që së pari kanë kredo njerëzore, janë humanë, luftojnë për drejtësi dhe për mbrojtjen dhe përparimin e vlerave universale, jo palaço, sharlatanë, pacientë të rregullt të pijetoreve, të çajtoreve, të kafiterive dhe të kazinove të ndryshme të bixhozit, të degjenerimit dhe të dekadencës në funksion të shkatërrimit të vlerave të njëmendta njerëzore, humane, shkencore, kombëtare dhe altruiste në dimensione botërore.

Akademikët nuk janë "procesmbajtës" e as aranzhues të stafit administrativo-teknik. Prandaj, nuk duhet përzihen në çështjet administrative dhe menaxhuese të Akademisë, sepse detyra parësore e tyre është bërja e shkencës me libra, me punime dhe me projekte të caktuara. Kjo është detyra e një akademiku të mirëfilltë. Ndaj, analfabetët, intrigantët, shpifësit, provokatorët, diletantët dhe shantazhuesit nuk e kanë vendin në Akademi, por në "kurset e natës së analfabetëve".

Shpresoj se do të dakordoheni me këto vrojtime të mia në dobi të përligjjes së vlerave shkencore, humane, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Sinqerisht dhe me shumë respekt,

Juaji,

Akademik Prof.Dr.Mehdi Hyseni,Ph.D



Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...