2018-02-07

Harrone BE-ne, kapuni për NATO!

Fotografia e Flori Bruqi

Nga Prof.Dr.Fadil Maloku

1. Kosova, duket që shumë vonë për të mos thënë kurr, nuk do të bëhet pjesë e BE-s.

Image result for kosova

2. Në NATO, gjasat janë reale dhe shumë profitabile edhe për shkak të sigurisë dhe stabilitetit, të jo vetëm Ballkanit Perëndimor (lexo; minus Sllovenia e Kroacia, e plus Shqipëria), por edhe gjithë Evropës Juglindore.

Image result for nato


3. Si kundërpërgjigje ndaj këtij injorimi të djeshëm nga ana e Brukselit, Kosovës i duhet një ritestim, në formë të debatit publik rreth opsionit të bashkimit kombëtar. Qoftë edhe me alibinë e referendumit.

Image result for bashkesia evropiane

a/. Kosova, nuk mund të vazhdojë deri në amshim me premtime të kota, sikurse rasti i Turqisë, ku për pesë dekada u "ushqye" shpresa e integrimit. Dhe në fund, ajo u "mbyt"me lloj pretekstesh...

Image result for kosova

b/. Kosova, nuk mund të vazhdoj shkaku se, aktualisht në BE-ane, janë duke ndodhur dy procese antipode; ai integrues (Brukseli) dhe ai dezintegrues (Londra); .

Image result for kosova

c/. Kosova, nuk mund të vazhdoj shkaku se, rregullat strikte të zgjerimit të saj nuk e lejojnë anëtarësimin e plotë, të një teritorri që nuk e njohin të gjithë.




(Fadil Maloku (i lindur më 6 Prill 1958 në Besianë), është Profesor i Sociologjisë së Globalizimit, Integrimeve dhe Globalizimit, Krimi dhe Devijimi Social, Hyrje në Komunikimin Politik (UP, Departamenti i Gazetarisë), Kultura dhe Politika (niveli master, në Universitetin Shtetëror të Tiranes) në Universitetin “Hasan Prishtina”, të Prishtinës /Departamenti i Sociologjisë, ku ligjëron disa lëndë :Sociologji e Globalizimit , Metodat kuantitative në Sociologji, Metodat e Hulumtimit empirik, Teoria dhe praktika e lëvizjeve shoqërore , Krimi dhe Devijimi, Sjelljet Devijante dhe Kontrolli Social, Integrimi dhe Globalzimi.)

Flori Bruqi


*****

Profesori i sociologjisë në Universitetin Publik të Prishtinës, Fadil Maloku,kohë më parë promovoi në Tiranë dy libra, tematika e të cilave lidhet me refleksionet sociologjike mbi shtetësinë dhe zgjedhjet.

Dy vëllimet me tituj “Refleksione sociologjike mbi shtetësinë dhe raportet ndëretnike” dhe “Refleksione sociologjike mbi joviolencën dhe zgjedhjet” parashtrojnë një sërë çështjesh të rëndësishme, të cilat nisin me një analizë të fakteve historike e politike në vitet ’90 dhe përfundojnë me procesin e integrimit, që për sociologun duhet të jetë i përbashkët, për Shqipërinë dhe Kosovën. “Krahas konkluzioneve të mia, parapëlqej që nëpërmjet leximit të librave që unë po promovoj sot, lexuesi ta bëjë individualisht analizën apo interpretimin e fakteve, si dhe dhënien e një terapie për shoqërinë në tërësi”, theksojë  sociologu i mirënjohur shqiptar Prof.Dr.Fadil  Maloku,nga Prishtina.

Tematika që trajtoni në dy librat që provoni sot.

Këta dy libra janë analiza, përshkrime të situatave, dukurive dhe fenomeneve të ndryshme që kanë ndodhur në Kosovë në dy dekadat e fundit. E veçanta e këtyre librave është këndvështrimi i ri në syrin e një sociologu, i cili në përvojën e tij 40-vjeçare ka arritur të skanojë situatat dhe dukuritë që kanë ndodhur në dy dekadat e fundit në Kosovë. Në përmbajtjen e këtyre dy librave ju do të shihni shumë probleme apo dilema. E parë në syrin tim, theksi vihet mbi atë që unë e quaj si dilemën fondamentale që u referohet viteve ’90, tematika thelbësore e dy vëllimeve të mia të fundit. A duhej që Kosova më parë të ndërtonte demokracinë apo të kyçej dhe të ndërtojë shtetin e saj, dilemë hamletiane. Por në fund kujtoj që shoqëria kosovare e mori drejtimin e saj, kështu që në këtë kontekst ideja ime ishte kapja e dukurive të asaj kohe, pa ndryshuar asgjë, duke ruajtur me fanatizëm gjuhën dhe të menduarit e atyre viteve, elemente dalluese, njëkohësisht dukuri në zhvillim. Nëse do të më duhej të bëja një analizë të këtyre dukurive në ato vite, ndoshta do të kishte qenë shumë më ndryshe, nga analiza që unë bëj sot. Kështu që prej asaj distance kohore, natyrisht edhe për shkak të përvojës që kam, mendova të analizoj shkallën e skanimit të suksesshëm të dukurive apo fazave të atyre viteve në Kosovë. Kosova, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, të cilat ishin po ashtu në fazë tranzicioni, ka specifikat e saj. Nisur nga kjo jam munduar t’i paraqes të gjitha këto specifika në shërbim të shkencës sociologjike në të ardhmen.



A keni arritur t’u jepni përgjigje dilemave tuaja në këto dy vëllime?



Padyshim që po. Kot nuk thuhet që sociologët në një farë mënyre janë mjekë të shoqërisë. Unë kam ndjekur kursin dhe metodologjinë tipike amerikane, e cila më ka bërë të gjej diagnozën apo një përgjigje për zgjidhjen më të mirë, për atë që unë mendoj se do të shërbente si zgjidhja më e mirë. E megjithatë krahas konkluzioneve të mia, parapëlqej që nëpërmjet leximit të librave që unë po promovoj sot, lexuesi ta bëjë individualisht analizën apo interpretimin e fakteve, si dhe dhënien e një terapie për shoqërinë në tërësi. Vitet ‘90 janë vite shumë të rëndësishme për Kosovën, pasi në vitin 1989 u diskutua çështja e autonomisë së Kosovës, ra muri i Berlinit. Ndonëse u diskutua në masë për kapacitetet, Shqipëria nuk e kishte problemin te kapacitetet shtetërore, por te mënyra që do të përdorte për t’i ruajtur ato kapacitete. Në këtë kuadër mendoj që këta dy libra janë një kontribut i rëndësishëm për shkencën sociologjike. Në Shqipëri kujtoj që tekste si këto janë më të vonshme, mirëpo trendi i zhvillimit apo pasionit për të studiuar shkencat sociologjike në Shqipëri po rritet dita-ditës. Kështu, tregu në Shqipëri është duke u mobilizuar së fundmi dhe unë uroj që sociologët e ardhshëm të arrijnë të japin diagnoza si për dukuritë, ashtu edhe për ngjarjet apo fenomenet që ndodhin vit pas viti.



E parë në syrin e një sociologu, cilat janë problematikat me të cilat po përballet shoqëria e sotme shqiptare?



Ka 1 milion pyetje dhe dilema, por shumë pak përgjigje. Një nga të cilat është: a duhet t’i vazhdojmë të ndara proceset e reja të zhvillimit që janë në horizont apo ka edhe mendime që për shkak të arsyeve të ndryshme duhet të hyjmë si shtete të ndara? Unë jam përpjekur ta eksploroj këtë problematikë, pasi nuk kemi ende një përgjigje apo projekt për drejtimet që po ndjek shoqëria shqiptare apo ajo kosovare për të kuptuar se ku përputhen, cilat janë pikat e përbashkëta të tyre. Unë jam fanatik i një shteti të fuqishëm, të përbashkët. Kjo është arsyeja pse unë jam këtu sot, për të treguar që procesi i integrimit nuk pyet, nuk ka adresë, por është një instinkt që na bën të provojmë mënyrat e bashkëpunimit që do të na shërbejnë në rrugëtimin tonë drejt procesit globalizues. Bota sot është një fshat i vogël, ku me një klikim ne të gjithë mund të gjurmojmë ç’të duam dhe mund të gjejmë gjithçka. Unë ndaj mendimin me ata sociologë, ekspertë të fushës, profesorë që thonë se Kosova është pjesë integrale e shtetit shqiptar. Prandaj unë do të doja që proceset e ardhshme të ndjekin këtë ritëm, të mos ecin të ndara, siç mendojnë disa të tjerë, ide që për mua janë shumë margjinale. Kjo, për shkak se ata nuk arrijnë as të shpjegojnë argumentet se pse procesi i integrimit duhet të shkojë i ndarë, pra për Kosovën më vete dhe për Shqipërinë më vete. Mendoj që fillimisht ky proces duhet të nisë i ndarë, por shpresoj që në të ardhmen proceset e tjera të integrimit të ndiqen paralelisht. Kemi jetuar vërtet të ndarë prej vitesh, por në të ardhmen besoj që të gjitha këto do të shuhen. Madje mendoj që kjo do të na bënte më të fuqishëm, për të jetuar bashkërisht. Duhen vënë njëherë e mirë themelet për një komb të përbashkët. Fillimisht është me rëndësi të provojmë sferat ku kemi gjëra të përbashkëta dhe të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin për të ecur paralelisht drejt procesit të integrimit.(Marrë nga artikulli i gjatë i gazetarës Shpresa Mëzini "Lexuesi do të zbulojë “terapinë” në vëllimet e mia")

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...