2024-10-28

Gjuriq: Shtëpia e Xhafer Devës u ndriçua me ngjyrat e 'Rajhut të Tretë'



Nga Flori Bruqi

Xhafer Deva's House | Mitrovica Guide

Xhaferr Deva (Mitrovicë, 21 shkurt 1904 - Palo Alto, Kaliforni 25 maj 1978) ka qenë llogaritar, inxhinier pyjor, sipërmarrës, nëpunës, Ministër i Brendshëm i Shqipërisë, veprimtar antikomunist në mërgim dhe lektor. 

 Lindi nё Mitrovicё më 21 shkurt 1904 si djali i pestë, ndër shtatë djemt e Ibrahim agë Devës dhe Esmës nga familja Osmani. 

I ati i Xhaferrit ishte me origjinë nga Deva, kishte jetuar e punuar në Nish, ku kishte qenë ndër tregtarët më të njohur dhe vijoi veprimtarinë e tij si grosist druri edhe në vendbanimin e ri ku u vendos si muhaxhir. Mësimet fillestare i kreu në Mitrovicë, dhe të mesmen në Selanik para Luftës Ballkanike. 




Më pas vazhdoi shkollimin e tij në Stamboll në "Robert College" për tregti - shkolla më e vjetër amerikane jashtë territorit të Shteteve të Bashkuara, që në gjuhën turke quhet: İstanbul Amerikan Robert Lisesi, ku mësoi anglishten. Ndoqi kurse për Pyjëtari në Vjenë. Pas “Robert Kolexhit” në Stamboll, Deva u vendos në Aleksandri si punonjës në Bankën Osmane.

 Duke vuajtur nga reumatizmi, la Egjiptin dhe shkoi për kurim në Austri. U rikthye në vendlindje më 1932 për t'u përkujdesur dhe për ta mbarështuar më tej sipërmarrjen drusore, manifaturën dhe 8 mijë lirat turke që i la i ati i ndjerë. 

Me paratë ndërtoi një punishte bashkëkohore për përpunimin e drurit, pjesët e së cilës i solli nga Çekosllovakia. 




Hyn në politikë pas pushtimit të Mbretërisë Serbo-kroato-sllovene më 17 prill 1941, pёr organizimin e pushtetit nё rajonin Mitrovicë-Podujevё-Vushtrri, që ishte ajo pjesë e trevës së Kosovёs nёn pushtimin gjerman.

 I cilësuar si njeri i afërt me të Plotfuqishmin e Reich-ut në Europën Juglindore Hermann Neubacher, të cilit i kishte fituar besimin; themeloi administratën me nëpunës, agronomë, arsimtarë shqiptarë. 

Mendohet të ketë punuar pranë Abwehr, shërbimit informativ ushtarak gjerman për një kohe të pacaktuar. Në bashkëpunim me Rexhep Krasniqin dhe Ernest Koliqin, hap shkolla shqipe në territoret shqiptare të ish-Mbretërisë SKS, e drejtë e cila ishte mohuar nga ish-mbretëria. Pasi takoi Neubacher në Beograd, niset për Tiranë  me Ago Agajn dhe me vete batalionin "Kosova".

Deva merr postin e min. të Brendshëm në qeverinë Mitrovica. Më 14 shtator 1943 dhe deri nё mbarim tё luftёs ishte kryetar i organizatёs Lidhja e Dytё e Prizrenit dhe drejtoi qendresёn pёr tё penguar futjen e trupave partizane jugosllave nё Kosovё. 

Në muajt e pranverës ngarkon një ndër krerët e "Lidhjes së Dytë të Prizrenit", Bedri Pejanin, të krijonte divizionin SS "Skanderbeg" - emri i plotë zyrtar: 21. Waffen-Gebirgs Division der SS Skanderbeg (Albanische Nr.1).

 Nё shtator të 1944 Shefqet Verlaci pat propozuar Devën të bëhej kryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme, por ky propozim nuk u pëlqye nga shumica e asaj kohe. Mbas arratisjes ne Austri me 1944, rekrutohet nga CIA amerikane dhe sherben si agjent deri ne fund te jetes se tij.

 Mërgimi Pas mbarimit tё luftёs shkoi nё Austri në dhjetor të 1944, mandej në Itali, nga Italia në Egjipt më 1947 ku takohet me Mbretin Zog. Takoi anëtarët e grupeve politike të ndryshme dhe nënshkroi një protokoll të quajtur "Protokolli i Aleksandrisë" me katër pika

 Nga Egjipti në Damask të Sirisë në fund të 1947. Këtu filloi një aktivitet politik, sikurse botimi i gazetës "Bashkimi i Kombit" në vitin 1948, si zëdhënse e parë e nacionalizmit shqiptar, pas Luftës II Botërore. 

Në shkurt të vitit 1948 ambasada amerikane në Romë e thërret, ku dhe kthehet. Nga 20 prill 1950 largohet drejt Greqisë e Turqisë e Egjiptit që të takonte dhe rekrutonte njerëz në dobi të axhendës së Komitetit Kombëtar "Shqipëria e Lirë" dhe operacionin "Valuable"


I zhgënjyer, kthehet në Romë ku punoi pranë Zyrës Polake për Ndihmën e Emigrantëve duke mbledhur fonde për emigrantët shqiptarë. Në vitin 1956, Deva shkoi në Amerikë. Në fillim jetoi e punoi në New York, më vonë në Boston, kurse në vitin 1960 shkoi në Kaliforni, ku vendoset në Calavera County. 


 Më 1966 rikrijoi organizatёn "Lidhja e Tretë të Prizrenit në Mërgim", qё propagandoi çlirimin e Kosovёs e tё trojeve tё tjera shqiptare nё Jugosllavi. E respektuar nga të gjitha organizatat nacionaliste shqiptare jashtë Atdheut; vërehet në krye të tubimeve politike shqiptare të udhëheqjes nacionaliste, në Aleksandri të Egjiptit, më 1949 dhe në Madrid më 1972.

 Ndërroi jetë më 25 maj 1978, në nekrologjinë e tij shkruhet se shërbente si ndihmësdrejtor i shërbimit postar në Universitetin e Stanfordit, ku qe lektor në vitet 1959-1971.


Sipas shkrimit të gazetarit Isa Vtovci, del se :"Personaliteti i Xhafer Devës si figurë politike del pas pushtim gjerman në një pjesë të Kosovës, në vitin 1941.

Deri atëherë ai ishte një ndërmarrës i suksesshëm mitrovicas.

Historiani Jusuf Buxhovi ka thënë gjatë një interviste në emisionin “KallxoPernime” se Deva ishe bashkëpunëtor i gjermanëve dhe kishte kontakte me rangje të larta politike dhe ushtarake gjermane.


Sipas tij, Deva një besonte se një Gjermani e fuqishme do t’ia kthejë kredibilitetin çështjes shqiptare.

Por, ai ka thënë se nuk ka dëshmi që Deva është i përfshirë apo të ketë dhënë urdhër për vrasjen e hebrenjve.

Pas pushtimit gjerman, regjioni i Mitrovicës ishte përfshirë në Banovinën e Dreinës së Serbisë fashiste, me qendër në Uzicë. Zv.guvernatori i kësaj Banovine ishte një shqiptar.

Deva, sipas Buxhovit, nuk ishte i përfshirë drejtpërdrejt në administratën e saj Banovine, që administrohej drejtpërdrejt nga një ushtarak gjerman.


Buxhovi ka thënë se në atë Bonovinë, ku ishte e përfshirë edhe pjesa gjermane e Kosovës, kishte mbi 300 hebrenjë.

“Ekzistojnë shënimet se Kosta Peçanac, në kuadër të forcave çetnike i ka depërtuar 200 e ca hebrenj. Ndërsa zv/guvernatori shqiptar (i Banovinës) për pjesë e Mitrovicës dhe Novi Pazarit nuk ka lejuar depërtimin e asnjë hebreu, aty si duket ka qenë  ndikimi Xhafer Devës”, ka thënë Buxhovi.

Mandej, sipas tij, Xhandarmëria e rajonit të Mitrovicës, u përplas me forcat e Peçanacit, duke i mbrojtur familjet e hebrenjve.

“Pra, Xhafer Deva, jo që nuk ka lejuar depërtimin e ndjekjen e hebrenjve, por edhe i ka mbrojtur. Këto janë fakte historike”, ka thënë ai.


Sipas tij, Deva në vitet 1960 ka emigruar në Amerikë dhe është punësuar në një universitet hebre në Kaliforni dhe aty ishte deri në vdekje.

“Po të ishte i tillë Deva nuk do të merrte as azilin amerikan. Komisioni i Vizentalit, në asnjë moment nuk e ka futur në kurrfarë listash”, ka pohuar Buxhovi gjatë emisionit “KallxoPernime”.

Gjatë kësaj jave ka shpërthyer një debat lidhur me planet e Ministrisë së Kulturës për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë.

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Joern Rohde, përmes një reagimi në Twitter shprehu shqetësimin e tij lidhur me planet për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës. Sipas Rohd, Deva ishte një bashkëpunëtor i nazistëve gjermanë.



 



Gjuriq: Shtëpia e Xhafer Devës u ndriçua me ngjyrat e 'Rajhut të Tretë'

Propagandë përmes fantazisë së shfrenuar ka bërë Ministri i Punëve të Jashtme, Marko Gjuriq, referuar shtëpisë së rinovuar të Xhafer Devës, dhe e cila u ndriçua me drita me ngjyrë të kuqe, duke e interpretuar si “ngjyrë e Rajhut të Tretë”. [Termin “Rajhu i Tretë” nazistët e përdornin si një mjet propagande, sepse donin të legjitimonin qeverinë e tyre si pasardhëse të Rajhut të Parë dhe të Dytë), transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


“Shtëpia e rinovuar së fundmi…e Xhafer Devës…në pjesën jugore të Mitrovicës është ndriçuar…në ngjyrën e flamurit të Rajhut të Tretë”, ka shkruar Gjuriqi në X

“Glorifikimi i bashkëpunëtorëve dhe bashkëkryetarëve të nazistëve nuk duhet të jetë askund i pranueshëm shoqërisht, as në Kosovë…Dënoj fuqishëm revizionizmin historik skandaloz të qeverisë së Albin Kurtit, i cili e mundësoi dhe organizoi këtë”, ka shkruar Gjuriqi.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...