Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu në një postim në rrjetet sociale e quan të arsyeshme nëse presidenti Ilir Meta nuk do ta dekretojë ministrin e ri të Jashtëm.
Në postimin e tij, Shehu thekson se kandidaturat për Qeverinë janë një shaka kakofonike, pasi sipas tij nuk mund të tallesh me sigurinë dhe integritetin e vendit.
“Mos dekretimi nga Presidenti Meta i ministrave te rinj, duke filluar nga Ministri i Jashtem, do te ishte i bazuar.
Kandidaturat e reja per ne Qeveri perbejne nje “shaka” kakofonike, qe nuk premton permiresim te krizes ku eshte futur vendi, perkundrazi…
Emerimi kryeministror, se pari i Ministrit te Jashtem, detyre qe lidhet me ceshtje te sigurise kombetare, integrimit, stabilitetit te Rajonit, ruajtjes se terresise teritoriale te kombit, maredhenieve me NATO-n etj, perben se paku aventurizem politik i maskuar ky me nje ”nacionalizem” grotesk.”-thotë deputeti demokrat.
Më tej, Tritan Shehu kërkon që kryeministri Edi Rama të qartësojë qëllimin e kanditaturës së ministrit të Jashtëm, pasi sipas tij justifikimi i leximit të librave ul nivelin e argumentave.
“Kryeministri duhet te qartesoje vecanerisht qellimin e atij emerimi (qe po shqeteson edhe miqte tane), origjinen e propozimit te asaj kandidature, mundesine e nje korelacioni me disa procese te rrezikeshme, etj.
E kunderta, ulja e nivelit te argumentave deri tek sasia e librave te lexuara, qe me kujton Distinktivin “Miku i Vogel i Librit”, flet per mungese serioziteti, qe vecse shton paqartesite.”-vijon ai.
Në fund të postimit, deputeti thekson se në qoftë se ne nuk do dimë të mbrojmë interesat tona e ardhmja do jetë zhgënjyese.
Nqs ne shqiptaret nuk do te dime te prezantohemi dhe te mbrojme me dinjitet e besueshmeri interesat tona, apo akoma me keq nqs ne do te pranojme qe disa “argate a pupace” ne “shqip” dhe ne emrin tone t’i servirin partnereve obsionet e kunderta e te “gatuara” gjetke, e ardhmja nuk na premton asgje te mire.”
Gent Cakaj nga Kosova emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme në Qeverinë e Edi Ramës
Këshilltari për politikë të jashtme i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama Gent Cakaj, do të jetë zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme në Qeverinë e Edi Ramës në Shqipëri.
Këtë lajm të mrekullueshem për emërimin e Gent Cakajt zëvendësministër e ka bërë të ditur Fletorja Zyrtare e qeverisë shqiptare. Ministri që drejton këtë dikaster është Ditmir Bushati ku tani e tujte menjëher pas tij do të jetë Genti.
Cakaj zëvendëson në këtë detyrë Kleopatra Maliqin, e shkarkuar nga Këshilli i Ministrave me 7 qershor 2018 . Në vendim nuk specifikoheshin arsyet për largimin e Maliqit nga posti i numrit dy të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Gjatë punës në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, Maliqi ishte e ngarkuar me çështjet e procesit të integrimit europian.
Cakaj do të jetë kështu një nga pesë zëvendësministrat e qeverisë shqiptare që janë nga Kosova. Katër zëvendësministrat tjerë janë Valbona Shujaku, Hajrulla Çeku, Besa Shahini dhe Ilirjana Bajraktari.
VENDIM
Nr. 342, datë 7.6.2018
PËR EMËRIM NË DETYRË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe
të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë
30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e
Këshillit të Ministrave”, me propozimin e
Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Z.Gent Cakaj emërohet zëvendësministër për
Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
Edi Rama
****
Në fakt fotografia e tij nuk është as në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme, ku ai ishte zv/ministër deri më tani. As jetëshkrimi i tij nuk gjendet.
Shpesh është bërë subjekt humori për mungesat në shqipen letrare. Por, me sa duket ministri i ri i Jashtëm i Shqipërisë ka probleme jo vetëm me shqipen, por edhe me anglishten.
Videoja e mëposhtme nuk lë shumë dyshime:
Kur edhe pak ditë na ndanin nga ndërrimi i viteve, Kryeministri Edi Rma, nga Asambleja e Partisë Socialiste njoftoi rifreskimin e kabinetit qeveritar. Nga emrat e ministrave të rinj, ranë më shumë në sy dy emra të cilët ishin me orgjinë nga Kosova.
Gent Cakaj në krye të Ministrisë për Evropën dhe Punëve të Jashtme, dhe Besa Shahini, në krye të Ministrisë së Arsimit Sporteve dhe Rinisë.
Studiuesi Kastriot Dervishi në një shkrim së fundmi ka treguar një listë me ministra me orgjinë nga Kosova që kanë shërbyer në qeverinë Shqiptare.
Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, kryeministri Edi Rama ka zëvendësuar ministrin për Punët e Jashtme dhe Evropën, Ditmir Bushatin me Gent Cakajn.
Kosovari Gent Cakaj deri më tani ka mbajtur posin e zëvendës ministrit të Jashtëm, detyrë të cilën e mori më 19 qershor të 2018, me propozim të kryeministrit Edi Rama.
Ndërsa përpara se të vendosej në këtë post, Cakaj ka qenë këshilltarë i Edi Ramës.
Ndërkohë, duke filluar nga dita e sotme ai do jetë ministri i ri për Punët e Jashtmë dhe Europën.
“Hasan Prishtina nuk hyn te njerëzit që ka shkëlqyer në ekzekutivin shqiptar, por si shqiptari i parë nga Kosova dhe trevat e tjera që ngelën jashtë kufijve shtetërorë që ka bërë pjesë në një qeveri kombëtare. Prania më e madhe e shqiptarëve nga Kosova dhe trevat e tjera shqiptare në Jugosllavi vërehet në kohën e Zogut si dhe gjatë luftës. Mosha e ministrave me origjinë (të lindur) nga Kosova, kur janë emëruar për herë të parë, ka qenë më se normale”, shkruan ndër të tjera në shkrimin e tij Dervishi.
LISTA E MINISTRAVE QË KANË QENË NDËR VITE PJESË E QEVERIVE SHQIPTARE
Qeveria e Ismail Qemal Vlorës
Hasan Prishtina-ministër i Punëve të Brendshme, 5 shtator-20 nëntor 1913
Hasan Prishtina-ministër i Bujqësisë, 15 shtator-10 tetor 1913
Mehmet Dëralla-ministër i Luftës, 4 dhjetor 1912-dhjetor 1913
Qeveria e Turhan Përmetit
Hasan Prishtina-ministër i Postë-Telegrafëve, 14 mars-20 maj 1914
Qeveria e Sulejman Delvinës
Hoxha Kadri-ministër i Drejtësisë, 30 janar-14 nëntor 1920
Qeveria e Iljaz Vrionit
Fuat Dibra-ministër i Punëve të Brendshme, korrik 1921
Selahudin Shkoza-ministër i Luftës, 15 nëntor 1920-16 tetor 1921
Qeveria e Pandeli Evangjelit
Zija Dibra-ministër i Punëve Botore, 16 tetor-6 dhjetor 1921
Qeveria njëditore e Qazim Koculit
Hoxha Kadri-ministër i Drejtësisë, 6 dhjetor 1920
Zija Dibra-ministër i Luftës, 6 dhjetor 1921
Qeveria e Hasan Prishtinës
Hasan Prishtina-kryeministër 7-12 dhjetor 1921
Hoxha Kadri-ministër i Drejtësisë, 7-12 dhjetor 1920
Qeveritë e Xhafer Ypit dhe Ahmet Zogut
Rexhep Mitrovica-ministër i Arsimit, 24 dhjetor 1922-25 shkurt 1924
Qeveritë e Shefqet Vërlacit dhe Iljaz Vrionit
-Fahri Rashit Gjilani-ministër i Arsimit, 15 prill-10 qershor 1924
Qeveritë e Ahmet Zogut, Kostaq Kottës dhe Pandeli Evangjelit
Ceno Kryeziu-ministër i Punëve të Brendshme, 1 prill-23 shtator 1925
Abdurrahman Dibra- ministër i Punëve të Brendshme, 12 shkurt 1927-10 maj 1928
Sali Vuçiterni-ministër i Punëve Botore, 11 maj 1928-5 mars 1930
Izet Dibra (Shatku)-ministër i Punëve Botore, 16 mars 1930-7dhjetor 1932
Mirash Ivanaj, ministër i Arsimit, 11 janar 1933-30 gusht 1935
Abdurrahman Dibra- ministër i Financave, 11 janar 1933-16 tetor 1935
Faik Shatku- ministër i Arsimit, 9 nëntor 1936-31 maj 1938
Abdurrahman Dibra- ministër i Arsimit, 31 maj 1938-7 prill 1939
Faik Shatku- ministër i Drejtësisë, 31 maj 1938-7 prill 1939
Qeveritë e Mustafa Krujës, Ekrem Libohovës
Fuat Dibra-ministër sekretar shteti i Punëve të Brendshme, 3-22 dhjetor 1941
Iljaz Agushi- ministër sekretar shteti i Punëve Botore, 18 janar-10 shtator 1943
Ismet Kryeziu ministër sekretar shteti i Tokave të Lirueme 18 janar-11 shkurt 1943
Iljaz Agushi-zëvendëskryeministër, 12 shkurt-10 shtator 1943
Rexhep Krasniqi-ministër sekretar shteti i Arsimit, 12 shkurt-28 prill 1943
Nexhip Basha-ministër sekretar shtetit i Industrisë, 11 maj-1 shtator 1943
Qeveritë e Ibrahim Biçakçiut (2), Rexhep Mitrovicës, Fiqri Dines
Xhafer Deva-ministër i Punëve të Brendshme 14 shtator 1943-16 shtator 1944
Bedri Pejani- i ngarkuar për punët e Arsimit, 14 shtator-5 nëntor 1943
Rexhep Mitrovica-kryeministër, 5 nëntor 1943-16 qershor 1944
Rifat Begolli-ministër i Ekonomisë Kombëtare, 18 korrik-25 tetor 1944
Qeveria e Enver Hoxhës
Ramadan Çitaku-ministër i Financave, 23 tetor 1944-6 shkurt 1948
Iljaz Reka-ministër i Bujqësisë, 5 korrik 1950-6 shtator 1951
****
****
Ministri i zgjedhur nga kryeministri Edi Rama për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Europën, Gent Cakaj është treguar i paduruar dhe ka bërë një veprim, i cili e ka bërë të duket qesharak.
Ende pa u dekretuar nga presidenti Ilir Meta dhe pa u votuar në Parlament, Cakaj e ka shpallur veten ministër në rrjetet sociale, paralelisht me ministrin ende në detyrë Ditmir Bushatin.
Aktualisht në rrjetet sociale, Shqipëria prezantohet me dy ministra të Jashtëm, pasi Ditmir Bushati vazhdon që të mbajë në faqen e vetë zyrtare (me të drejtë) pozicionin, “Minister for Europe and Foreign Affairs of Albania”.
Edhe në faqen zyrtare të kryeministrisë ende nuk janë rinovuar fotot dhe emrat e ministrave, duke respektuar protokollin.
Ndërsa të njëjtin post ka vendosur edhe Gent Cakaj në profilin e tij.
*****
Ndërkohë që nga Presidenti pritet dekretimi i ndryshimeve në kabinetin qeveritar “Rama 2” akuza të rënda i janë adresuar njërit prej ministrave kryesorë.
Fjala është për ministrin e ri të Punëve të Jashtëme Gent Cakja që përveç nënshtetësisë kosovare mban edhe ate shqiptare.
Akuzuesi i ministrit Cakja është gazetari Mentor Kikia, sipas të cilit emërimi i Gent Cakjas në vend të Ditmir Bushatit është katapultim dhe jo meritim. Ai është vënë në detyrën e lartë pa asnjë CV profesionale në fushën të cilën do të duhet ta mbulojë. Por Kikia ka nxjerrë edhe një sekret të anashkaluar nga Kryeministria, faktin që kosovari Gent Cakja bën tregti politike dhe ushqimore në itinerarin Serbi-Kosovë etj.
Ja postimi i Mentor Kikisë në rrjetet sociale:
“A duhet ta dekretojë Presidenti Meta Ministrin e Jashtëm?
Jo sepse është shumë i ri dhe nuk mund të ulet përballë diplomatëve me thinja të Athinës apo Brukselit për negociata!
Jo sepse nuk di mirë shqip dhe anglisht!
Jo sepse është kosovar dhe ka vetëm një vit nënshetas shqiptar!
Por sepse ka një arsye më të madhe: Ai është vënë aty, pa asnjë meritë personale dhe pa asnjë CV profesionale në fushën e diplomacisë. Por është katapultuar nga një këshilltar i Ramës, që në fakt është sekseri që bën tregti politike dhe artikujsh ushqimore, në itinerarin Serbi-Kosovë dhe Serbi-Shqipëri.
Dhe, në këtë rast Ilir Meta, duhet të verifikojë dhe mendohet seriozisht mbi sigurisë kombëtare. Jo për mistrecllëk politik, siç bëri në rastin e Sandër Lleshit, por kësaj radhe për një detyrim vërtet madhor kushtetues.”