2018-02-04

Çfarë fshihet prapa veprës së Tolstoit “Lufta dhe Paqja”

Nga Flori Bruqi

“Lufta dhe Paqja”: Historia e një kryevepre

Lev Tolstoi (1828-1910) ishte një prej autorëve rusë më të rëndësishëm dhe të suksesshëm të shekullit XIX dhe konsiderohet nga shumëkush si një prej shkrimtarëve më të mëdhenj në rang botëror. Ishte një kont që zotëronte shumë prona në fshat, shërbyes e skllevër fshatarë dhe bënte një jetë të privilegjuar.

Shekulli XIX ishte një periudhë kur shtresa e kulturuar nisi të kritikojë rolin e Rusisë në nivel botëror dhe gjendjen e shoqërisë ruse, në përgjigje të ngjarjeve si Luftërat Napoleoniane dhe konflikti i Krimesë, si dhe problemin e skllavërisë. Lufta dhe Paqja e Tolstoit na ofron opinionin e këtij të fundit mbi disa prej këtyre temave.

Libri u botua për herë të parë në vitin 1869 dhe rrëfen ndërthurjen e jetëve të disa familjeve aristokratike gjatë luftërave Napoleoniane, mes viteve 1805 dhe 1812. Ndjekim të dhembshurën dhe imulsiven Natasha Rostova, heroina e romanit, teksa lulëzon duke kaluar nga një fëmijë lozonjare në vashë të re, dhe ndjekim vëllanë e saj Nikolaj që përballet me zgjedhjen e vështirë, mes ambicies dhe përgjegjësive familjare.

Image result for lufta dhe paqa
Familja Bolkonskj është e përfaqësuar nga i mërzituri dhe ciniku Andrej, i cili e sheh lavdinë ushtarake si një arrati nga një martesë e palumtur, si dhe të brishtën e altruisten Marja, të dy të kontrolluar prej një babai despotik.

Image result for lufta dhe paqaRostovët dhe Bolkonskjët janë të lidhur përmes Pierre Bezuchovit, një tip i pastur por jo shumë i shkathët shoqërisht, miku më i mirë i Andrej dhe tip që i beson shumë Natashës. Protagonistët përballen me dashuri, humbje, trauma, dëshpërim dhe shpresë në sfondin e një konflikti që trondit rendin shoqëror të kohës.





Lufta dhe Paqja, është një novelë historike, në përkthimin shqip e ndarë në katër libra, flet për ngjarjet e trazuara në Rusi gjatë luftërave të Napoloeonit në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Mbështetur mbi një stil jete aristokratike që tashmë kish filluar të zhdukej gjatë kohës që Leon Tolstoi shkroi librin e tij në vitet 1860, libri përmbledh një periudhë relativisht të shkurtër – pesëmbëdhjete vjet – por paraqet jetët e karaktereve të ndryshëm nga të gjitha segmentet e shoqërisë me detaje të gjalla dhe të mirërealizuara.

Tregimi pasqyron përballjen e një gjenerate me ndryshimin, i cili i bën disa që të luftojnë për të mbrojtur strukturën ekzistuese edhe me jetën e tyre, ndërsa të tjerët e kuptojnë se mënyrat e vjetra po zhduken.

***

Një film i ri me gjashtë pjesë, i përshtatur nga romani “Lufta dhe Paqja”, ka filluar të transmentohet në “History Channel”. Këtu po paraqesim historinë që qëndron prapa njërit prej romaneve më të mëdha të shkruara ndonjëherë.

Shkrimtarët rusë nuk kanë qenë të njohur ndonjëherë për shkruarjen në mënyrë koncize apo një fushëveprim të ngushtë. Ashtu si vetë vendi, romanet klasike ruse janë të shtrira në tematikë, plot me ngjarje, dhe tejet të mbushura me personazhe, shumë prej të cilëve kanë emra që do të përbënin një regjistër të tmerrshëm.

Por nëse mund të thuhet se ka një roman që i tejkalon të gjithë në lavdinë e tij, padyshim që është “Lufta dhe Paqja” e Leon Tolstoit. Legjendare si një vepër e letërsisë dhe e konsideruar shpesh si një mal që mund të ngjitët vetëm nga lexuesit kurajozë, “Lufta dhe Paqja” tregon që në titull se është një libër që s’pretendon të jetë asgjë tjetër përveçse monumental…



***
screen-shot-2016-12-12-at-10-26-12-pm
“Lufta dhe Paqja”, vazhdon të mbërthejë gjenerata të tëra lexuesish të cilët joshen me tregimin dhe kuptimin e qartë dhe inteligjent të shpirtit njerëzor, nëse ende s’keni vendosur çfarë të lexoni këtë javë, Portalb ua sugjeron këtë roman të mrekullueshëm. Libër që në njëfarë mënyre shkon me motin e ftohtë.

“Lufta dhe Paqja”, është një roman me katër vëllime, i botuar në vitin 1869 prej Leon Tolstoit. Në këtë roman flitet për ngjarjet e trazuara në Rusi gjatë luftërave të Napoleonit në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Libri përmbledh një periudhë relativisht të shkurtër – pesëmbëdhjete vjet – por paraqet jetët e karaktereve të ndryshëm nga të gjitha segmentet e shoqërisë me detaje të gjalla dhe të realizuara mirë.
Romani pasqyron përballjen e një gjenerate me ndryshimin, i cili i bën disa që të luftojnë për të mbrojtur strukturën ekzistuese edhe me jetën e tyre, ndërsa të tjerët e kuptojnë se mënyrat e vjetra po zhduken.


“Tolstoi ka harruar të përfshijë vetëm një garë me varka, sepse çdo gjë tjetër që ka lidhje me pushtimin e Rusisë nga Napoleoni në vitin 1812 është këtu”, kishte thënë autori Mark Tuein.

Tolstoi është ekspert në vizatimin e duhur të skenave dhe të betejave, pasi ai përshkruan ndjenjat personale të qindra karaktereve nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Ajo që e bën librin kaq të dashur, është se mes morisë së madhe të personazheve janë edhe tri përshkrime fantastike të princit Andrei, Natashës dhe Pierit, të cilët luftojnë me dashuri dhe përpiqen të gjejnë një mënyrë të duhur për të jetuar.

Pjesërisht leksione historie, pjesërisht romancë e mrekullueshme, pjesërisht revizionizëm betejash, dhe pjesërisht leksione filozofie, këtë e karakterizon kë libër të mrekullueshëm.

Presidenti amerikan Donald Trump do të shtyjë përpara marrëveshjet Kosovë-Serbi që përfshijnë interesat amerikane

                          Nga Flori Bruqi,PHD  Vuçiç është duke u përballur me protesta masive në Serbi. Sigurisht, ai ka interes që të shpë...