2019-03-09

Trashëgimitë gjenodicidale të luftës në Kosovë duhet të marrin fund me denime drakonike të fajtorëve , në mënyrë që të hapet një kapitull i ri mes Kosovës dhe Serbisë....

Rezultate imazhesh për flori bruqi

Nga Flori Bruqi


Këshilltari politik i Kryeministrit të Kosovës : Jahja Lluka: Do të kërkojmë që informacionet e arkivave të ushtrisë serbë t’i jepen Komisionit për të pagjeturit 


 “Kërkesa është shumë e qartë. Serbia ka informacione për njerëzit tanë. Asnjë njeri në Kosovë nuk është marr aty për aty, nuk është dërguar në Serbi pa ndonjë plan. Arkivat e ushtrisë serbe dinë saktë për çdo njeri tanë ku është. Ne do të jemi këmbëngulës që informacionet nga arkivat e ushtrisë serbe dhe të policisë, të jenë në dispozicion të komisionit dhe delegacionit, që të mund të zbardhet fati i njerëzve tanë”, ka thënë Jahja Lluka.



Kosova dikur ishte vetëm një ëndërr!

Kuvendi i Kosovës në  seancën e jashtëzakonshme, e ka miratuar Platformën për dialogun me Serbinë.

Në këtë platformë përveç temave të tjera që do të bisedohen me Serbinë, në fokus do të jetë edhe çështja për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

Jahja Lluka, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj në një intervistë për medie zt.Jahja Lluka  ka thënë se pas miratimit të kësaj platforme kanë arritur që me delegacionin t’i koordinojnë punët.


Rezultate imazhesh për te pagjeturit e Kosoves

“Të gjitha informatat ne ua kemi dhënë delegacionit dhe tani më dihen kërkesat tona, por gjithashtu edhe atë çka mundet pala tjetër të kërkoj. Ne jemi shumë të hapur për çdo lokacion në Kosovë, nuk kemi asnjë tabu. Kemi qenë në Landovicë, pastaj në Zallç, të hënën do të shkojmë në Gjakovë në Piskotë, të martën diku tjetër, vazhdon puna. Në urdhëresat e prokurorit, edhe Instituti edhe ne si Komision përgjigjemi menjëherë, nuk ka asnjë problem për ne”, ka thënë ai.



Sipas tij çështja e zbardhjes së personave të pagjetur do të jetë njëra ndër prioritetet e dialogut.


Rezultate imazhesh për te pagjeturit e Kosoves

“Unë besoj që me këtë punë që e ka bërë delegacioni, komisioni qeveritar, dhe të gjithë ata që janë angazhuar e kemi një material të rëndësishëm. Të mos e quaj prioritet numër një, por ndër prioritetet kryesore është çështja e zbardhjes së fatit të njerëzve tanë”, ka theksuar ai.

Jahja Lluka ndër të tjera tha se në dialog do të kërkojnë nga Serbia që informacionet nga arkivat e ushtrisë serbe t’u jepen delegacionit dhe komisionit.

****
Rezultate imazhesh për te pagjeturit e Kosoves

Çështja e personave të pagjetur tash 20 vjet pas luftës së fundit në Kosovë, ende mbetet njëra ndër temat kryesore për familjarët e tyre.

Zyrtarisht në Kosovë ende figurojnë mbi 1 mijë e 650 persona të zhdukur.

Kjo çështje ende nuk ka marr fund për familjarët të cilët presin dita ditës ndonjë lajm për ta.

Ankthi dhe ëndrrat që kanë për të afërmit e tyre ende nuk është shuar.

Ndërsa institucionet vendorë nuk kanë bërë aq sa duhet për procesin e personave të zhdukur, bile ky problem nuk ka  arritur ende në tryezën e bisedimeve në Bruksel me palën serbe.


E gjithë kjo vihet në kundërshtim nga faktori ndërkombëtar për të kaluar si rend diskutimi në Bruksel. Kështu së paku thotë kryesuesi i Komisionit Qeveritar për persona të pagjetur, Prenk Gjetaj.

Ai kohë më parë për medie ka thënë se, Komisioni ka dërguar disa herë kërkesë Kryeministrisë, që në Bruksel të bisedohet edhe për personat e pagjetur, por që një gjë e tillë nuk ka ndodhur.


Rezultate imazhesh për te pagjeturit e Kosoves

“Ne kemi paraqitur kërkesat tona që kjo temë të vihet në bisedimet me palën serbe në Bruksel, por deri më tani nuk ka ndodhur. Nuk është e gjitha nga ana jonë kur në këtë proces, mbikëqyrje ka edhe nga faktori ndërkombëtar, ata janë të cilët nuk po i kushtojnë vëmendje kësaj çështje”, ka deklaruar Gjeta.

Ndër të tjera, Gjeta thotë se komisioni po bënë punën e tij duke vlerësuar disa pika lokacioni si të dyshuara për varreza masive.

Sipas tij, Veriu i Mitrovicës mbetët si vend i dyshuar si dhe Zubin Potoku.


Rezultate imazhesh për te pagjeturit e Kosoves

Ne jemi duke dhënë maksimumin tonë për këtë çështje, jemi duke vlerësuar disa vende të dyshuara në Kosovë dhe po presim vlerësimet finale. Ne dyshojmë se në Veri të Mitrovicës mund të ketë varreza masive dhe në Zubin Potok. Shpresojmë që të reflektohet në këtë drejtim”, ka thënë Gjeta.

Ndërsa familjarët dhe shoqatat, procesin e personave të pagjetur e shohin si të neglizhuar dhe të lënë pas dore.

Bajram Qerkini nga shoqata “ Zëri i Prindërve”, thotë se fajin kryesor për këtë proces e kanë patur Qeveria  e Kosovës  si dhe faktori ndërkombëtar.


Rezultate imazhesh për te pagjeturit e Kosoves

“Problemi jonë që ne e kemi në shpirt për të afërmit tanë, nuk po merret parasysh dhe ndihemi të neglizhuar. Pak është duke u punuar në çështjen e të pagjeturve, faktori ndërkombëtar nuk po merret aspak bile as vendorët. Si duket po u konvenon kjo punë dy palëve, por ne jemi ata që po pësojmë me tërë këtë ankth qe 16 vite”, ka thënë Qerkini.

Rezultate imazhesh për krimineli sllobodan millosheviqi

Qerkini ndër të tjera thotë se kanë bërë disa kërkesa në adresë të institucioneve dhe në adresë të departamentit të mjekësisë ligjore duke kërkuar nga këta të fundit të raportojnë për personat e pagjetur.


Rezultate imazhesh për te pagjeturit e Kosoves

“Me të gjitha format jemi duke u mundur të kërkojmë të drejtat tona, qe 6 muaj nuk ka asnjë gërmim apo diçka të ngjashme, ne jemi duke pritur duke qenë të lënduar në shpirt për këto zvarritje”, ka thënë Qerkini duke shtuar se gërmimet që janë bërë së fundmi në Bajtanicë, Kozicë dhe Novi Pazar, janë mbetur gjysmë të papërfunduara.


Rezultate imazhesh për te pagjeturit e Kosoves


Behxhet Shala, nga Këshilli Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, procesin e zvarritjes së personave të pagjetur e sheh si shkelje e të drejtave të familjarëve pasi që sipas tij, po bëhet e padrejtë ndaj të së vërtetës.

Ai thotë se edhe Bashkësia Ndërkombëtare duhet t'i bëj më shumë presion Serbisë, që familjarët e të zhdukurve të mos presin aq gjatë.


Rezultate imazhesh për te pagjeturit e Kosoves

“Është shqetësuese se si deri më tani nuk ka asnjë reflektim në këtë proces, familjarët e gëzojnë të drejtën e tyre të garantuar për të marr informacione dhe të kërkojnë të afërmit e tyre. Po luhet me ndjenjat e familjarëve dhe kjo është e pamoralshme dhe në kundërshtim më të drejtat njerëzore. Mendoj që edhe ndërkombëtarët do të duhej të bënin më shumë presion tek Serbia që ti kthej personat e zhdukur dhe të hiqet ankthi tash e sa vite për familjarët”, ka thënë Shala për medie.


Rezultate imazhesh për krimineli sllobodan millosheviqi

Vlen të theksohet se Kosova ka arritur marrëveshje me Malin e Zi për shkëmbim informacione mes dy vendeve për fatin e shumë personave të zhdukur.

Gjithashtu edhe disa vende të rajonit si Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina kanë shprehur gatishmëri për të ndihmuar në përpilimin e listave për persona e pagjetur në këto vende që mund të jenë.

Imazh i ngjashëm

Kosova e përkujton në vazhdimësi  tragjedinë gjenodicidale  të shkaktuar nga asgjësimi i paramenduar dhe sistematik i qytetarëve të saj, nga regjimi i  kriminelit serb Sllobodan Millosheviqit.

Ekzistojnë fakte të qarta dhe bindëse se regjimi diktatorial millosheviqjan  është përpjekur të fsheh krimet kundër njerëzimit, duke angazhuar forcat ushtarake dhe paraushtarake serbe në fushatën e tyre çnjerëzore në Kosovë, gjatë periudhës 1998/1999.


Imazh i ngjashëm

Duke iu referuar konventave dhe akteve të tjera ndërkombëtare mbi të drejtat universale të njeriut, Kosova përsërit apelin për Qeverinë e Serbisë që të jetë më bashkëpunuese në adresimin e fatit të qytetarëve të kidnapuar gjatë luftës së Kosovës, më 1998/1999.


Imazh i ngjashëm

Për më shumë se dy dekada, ka ekzistuar një shmangie e vazhdueshme nga autoritetet në Serbi, që të adresojë trashëgiminë e krimeve të luftës që kanë ndodhur në Kosovë. Dështimi i Serbisë që të iniciojë hetime të plota dhe të paanshme në lokacionet e identifikuara në Serbi, ka krijuar një kulturë të mos ndëshkueshmërisë, dhe ka pamundësuar t’i ofrojë drejtësi të afërmve të të gjithë komuniteteve të zhdukur nga forcat serbe, që i është  dërguar shteteve të BE-së dhe vendeve të tjera mike të Kosovës.

Rezultate imazhesh për krimineli sllobodan millosheviqi

Qeveria fashiste e  Beogradit, si Kryesi e shtetit që ka kryer krimet në Kosovë dhe në rajon, janë adresa për zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur.

Prandaj, është e rëndësishme që Beogradi seriozisht të adresojë kërkesat e familjeve të Kosovës për personat e pagjetur, e cila nëse adresohet siç duhet, do të kontribuojë pozitivisht në pajtimin dhe në raportet ndërmjet dy anëve. Komuniteti ndërkombëtar(BE-ja dhe SHBA-të)  në këtë aspekt mund të luajë një rol të rëndësishëm që të lehtësojë dhe të bëjë presion mbi Qeverinë e Serbisë, që të sigurojë zgjidhjen e shpejtë të çdo rasti individual të personave të pagjetur të Kosovës.


Imazh i ngjashëm


Pranimi i krimeve të kryera gjatë luftës është esencial për familjet e viktimave dhe për vendin në tërësi.

Kultura aktuale e mohimit dhe indiferencës morale duke e shtrembëruar, mohuar dhe manipuluar të kaluarën është e papranueshme dhe e dëmshme. 

Serbia ka përgjegjësi morale që të kërkojë falje për përpjekjet për të kryer gjenocid dhe krime kundër njerëzimit në Kosovë. 

Thaçi: Mbledhja e jashtëzakonshme e KS të OKB-së në situatë krejt të zakonshme në Kosovë

Prandaj, trashëgimitë e luftës duhet të marrin fund, në mënyrë që të hapet një kapitull i ri që sa më parë të zgjidhet  fati i të pagjeturve të sqarohet , ku  gjasat për pajtim ndëretnik dhe ndërshtetëror ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë më të përafërta duke i kompenzuar dëmin që ka shkaktuar regjimi çetnik dhe komunist serbo-malazez gjatë dhe pas luftës kur dihet fare mirë çtha presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në New York:

Imazh i ngjashëm

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbyllur fjalimin  e tij(17.12.2018) në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë të OKB-së, duke ia numëruar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, krimet e Serbisë në luftën e Kosovës.



Duke përmendur masakrat, numrin e grave të dhunuara, civilëve të vrarë e shumë krime të tjera, Thaçi ka thënë se “Dihet viktima dhe dihet agresori”. Këtë e tha duke iu përgjigjur Vuçiqit që akuzoi palën e Kosovën, për spastrim etnik ndaj serbëve.

Rezultate imazhesh për krimineli sllobodan millosheviqi

“Dihet viktima, dihet agresori. S’ka dhe s’do të ndodhë rishkrim i historisë. Lufta ka ndodhur në shekullin e shkuar. Duhet ta numëroj disa fakte para jush sepse detyrohem. I pëlqeu dikujt apo jo, shteti i Serbisë ka vrarë 13500 civilë shqiptarë. Aparati shtetëror i tyre, formacionet ushtarake, kanë dhunuar rreth 20 mijë gra shqiptare. 13500 civilë shqiptarë të vrarë, asnjë i akuzuar e lëre më i dënuar. As për 20 mijë gratë e dhunuara, asnjë i dënuar. Një milion shqiptarë të dëbuar. 40 për qind e infrastrukturës e shkatërruar. 400 masakra kundër shqiptarëve, asnjë i akuzuar lëre më i dënuar. Izbicë, 160 të vrarë, të moshuar, gra, fëmijë.

Rezultate imazhesh për krimineli sllobodan millosheviqi


 Në Krushë, 250 civilë të vrarë, gra, pleq fëmijë. 64 të pagjetur, askush i akuzuar e i dënuar. 360 në Mejë. Asnjë i akuzuar e asnjë i dënuar. Studime, Reçak, Rezallë, Obri e masakra të tjera. Theksoj se luftëtarët e Kosovës kanë kaluar nëpër procedura të drejtësisë të misionit të OKB-së, UNMIK-ut, paralelisht me Tribunalin e Hagës, EULEX-it tash e 20 vjet. 

Imazh i ngjashëm

Kosova duke dashur të tregojë përgjegjësinë e lartë shtetërore, duke besuar në të vërtetën, në drejtësi, në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare, me BE-në, ka themeluar vet Dhomat e Specializuara, që t’u përgjigjen thirrjeve të tyre. 

Imazh i ngjashëm

Edhe pse jemi viktima, sot në Kosovë, më tepër ka të dënuar shqiptarë për krime lufte sesa serbë. 

Rezultate imazhesh për krimineli sllobodan millosheviqi

Në Serbi s’ka asnjë të dënuar për spastrimin etnik e për kryerjen e 400 masakrave në Kosovë. Madje s’ekziston fare zyra për këto çështje”, tha presidenti Hashim  Thaçi.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...