2018-05-02

Ginisi shqiptar në Tvitter :Adem Zaplluzha


Adem Zaplluzha u lind në Prizren, më 1943. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa Akademinë Pedagogjike në Prishtinë. Një kohë punoi si mësues nëpër fshatrat Studençan të Therandës (ish Suharekës) dhe Hoça e qytetit, afër Prizrenit.



Ndërkohë punësohet si përkthyes në Korporatën Energjetike të Kosovës. Me shkrime filloi të merret kryesisht me poezi që nga mosha e fëmijërisë. Rrugën letrare e nisi me vjershën e parë për fëmijë të cilën e botoi në revistën “Pionieri”, më 1957. Si i punësuar në Korporatën Energjetike të Kosovës bashkë me shokët e punës dhe pendës themeloi grupin letrar “Lulëkuqet e Kosovës”. Në Kuadër të punës së këtij grupi letrar qe botuar përmbledhja “Ngjyra e kohës”, në të cilën u përfshi një numër i konsideruar i poezive të tij. Krahas krijimeve të publikuara në revistat për fëmijë, botoi edhe një serë shkrimesh nëpër gazetat e kohës që dilnin në Prishtinë dhe Shkup. Është anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës, prezent në disa antologji dhe në librin Kosova letrare të poeteshës Monica Mureshan.


Është prezantuar në Leksikonin e Shkrimtarëve Shqiptarë 1501-1990, nga Hasan Hasani, në Leksikonin Shkrimtarët Shqiptarë për fëmijë 1872 – 1995 nga Odhise K. Grillo, si dhe në librin Portrete Shkrimtarësh nga Demir Behluli, Prishtinë, 2002Në maj të vitit 2013 Klubi i Artistëve dhe i shkrimtarëve të Durrësit ia ndau çmimin e karrierës për kontributin e dhënë në letrat shqipe. Jeton dhe krijon në Prishtinë ndërsa aktivitetin letrar e zhvillon në kuadrin e Klubit letrar “Fahri Fazliu”, në Kastriot.




“Puthje”, poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1974
“Ecjet e viteve të mëdha”, poezi, “Jeta e Re”, Prishtinë 1995
“Çamarrokët e Thepores”, poezi për fëmijë, “Shkëndija”,Prishtinë 1996
“Muret”, poezi, “Jeta e Re”, Prishtinë, 1997
“Morfologjia e dhembjes”, poezi, “Faik Konica”, Prishtinë, 2000
“Ai vjen nesër”, poezi, Qendra e Kulturës, Klubi letrar“Fahri Fazliu”, Kastriot, 2007
“Letër nga mërgimi”, poezi, Klubi letrar “Fahri Fazliu”Kastriot , 2007
“Letër nga mërgimi 2 “ poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar, “Fahri Fazliu”, Kastriot 2007
“Udhëndarja”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar, “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2008
“Thirrje e gjakut”, poezi,”Qendra e Kulturës”, Klubi letrar, “Fahri Fazliu”Kastriot 2008
“Asgjë sikur molla”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2009
“Vesa në lotin tim”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar “Fahri Fazliu”, 2009,
“Puthja e gozhduar”, poezi, “Qendra e Kulturës”, Klubi letrar, “Fahri Fazliu”, Kastriot, 2009
“Kashelasha në vargje”, poezi për fëmijë,” Qendra e kulturës, Kastriot, 2009
“Pema e bekuar”, E përkthyer, Rumani, 2010
“Bajraktarët e vatanit”, poezi satirike, Klubi letrar, ”Fahri Fazliu” Kastriot, 2010
“Hijet e ndryshkura”, poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot, 2010
”Stuhi në Kutulishte”, poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot, 2010
“Posa ikte nata”, poezi, “Qendra e kulturës “, Kastriot, 2010
“Loja e myshqeve”, poezi,”Qendra e kulturës”, Kastriot, 2010
”Lumëbardhi dhe gjëma”, poezi,”Qendra e kulturës”,Kastriot, 2010
“Metafora e heshtjes”, poezi, “Qendra e kulturës”,Kastriot, 2010
”Hyji në Prekaz”, poezi,”Qendra e Kulturës”, Kastriot, 2010
”Sinorët e hinores”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot 2010
”Don Kishoti dhe Rosinanti”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot, 2010
”Zjarri i dashurisë”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2010
”Kur likenet vallëzojnë”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2010
“Ditari në vargje”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2010
“Tingujt që nuk përfundojnë”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve –Kastriot, 2010
“Shtegu i mallit”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2010
”Korniza e thyer”’,Poezi, Shoqata e shkrimtarëve, -Kastriot, 2010
“Zgjimi i gjëmës”,Poezi, Shoqata e Shkrimtareve-Kastriot, 2010
“Vallja mistike”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2010
”Merre kodin”, Poezi për fëmijë, Shoqata e shkrimtarëve Kastriot, 2011
“Letër atdheut” poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2011
“Tejdukshmëria e shiut”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2011
“Përtej teje”,poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2011
“Sa afër e sa larg”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2011
“Vallja e zanoreve”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2011
“Ikja e eshtrave”, Poezi për të rritur, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2011
”Kalorësit e mjegullave”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot, 2012
“Hingëllimat e shiut”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot 2012
“Kur pemët i ndërrojnë këmishët”. Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
“Mirëmëngjes Imzot”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve – Kastriot, 2012
“Kafshimi i mikut”, Poezi satirike, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
“Atje tej maleve”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve, Kastriot-2012
“Heshtja që del në shesh,” Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, Kastriot -2012
“Portat e shpresës”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve, Kastriot-2012
“Në dhomën time gjysmë të errët”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
“Kinse Lojë Shahu”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
“Për çdo dekadë nga një baladë “, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2012
“Fusha e mëllenjave”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot, 2012
“E kujt është kjo vetmi”, Poezi, Shoqate e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
“Mos pyet për adresën e lumit”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2012
“Stoli në parkun vjetër” Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
“Urori i stralltë”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve –Kastriot, 2012
“Po të mos ishte fjala”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot, 2012
“Thyerja e urave”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve –Kastriot, 2012
“Trokëllimat në gjumin e dallgëve”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
“Në flokët e dëborës”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012
“Një grusht nostalgji”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012
“Kur filluan të flasin njerëzit”, poezi, Shoqata e shkrimtarëve- Kastriot, 2012
“Kur stinët kapërcejnë fshehurazi”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2012
“ Lisi në rrënjët e veta”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot 2012
“Eca ecëm dhe do ecim”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve – Kastriot, 2012
“Fëmijët e erës”, Poezi, Shoqata e shkrimtarëve-Kastriot 2012
“Çast në fund të stinës”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot-2012
“Si të flas me drurët”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012
“Më pëlqejnë mendimet e tua”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
”Andej dhe këndej kohës”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
“Zëri i heshtjes”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve- Kastriot, 2012
“Kush i lexoi letrat prej erës”, poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012
“Fluturimi i korbave në netët pa hënë”, prozë poetike, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012
“Koha e ime dhe koha e jote”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012
”Diku te një baladë”, Poezi, Shoqate e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012
“Sonte çdo gjë po i përngjan lotëve”,Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve –Kastriot, 2012
“Ky def prej hëne”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-Kastriot, 2012
“Pyesni zogjtë në ikje ”,Poezi, Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”- Kastriot 2013
“Fërfërimë gjethesh”, Poezi, Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”, Kastriot- 2013
“Refrene yjesh”, Poezi, Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2013
“Te delta e mjellmave”, Poezi, Shtëpia botuese “Fahri Fazliu”, Kastriot- 2013
“Rinjohja”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2013
“Diku në fund të një fillimi”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve, “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2013
“Makthi i hijes”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve-“ Fahri Fazliu”Kastriot, 2013
“Një zog prej uji”, Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot
"Druri i pikëlluar", Poezi,Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Asnjë fjalë nuk frymon", Poezi,Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Lëreni zërin tim", Poezi,Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Mbi flokët e ullukëve", Poezi,Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Sytë e gurtë të erës", Poezi,Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Zjarri i mallit tim", Poezi,Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Dëneste bashkë me erën", Poezi,Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Atdheu i paçmuar", Poezi,Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Nëpër gjymtyrët e mjegullave", Poezi,Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Kur era teshtin", Poezi,Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Ndjekësit e enigmave", Poezi,Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Një grusht dashuri", Poezi,Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Kur dehen perënditë", Poezi,Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Daullet e një nate", Poezi,Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Stina asnjanëse", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Shi në qytetin tim", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Psalm i harruar", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Krakëllimat e natës", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Menatë vijnë lejlekët", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Fjetëm njëqind shekuj", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Loti i gotës së dehur", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Për kë po bie moj kambanë", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Si trenat e verbër", Poezi, Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
"Mbi shpirtin e erës pagane", Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu”- Kastriot, 2014
”Ajo nuk erdhi sonte” Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”- Prishtinë, 2015
“Një hënë e zhveshur”,Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”– Prishtinë, 2015
“Nëpër plasaritjet e mureve”,Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”– Prishtinë, 2015
“Mes telave gjembor ”,Poezi, Shtëpia Botuese “TREND” – Prishtinë, 2015
“Të vizatosh një zog në mur”,Poezi, Shtëpia Botuese “TREND” – Prishtinë, 2015
”Nuk flenë as kuajt e dehur” Poezi, Shtëpia Botuese “TREND” – Prishtinë, 2015
”Fluturojnë zogjtë e verbër ” Poezi, Shtëpia Botuese “TREND” – Prishtinë, 2015
“Një shi prej bryme” , Poezi, Shtëpia Botuese “TREND” – Prishtinë, 2015
“Në prehrin e pemëve” Poezi,Shtëpia Botuese “TREND” – Prishtinë, 2015
“Zëri i largët i shiut ” , Poezi Shtëpia Botuese “TREND” – Prishtinë, 2015
“Yjet e ngrira të kujtesës ” , Poezi, Shtëpia Botuese “TREND” – Prishtinë, 2015
“Thirrmat e hijeve” , Poezi, Shtëpia Botuese”TREND” – Prishtinë, 2015
“Dritaret e verbëta ” , Poezi, Shtëpia Botuese”TREND” – Prishtinë, 2015
“Përtej portave të mbyllura” , Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2015
“Malli i etjes” Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016
“Kur qajnë pemët ”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016
“Të dielave në qytetin tim ”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016
“ Nëpër brigjet e kujtesës” Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016
“Rrugës qante një stërqok”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016
“Kali im prej bore” , Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016
“Përballë hijes së mollës ”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND “, Prishtinë, 2016
“Jehu i zërave”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016
“Në kujtesën e pemëve ”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND “, Prishtinë, 2016
“Më mirë një gjysmë ëndrre ”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND “, Prishtinë, 2016
“Një dry prej dylli ” Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016.
“ Në anën tjetër të mendjes”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016
“Sa shumë ethe pat dimri sivjet”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016
“Enigmat e kashelashave ”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016
“Nuk i them unë dot kësaj liri” , Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016
“Fluturat prej letre ”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016
“Fluturimi i gjinkallës”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2016
“Kumritë prej deltine”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë. 2016
“Më pritni te baladat e gurit”, poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2017.
“Trenat këtu gjithmonë vonohen”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë. 2017
“Lulëzojnë gjethet e ullinjve”, poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2017
“Teatri antik i kujtesës”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë. 2017
“Portreti i lirisë”, poezi, Shtëpia Botuese TREND”, Prishtinë, 2017
“Një stinë delikate”, poezi, Shtëpia Botuese TREND”, Prishtinë, 2017
“Te ullishtat e vjetra ”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë. 2017
“Ishim të lumtur si gjinkallat”, poezi, Shtëpia Botuese TREND”, Prishtinë, 2017
“Pikëllimet e rrënjëve”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë. 2017
“Telat e shirave ” poezi, Shtëpia Botuese TREND”, Prishtinë, 2017
“Një stuhi prej bryme”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2018
“Sonte s’ka dashuri ” poezi, Shtëpia Botuese TREND”, Prishtinë, 2018
“I shëmbëllente pluhurit kozmik”, Poezi, Shtëpia Botuese “TREND”, Prishtinë, 2018
“Llamburite atdheu i plagosur” poezi, Shtëpia Botuese TREND”, Prishtinë, 2018
“Gurët e pjekur shtatë herë” poezi, Shtëpia Botuese TREND”, Prishtinë, 2018
“Kur të dalë nga kjo stinë” poezi, Shtëpia Botuese TREND”, Prishtinë, 2018
“Ishin thyer te gjitha urat ” poezi, Shtëpia Botuese TREND”, Prishtinë, 2018
“Gjethi i këputur në vjeshtë ” poezi, Shtëpia Botuese TREND”, Prishtinë, 2018
“Ti mundesh nëse do” poezi, Shtëpia Botuese TREND”, Prishtinë, 2018
“Pëllumbat prej rrufeve”, poezi, Shtëpia Botuese TREND”, Prishtinë, 2018
“Diku në zbrazëtinë e ndërgjegjes”, poezi, Shtëpia Botuese TREND”, Prishtinë, 2018
“Retë e dendura të kujtesës ”, poezi, Shtëpia Botuese TREND”, Prishtinë, 2018


I shtrirë në parkun e vjetër


I shtrirë në parkun e vjetër
Trokas në portat e yjeve
Askush nuk m’i hap dyert
Asnjë fjalë
Nuk më thotë heshtja

Një meteor
Lëshohet në gjakun tim
Përmbyten detet e kujtesës
Në shuplakat e sterrës
Vdesin xixëllonjat

Në cilat porta
Të trokëllijnë dhembjet
Qenka fishkur bari shërues
Nga ky balsam i pleqërisë
Derdhen eliksiret e fjalëve

Ka kohë
Që mbështillem me veladon
Asnjë engjëll nuk m’i shëron plagët
Fashat e kujtesës
Valëviten nëpër stinët e vrara

I drejtohem kambanës
E herë gjysmëhënës
Askush nuk m’i qan hallet e mia
Vetëm bari i shkulur
Më shikon me nostalgji



Një trung prej mishi


Si një dru i njomë qershie
Ti e shkunde këmishën e bardhë
Deri në asht
U zhveshën degët

Një trung prej mishi
Si nëpër një përrallë
Hyri në legjendë
Dhe doli nga harrimi kopshtin biblik

Nata ishte e pafundme
Në çdo luhatje të degëve
Binin gjethet
Si nga acari qahej druri

Një këpucë nën shtratin
E përgjumur
Kurse tjetra
Mërehej tej dritares

Zbrazëtia e dhomës
Ishte pjesa kryesore e harrimit
Askund nuk i gjetëm
Të brendshmet e natës

Hëna lakuriqe sodiste me xhelozi
Nata e pafundme u bë harrim
Ora e vjetër përballë kornizës


Poemë për Vaçe Zelën

Po bie
Një shi i Bardhë e i kristaltë bie
Mbi zërin e Vaçe Zelës
Ca tinguj elegjie po zgjohen
Në këtë natë me një serenatë
Diku në Lashtësinë e Prizrenit
Sonte vajton një gërnetë

Pikojnë si lotët e qiellit
Pikojnë gjethet e një muzike
Mbi një varr prej lotësh dënes
Një këngë
Me tinguj të rrëqethur

Po fishken zambakët e Prizrenit
Në cilën lagje hapeshin qepenat
Kur nga radioja e vjetër
Dëgjohej zëri i Shqipërisë

Dje këndonte Vaçja
Ajo dhe sot këndon me një kitarë
Të vetmuar
Me zërin madhështor të korit Hyjnor
Këndojnë yjet “Shqipëri o nëna ime”

Kush tha se vdiq kënga
Ajo jeton në çdo shtëpi shqiptare
Një perëndeshë e muzikës
E cila deri në vdekje nuk abdikoi

Të zbresim deri në fund të notave
Edhe pak këngë ka mbetur
Në arkivolin e kujtesës
Edhe pak
Të dëgjojmë timbrin drithërues
Të Vaçe Zelës

2.

Si nga një tjetër botë
Më vjen një këngë lahute
Mbase ajo
Akoma këndon këngën e Shqipërisë
“Shqipëri o nëna ime”
Pse ja more zërin e bilbilit
Kush do këndoj pas Vaçes

Janë lëshuar deri në tokë
Degët e pjeshkës
Qershia dënes me ngashërim
Kush do vij pas teje
Moj bijë e shqipes

Malli im
Sonte ka nevojë për një këngë
Kam lot trishtimi
Nga zëri i nëntokës vjen një jehonë
Vaçja si një sirenë deti
Mbi këto kreshta këndon

3.

Si zëri i erës
Sonte galopojnë vegimet
Kalërojnë kuajt e ujit
Nëpër sipërfaqet e pentagramit
Si nëpër vegime
Kalërojnë notat e këngës së paharruar
“Shqipëri o nëna ime”

Një zë si zëri i Hyjit
Mbi kreshta qëndron
Mbi daullet e kushtrimit
Një nuse
Si ato zana malesh
Me mallëngjim këndon

Kjo është zëri i Vaçes
Që zbret nga lartësitë
Këndon edhe era
Një këngë me lahutë
Nëpër sheshe
Zgjohen shpirtrat e engjëjve
Një bilbil në ograja
Ka heshtur në një skutë

4.

Vaçe moj
Nusja më e bukur e Kosovës
Këndomë edhe njëherë
Ndonjë këngë me mallëngjime
Mos harro
Por të gjithëve na pëlqen
Ajo e shpirtit
“Shqipëri o nëna ime”

Sonte dua të qaj
Të dënesi si guri i atdheut
Por loti i burrit është kënga
Këtë e kemi mësuar
Që nga koha e Skënderbeut
Vaçe moj nuse
E bukura e dheut

O ju lutem
Mos i ngacmoni tingujt e natës
Sa bukur dëgjohet kjo serenatë
Po vajton shpirti i gërnetës
Me lot ngashërimi
Po dënes edhe kjo natë

5.

Vaçe moj
Nusja e maleve tona
Krenare
Kush do i përqafoj pas teje
Telat e gjall të kitarës

Unë kam mbetur pa zë
Mbi dunën e shpirtit tim
Po vajton një zog i trishtuar
Po vajton
Tok me një kukuvajkën

Të lutem
Këndoma edhe sonte
Këngën e atdheut tim
Por pa ngashërime
Këndoje edhe njëherë
Të lutem këngën
“Shqipëri o nëna ime”

Këndoje me zërin e atdheut
Le të vijnë në përcjellje
Zanat e Alpeve
Ndoshta mund të zgjohet nga gjumi
Vetë Gjergji Elez alia

6.

Sonte kemi nevojë
Për hingëllimën e gjokut të bardhë
Të përgjëroj
Këndona edhe njëherë
Këngët e maleve tona

Zgjoji nga legjenda
Trimat e çartur
Sa shumë kemi nevojë
Ta dëgjojmë këngën
“Shqipëri o nëna ime”

7

Si sot më kujtohet
Kur e mbuloja kokën
Nën një plaf të dhirtë
Dhe në një radio dore
I dëgjoja këngët e tua

Fshihesha pas ëndrrave të mia
Vetëm një vijë uji na ndante
Që mos t’i dëgjojmë lirshëm
Këngët e tua me kënaqësi
Por i dëgjoja fshehur
Si një hajdut

Unë këndej vijës së ujit
Zëri yt andej përroit
I kallte malet

Me sy të lëmekur
I shikoja gjethe e verdha
Këndonin edhe ato këngën
“Shqipëri o nëna ime”
8.

Sërish vjen një zë
Dhe si freskia e gjetheve
Ledhaton
Lëkurin e zeshktë të erës

Nga degët e vjeshtës
Fluturojnë
Si nëpër përralla dykrenorët
Fluturojnë nëpër kreshte malesh
Zërat e një vajze
Thonë se ishte zëri i Vaçe Zelës

Këndonte edhe era
As lumi i përgjumur nuk e ndalte këngën
Mbi notat e pentagramit
Si një engjëll drite
Zgjohej zëri i fjetur i Vaçes
9.

Edhe pas ikjes
Unë jetoj me zërin tënd
Sa herë që kam qenë i vetmuar
Në celularin tim
I dëgjoja tingujt për atdheun tim

O të lutem
Këndoma edhe njëqind herë
Atë këngë të bukur shqipe
“Shqipëri o nëna ime”

Këndoma të lutem
Sonte kjo natë e gjatë e shkurtit
Do jetoj vetëm këngët e tua
Që qojnë njeriun nga qivuri
10.

Ti ishe e vetmja
Dhe s’patë dot të dytë
Sot me 06 shkurt 2014
Të gjitha ëndrrat
Në shpirtin tim i ke mbytë


Poetët janë bijtë e zërit


Kur vdesin poetët
Secili prej tyre një ditë
Patjetër
Do kthehen në mesin tonë
Do kthehen
Si mirazhe yjesh
Që nuk perëndojnë asnjëherë

Do kthehen triumfalisht
Në flatra mjegullash
Mbi krah të zanave
Do kthehen si perënditë e pavdekshëm
Poetët janë bijtë e yjeve
Që rrinë përherë të ndezur

Nga zëri i ndërgjegjes
Së poetëve
Buron ai zë i lashtë i atdheu
Poetët janë burra të këtij dheu
U përngjajnë perëndive me oreol
Që s’vdesin askurrë
Poetët janë bijtë e zërit
Dhe fëmijët e pavdekshëm të ndërgjegjes


*****


Vlerësime për veprat e autorit:


dr 1
    Druri i pikëlluar

Vepra më e re e Zaplluzhës “Druri i pikëlluar”, vërtet ngjitet edhe më lartë drejt kurorës së artit të poezisë, duke dëshmuar pa tjetër se me poezi u morën, merren dhe do të merren brezat edhe pas nesh, shumë dashamirë të saj, por sikur shpesh po harrojmë se të shkruash poezi do të  thotë poeti të shkrihet në secilin varg, në secilën rimë, në secilën metaforë, si  ai qiri i Naimit, vetëm e vetëm që “të shkelë këmba e saj!”. E unë, poetit Adem Zaplluzha , i uroj shëndet dhe të mos i plaket edhe shumë stinë pena, me të cilën e pasuroi aq shumë letërsinë.

Riza Greiçevci, shkrimtar,
mesprill i motit 2014, Drenicë


dr 2

Asnjë fjalë nuk frymon

Meqë nga natyra nuk jam ithtar i fjalamanisë  dhe fjalë gjatësisë së tepruar për të shprehur dhe përshkuar diçka që gjithsesi duhet edhe drejtpërdrejtë të përjetohet, këtë parathënie modeste bërë kësaj vepre, do ta përfundoja me një urtësi të shkruar nga një autor gjenial emri i  të cilit, në këto momente , nuk po më kujtohet:
“Në detin e pakufishëm të poezisë vetëm poeti është krijues absolut; bota zhvillohet sipas dëshirës së tij. Në qoftë se është i ndjeshëm, bota në poezinë e tij do të jetë i ngjyruar me emocione; në qoftë se nuk është i ndjeshëm, bota në poezinë e tij do të jetë shterpe. Poeti i mirë, për nga vullneti i vet absolutisht lirisht mund t’i ngjall sendet pa shpirt si dhe t’ua marr shpirtin atyre që kanë.”
Të gjitha këto karakteristika të mirëfillta, janë prezentë në poezitë Adem Zaplluzhës, duke dëshmuar kështu se poezia është vërtet fryt i prekjes së shpirtit me realitetin.

                                              Adnan Abrashi
                                   Prizren, 30 shtator 2013



 dr 3
  Lëreni zërin tim

Ndërkaq mosha e fëmijërisë poetit i sjell ngrohtësi dhe nostalgji për të, ku me  lirizëm shprehet:
/Po ikën fëmijëria/ po largohet si hije pa ngjyrë/po këputen degët e mëllagës së kuqe/…Lirikat e poetit Adem Zaplluzha lexuesin e bëjnë për vete.

Mbresa të veçanta të lënë ato të dashurisë, veçanërisht te poezia “Më prit se unë do të vij, sidomos vargjet Më prit te shelgjishtet/ unë do të vij/ hape kraharorin /hape zemrën tënde të madhe/ për shpirtin tim të vogël/

Siç shihet e poetit shpërfaqet  jo vetëm shpirti i trazuar, por edhe i gjithë popullit,ndaj me të drejtë mund të thuhet se përmes brendisë shpirtërore të poetit lexuesi e kupton brendinë shpirtërore të popullit Shqiptarë

Shabaze Vishaj- Grajçevci
Prishtinë  2 prill 2014


 dr 4
 Mbi flokët e ullukëve



dr 5

Sytë e gurtë të erës

Në këtë libër të gjitha vargjet janë në funksion të poezisë moderne/kritike, ku burimi qëndron shumë afër brenda vargjeve të legjendave të tashmes dhe të kaluarës së kohës tonë.
Në librin “Sytë e gurtë të erës”, Adem Zaplluzha me anë të shikimeve realiste të kohës dhe në hapësirën e dhënë brenda saj, portretizon profilet e shumë personazheve me vargje të shkruara.
Përfundim
Adem Zaplluzha ka një bagazh të madh të vargjeve të shkruara në poezi. Qysh në fëmijëri lindi me këtë talent dhe shumë herët startoi të hedh mendimet e tija në fjalë të shkruar. Ai vetën tashmë e ka bërë të pavdekshëm duke botuar vetëm në vitin 2012 mbi 37 libra me poezi. Deri më sot, arrin në mbi 85 libra të botuara, gjë që na bën me dije se penda e tij akoma është e artë dhe plotë margaritar.
Suksese edhe më tutje Bacë.

Muhamet Hoxhaj , Gjermani – 27.10.2013


dr 6
Zjarri i Mallit tim


I nderuem z. Adem!
U jam mirënjohës për besimin, kështu, thonë të gjithë, ndërsa, unë edhe u kënaqa!
Të gjithë ata që shkruejnë poezi, thonë se vargjet shpërthejnë nga zemra…
Ndërsa, ata, që i lexojnë mundohen me i kapërdij për me ushqye Shpirtin e vet.
Edhe unë kështu veprova! Nuk jam kritik i artit letrar, Ju kërkoj ndjesë për mangësitë!
Vargjet Tua janë një lavë e ngrohtë që të duket sikur shpërthen nga një zemër e ftohtë,
po që merr me vete edhe landë, lisa e gur e zbret tue rroposë cilindo që guxon me pa me thikë në dorë, që mendon me coptue kjoftë edhe një lesker të Atdheut Tand.
Mbi të gjitha mendoj unë, asht poezia Zjarri i Mallit tim:

Frfitz Radovani- Australi


dr 7
Dëneste bashkë me erën

Poezia ” Një stuhi nate” , me vargjet As ky shall nuk me duhet, kur e ve në qafë, më duket se atdheut po  ia zë frymën, Atdheu s’duron të lidhet, faqe 64. Humbjen e etikës  dhe  degradimin e vlerave  të mirëfillta. Këtë bindje time e sforcon  vargu me metaforën me interesant të libri ,, Dëneste bashkë me erën”. Shekuj me radhë lindjet i patëm nën hijet e lisave, edhe vdekjet tona u përngjajnë drurëve, Ecim maleve me një krenari epike, dhe për nga pamja u përngjanim gjyshërve…  E kam të mësuar se poeti apo poetet nuk kanë fund, prandaj edhe poeti Zaplluzha nuk ndalon me këtë vepër, por vazhdon sikur vazhdon populli rrugëtimin drejt majës  për të parë se çfarë fshihet pas asaj.

Ma.sc. Izet Shala

 

dr 8

Atdheu i paçmuar

Poeti në çdo varg dhe në çdo fjalë rrëmon në kujtesën njerëzore dhe atë kolektive kah angazhimi i prosperitetit të individit dhe të atdheut së bashku , përtej çdo note prej moralisti të mërzitshëm, ai sjell një poezi me peshë të rëndë, që sigurisht ndjehet dhe shijohet jo bash menjëherë sapo e lexon atë, por të mëshon ndjenjave të përziera pas një pauze meditative, kjo dëshmon maturinë dhe cilësinë e saj, vargjet janë mesazhe, fjalët sikur trokasin me trokthin e kuajve të erës, era është koha e re e shqiptarëve që rrjedh me shpresë dhe me dritën fatthënëse të shekullit të ri, me emrin e lirisë, pavarësisë dhe dashurisë. Pavarësisht moshës, poeti gëzon dhe lumturohet si një fëmijë i lumtur!
“… Ne të gjithë një ditë
Do të vdesim
Por secili mënyrën e vet
Do mbërrijë në shtegun e fundit
Ashtu siç jetoi …”

Një libër që meriton radhën që ka, nderon më tej emrin e poetit, të vendit ku ai frymëzohet dhe jeton, por edhe të lexuesit që ka fatin ta ndeshë rrjedhës së jetës dhe  të përballet me faqet e tij si me faqet e një stine të bukur përplot ngjyra!

Lulzim Logu
         

 dr 9

Nëpër gjymtyrët e mjegullave

Unë, për fat të keq, nuk e kam librin e tij, por s’kam si mos ndalem  në vargje” …babai  im urrente njerëzit që binin në dy gjunjë/… dhe vdiq “vertikalisht”./ ose, kur flet për masakrat në Kosovë” 7 vetë varrosen në një metër katror” Dhe mund të vazhdoj e mund të vazhdoj me citime pa fund. Unë ju siguroj vetëm për një gjë: në do kini fat e ta lexoni librin e fundit të Poetit Adem Zaplluzha, kini për t’u bindur se keni  njohur me  një Poet që, në se nuk  e ka marrë deri tani dafinën  e lavdisë,  kjo ka ndodhur se ende kritika letrare po bën gjumin e saj letargjik. Kritika, në një farë mënyre, për mua është si ai farmacisti i mirë,që korrigjon doktorin në lëshimin e një recete. Pse fle gjumë kritika, ka dhe inflacion vlerash. Ka ardhur koha që një Poet si Adem Zaplluzha të renditet në Fronin e bukur  të Poetëve cilësorë të Shqipes. Jo se  ka shkruar kaq shumë, por se ka shkruar dhe shkruan aq bukur. Se poezia e tij ka art. Se poezia e tij ka mesazhe. Se poezia e tij është cilësore.
Hierarkia e vlerave ka nevojë për t’u rishikuar. Të marrë Cezari atë që i  takon. E quaj të vonuar, shumë të vonuar që të lihet në “hije” (vetëm me një çmim karriere e një përkthim në rumanishte) një poet i tillë. Ai e ka bërë dhe vazhdon ta bëj aq bukur punën e tij krijuese dhe ka përse ta  mbaj kokën lart. Unë ( s’jam vetëm unë) pres që Poeti Adem Zaplluzha  të marrë atë që meriton.

Përparim Hysi-Poet



dr 10
Kur era teshtinë

Por, poetin e ngufasin edhe shumë gjëra e dukuri të tjera, jo vetëm të një kohe të caktuar. Duke pasur parasysh, rëndësinë e dëshmisë historike dhe të respektit ndaj vendlindjes, atdheut, mbase edhe të kombit, poeti në këtë vepër na shpie “telasheve” për të analizuar edhe shumë gjëra, të cilat populli ynë moti i ka si “bashkish” pikërisht edhe nga vetvetja. Këtë këndim karakteristik e hasim tek poezia “Në Atdheun tim”: “…Pakëz më ndryshe është qielli/I atdheut tim/Atje zogjtë kanë tjetër emër/Të vdekurit/ Respektohen më shumë se të gjallët”…!
Dhe, ndoshta si sublimë e kësaj analize libri, del se autori, Adem Zaplluzha, gjerdanit të 106 veprave të tij, po ia shton edhe një vepër, pra librin “Kur era teshtinë”, që kësaj radhe,  ndoshta duke e identifikuar më fuqishëm edhe poezinë si testament gjaku. Prandaj, kujtoj se ky shkrim e ka peshën e vetë kur themi se, autori na bën me dije se i tërë ky bagazh krijimtarie reflekton mëvetësinë e krijuesit, kur ligjëron: “Në ëndrrën time/Zgjohem fillikat vetëm/Kur zgjohem/ Thellësisht e ndjej kafshimin e ëndrrës/Po që se dalë nga ëndrra ime/Do marr me vete/Kronikat e të gjitha netëve/Dhe si një deve karvanësh pafund/ Do kërkoj azil/Në shpirtin e dehur të oazës/Ngase s’dua të zgjohem më/Fillikat vetëm”…?!
Dhe, krejt në fund. Libri “Kur era teshtinë”,  padyshim se begaton edhe opusin krijues letrar të Adem Zaplluzhës, por edhe vlerat letrare kombëtare.


Pejë 10 prill, 2014
Sejdi BERISHA


 dr 11
 Ndjekësit e enigmave


Në vend të përfundimit
Nga gjithë ajo që mund të lexohet në përmbledhjen poetike “ Ndjekësit e  enigmave” shihet se është e ndërtuar  në bazë  të një parimi të ndërgjegjësimit, për të gjetur të pagjeturën, ose për të profilizuar shikimin ka një e vërtet ndryshe , që deshëm ose jo shpesh herë di të jetë lojale me jetën tone. Andaj poeti me shpirtin e tij rebelues, është edhe emocional sepse para së gjithash ai çmon dashurinë ndaj tjetrit , lirinë e të menduarit ndaj tjetrit, pa i cenuar  asgjë më shumë dhe më pak se ajo që është e  imja, e tij, ose e saj, kjo mbase edhe e racionalizon edhe vargun edhe mendimin e tij në vargun  e tij plotë elasticitet artistik.   
                                                                                                                           
 Arsim Halili
 Preshevë, 29 tetor 2013                                                                                     
                                



dr 12
 Një grusht dashuri

E megjithatë, vetë poeti bëhet zog e fluturon. Ai çan mjegullat e kohëve të shkuara e të tashmes, dhe si një meteor ecën i vetëm hapësirës qiellore, me një kusht për të kapur e shkruar vargun poetik. Poezia është jeta e vetë poetit Adem Zaplluzha, që në fund të fundit u thotë edhe të tjerëve, e në veçanti lexuesit të poezisë, se poezia të mban gjallë edhe kur je larguar nga kjo botë fizikisht. Metaforat e gjetura, krahasimet, figurat e tjera letrare që janë ‘’mbjellë’’ në haikun e shkruar të poetit Adem Zaplluzha, s’ke se si të mos ndihesh i plotfuqishëm e të ecësh i qetë në rrugën e  qumështit në hapësirën qiellore. Më konkretisht shkruan:

‘’Një zog në fluturim,

I pyet mjegullat

  Për rrugën e qumështit’’.


…Dhe poeti e mbyll vëllimin poetik haiku ‘’Një grusht dashuri’’ me këto vargje dritëjete

‘’Nëse arrin Të bisedosh

me gjethet,

Shndërrohesh në lule!’’.

Me këto vargje tregohet qartë, se jeta jonë është një gjethe që gjelbëron  në stinët tona, por më e rëndësishme është kur arrin të bisedosh me këto gjethe, të cilat janë vitet tona, sepse një ditë ato do thahen, por bashkëbisedimi i shndërron vitet në lule që s’vdesin kurrë,pra kjo lule e ka emrin mirësi!

Autorit i urojmë suksese të tjera në krijimtarinë letrare.
   
 Xhevahir Cirongu, Poet
                     Durrës, 25,03,2014
      

dr 13
Kur dehen perënditë

Por, autori i librit jep me detaje  edhe  tragjiken e jetës, vdekjen, truallin e gurin e përmotshëm që s’ka ‘’vdekje’’, pra , varret  me epitafet e tyre që flasin me heshtjen te të gjallët. Dhe ai e përshkruan qartazi me këto vargje :
    ‘’Më lër të pi trishtimin e këtij helmi,
  …doli edhe nata’’….
Të gjitha metaforat që përdor  autori Adem  Zaplluzha  në poezitë e këtij vëllimi, janë  shprehje e pjekurisë së vargut që i jep jetë e domethënie  gjithçka  që e rrethon njeriun në këtë botë me plotë mistere. Në fund të fundit , jeta duhet jetuar ashtu si është, por  mesazhet e autorit  na tregojnë se duhet edhe  guxim e qëndresë ndaj fenomeneve e pengesave gjatë rrugëtimit të jetës sonë. Të mos thyhemi para vështirësive, dhe kur njeriu  ka shpirtin e madh, lartësohet  deri në pavdekësi. Rrënjët e shpirtit metaforik  të shprehura në poezitë  e autorit, na jepen  me detaje të arrirë  nëpërmjet artit e fjalës së shkruar.
Edhe ky vëllim i ri poetik ‘’ Kur dehen perënditë’’ është  një gur themeli  që i vendoset ‘’ kështjellës’’  krijuese poetike  të  autorit  kosovar Adem Zaplluzha.

                                  Xhevahir Cirongu
                Publicist, poet, shkrimtar
                       Durrës,  24 tetor 2013.



dr 14
   Daullet e një nate

Në ciklin e dytë, “Daullet e një nate”, defilojnë tituj poemash tjera brilante, si: Sonte do të ecim, Te flokët e erës, Vijnë edhe sërish kthehen, Përtej çdo mundësie, Në tregtarë ëndrrash, Nëpër rrugët e qytetit të ngrirë, Si disa gjallesa parahistorike, Rri varur skeleti i erës, Ata që u flijuan për ty, Dhe hija e një druri etj. Jashtë mureve të lagështisë është cikli i tretë. Si zgalemat e rrufeve, Një dhembje si kjo, Në kokën time rebele, Pastaj vjen heshtja, As atje e as këtu, Më shkruaj një letër, Në bëhemi zogj të egër, janë disa nga poezitë e këtij autori që shëmbëllejnë me një album historik të lirikës sonë kontemporane. Sipas filozofit rumun, Tudor Vianu, feja, filozofia dhe arti janë pjesë e specialiteteve. Bota moderne del në pah me dridhjen e parë të mendimit. Adem Zaplluzha meriton respektin e lexuesit për idetë dhe mendimet e tij në fushë të kulturës.

    Baki Ymeri,          
    Bukuresht, shtator 2013

dr 15
 Stina asnjanëse

Ky Vëllim poetik, natyrisht që do zërë një vend të dukshëm në morinë e botimeve të tjera të këtij autori, që jeton me poezinë çdo çast e çdo ditë.
Gjithashtu,do të zëre një vend të dukshëm në letërsinë shqipe të moderuar, duke shfaqur vlera të vërteta poetike,në të gjitha aspektet, që kërkon ky art; Figuracion, estetike,varg, strukturë, përpos që kemi një poezi origjinale që na bind me karakteristikat e origjinalitetit në mënyrë më bindëse , fillim- fund.

Drita LUSHI-Tiranë
Mars,2014



dr 16
    Shi në qytetin tim

Poeti Adem Zaplluzha paraqitet ashpërsisht në poezitë e tij, sidomos kur gdhend vargjet duke paraqitur një mjegull që edhe sheh çdo gjë edhe nuk sheh asgjë nga asgjëja.
Por së fundmi është Zaplluzha ai që revoltohet në ndërtimin e vargut poetik, duke sjellë para lexuesit revoltën e tij, të adresuar në vendin e duhur, në mes vargjeve, rreshtash e tregimesh në jo më pak se të 104 botimeve të këtij poeti.

Mjegullat sillen vërdallë
Si vagabondët pa adresë…                                                                                                         

Dibran Fylli, regjisor




 dr 17
 Psalm i harruar

PËR DITËLINDJEN TËNDE

Tani ndoshta ti je në gjumë
Kurse unë dhe gjyshja
Rrimë nën një çati të rrënuar
Ku pandërprere
Pikon loti i dhembjes

Ne në këtë vetmi të heshtur
Festojmë pa bujë e zhurmë
Ditëlindjen tënde të tretë



dr 18
 Krakëllimat e natës

Në ciklin e tretë,” Një zog i trishtuar”, defilojnë tituj poezish idilike, poezi të cilat japin jetë dhe shpresë për një të ardhme më të lumtur si: NËSE NGJAN E KUNDËRTA/ULEMI TE PRAGU I DERËS/NGA LËVORJA E DRURIT/NJË ZOG I TRISHTUAR/JONI NOSTALGJIK/NJË ZOT I HARRUAR/NGA SYTË E TUA/FRYJ  SA TË DUASH/KUR MË ZURI PLEQËRIA/ dhe shumë poezi tjera të cilat janë një realitet i jetës në të cilën poeti jeton.
Më ka rënë të dëgjoj, por edhe në jetë e kam provuar edhe vetë se botimet e librave janë tubime të këndshme ose festa të përbashkëta të atyre që krijojnë dhe atyre që  adhurojnë gjuhën dhe letërsinë, si lexues të çdo moshe dhe gjinie. Se libri është ai që bashkon njerëzit, se libri është pishtar i madh i cili rrezaton dritë e dituri te njerëzit.

Sokol Demaku
Suedi                                               

dr 19
 Menatë vijnë lejlekët 

Libri në trajtim,pa dyshim që i ka edhe anët e veta dispozitive, që do të duhej përmirësuar dhe eleminiuar. Kjo do të duhej bërë,  para se po ky libër të dërgohet për botim. E para çështje që do të duhej përmirësuar është organizimi më adekuat i cikleve dhe poezive brenda tyre. Çështja tjetër ka të bëj me nevojën e përputhjes konkordante të titujve me brumin përmbajtësor të materjes poetike, brenda poezive përkatëse. Pra titujt mbase do të duhej  të jenë,  më domethënës dhe më simbolik;në raport me  tërësinë e teksitit poetik   përkatës në përmbledhje. Kohezioni poetik,pra tërësishmëria përmbajtësore e materies poetike në një numër të caktuar të poezive,do të duhej ,mbase të ishte më kompakte dhe më konvergjente  me porosinë që pretendohet të jepet nga autori. Gabimet semantike dhe ca të tjera teknike,do të duhej eliminuar paraprakisht.
Të gjitha këto vërejtje dhe sugjerime,në asnjë masë, vëllimin në asnjë mënyrë, nuk ia zvogëlojnë vlerën dhe rëndësinë e kësaj vepre të autorit  Adem Zaplluzha.
.
   PROF. DR. MAZLLUM  BARALIU


dr 20
Fjetëm njëqind shekuj

Prandaj, mos të qesim në harresën e kohës, se:
             Libri mpreh mendjen dhe zbutë shpirtin!
Pra, autori , i ka theksuar që të gjitha, andaj nuk më mbetet tjetër, pos, duke e falënderuar dhe duke i shprehur urimet më të përzemërta për këtë titull të ri, t’i dëshiroj shëndet të plotë, harmoni e lumturi në familje, mbi te të mbizotëroi Qetësia Absolute, të arrijë suksese të mëdha e të ngjitet drejt majave më të larta të artit, shkencës, kulturës dhe përparimit të mendimit njerëzor.

Dhe, po përmbylli këtë hyrje me fjalët:

 Nuk dihet…! Ky libër dokumentar mund t’u hyjë në
punë hulumtuesve të qenies sonë edhe pas 100 viteve të ardhshme!”

Add/PS: Më lejoni, vetëm edhe këtë porosi!
Pasi vet e lexova këtë libër me shumë kujdes dhe vëmendje të përqendruar dhe mësova shumëçka të panjohur, i preferoj lexuesve  dhe dashamirëve të librit e të autorit Adem Zaplluzha, që gjithsesi ta lexojnë këtë libër dhe do të bindën se do të përjetojnë kënaqësitë që përjetova unë.
                                                                                          
Ismet Hasani


 dr 21
 Loti i gotës së dehur

Mesazhet e poetit janë kokëforta deri në rrugëtimin e pafund. Në një tjetër poezi me titull ’’Ku po të lëmë kështu?’’ na kujton moshën e pleqërisë, ndoshta  personazhi kryesor mund të jetë edhe vetë autori aty. Atij i dhimbset më shumë se vetja atdheu, sepse vendlindja dhe balta do bëhen vatra e përjetshme, kurse poezia me vargun e saj do tingëllojnë fuqishëm te brezat që do e lexojnë. Kështu, edhe A. Zaplluzha nuk i trembet vdekjes, e na jep mesazhin e jetës duke u dashuruar pas asaj. Të punosh për atdheun është sublimi më i madh që i ke bërë vetes. Te Adem Zaplluzha e gjen pikërisht te fjala e shkruar shqipe që lë për Atdheun aty në librat e shkruara e sidomos te poezia. E ku ka më bukur se kështu!? …Dhe citojmë vargjet e poezisë:
‘’Po na përcjellin pleqtë
Me pak lot,
e me shumë pikëllim.
Po të lëmë si qyqen
Atdheu im!’’

Poezia të rinon e të jep jetë. Ajo është e pavdekshme. Fjala e poetëve dhe e poetit kosovar A. Zaplluzha, ka fjalën e zjarrtë dhe ngroh shpirtin e njerëzve e në veçanti të lexuesit të poezisë. Në Besianë një lexuese e poezive të autorit, para disa kohësh kur po zbrisnim nga autobusi së bashku me autorin në qendër të qytetit u shpreh kështu: ‘’Po të presin lexuesit, i nderuar poet”

Xhevahir Cirongu!
Durrës, dhjetor 2013.

dr 22 
Pë kë po bie moj kambanë


ZOGJTË E ZIER

Miqtë e mi
Unë jam pranë jush
Sa herë që doni mund të më prekni
Nuk jam i tejdukshëm
Por as nuk i përngjaj
Flluskës së sapunit

Eci tok me ju
Jemi sa afër
Po aq edhe larg njëri – tjetrit
Sa që mund ta prekim
Thyerjen e hijes në thellësinë e ujit

Por prapë se prapë
Jemi larg shumë larg
Me dyshimet e mendimeve tona
Nëse mund të ekzistojmë kështu
Do ishte një mrekulli hyjnore

Jemi ose ndoshta duhej të ishim
Gëzhoje të vezëve të ngjyrosura
Ku mund të cicërojnë
Zogjtë e zier
Sa shumë po i përngjan librave të vjetër
Kjo ekzistencë e rrjedhshme



 dr 24
 Si trenat e verbër

Vlerat artistike që kanë vëllimet e autorit Adem Zaplluzha, janë në radhë të parë pjesë e shpirtit të tij,por të gatuar me baltën magjike të vendlindjes, ku pasqyrohet virtyti njerëzor së bashku me dashurinë, me pemët e gurët që lagen me vesën e shpirtit krijues, me portretizimin e figurave të personazheve nëpërmjet vargut poetik, me fjalën e shkruar që derdhet si mjalti në hojet e botimeve në librat e këtij autori, e që mbeten në memorien e lexuesit tonë. Duke qenë një krijues me prodhimtari e cilësi të lartë. Adem Zaplluzha do të mbijetoj këto dallgë që po donë të na mbysin , e s’na lënë të marrim frymë.

  Ahmet Pllana                                                       
  Prishtinë, 04 prill 2014



dr 25

Mbi shpirtin e erës pagane


E pra, kjo figurë ngërthen ambivalencën e saj, larushinë e saj kuptimore, situatën kontekstuale. Ajo ka forcë destruktive (stuhi e furtunë që përlan e shkatërron, që sjell edhe vdekje, dhe ka shenjën e saj të mërzisë e të situatës së luhatshme ) e shoqëruar shpesh e shpesh nga shiu, si figurë paralele;  ka frymë freskuese, që sjell freski mendjeje e lehtësim trupi, kënaqësi përjetimi, shpesh dhe me funksion krijues e shpëtimtar. Edhe te vargjet e Zaplluzhës, kund e kund, ajo shënjon karakterin kalimtar të jetës, përkohshmërinë, boshllëkun, topitjen mendore e shpirtërore, tutje edhe shuarjen, zhdukjen, ndryshueshmërinë, rilindjen e brendshme, po edhe çmendurinë, nganjëherë frymëzimin dhe dhurimin e frymës hyjnore. Ndodh mu ashtu si personifikimet e saj që ndodhin për “katër ernat” tek versetet e biblike apo tek vargjet homerike (shih “A Dictionary of Literary Symbols” nga Michael Ferber, Second edition, Cambridge University Press, 2007), ku konfliktet, tensionet, luftërat, përcillen me stuhi, e erëra, kurse engjëj e forca të mbinatyrshme vijnë në këtë botë me krahët e erës. Erërat e forta dhe stuhitë, shpesh simbolizojnë emocionet e vrullshme dhe botën e pasioneve. Së këndejmi, ndonjë varg, a titull poezie, na kujton ndonjë film a vepër me tematikë të ngjashme (për shembull filmin”Fluturoi bashkë me erën”), ashtu sikundër t’i kujton edhe erërat si bashkëpjesëmarrëse në legjendat a mitet antike të frytnimit, lindjes, plleshmërisë etj, kurse te Zaplluzha marrin karakter arkaizues, një si zgjim i kodeve arketipore të shpirtit etnik.
  1. Shkrimi si akt i shenjtë krijimi
Shkrimi përbën aktin e shenjtë të krijimit, mu atëherë kur poeti kërkon që fjalët e shqipes, me anë të alkimisë krijuese, që të gjitha, të “shndërrohen në poezi”. Nëse shkrimtarët kanë qenë e janë gjithnjë ata lexuesit idealë e idealistë, të etur për dije e me besim për ta ndryshuar jetën, atëherë hapja e librit përbën një akt të shenjtë. E krijuesit asgjë më shumë nuk kërkojnë se sa që të respektohet ky akt i shenjtë.

Prend Buzhala                                                           
17 Prill 2014

dr 26
Zjarri i mallit tim

Ndërsa, ata, që i lexojnë mundohen me i kapërdij për me ushqye Shpirtin e vet.
Edhe unë kështu veprova! Nuk jam kritik i artit letrar, Ju kërkoj ndjesë për mangësitë!
Vargjet Tua janë një lavë e ngrohtë që të duket sikur shpërthen nga një zemër e ftohtë,
po që merr me vete edhe landë, lisa e gur e zbret tue rroposë cilindo që guxon me pa me thikë në dorë, që mendon me coptue kjoftë edhe një lesker të Atdheut Tand.
Mbi të gjitha mendoj unë, asht poezia Zjarri i Mallit tim:

  Fritz Radovani

ad 30
(Libri  i 110-të poetik  i Adem Zaplluzhës, “Ajo nuk erdhi sonte!…”)

Nga: Prof.Murat Gecaj
publicist e studiues-Tiranë

1.
Qëkur u ula të shkruaja këto radhë për librin me poezi “Ajo nuk erdhi sonte!…”, që është i 110-ti në radhën e botimeve të autorit Adem Zaplluzha, ndërmend kisha edhe kolegun e mikun tim, pak kohë më parë emigrant në Amerikë dhe tani me banim në Tiranë, poetin “zemërzjarr”, P.Hysi, me emrin e shkurtuar, “Papi”. Lexuesit e interesuar të disa rrjeteve sociale, por dhe të shtypit të shkruar, kanë vërejtur se ai publikon, rregullisht, poezi të frymëzuara për dashurinë, këtë ndjenjë të bukur mbarë njerëzore. Atë nuk e pengon as mosha që t’i thurë vargje të bukur leshverdhës ose syzezës, të cilën e kujton nga vitet e rinisë ose që tani e sheh “me zili”, kur i kalon pranë.
Çuditërisht, ai Papi, na paska edhe një “sivëlla” të tij (dhe që nuk e di a njihen bashkë), pra në qytetin e  Prizrenit dhe shumë kilometra larg nga kryeqyteti ynë, me emrin Adem Zaplluzha. Nuk do t’ua publikoj këtu “sekretin” e viteve të jetës së tyre, por miqësisht e them për ata, se kanë një të përbashkët: Të dy, janë “ashikë të pandreqshëm”!?
Me kërkesën miqësore të Ademit, megjithëse nuk jam poet, po bëj një shënim të shkurtër për librin e tij më të ri. E kam thënë edhe në një shkrim timin të mëparshëm dhe i përmbahem atij përsëri, se ky  koleg e mik është autor shumë prodhimtar, pra konkurron pa u trembur, ndërmjet poetëve e shkrimtarëve të tjerë, për ta marrë titullin “kampion”, në këtë drejtim. Ja, ndër të tjera, duke i hedhur një sy listës së librave të botuar me emrin e tij, vetëm në gjysmën e parë të vitit 2014, numri i tyre arrin shifrën 24.



ad 31

NË VEND TË PARATHËNIES

I dashur miku im fort i nderuar dhe i respektuar Adem,
Mua më gëzon shpirti dhe më kënaqet zemra për prodhimtarinë e begatë në krijimtarinë tuaj poetike. Ju jeni një gurrë e pashtershme në universin e poezisë shqipe. Unë mendoj se mbarë vendi, që nga nxënësit e shkollës që sapo kanë filluar ta shijon ëmbëlsinë e tingujve tuaj poetikë, e deri te moshat madhore të  popullit shqiptar, duhet t’ju jenë mirënjohës në jetë të jetëve për kënaqësinë estetike që u jepni me magjinë e poezisë suaj aq origjinale. Në poezinë tuaj ndihet pulsi i zemrave shqiptare që dashurojnë virtytin dhe përbuzin mëkatin, vesin. Ju jeni një lektor i talentuar, i cili, nga tribuna e artit poetik, i drejtoheni auditorit mbarë shqiptar me gjuhën e një krijuesi të pakrahasueshëm, që të mahnit me magjinë e vargëzimit.

Prof. dr.  Eshrefi Ymeri
  Tiranë, 29 maj 2014



ad 32

Në përfundim mund të konstatojmë se Adem Zaplluzha me këtë vëllim poetik e vërteton edhe njëherë shumë më forte dellin poetik prej një poeti mjaftë më përvojë jetësore, por në veçanti krijuese që personifikon brezin e poetëve që kanë kapërcyer me sukses kohën  hulumtimeve moderne dhe hapërojnë  nga një postmodern me dimensione kreative e gjithëpërfshirëse. Këtë e vërteton dendësia e figurave artistike që vërtetë është një orkestrim i bujshëm e i begatshëm. Me një gjuhë poetike të pasur e të kulluar, të plotë që rrjedh si krojet e bjeshkëve më freski e maje qiellore. Veçori tjetër që këtë poet e bën të veçantë është vargu që nuk del me zor por buron si krojet e pastra të Dardanisë, buron  natyrshëm, pa droje. Ka një stil të veçantë e të pastër e me një kompozim harmonik. Ky vëllim me të gjitha komponentet karakteristike, me një numër të madh porosish konstruktive edhe gjësë më të imët i ka dhënë kuptim të madh duke e bërë temë të përditshmërisë jetësore.
Edhe pse, si çdo vepër edhe ky vëllim poetik mund të plotësohej edhe më, lexuesi nga kjo vepër del si të kishte dal nga filmi që nuk harrohet lehtë sepse ai film s’është si çdo film, aty gjen përshkrime të thella që janë një kompleks filmash mbresëlënëse ku çdo lexues mund të këtë aktruar edhe vetë në kohë e hapësirë.

Nezir Prokshi-Poet
Drenas, 21 korrik 2014   




 ad 33
Në këtë përmbledhje fjalësh e ofshamash nëpër kohë, autori i librit “Mes telave gjembor” bën strukturimin e duhur të fjalëve dhe ndërtimin e poezisë e vendos mbi bazat e qëndrueshmërisë faktike siç e përshkruan autori në poezinë e tij /Njëri që i kishte kaluar të tetëdhjetat/Kujtimet i mbantenë dorën e djathtë/Një qeskë najloni e tejdukshme/Mbushur me flokë të thinjura/Mbase donte t`i djeg të gjitha trishtimet/. Pra, nga dhembja e njerëzve të anashkaluar, poeti nxjerrë në pah mungesën e ndërgjegjes sonë, humanizmit dhe njerëzisë që nuk e kemi karshi të tjerëve. Andaj, kjo lloj poezie, na vjen edhe si vërejtje shoqërore, që më në fund, vishemi me njerëzoren, të kandisemi dhe të veprojmë në përputhje me normat dhe ligjet mbi të drejtat e njeriut.
Si shumë njerëz, të cilët patën fat të ecën qirithi nëpër kohë…, edhe poetin Zaplluzha, koha e veshi me petkun e një moshë të kaluar mbi shtatëdhjetë kalendarë të zhubrosur dhe të harruar nëpër mote. Mirëpo, mosha e tij kalendarike nuk vërehej as në sy e as në shtrëngim duarsh. Pra, këtë vitalitet fizik e mendorë, këtë “pangopësi” për të shkruar e shkruar…, Zaplluzha sikur e fiton nga fjalët e gatuara dhe gjumin e shtrirë mbi shtratin e mbushur me shkronja shqipe dhe ëndrra fjalësh… Ai nuk ndalon së shkruari as për një frymë njeriu. Koha e Adem Zaplluzhës vazhdon me rrjedhën e lumit dhe të fjalës shqipe. Kur dita, paksa e lodhur në kocka kërrusej, pahetueshëm hëna kacavirrej në dritaren dhomës së tij. Tani, po ashtu pahetueshëm; dita mbuzej me natën dhe takohen në udhëkryqin e fjalëve ende të pa thëna…

 Remzi Limani
 Prishtinë, 6 qershor 2014




 ad 34
FALJA E POETIT

Në mendimet e poetit Adem Zaplluzha për me vizatua zogun në mur, zogun e paqes në murin që s’bëzan, që hesht e na ndan, nëpër të cilin kacavirremi për me e kapërcye, por më shumë nuk ia dalim se ia dalim, mesazhet janë pa fund.
Në mos më shumë, në këtë mundim tonin me kapërcye murin, vizatojmë një zog në mur. Një zog që e kemi në dorë dhe duam ta lëshojmë për me njoftua se mbërriti paqja, erdhi paqja, u nënshkrua paqja. Ose një zog që fluturon vetmitar në qiell për qejfin a dertin e vet dhe kur kalon në hisen tonë të qiellit, mbi kokat tona, mbi murin tonë, ne ia vizatojmë hijen e na del në mur një zog te fluturua.
Këtë vizatim bën poeti Adem Zaplluzha, sa mundem unë me lexua vizatimet me heshtje, se me zë nuk mundem me i artikulua as për veten time.
Unë që e dua poezinë të tillë, që përcjell mesazhe, mesazhe të mëdha, që i thërrasin kohës, të djeshmes, të sotmes për të ardhmen, nuk rri dot gojëmbyllur para poezisë së Adem Zaplluzhës. Nuk rri dot pa e lexua me zë të lartë të brendshëm këtë poezi, që në dukje të jep përshtypjen e një mali të ngatërruar me lisa të shumtë e të mëdhenj, të zorshëm për t’i dalë përtej.

Rexhep Shahu


Që nga poema për nënën e më tej edhe në poezitë që e kompletojnë këtë libër hasim në një tablo reale dhe në një pasqyrim real të ndodhive nëpër kohë, ku autori edhe në poezitë e tjera shpalos kujtimet e tij në një gamë të gjerë motivuese të poezive të tij.
Poezitë janë të ndërtuara mirë, kanë mesazhin e tyre disa sosh (poema për nënën) është e drejtpërdrejtë, por kemi poezi edhe gjysmë hermetike dhe si të tilla e kompletojnë këtë libër me një vlerë të begatshme artistike

 Preshevë, 01 korrik 2014
Bilall Maliqi, shkrimtar




ad 35

Dhe më konkretisht:
‘’Më shkruaj një letër                                                                                                         
Ku nuk dëgjohet britma e Ot’hellos;                                                                                  
Le të jetë me ngjyrë meneksheje                                                                                                       
Po me atë ngjyrë                                                                                                                  
 Që i përngjan dashurisë tënde’’.

Poetët nuk i tremben  vdekjes. Ata e shohin si një pjesë të vazhdimit të jetës. E pse t’i trembemi vdekjes, -thotë poeti në një poezi?! Të jetosh jetë, duhet që të bësh diçka të dobishme në këtë botë, jo vetëm për veten por e për të tjerët, për gjithë shoqërinë, pra kështu s’ka edhe vdekje, por s’ke edhe frikë nga kjo vdekje që dikur ajo do na trokas në pragun e jetës sonë. Atëherë, pse të kemi frikë nga kjo vdekje?
Ta konkretizojmë me disa rreshta që poeti ka shkruar te ajo poezi ku thotë se, ‘’s’duhet të vdes kurrë!’’ .
‘’Vdekja nuk është vdekje
Po që se ke kohë,
Të rrëfehesh
Përpara pasqyrës se mendjes tënde.
(……………………………………….)
Për të mos vdekur askurrë
Mbille pemën tënde,
Të shenjtë mbille
Në rrëfyestoren e shpirtit’’.

Te poezia e poetit Kosovar Adem Zaplluzha gjen vetveten, gjen forcën e mendimit, aty rrjedh e kristaltë fjale e shkruar me petalet e luleve shumëngjyrëshe,  tingëllon si valë deti mendimi, vargu merr freskinë e erës së malit e gatuhet me brumin e pjalmit të pemëve, dëgjohen cicërima zogjsh  në fluturim, e mbi të gjitha ka dashuri njerëzore me rrënjë te atdheu, te vendlindja,poezi  fosforeshente me rrënjë te kocka e vetë poetit. A na lejohet të themi se: Poetët s’kanë vdekje?! Gjykimin bëheni vetë ju lexues nëse kemi të drejtë apo jo për këto fjalë zemre që po themi për poetin Kosovar.

 Xhevahir Cirongu, publicist,poet, shkrimtar
           Durrës, Gusht 2014.



ad 36

Nisur nga veçoria e këtij vëllimi, pa frikë mund ta krahasojmë me tregimet poetike si “Demoni” i Lermontovit, “Gjermania, përrallë dimri” e Hajnes apo edhe me “Gjauri-n” e Pushkinit, me të vetmin ndryshim se Ademi u ka vënë titull çdo pjesëze, pasi nuk ka pas qëllim që ta trajtonte si poemë tregimtare, kjo i ka dale rastësisht e tillë, ngaqë nuk gjendet në të një subjekt i mirëfilltë, në kuptimin e vërtetë të fjalës; gjejmë më tepër një paraqitje lirike të ndjenjave për copëza të caktuara të jetës së tij, se sa një tregim të vërtetë e të gjatë.
Themi se është në tërësi një tregim lirikë, pasi e pasqyron jetën duke treguar ndjenja të ndryshme të tij si dhe mendimet dhe emocionet e tij, të shkaktuara nga vuajtjet e
gjithë popullit të tij. Kushdo që e lexon qoftë edhe disa nga poezi të shkëputura të këtij vëllimi, përfytyron si vuajtjet e Ademit ashtu edhe ambientin shoqëror të Kosovës të atëhershëm e të tashëm, ambient, i cili i ka shkaktuar këto emocione. Themi se është një tregim lirik në vargje pasi në të ekzistojnë të gjitha tiparet e pasqyrimit artistik të figurshëm të jetës që ka lirika: përgjithësimi, individualizmi, elementi i trillimit, si dhe rëndësia edukative. Të gjitha këto tipare bëjnë që Ademi të na e japi sa më mirë vrullin e ndjenjës dhe të folurit e emocionuar.
Si i tillë, ky vëllim më së shumti është një lirikë politiko-filozofike dhe peizazhi, pa harruar të themi se metafora është tipikja më dalluese e autorit edhe në këtë vëllim.
Dilaver Goxhaj
Tiranë, 15 Gusht 2014

ad 37

Ky libër i kushtohet profesorit të ndritur, kolosit dritëdhënës, personalitetit gjenial, enciklopedisë së gjallë, filozofit të madh, Sokratit shqiptar, Qazim Berisha, i cili kultivoi në mendje e shirit, gjatë gjithë jetës, dashurinë më sublime për rrezet më shkëlqyese të jetës – dijen hyjnore!
E çmonte thjeshtësinë, ashtu sikurse edhe Sokrati… e mbronte të vërtetën siç e mbrojti edhe Ai, sepse e vërteta ishte vet jeta e tij! I gatshëm të pranoj edhe vdekjen por jo të jetoj nën barrën e hijeve të shëmtuara të jetës. Peshonte vlerat njerëzore, jo me barometrin e titujve, pozitave, pasurisë, pushtetit, por me vlerat më të pastra morale e njerëzore… me fisnikërinë shpirtërore! Një herë kur e pyetëm profesorin, pse nuk i kishte pranuar pozitat e larta të ofruara nga pushteti, ai u  përgjigj shumë popullorçe: “kisha frikë se mos po marrë mësysh!” Po cila mendje e ndritur pranon ta ndrydhë të vërtetën për hir të hipokrizisë? Cila mendje e ndritur pranon vasalitetin për hir të pozitës?! I tillë ishte profesor Qazimi – i varfër materialisht, por i pasur në mendje, në shpirt e në zemër, dhe këtë pasuri, këtë thesar të çmuar, këtë dije kolosale, këto urtësi universale, këto rreze të ARTA… i shpërndau për më se 40 vite në vazhdimësi…
Edhe pse i goditur rënd nga sfidat e jetës, profesor Qazimi, nuk u thye asnjëherë, përkundrazi, ai i përballoi ato… duke u ushqyer me frymën e së vërtetës, duke ndjekur zërin e  ndërgjegjes, duke kultivuar farën e mirësisë, farën e dashurisë njerëzore… derisa u nda fizikisht nga ne, më 6 prill të vitit 1999, atëherë kur flakët e predhave, nga fluturaket e  NATO-s,  po e dënonin dhunën dhe terrorin e tmerrshëm serb, por edhe po ndiznin shkëndija shprese se liria, më në fund,  po agon edhe për këtë popull të shumëvuajtur – lirinë, që profesor Qazimi nuk arriti ta përjetoj fizikisht, por që e kishte ndjerë gjatë gjithë jetës së tij…
Profesor Qazimi do ta ketë përgjithmonë vendin meritor në plejadën më të ndritur të pishtarëve të arsimit dhe të edukatës .


ad 38




ad 39

Zëri i largët i shiut, që na “lag” nga afër
“Zëri  i largët i shiut”  i Adem Zaplluzhës
   (esse)

Nga  Përparim   Hysi

Më erdhi me porosi  të posaçme , përmjet e-mailit tim, libri i fundit ( më saktë: i posa shkruar i Adem Zaplluzhës). Jo më kot nuk e vura në kllapa: do qe gabim i madh imi sikur të shkruaja: i fundit. Duke qenë se është një “makineri e vërtetë” krijuese, pa menduar se zmadhoj diçka, por jam i sigurt se, ndërkaq, Adem Zaplluzha do ketë filluar të shkruaj një libër tjetër. Nuk besoj se nuk e njeh kush krijimtarinë e tij cilësore, por, sidoqoftë, nuk është pa vend që të vë në dukje një “P Ë R J A S H T I M” për të: është më uniku në gjithë letërsinë mbarë shqiptare dhe zor se ia gjen kund të ngjashmin  në botë. Është 71-vjeç dhe deri tani ka shkruar plot 119 ( po e shkruaj me shkrim që mos ma merrni për lajthitje: njëqind e nëntëmbëdhjetë ) libra. Më shumë vepra se sa jetë. Natyrisht, duhet kritika letrare që ka për objekt të saj evidentimin e vlerave, duhet ta veçonte Adem  Zaplluzhën si Poetin rekordmen për në librat “Geenes”, por kritika është duke bërë atë gjumin dimëror që bëjnë arinjtë. Adem Zaplluzha është “makineri” që prodhon  poezi cilësore dhe askund nuk ka në këtë” miell prej gruri kuturli”, firo apo lëndë për krunde.  Ai ka një këndellje të vërtetë, ndërsa shkruan. Duke qenë një nga ata që shkruaj, nuk kam se si mos impresionohem prej tij. Këndellja nga puna krijuese nuk është vetëm “pronë ” e Zaplluzhës. Nga kjo këndellje “vuajnë”, pothuajse, të gjithë krijuesit. Veçanërisht, poetët. Në poezi, “vuajtja” është më e drejtpërdrejtë e më konkrete. Mos kujtoni se flas me  apriori.

ad 40

/Yjet e ngrira të kujtesës“/ të autorit Adem Zaplluzha

Dedë Preqi
Pas një suksesi evident që arriti autori Zaplluzha me librin e 119-të me radhë, shkrimtari nuk pajtohet me numrin e tyre, duke i dhënë vlerë krijimtarisë së vazhdueshme, i cili e shton vathën e tij edhe me një fryt të ri, me librin me poezi „Yjet e ngrira të kujtesës“.
Është fakt se numri i madh i veprave të Zaplluzhës, janë vlera artistike letrare dhe bëhej fjalë për një autor të rrallë me një krijimtari të tillë, pikërisht lexuesi e ka më lehtë ti njohë dhe më mirë fshehtësitë e aparaturës krijuese të poetit dhe shkrimtarit në fjalë.
Prandaj, kur dëshirojmë të bëjmë vlerësime të natyrës artistike letrare, pa tjetër duhet të marrim për bazë jo vetëm rrethanat, por edhe origjinalitetin dhe gjeturinë e idesë, si dhe thëllimet psikologjike të poetit Zaplluzha. Është thënë njëherë në një prezantim se, shkrimtarët e mesëm e krijojnë artin letrar, ndërsa ata të mëdhenjtë e krijojnë jetën në art.



ad 42

Zaplluzha është një poet ngulmues dhe kërkues, një poet që gjithnjë e më tepër ecën nëpër udhën e vet poetike të trasuar, udhë që është vetëm e tij. Nga ai mund të mësosh, madje shumë, mund të frymëzohesh dhe të të ndalesh me vëmendje,larg çdo egoizmi, sepse nga poetët e mirë gjithnjë mëson. Mëson nga të shprehurit modern, befasia e shprehjes, afërsia e saj me ngacmimet e tua ndiesore. Poet i Prishtinës dhe i Kosovës, Adem Zaplluzha zë një vend të merituar në Letrat tona,ai mbetet një zë i fuqishëm i letërsisë së re shqiptare, krahas Frederik Reshpesh, Martin Camajt, Ali Podrimes, Azem Shkrelit, Fatos Arapit,Xhevahir Spahiut, Din Mehmetit. Kjo ,në pikëpamje të tipologjisë së të shprehurit modern, po kurrë nuk duhet harruar se ai menjëherë ta kujton origjinalitetin e vet. Punon vazhdimisht dhe sjell çdo vit katër pesë libra poetikë,duke dhënë një shembull të këtij Balzaku të poezisë ,se arti kërkon përkushtim ,jo fjalë kafenesh. Në përfundim, ne mund të themi, se poezia e këtij poeti kërkon gjithnjë vëmendje dhe meriton këtë edhe në Forumet letrare të sotme, të cilat shpesh zotërohen nga klanizmi,po kjo nuk ka fort rëndësi; rëndësi ka që poeti duhet të jetë poet. Zaplluzha është një poet i shkëlqyer modern; me fantazi të ndezur, me shpirt të lirë që noton në dallgët e një metafore origjinale.

Qazim D. SHEHU
Tiranë, 17 dhjetor 2014

ad 43

VËSHTRIME QË ZGJOJNË KURESHTJE, NGA LIBRI „DRITARET E VERBËTA“ TË AUTORIT  ADEM ZAPLLUZHA

 Dedë Preqi

Secili njeri ëndërron thesarin e vet, duke dashur ta ketë, i bindur se atij personi do ti printe fati dhe një ditë do ti numëroj monedhat e fituara. Por thesari është i lidhur me diçka tjetër dhe plotësimi i dëshirave është i tëri i pa mundur, sepse jeta ka shumë ura dhe rrugë që duhet të kalohen, do të jetë e pa mundur ti plotësojë të gjitha. Kështu i nisa këta rreshta për thesarin e autorit Zaplluzha, i cili jo vetëm që ka ëndërruar për një thesar të tillë, por ai vetë e ka realizuar në jetën e vet, duke krijuar një thesar të çmueshëm dhe shumë të rëndësishëm, i cili nuk krahasohet me monedha, por as me florinj.
Kështu, thesari i thjeshtë, por shumë i çmuar i autorit Zaplluzha fillon shumë herët, që në ditët e fëmijërisë së tij, dhe ky thesar ditë përditë fillon të rrjedh sikur lumi, duke i vënë vulën e vet çdo gjëje, dhe njerëzve dhe frymëmarrjes së tyre, bimëve të njoma e të lëngshme, barit dhe tokës së butë pjellore, si dhe ndryshimeve të kohës, kur ajo shpeshherë e ndërronte motin. Sa më shumë që koha kalon dhe pesha e moteve rëndon mbi supat e autorit, aq më shumë thesari i autorit shtohet dhe merr përmbajtje, ngjyrë dhe kuptim , duke u gdhendur së bashku me shpresat e njerëzve, nevojat, apo plogështit e tyre, si dhe me ngjarjet reale që shqetësojnë njerëzit e pafajshëm, të cilët ishin të etur për jetën dhe lirinë e tyre njerëzore.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...