Ai, gjithashtu, beson se shkëmbimi i territoreve është i pranueshëm për të gjithë Ballkanin.
https://en.wikipedia.org/wiki/Ivor_Roberts_(diplomat)
“Unë kam thënë se ky opsion është i mbështetur nga dy presidentët, ai i Serbisë dhe Kosovës, dhe nuk mundej që askush nga komuniteti ndërkombëtar është në pozicion të qëndrojë në mes të rrugës për të penguar arritjen e një marrëveshjeje. Nëse të dy palët arrijnë një marrëveshje, askush nuk duhet të parandalojë atë, dhe gjithashtu kam thënë se ky është edhe qëndrimi i prezantuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Roberts .
Ai, gjithashtu, ka folur edhe për një “Kongres të ri në Berlin” ku do të mundë të adresoheshin të gjitha çështjet e hapura në Ballkan.
“Nuk është një zgjidhje ideale, por gjërat asnjëherë s’mund të jenë perfekte. Ndonjëherë një zgjidhje joperfekte mund të jetë më e mirë sesa të mos ketë marrëveshje fare”, ka thënë ai, duke shtuar se çmimi që Serbia duhet të paguajë është njohja e pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Ish-ambasadori britanik ka shërbyer në ish-Jugosllavi përgjatë viteve 1994-1997 dhe kishte marrë pjesë në negociatat për ndalimin e luftës në Bosnje. Ai shprehet tejet i zhgënjyer që edhe pas 25 vjetësh pas marrëveshjes së Dejtonit, Bosnja vazhdon të mbetet një vend problematik, i paqëndrueshëm dhe me tensione nacionaliste.
Në anën tjetër sa i përket zhvillimeve në Maqedoni, Roberts e ka vlerësuar si shumë pozitive arritjen e një marrëveshje me Greqinë për emrin, duke thënë se Ballkani ka nevojë për njerëz të guximshëm si puna e Zoran Zaevit.
Ai ka folur edhe për problemet që po kalon Britania e Madhe me situatën e BREXIT-it, duke thënë se çështja e Kosovës nuk është prioritet.
“Kosova nuk është në listën e prioriteteve. Njerëzit këtu janë të shqetësuar për situatën në Lindjen e Mesme dhe në Gadishullin Korean. Pas BREXIT-it, ata besojnë se përfshirja e Britanisë së Madhe në çështjet ndërkombëtare do të demonstrojë ndikimin e saj global. Megjithatë, unë besoj se si rezultat i BREXIT-it, ata do të dobësojnë ndikimin ndërkombëtar, kështu që ideja për kthimin e ndikimit të tyre në Ballkan duket si një mision i pamundur”, ka thënë Roberts.
Ish-ambasadori britanik ka folur edhe për ndikimin e Rusisë në rajonin e Ballkanit, duke thënë se ata janë shumë të përkushtuar për rritjen e ndikimit të tyre në rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe se shteti i Putinit është i zhgënjyer me Malin e Zi për hyrjen në NATO.
“Është plotësisht e natyrshme që Rusia të ketë interes në Ballkan. Rusia respekton vullnetin e popujve të Ballkanit, ata duhet të jenë të përcaktuar për orientimin e tyre, properëndimor, prorus, ose me qëndrim të balancuar”