2022-03-07

7 MARSI 1887 DITA E PARË E SHKOLLËS SHQIPE APO NJË VONESË…HISTORIKE

 


NGA  NDUE  BACAJ

 Shkollë shqipe e vitit 1876 në Shkodër

Që nga viti 1960 ,me vendim të Qeverisë komuniste të asajë  kohe (me kryeminister Mehmet Shehun), 7 marsi është vendosur të shpallet dhe festohet si dita e Mesuesit ,dhe njekohesisht si data e hapjes së shkolles parë shqipe. Kjo shkollë e vonë është hapur në qytetin e Korçes  me 7 mars 1887 nga patrioti Pandeli Sotiri e tj…, ku kjo  ishte një shkollë fillore me dhjetra nxënës, dhe me bekimin e  pushtuesit otoman..1. Kushdo që ka lexuar sado pak për historinë e shkollës shqipe do t’a pyeste “vehten”, pse ne iliro-shqiptarët si popull autokton i këtyre trojeve të Europës paskemi hapur kaq vonë shkollat tona, kur jabanxhinjët sllav kanë hapur shkollat e tyre shumë më heret… 

PAK FJALË PËR “SHKOLLËN” SHQIPE NËN PUSHTIMIN OTOMAN:

Pushtuesit  450 vjeçar ottoman ishin kundër arsimit shqip (se një popull analfabet nënshtrohet e mashtrohet më lehtë, se një popull i arsimuar në gjuhen e vet amtare). Otomanët nuk lejuan për shekuj që të hapen shkolla shqipe, e veçanarsiht në zonat fushore të cilat i kontrollonin më lehtë se ato malore. Pushtuesi në disa zona (kryesisht në qytete) pranë xhamive kishte hapur ndonjë Mejtep, (shkollë fillore, apo më sakt kurse kundër “analfabetizmit”). Në këto mejtepe , pranë xhamive mësohej vetëm turqisht dhe besimi Islam. Megjithë këtë shumica e popullsisë (muslimane) nuk e kishin të mundur të mësonin as në këto “shkolla”-mejtepe, apo më vonë shkolla më të avancuara si medresetë që edhe këtu nuk mesohej asgjë shqip, por vetem turqisht. Nderkohë në zonat malore , të pakontrolluara (ose kontrolluara me vështirësi) nga pushtuesit ottoman, janë hapur shkolla të niveleve fillore e me nivele pak më të larta. Këto shkolla në të vertet janë hapur në zonat malore  ku kishte në shumicë popullsi kristiane (katolike), të cilat nuk kishin pranuar të kthehen në besimin Islam të pushtuesit turko-osman. Shkollat ishin hapur e mbaheshin nga kleri Katolik, kryesisht pranë kishave dhe objekteve të tjera të ketij besimi. Në këto shkolla edhe pse me mundësi të kufizuara, mësohej shqipja e kohës, latinisht, ketekizën (besim fetar), si dhe “histori” jete, trashigimie e zakonesh, të nevojshme për të  vijuar jetesën e në të shumtën e kohës mbijetesën.   

NJË HISTORI E VOGËL PËR DISA SHKOLLA MË TË  HERSHME SE SHKOLLA E KORÇËS..

Mendova ta filloj me  shkollën e Potgores (Malësi e Madhe) , të cilen e paraqet qartësisht  Regjistri Kadastral, 1416 -1417 , fleta 48/a , në të cilën  shkruhet se ..një copë vresht  prej një shati (rreth 500 m2 , shenim N.B.), e quajtur Stanovina  ,të cilën e mbanë shkolla e Podgorës…2. Ky shënim  na bënë  të mendojmë  se kjo shkollë ishte një institucion i vertet arsimorë, ku mësohej jo vetëm besimi (katekizmi i kishës  përendimore) , dhe teknika e kultivimit të vreshtarisë  të Potgores e rrethinave të Malesisë e më gjerë , por këtu mësohej edhe shkrim e kendim (latinisht  e shqip). Në trojet shqiptare prania e institucioneve arsimore dëshmohet që në periudhën antike e deri në kohën e principatave shqiptare në Mesjetë. Në vitet e pushtimit osman mësimi i gjuhës shqipe bëhej fshehurazi… si në atë të vitit 1584, në Stubëll të Kosovës.3. dhe në  shkollat e tjera shqipe të dokumentuara si shkolla në Velje të Mirditës me 1632, shkolla  e Pllanës me 1638,  shkollat  në  Troshan e Kurbin me 1639 etj.4Në Himarë (1627), në Vuno e Palasë të Himarës (1632), në Korçë (1637), në  Bilisht (1639), në Dhërmi (1660), në Janjevë (Kosovë) (1665), në Akademinë e Re në Voskopojë etj.5. Ndërsa në  Shkodër kemi shkolla  me 1698 , ku si mësues shënohen; Gjon Shqiptari , Filip Shkodrani , Dhimiter Dhermiu e tjer..6.  Por edhe më vonë, në  vitin 1836 në Shkodër shënohen 12 shkolla shqipe (tetë për djem dhe katër per vajza ), ku si mesues janë  të shënuar emrat e  Gjon Shkrumit ,Geg Kodhelit, Gjergj Benuesit , Zef  Kamësit , Dom Ejllo Radojës , Dom Pashko Babit etjerë…7. Duhet theksuar se hapja e shkollave shqipe shpesh ishte deri në nivelin  e shkollave të mesme , dhe kishin dhjetra nxënës…

SHKOLLA NË MALËSI TË MADHE !

Malesia e Madhe si treva simbol e shqiptarisë qendronte edhe në krye të luftës kundër errësirës , dhe për këtë në trojet e Malësisë ( perveç shkollës së Potgores që cilesuam më sipër) funksiononin (më vonë) edhe  disa shkolla të tjera , që u mësonin malësorve shkrim e kendim , atdhedashuri , por edhe doktrinën e qytetrimit Europerendimore. Për të “vertetuar” funksionimin e shkollave të kohës (gjatë  gjithë shekullit XVII), mendova të  cilësoi  vetëm dy letra  të Ipeshkevit  famëmadh Pjeter Bogdani , nga të cilat  “mesojmë” qënien dhe funksionimin e shkollave..:  Letra e “parë” nr.153 të dates 20.11.1671 , e cila ndër të tjera tregon per nevojat e shkolles së  Rrjollit ( qyteti i Ballezes) dhe jep mendimin per të pasur mesues  Dom Mark Xhustin. Ndersa letra e “dytë” me nr.182 e dt.29.12.1675 persërit nevojat jo vetem per shkollen e Rrjollit  (Ballezës), por edhe per shkollat e Hotit , Kastratit , Grudes e tj… , ku po t’i lexojmë keto me vemendje bindemi se kemi të bëjmë me shkolla me bazë shqipen e kohës, të cilat  kishin shpesh deri 40 nxënës ..8. Nëse diskutohet alfabeti i perdorur në keto shkolla, pergjegjia është e thjeshtë , ishte  alfabeti latin , afersisht ai alfabet që u miratua në Kongresin e Manastirit me 1908 , nën drejtimin e  kujdesin e kryetarit të komisionit të alfabetit të patriotit pendë-artë të kombit shqiptarë , At Gjergj Fishtës. Vlenë të shenohet se sipas shumë dekumenteve edhe në Kosovë shënohen shkolla shqipe (të hapura para asaj të Korçs 1887), si në Prizren, Pejë ,Gjakovë  e tjer, të hapura para vitit 1840…9. ,gjë që pasuron  historinë e arsimit shqip, edhe pse në kushtet e mbijetesës…  

Ndërkohë shkollat e hapura në fillimet e shek.XX-të e në vazhdim si në Shqipëri, dhe në Malësi të Madhe, dokumentohen pas shpalljes së pavarësisë të Shqipërisë nga pushtuesi shekullorë ottoman, si dhe pas luftrave mbrojtëse të viteve 1912-1913, 1915 dhe 1920 nga invazionet e shovinisteve fqinjë serbo-malazez dhe kongresit të Lushnjes 1920… Si më të hershmet (pas shpalljes së pavvarësisë në Malësi janë shkollat e hapura në vitin 1916 e vijim, si në në Bajzë , Koplik , Dedaj e tjerë , ku permenden mesuesit e parë Prekë Gjoni nga Pjetroshani, e Kolë Martin Pllumi nga Dedajt e Shkrelit), Ndersa vlen të cilësohet se patriotia e heroina nga Gruda  Tring Smajlja  në vitet 1916-1917 do të sakrifikonte tokat e pasurinë e saj , dhe do të ndihmonte hapjen e  shkollave shqipe në Grudë (Dinosh , Priften…10Këto shkolla të hapura në trojet tona ishin rizgjim në dritën e diellit i kësaj tradite shekullore të mësimit në gjuhen shqipe , pas shekujsh errësirës turke-osmane që u mundonte të fikte çdo dritë të vertet të arsimimit në gjuhen shqipe… “Gjithsesi”, mësues e mësuese, unë çdo njërin prej jush e konsideroj një “dritë” të veçant, që me punën e perkushtimin tuaj, keni ndriçuar e ndriçoni mendjen e atyre që u jepni mësim, (nxënësve), të cilët janë shpresa dhe e ardhmja e një Shqipërie vertet demokratike dhe Europerendimore… Ndaj ju uroj gëzuar festen tuaj, ditën e 7 marsit.

REFERENCAT:

1.Zhan Klod Faveirial , Historia më e vjeter e Shqiperisë ,fq.489 – 526, Plejad 2004. 

2.Regjistri i Kadastres  e koncensioneve  (rr.Shkoder) ,1416-1417 ,fq.61, Perg.nga Akademia e shkencave te… Shqiperise ,Instituti i Historise,fq.23.Tiranë 1977.

3.Stubëll-i, fshat i Malësisë së Karadakut, që shfaqet më 1555 dhe në një defter osmano-turk, më 1584 fillon tradita e arsimit shqip, i pari dhe i vetmi rast atëherë në Kosovë, shkruan Isak Ahmeti, botuar në agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë”. https://www.preshevajone.com/ June 19, 2012.

4.Edwin Jacques ,SHQIPTARET…fq. 313 – 314 . botim nga fondacioni Abraham Linkoln 1995.

5.Hajrullah Koliqi: Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar, “Universiteti i Prishtinës & Libri shkollor,” Prishtinë, 2002.

6.Edwin Jacques ,SHQIPTARET…fq. 313 – 314 .

7.Hamdi  Bushati ,Shkodra dhe Motet Vll. II. Fq.39 – 41, Shkodër 1998

8.Pjeter Bogdani ,Letra dhe Dekumente ,Letrat:153, 182.Perg.nga O. Marquet, sh.b. “At Gjergj Fishta”, Shkodër 1997. 

9.Serge Metais ,Histori e Shqiptareve ,Nga Iliret  deri tek pavaresia  e Kosovessh.b. “55”, Tiranë 2006.

10.Gjekë Gjonaj; Tringë Smajlja Heroinë e Malësisë, Gazeta “ 55”, fq. fq.18, datë  31 korrik 2004. 

Malësi e Madhe 07 mars 2022.

(Ky shënim i imi me rastin e 135 vjetorit të shkollës së “parë” shqipe, nuk ka si qëllim prishjen e qjefit të atyre që gjithshka na ka lënë “trashigim” shteti komunist e kanë tabu…). 

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...