Aktivitete nga fushata e Akademisë Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, New York -Shkup


Nga Akademik Prof.Dr.Abdulla Mehmeti







Në kuadër të aktiviteteve për njohjen nga afër me problemet e shqiptarëve në Maqedoni dhe jo vetëm, nga Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, Nju Jork-Shkup, sot u realizua një takim pune mes kryetarit të kësaj Akademie, me seli në Nju Jork, prof. dr. Skender Kodra dhe kryetarit të partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, me ndërmjetësimin e kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Reis ul Ulema, Sulejman ef. Rexhepi, i cili edhe morri pjesë në këtë takim pune në selinë e kësaj partie më të madhe parlamentare të shqiptarëve në Maqedoni.

Në këtë takim u bisedua shtruar për shumë çështje të shqiptarëve, si në Atdhe dhe në botën e jashtme, sidomos për çështjet e pazgjidhura politike, qytetare e kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni, si dhe për çështje të tjera të hapura që presin zgjidhje në një të ardhme të afërt.

Tetovë, 28 gusht 2017

****
Në kuadër të aktiviteteve për njohjen nga afër me problemet e shqiptarëve në Maqedoni dhe jo vetëm, nga Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, Nju Jork-Shkup, sot u realizua një takim pune mes kryetarit të kësaj Akademie, me seli në Nju Jork, prof. dr. Skender Kodra dhe kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Reis ul Ulema, Sulejman ef. Rexhepi. Në këtë takim u bisedua shtruar për shumë çështje të hapura që i preokupojnë shqiptarët si komb, si në Atdhe dhe në botën e jashtme, sidomos shqiptarët në Maqedoni.

Shkup, 28 gusht 2017



*****

Në Tetovë u realizua një takim pune me kryetarin e Shoqatës së ish të burgosurve dhe të dëmtuarve politik shqiptarë në Maqedoni, Shpërtim Pollozhani dhe bashkëpunëtorët e tij.

Edhe ditën e diel, ndërsa njerëzit pushojnë dhe relaksohen me familjet dhe të afërmit e tyre nëpër bregdete, pushimore, male e hije, përfaqësuesit e Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve, Nju Jork-Shkup, i vazhduan takimet dhe aktivitetet e planifikuara.

Disa takime të rëndësishme sot janë realizuar në Tiranë nga prof. dr. Skender Kodra, ndërsa prof. dr. Abdulla Mehmeti ka vazhduar me takimet dhe kordinimin e aktiviteteve të radhës në Shkup dhe Tetovë.

Tetovë, 27 gusht 2017


*****

Në kuadër të aktiviteteve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve, për skanimin e situatës së përgjithshme dhe problemeve më të rëndësishme që i preokupojnë aktualisht shqiptarët në Maqedoni dhe më gjerë, pas takimit me ministrin e Shëndetësisë të Maqedonisë, Arben Taravari, u realizua një takim me drejtorin e përgjithshëm të Nordic Invest Group, Bujar Zhuri dhe përfaqësuesit e disa spitaleve private, të cilët si iniciativa në interes të shëndetit të popullatës vendëse (investime prej 5 – 20 milinë euro) u penguan nga burokracia politike vendëse, si: Spitali SHËNDETI – Tetovë, Spitali JETA, si dhe Spitali ELITA – Ferizaj (Kosovë).

Në këtë takim me kryetarin e Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve – Shkup, morrën pjesë: drejtori i përgjithshëm i NORDIC INVEST GROUP, Bujar Zhuri dhe përfaqësuesit e këtyre spitaleve: Rahim Mani, Hadi Ramizi dhe Adil Mustafa.

Ky takim u realizua në lidhje me iniciativën për ngritjen e Qendrës Klinike Universitare Rajonale në Tetovë.

Tetovë, 26 gusht 2017

*****

Nga takimet e përfaqësuesve të Akademisë Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, Nju Jork- Shkup, me personalitete nga Shkupi e Kumanova: Tim Shkupi, Naser Raufi dhe Idriz Sinani.

Shkup, 22 gusht 2017


Përfaqësuesit e Akademisë Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, Nju Jork-Shkup, me akademikun Branisllav Sinadinovski, kryetar i Bashkësisë Ortodokse të Shqiptarëve në Maqedoni.

Shkup, 26 gusht 2017, ora 2:00 (pas mesnate)

******

Përfaqësuesit e Akademisë Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, Nju Jork-Shkup, me Kryetarin Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Tetovë, 25 gusht 2017, ora 16:30

******

Përfaqësuesit e Akademisë Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, Nju Jork-Shkup, me Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Tetovë, 25 gusht 2017, ora 15:00

*****

Përfaqësuesit e Akademisë Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, Nju Jork-Shkup, me veprimtarë në Kumanovë.

1. Idriz Sinani, kryetar i Forumit Ndërkombëtar për të Drejtat e Liritë e Njeriut, Seksioni në Maqedoni;
2. Prof. Etem Xheladini, veprimtar për çështje të arsimit (Shoqata e arsimtarëve shqiptarë);
3. Dr. Sevdail Demiri, kryetar i Klubit të Shkrimtarëve ‘Jehona e Karadakut’ nga Kumanova, anëtar i kryesisë së Shoqatës së Historianëve Shqiptarë, Përfaqësues i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve-Shkup.

Kumanovë, 25 gusht 2017, ora 21:00

*****


Përfaqësuesit e Akademisë Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, Nju Jork-Shkup, me veprimtarë dhe bashkëpunëtorë në Lagjen e trimave në Kumanovë.

Kumanovë, 25 gusht 2017, ora 20:30


Përfaqësuesit e Akademisë Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, Nju Jork-Shkup, në rrugë për në Kumanovë, një kafe në Haraçinë dhe vizitë në Kompleksin e varrezave të dëshmorëve.

Haraçinë, 25 gusht 2017


*****

Nga takimi i përfaqësuesve të Akademisë Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, Nju Jork-Shkup, me profesorë të angazhuar në Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë të Universitetit të Tetovës, nga Tetova dhe Prishtina: prof. dr. Hysni Daka, Dr. Selim Çerkezi dhe Emrush Biba, sekretar i Shëndetit mendor në Kosovë.

Tetovë, 25 gusht 2017



MIRËNJOHJE DHE VLERËSIM

Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, me seli në Nju Jork, e përfaqësuar nga Prof. Dr. Skender Kodra, dhe Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, me seli në Shkup, e përfaqësuar nga Prof. Dr. Abdulla Mehmeti,
sollën

V E N D I M

disa personalitete të shquara shqiptarë nga Maqedonia, për kontributin e tyre të veçantë në fushën e arsimit, shkencës dhe kulturës shqiptare, post mortum, t’i nderojnë me titullin AKADEMIK, edhe atë:

Prof. Dr. Fadil Sulejmani
Prof. Dr. Masar Kodra
Prof. Dr. Ali Vishko
Prof. Dr. Rahmi Tuda
Prof. Dr. Asllan Selmani
Prof. Dr. Nexhat Abazi
Prof. Dr. Mahmud Hysa
Prof. Dr. Musli Halimi

Ceremonia e ndarjes solemne të Certifikatave (familjeve të këtyre personaliteteve) do të organizohet me rastin e një date solemne, për të cilën opinioni dhe mediat do të njoftohen paraprakisht.

Shkup, 23 gusht 2017


NGA AKTIVITETET E AKADEMISË SHQIPTARE AMERIKANE E SHKENCAVE DHE ARTEVE – NJU JORK

Prishtinë, 24 gusht 2017


Pof. Dr. Skender Kodra, kryetar i Akademisë Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve-Nju Jork, dhe bashkëpunëtori i tij Dr. Adil Mustafa, në takim me kryetarin e Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti.

Prishtinë, 24 gusht 2017


****

Nga takimet e kryetarit të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve – Nju Jork, akademik Skender Kodra, me personalitete të shkencës dhe kulturës në Kosovë.

Prishtinë, 24 gusht 2017

*****

Nga takimet e kryetarit të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve – Nju Jork, akademik Skender Kodra, me personalitete akademike dhe politike në Kosovë.

Prishtinë, 23 gusht 2017

*****


Kryetari i Akademisë Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, Nju Jork, akademik Skender Kodra, në takim pune në Ministrinë e Shëndetësisë të Maqedonisë, me ministrin Dr. Arben Taravari.

Shkup, 23 gusht 2017

*****


Nga takimi i drejtuesve të Akademisë Shqiptare Amerikane, Nju Jork-Shkup, me në krye akademikun Skender Kodra, me Qani Xhemë Hasa, kryetar i lëvizjes jopartiake Balli Kombëtar, me seli në Gostivar, e saporegjistruar në organet përkatëse, dhe bashkëpunëtorët e tij, Hajredin Kaza, Selam Elmazi dhe Mixhait Azizi, anëtarë të Këshillit drejtues.

Tetovë, 23 gusht 2017


******


Lexoni edhe ketë :

http://floripress.blogspot.com/2018/01/turpi-nuk-ka-brire.html




Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)