Sytë dhe veshët e CIA-së amerikane!

Nga llulla radiomarrëse te pëllumbi, cigaret me “sy dhe veshë” dhe deri te ‘insektokopteri’. Këto janë disa nga pajisjet me të pazakonta që CIA ka përdorur për të përgjuar. llullaLulla radiomarrëse
Kjo llullë burrash nga vitet 1960 fsheh një radiomarrëse. Tingulli udhëton nga llulla përmes kockës së nofullës, drejt e tek kanali i veshit.
24Kamera brenda paketës me cigare
Një film në miniaturë 33mm Tessina mund të futet brenda kësaj pakete cigaresh “Parliament”. Cia zgjodhi një Tessina sepse ishte një prej kamerave më të vogla dhe të qeta në vitet 1960.
33 (1)Pëllumbi korrier
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, operativët ua lidhnin pëllumbave këto kamera shumë të lehta. Teksa zogu fluturonte mbi shënjestra, ai bënte qindra fotografi. Pamjet ishin me më shumë detaje se ato të avionëve, sepse pëllumbat fluturojnë shumë më poshtë. Fatkeqësisht, fotografitë e pëllumbave janë ende të klasifikuara.
42Insektokopteri
Një mikrofon me përmasë rruaze fshihet në kokën e kësaj pilivese të rreme. Duke përdorur një minimotor, ajo fluturon 650 këmbë brenda 60 sekondave, me telekomandë. Krahu i gjerë i lejonte të ngrihej kollaj në fluturim, por CIA nuk e kontrollonte dot as kur kishte erëra të lehta, 5 milje në orë. Ndonëse CIA asnjëherë nuk e përdori, ajo përfaqëson insektin e parë për përgjim në 1970.
51Gozhda spiune
Duke qenë se komunikimi mes agjentëve është gjithmonë me rrezik, CIA shpiku këtë mbajtëse shumë të hollë për filma dhe dokumente, në vitet 1960. Operativët e shtynin gozhdën në tokë në një vend të paramenduar, dhe një tjetër agjent e merrte më vonë, duke eliminuar nevojën për kontakt të drejtpërdrejtë.
61Pajisje për të pikasur furacakë
E projektuar për t’u shkrirë me dheun, kjo pajisje e epokës së Luftës së Ftohtë i pikas armiqtë nga 1000 këmbë larg. Sapo ndien një dridhje, një antenë e brendshme transmeton një paralajmërim drejt CIA­-s përmes sinjaleve radio.
71 (1)Një kuti pudre e koduar
Duke e anuar pasqyrën në këndin e duhur, kjo kuti pudre zbulon një kod të fshehtë.
81Një busull me lente e ushtrisë amerikane
Ndryshe nga busullat normale, kjo busull me lente ka në pjesën e pasme një lente zmadhuese. Tejet e saktë, ushtria e SHBA e ka përdorur që nga vitet 1950. Ka një kuti alumini, lente zmadhuese si dhe një dritë për natën.
91Charlie, peshku robot
Në vitet 1990, CIA krijoi Charlien, për të marrë sinjale nënujorë nga anijet e armikut. Kontrolluar me telekomandë, peshku ka një mikrofon në trup dhe një sistem shtytjeje në bisht.
101Turjela e dorës
Duke përdorur këta mjete, agjentët shponin vrima në muret me tulla për të fshehur mikrofona përgjues në fundin e viteve 1950. Për ta përdorur, ata e mbanin bazën e pajisjes në stomak ndërkohë që me dorë shponin vrimën me turjelë.
111 (1)Dollari i argjendtë
Mund të duket si një dollar normal i argjendtë, por është mbajtëse që mund të mbajë mesazhe ose filma. Duke qenë se duket se “monedha xhepi”, agjentët mund ta shkëmbenin pa tërhequr vëmendjen.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)