2018-02-04

Lev Nikolayevich Tolstoy: Ana Karenina

Nga Flori Bruqi


“Familjet e lumtura janë të gjitha njësoj, ndërsa familjet fatkeqe janë fatkeqe ndryshe nga të tjerat” – kështu e nis Tolstoi veprën e tij madhështore, “Ana Karenina”.

Romani ndahet në tetë pjesë. Në fillim, autori na prezanton me Princ Stepan Arkadieviç Obllonski, “Stiva”, një aristokrat moskovit, i cili ka prishur marrëdhëniet me gruan e tij Darja Aleksandrovna, e cila ka zbuluar se burri e tradhtonte me guvernanten franceze.

Stiva ishte i frikësuar se do e humbiste gruan e tij, kështu që thirri të motrën, Ana Arkadjevna Karenina, nga Petërsburgu, për ta bindur të shoqen të qëndrojë. Ndërkohë, shoku i fëmijërisë së Stivës, Konstadin Dimitieviç Levin, arrin në Moskë dhe i kërkon dorën motrës së vogël të Darjas, Kitit, e cila e refuzon sepse është dashuruar me Kont Aleksei Kirilloviç Vronskin, i cili, nga ana e tij, nuk ka asnjë synim të martohet me Kitin.
Stiva dhe Vronski takohen në Moskë në stacionin e trenit. Stiva pret të motrën, ndërsa Vronski të ëmën. Aty ndodh një aksident sepse një punëtor shtypet nga treni. Vronski sapo e sheh Anën dashurohet me të. Ata takohen prapë në ballon që mbahet në shtëpinë e Sherbackëve. Ana, për fat, arrin të bashkojë të vëllanë me gruan e tij dhe bëhet shoqe me Kitin. Në ballo Vronski vallëzon me Anën dhe Kiti bëhet xheloze.

Ana, e zemëruar se mund të prish marrëdhëniet me Kitin për shkak të Vronskit, kthehet në Petërsburg. Vronski niset për në Petërsburg me të njëjtin tren. Në anën tjetër, Levini i dëshpëruar për refuzimin e Kitit kthehet në fshat, në fermën e tij. Ana kthehet tek burri i saj, Aleksei Aleksandroviç Karenin, dhe tek i biri, Sergei.

Mjeku personal i Sherbackëve tregon se shëndeti i Kitit është përkeqësuar për shkak të xhelozisë. Pas kthimit në Petërsburg, Vronski vazhdon ta ndjek Anën. Ajo në fillim mundohet ta largojë, por mposhtet nga dashuria për të dhe mbetet shtatzënë.

Vronski ndërkohë ka një garë kuajsh. Gjatë garës, kali i lodhur i vdes aksidentalisht dhe Vronski shpëton me pak lëndime. Aty vërehet frika e shprehur e Anës gjatë rrëzimit të Vronskit.

Karenini e kërcënon Anën se nuk do ta lejojë të shikojë të birin nëse nuk ndahet nga Vronski.

Ana lind një vajzë dhe largohet me Vronskin në Europë.

Marrëdhënia mes Anës dhe Vronskit fillon të ftohet dhe ata vendosin të kthehen në vendin e tyre, por Ana xheloze niset më herët drejt stacionit hekurudhor, ku vret veten.


***

Leon tolstoi.jpg


Lev Nikolayevich Tolstoy, (9 shtator/28 gusht, 1828- 20 nëntor, 1910), ishte shkrimtar rus, novelist, eseist, dramaturg dhe filozof. Rrjedh nga familja aristokrate e Tolstojve. Njihet për dy veprat kryesore Lufta dhe paqja dhe Ana Karenina.

Leon Nikollajeviç Tolstoj, autori dhe mendimtari gjenial rus, i dha kontribut të madh letërsisë dhe historisë ruse. Mirëpo, pikëpamjet e tij filozofike, shqyrtimet në të cilat ai ka prezantuar idetë mbi Zotin, shpirtin, dijen, dashurinë dhe shumë pikëpamje të tjera të tij, mbetën të pakuptueshme për kohën kur jetoi. Për këtë arsye, qe mallkuar dhe anatemuar prej kishës, kurse miqtë dhe të afërmit e braktisën. Në vitin 1910, në vitin e 81 të jetës, Leon Tolstoj e lëshoi shtëpinë dhe vdiq në rrugë, në stacionin Astapovo. Përse fundi i jetës së këtij autori të madh qe kaq i dëshpërueshëm dhe i dhembshem dhe ku qe nisur Tolstoji, kur e braktisi shtëpinë. Disa letra të tij i ndriçojnë këto gjera. Kështu ai shkruan për kishën: “Bota bëri çka dëshiroi, i lejoi kishës ta shpjegojë rëndësinë dhe synimin e jetës. Bota vendosi jetën krejtësisht të kundërt me mësimet e Krishtit, kurse kisha studioi veprat e shkruara me të cilat e la popullin të jetojë në kundërshti me ligjin e Krishtit, të jetojë sipas vullnetit të tij. Rezultati ishte se bota filloi të jetojë jetën më të keqe se në jetën pagane, kurse kisha jo vetëm që këtë e arsyetonte, por edhe e miratonte duke folur se kjo është në pajtim me mësimin e Krishtit …”. Clear Glade, Mars, 1909.

Rusja e cila ishte e martuar për një mysliman, E. Velikova, i shkroi Tolstojit, që bijtë e saj dëshirojnë ta pranojnë islamin, dhe pyeti për këshillë dhe a është kjo e mundur. Autori iu përgjigj: “Sa i përket preferimit të muhamedanizmit ndaj ortodoksisë … mundem vetëm të pajtohem në mendimin me shpirtrat të cilët janë në këtë kalim. … duke i kuptuar idealet kristiane dhe doktrinën kristiane në mënyrë të drejtë, për mua nuk ka dyshim që muhamedanizmi, sipas formave të jashtme, pakrahasueshëm është mbi ortodoksinë. Dhe, nëse personi gjendet të zgjedhë ndërmjet këtyre dy obcioneve: ta mbajë ortodoksinë apo ta pranojë muhamedanizmin, për çdo person të arsyeshëm nuk ka dyshim se do ta pranojë muhamedanizmin me pranimin e doktrines: Një Zot dhe i Dërguari i Tij, në vend të adhurimit të ndërlikuar dhe të paqartë - trinitetit, shpagimit, sakramenteve, shenjtorëve dhe ikonave të tyre dhe ritualet komplekse.” Clear Glade, mars, 15, 1909.

Ta shqyrtojmë edhe një letër të autorit të madh, e cila edhe më tepër e sqaron pikëpamjen, kurse është rezultat i hulumtimit të dhembshëm.

“Do ta kisha kënaqësinë sikur ju të ishit të fesë dhe bindjes së njëjtë sikur unë. Keni zbuluar diçka në zemrën time. Çfarëdo suksesi në jetë, pasuria, respektet dhe falënderimet nuk më janë siguruar. Miqtë e mi, madje edhe familja kanë kthyer kokën nga unë. Disa – liberalët dhe estetët më konsiderojnë për budalla ose me mendje të dobët sikur Gogolin; revolucionarët dhe radikalët konsiderojnë se jam mistik, orator, llafazan; njerëzit qeveritarë më konsiderojnë të rrezikshëm, ortodoksët (pravosllavët) me konsiderojnë djall. E pranoj se e kam rëndë … Prandaj, ju lutem, shikoni në mua si pasues të Muhamedit (muhamedan), dhe çdo gjë do të jetë në rregull.” Clear Glade, prill, 1884. rrjedhte nga nje familje e vjeter fisnikesh. Nena e tij Maria Nikollanjevna Vollkonskaja vdiq kur Tolstoi i mbushi 2 vjet. I ati Kont.Nikolla Ilic Tolstoi vdiq kur shkrimtari i ardhshem ende nuk i kishte mbushur 9 vjet. Ai mbeti nen mbikqyrjen e tezes se tij Tatiana Aleksandra Ergolska. Rinine e kaloi ne vendlindje ku edhe qe edukuar , me 1844 hyri ne universitetin e Kazanit dhe ne vitin 1847 ende pa mbaruar studimet u kthye ne vendlindje per shkak te paknaqesise ndaj regjimit te athereshem universitar carist. Me 1854 u transferua ne Krime ku mori pjes aktive dhe tregoi trimeri te rralle ne mbrojtjen e Sebastopolit. Heroizmi dhe vetmohimi i ushtarve rus ne keto luftime te pergjakshme I bejne pershtypje autorit dhe shenon ne ditarin e ti “Forca morale e popullit rus eshte e madhe , vrulli i zjarrte i luftetarve nuk pershkruhet ne asnje menyr per asnje gje madje as ne GreqinE e vjeter madje as ne Troje nuk kishte kaq shum heroizma si luftetaret e populli rus”. Ai ben nje udhtim jasht shtetit ne vendet si Franca , Gjermania , Italia ,Zvicerra net e cilin ai kalon 6 muaj pas ardhjes ai fillon punen e ti si mesonjes I popullit te Jasnja poliana, ne nje udhtim te dyt te tij I cili zgjati per me shum se 9 muaj ai vizitoi perseri Gjermanin ,Francen, Italin, Belgjiken dhe angling kun e londer takohet me hercenin nje nga idolet e tit e cilin e qmonte shum si shkrimtar dhe mendimtar. Pas kthimit te tij ne atdhe ai fillon me nje zell te madh punen per krijim e shkolles Jasnja Poliana po me ket emer ai fillon te te botoj nje revizt pedagogjike me artikuj te ndryshem pedagogjik por idet e tij pedagogjike per edukim te lir dhe aktivitetin qe zhvillonte ngjallen dyshime te forta tek autoritetet cariste. Ne korrik te vitit 1862 me urdher te Petersburgut dhe ne munges te tij u bo nje kontroll I imte prej dy ditesh ne Jasnja poliana nga organet qeveritare . Leo tolstoi u zemrua nga ky veprim I qeveris dhe I shkruan leter Aleksandrit te II-te duke kerkuar denimin e fajtorve. Me 1862 Leo martohet me te bijen e nje mjeku me Sofia Andrenjeva Bers , jeta e lumtur familjare ne vitet e par ate marteses ia qetson shpirtin dhe fillon perseri te merret me passionin e ti : Krijimin letrar. Me 1863 Mbaron novelen “Kozaket” qe e kishte filluar shum koh me par dhe p one ket vit boton novelen tjeter me titull “Polikushka” . Duke qen ne nje gjendje te till lulzimi te forcave te tij ai fillon me 1864 punen e madhe dhe te gjat te shkrimit te vepres se madhe Lufta Dhe Paqja qe e perfundon ne vitin 1869. Pas perfundimit te ksaj vepre ai mendon per krijim e nje vepre historike por shpejt ndrron mendimin dhe me 1873 fillon punen per shkrimin e vepres monumentale “Ana Karanina” te cilen e perfundon ne vitin 1877. Pas mbarimit te kti libri ate e kap nje kriz e thell shpirtrore ky ndryshim vrehet edhe ne veprat e tij te shkruara me vone. Me nje forc shum te madhe I vihhet kunder fisnikerise me te gjitha mnyrat ai veqse nuk predikon luften kunder institucioneve , nen influencen e ktyre ideve ai heq dore nga keto shkrime dhe fillon te shkruaj vepra filozofiko-morale. Disa nga ato vepra jan “Zoteria dhe punetori” , “Ringjallja” , “Haxhi Murati” etj. Pas vitit 1909 ne ditarin personal te Tolstoit shihen gjithnje me shpesh shenimet ne te cilat shpreh qellimin per tu larguar nga familja me pretekstin e mosmarrveshjeve me gruan e tij. Me ne fund ne mengjesin e 28 tetorit te vitit 1910 Largohet fshehurazi nga Jasnja Poliana dhe pas disa ditesh ne 7 Nentor 1910 vdes ne ne nje stacion te vogel te Astrapovos . Varrimi I tije behet ne nje pyll afer jasnja polianas , pa lejen e kishes zyrtare. Vdekja e Tolstoit pa dyshim hidhroi jo vetem bashkudhtaret por mbar boten e kulturuar . Deputet social-demokrat te dumes se III-te ne nje telegram derkuar mikut te tij V.Tcertkovit qfaqin pikllimin e punonjesve me kto fjal: “Fraksioni Social-Demokrat I dumes interpret I ndjenjave te proletariatit rus dhe te gjith proletariatit nderkombtar shpreh dhembhen e tij te thell per vdekjen e artistit gjenial , luftetarit te paepur kunder kishes zyrtare , armikut te arbitraritetit dhe te shtypjes qe ka ngritur zerin e tij me foort kunder denimit me vdekje mikut te te persekutuarve.”.

Edhe sa ishte gjallë L.N. Tolstoi, fama e tij doli edhe jashtë kufijnjëve rus, ai i tregoi regjimit carist dhe të gjithë dinastisë së atij regjimi, se si duhet ndertuar jeta. Leo me forcen e tij dridhi fronin e Nikollës së II-te, por Nikolla i II-te kurrë nuk arriti t'ia dridhte fronin mbretëror Leon Nikolajevic Tolstoit; fron moral, te cilin ia dhuruan lexuesit e tij

Vepra e tij e parë ishte përkthimi "Një udhëtim sentimental në Francë dhe Itali". Më 1851 ai shkroi një histori të shkurtër "Historia e të djeshmes"

Vepra


Ana Karenina
Lufta dhe paqja
Haxhi Murati
Lumturia e familjes
Vdekja e Ivan Iliç
Alberti
Tri vdekje
Tri pyetjet
Per sa toke ka nevoj njeriu

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...