Librat mund të bëjnë mrekulli për mirëqenien tonë.
Nëse jeni në kërkim të një leximi të ri frymëzues, shikoni këtë listë të zgjedhjeve të disa prej personave me më shumë influencë në botë, si në biznes, politikë, në jetën shoqërore, etj!
Ata pohojnë publikisht se pas leximit të këtyre librave, diçka ka ndryshuar në qenien dhe në jetët e tyre...
Let t'i zbulojmë bashkë!
Shkruan Flori Bruqi
Dhuratat shumë të bukura për Shën Valentinin që s’mund të refuzohen nga femrat....
“Ringjallja e erosit” është një hulumtim i thellë psikologjik, kulturor e antropologjik rreth venitjes së erosit dhe mënyrave të ndryshme për ta bërë atë sërish pjesë të jetës sonë të përditshme.
Informacion i përgjithshëm rreth librit Në librin e saj “Ringjallja e erosit”, Esther Perel merr në shqyrtim çështje të vështira, përballet me pengesat dhe ankthet që lindin kur kërkimi ynë për një dashuri të sigurt gjendet në konflikt me kërkimin e pasionit. Ajo na fton të eksplorojmë bashkimin paradoksal të përditshmërisë me dëshirën seksuale dhe shpjegon se ç’duhet bërë që epshi të bëhet sërish pjesë e jetës sonë.
Gjatë punës së saj thuajse 35-vjeçare si terapiste çiftesh, Perel-i ka trajtuar qindra çifte, të cilave u ka humbur flaka e pasionit. Ata vërtet duhen dhe janë të hapur me njëri-tjetrin, por sensualiteti iu është venitur. E pra, ç’po ndodh e ç’duhet bërë në këto raste?
Në këtë libër thellësisht origjinal, Perel-i shpjegon që prirjet tona kulturore për barazi, solidaritet dhe dëlirësi absolute janë krejt në antitezë me dëshirën erotike që kanë të dyja palët, si burrat, si gratë. Poetika e seksit del shpesh nga kornizat e të qenit korrekte dhe nuk zbaton asnjëherë rregullat e imponuara nga shoqëria. Ajo lulëzon përmes lojërave të pushtetit, përfitimeve të padrejta dhe në hapësirën ndërmjet vetes dhe tjetrit. Seksi mund të jetë vërtet ngazëllues, lojcak, madje dhe poetik, por së pari duhet të nxjerrim nga dhoma e gjumit idealin e barazisë dhe emocionet familjare.
Nga njëra anë, libri tregon se përse rutina e përditshme e mbyt pasionin dhe i bën çiftet të ndihen si në kafaz, nga ana tjetër, me vizionin e saj, Esther Perel-i, synon t’i çlirojë, t’i joshë e t’i provokojë ato.
Është libër i jashtëzakonshëm, ku shkrihen maturia, humori, thjeshtësia; libër që hedh dritë mbi një mori ndjesish, të cilat do ta shndërrojnë mënyrën se si jetojmë dhe dashurojmë.
Kritika
“Ringjallja e erosit”(Mating in captivity) i kundërvihet haptas njërit prej institucioneve më të nderuara të të gjitha kohërave të historisë njerëzore: martesës pa seks [...]
The New Yorker
"Pyetja nëse ekziston seksi pas martesës, është po aq e rëndë sa pyetja a ekziston jeta pas vdekjes dhe barrën e saj mund ta matësh nga niveli i shqetësimit që mund të shkaktojë ajo edhe në një darkë gazmore. Kësaj pyetjeje, mundohet t’i japë përgjigje Esther Perel-i.
The Guardian
Pereli i vendos vulën fantazisë dhe lojës dhe u ofron çifteve të ditëve të sotme një përvojë të pasur dhe unike.
Publishers Weekly
Një studim elegant sociologjik, i plotësuar me referenca të shumta letrare dhe antropologjike.
Daily Telegraph
Esther Perel është një prej psikoterapisteve dhe autorëve më të shitur të New York Times-it.
Sot për sot, ajo është një prej zërave më të thellë dhe më origjinalë në trajtimin e marrëdhënieve në çift.
Ajo flet rrjedhshëm nëntë gjuhë, drejton një studio terapeutike në Nju Jork, si dhe është këshilluese organizative për qindra kompani në botë.
Ka marrë pjesë në dy biseda të Ted Talks dhe fjalimet e saj janë ndjekur nga më shumë se 30 milionë shikues.
Dy librat e saj “As të parët, as të fundit” dhe “Ringjallja e erosit” , janë përkthyer në më shume se 30 gjuhë.
"Rrëfenja e shërbëtores" nga Margaret Atwood

"Alkimisti" nga Paulo Coelho
Gisele Bündchen
"Alkimisti" nga Paulo Coelho “E dua këtë libër sepse është një histori e mbushur me mësime.
Ky libër është një dhuratë e përsosur për çdokënd.
Historia ndërton besim dhe inkurajon lexuesin të ndjekë ëndrrat e tij e të zbulojë fatin e e vërtetë.
Ne të gjithë mund të lidhemi me kërkimin e qëllimit tonë të vërtetë dhe pastaj të reflektojmë në atë udhëtim", tha Bündchen për "The Amazon Book Review".
"Rrëfenja e shërbëtores" nga Margaret Atwood
Romani, i shkruar në vetë të parë, është rrëfimi i shërbëtores me emrin e çuditshëm Efrediti, të cilën regjimi e ka shkëputur nga familja, i ka zhdukur burrin dhe fëmijën, i ka mohuar emrin e vërtetë dhe e detyron, bashkë me gra të tjera në të njëjtën gjendje, të jetë makina riprodhuese e pushtetarit të lartë të quajtur në libër “Komandanti”. “Rrëfenja e shërbëtores”, i vendosur në një shtet totalitar, të bazuar mbi kontrollin e trupit femëror, eksploron tematikën e nënshtrimit të femrës dhe të manipulimit të masave nga politika e etur për pushtet. Ky libër është një leksion i shkëlqyer për vlerën e lirisë.
"Unë më parë se ty" nga Jojo Moyes
"Ha, Lutu, Dashuro" nga Elizabeth Gilbert
"E dashur jetë" nga Alice Munro
Tipari karakteristik i librave të shkruar nga fituesja e Çmimit Nobel Alice Munro është që ju mund të pengoheni me një histori të ngjashme me atë të jetës tuaj. Ata madje posedojnë të metat dhe veçoritë e karakterit tuaj. Pika e fortë e historisë së Munro-së është dhembshuria e saj për personazhet dhe “E dashur jetë” e tregon atë në mënyrë të përkryer.
"Gruaja e Kolonelit Francez" nga John Fowles
Në breg të detit qëndron çdo ditë një grua e veshur me të zeza duke kundruar dallgët. Një ditë një djalë i ri e vë re. Ai është në prag martese me një grua tjetër dhe çdo gjë fillon të shkojë keq. A do të martohet ai me të, apo do të zgjedhë të ushqejë pasionin e tij? Ti zgjedh. Fowles ka shkruar dy versione sesi historia mund të mbyllej. Një mënyrë për të treguar sesa personale është ndjenja e ndërgjegjes.
"Lolita" nga Vladimir Nabokov
Humbert Humberti, një kritik letrar në mesmoshë, pas martesës së tij të dështuar, niset në kërkim të një strehe ku mund të shkruajë i qetë, diku në një qytezë në New England. Ndërsa është duke këqyrur për një dhomë me qira në shtëpinë e zonjës Hejz, sytë e tij ndeshin të bijën e zonjës së shtëpisë, Dolorezën, një dymbëdhjetëvjeçare e rritur para kohe, pas së cilës ai nis e lë mendtë. Për disa ky libër do të mbetet historia e “dashurisë me shikimin e parë, të dytë, e çdo e çdo shikim”.
"Ditar" nga Anne Frank
"The Best of Me" nga Nicholas Sparks
"Chocolat" nga Joanne Harris
Një roman i tejngopur me shije çokollate, karameli, cupcakes të pjekur dhe mister, shumë mister. Në roman mund të takoni dy personazhe të mrekullueshëm, një nënë dhe një vajzë, të cilat hapin një dyqan çokollatash dhe ndryshojnë jetën e banorëve të zonës. Ky libër tregon se çdo grua ka një magji në vetvete, vetëm se ka nevojë të dijë si ta përdorë atë.
"Qielli s’ka preferenca"
nga Erich Maria Remarque
Kjo është historia e një vajze që nuk i ka mbetur më asgjë për të humbur në jetë. Clerfayt- një garues makinash merr Lilianën nga dhoma e saj e sanatoriumit ku ajo shtynte ditët e fundit si pasojë e sëmundjes së turbekulozit. Ajo e di që nuk ka më kohë për të jetuar dhe dëshiron të shijojë momentet e saj të fundit. Historia është një mësim i vërtetë për vlerën e jetës duke të mësuar të mos kesh frikë nga vdekja. Një gjë është e sigurt: Do të keni nevojë për një shami të madhe teksa e shfletoni këtë libër.
Kukulla , nga Ismail Kadare
”Kukulla” e shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare, është e cilësuar nga kritika
si kujtim elegant, nostalgjik për një vendlindje të humbur prej kohësh. Vepra e përkthyer në gjuhën angleze që është publikuar më 23 janar 2020.
Romani autobiografik i Ismail Kadaresë mund të lexohet si një memorial elegant, pak i hidhur për të rriturit, i prekur me nostalgji për një vend që ka kohë që ka humbur.
Kukulla është plot me detaje imponuese të jetës në një Shqipëri në ndryshim.
Një nga tregimet më të befasishme është ajo e ditës, në vitin 1953, kur
prezervativët arritën për herë të parë në farmaci: “Kishte udhëzime
kontradiktore që i lejonin dhe i ndalonin. Dyshohej se ata mund të ishin
prova për të identifikuar çdo dobësim të luftës së klasave pas vdekjes
së Stalinit".
Dhe pas disa ngurrimeve nga Komiteti i Partisë për këshillimin e komunistëve
për të shmangur farmacinë dhe duke i lënë ato copa gome për borgjezinë
gjithnjë e më të shkatërruar, gjithçka u qetësua.
“Kukulla’’ është plot prekje të tilla, përkrah shumë shqetësimeve familjare të
Kadaresë me rrënjët folklorike të jetës moderne, të themi, ose me absurditetin
e politikës shqiptare. Sidoqoftë, vëzhgimi prekës, ironia e hidhur dhe frika e
theksuar që përshkojnë marrëdhënien me nënën e tij, një grua e tmerruar që
ndihej si “e padenjë’’, kur djali i saj arriti famën që dëshironte, janë ato që
dominojnë këtë studim interesant të një dashurie të vështirë.
"Dhëmbë të bardhë" nga Zadie Smith
Michelle Obama
"Dhëmbë të bardhë" nga Zadie Smith "E kam lexuar vite më parë, por e zgjodha përsëri kohët e fundit, sepse vajza ime Malia është një fanse e madhe e Zadie dhe punës së saj. Më pëlqen mënyra se si historia gërsheton aq shumë forca të ndërlikuara dhe të fuqishme që ndikojnë në jetën tonë dhe marrëdhëniet tona, familjen dhe prindërimin, fenë dhe politikën dhe shumë më tepër. Plus, ka shumë batuta. Unë i dua librat që më bëjnë të qesh çdo herë ”, tha Obama për "New York Times".
"Një martesë amerikane"!
Një roman nga Tayari Jones
Barack Obama
"Një martesë amerikane"! Një roman nga Tayari Jones Ish-Presidenti i SHBA-ve shkroi në lidhje me këtë roman në Facebook, duke e quajtur librin "një portretizim në lëvizje të efekteve që ka një bindje e gabuar mbi një çift të ri afrikano-amerikan."